Sa here lexoj per arbereshet e Italise ose kam patur rastin te takoj ndonje prej tyre, gjithmone me ka lene shume mbresa fakti qe edhe pse shekuj te larguar nga Shqiperia ne nje vend te huaj, perseri kane rruajtur gjuhen dhe zakonet, duke i percjellur ato brez pas brezi. Gjithashtu, njohja me nga afer e gjuhes dhe zakoneve te arberesheve eshte mjaft interesante per vete faktin se i kane rruajtur te mirefillta ato tradita qe kane patur paraardhesit e tyre shekuj me pare, pra ne nje fare menyre na jepet rasti te "udhetojme ne kohe dhe te vizitojme te kaluaren"
Po e filloj kete teme me kenge te kenduara gjate ceremonise se dasmes te arberesheve ne Kalabri.
Kendojne nje pale dasmore
Ulu, nuse, e lumja nuse
Erth hera ce kejo zonje
Vete nuse kejo zonje
Nde krahut te njij zoti
Te zardhet nji shpi e re
Kendon pala tjeter e dasmoreve
Ju po shoqe e gjitone
Kriheni mire keshetethin
Piksenia but’e beni pal (Mbeshtilljani ngadale)
Mos i keputeni ndonj’fill
T’e varesinj kejo here (Qe te merzitet kesaj here)
Kendon pala e pare e dasmoreve
Me kez te llamparme (shkelqyer)
Krenare per zotin ënd
O hjea e vashavet
Ngreu, se u menove shume
Pala e dyte
As menoi ndonjeri
Se menoi zonja e jema
Te m’i bjenej cohjen
Mos i fluturonej shpejt
Ni ce doni t’e anagasni
Tek e prasmja kejo here?
Monu shkepten dielli
Kendon per nusen pala e tret e dasmoreve
Pra m’i mbjedhur kudo vendt
Bera lulet tufa-tufa
Gjith gjerivet jai dergova
Pala e pare
O nuse vashedelire
Kuj je molla e pambjelle
Shtunur rrenjet pa bote?
Pala e trete
ëg kurraj ndonj’me potisi
Vet’ se hjea me lulezoi
Vete dielli m’bukuroi
Dhenderi, kur vjen me krushqit e gjen porten te mbyllur dhe ben sikur e hap me force
Krushqit (nga jashte)
Ndallandishe ekerbardhe
Hape shpejt e m’u buthto
Se m’t’erdh jari nde dere
Dasmoret (nga brenda)
Qeti shoke se eshte e zene
Kemi shqentezit nde finje
Kemi bukezit te furri
Sa t’i nxiermi e prana vjen
Pala e dyte
S’e menoi asnjeri
Se e menoi zonja e jema
Te m’i blintej cohen
Qe mos t’i largohesh shpejt
Perse doni qe ta ngutni
Ne kete oren e fundit?
Sapo shkrepi dielli
Pala e trete kendon per nusen
Mbasi i mblodha gjithandej
Bera lulet tufa-tufa
Gjith gjirivet ua dergova
Pala e pare e dasmoreve
O nuse, o vashedelire
Kujt je, molla e pambjelle
Hedhur rrenje pa toke?
Kendon per nusen pala e trete
As kurre ndonje s’me potisi
Vete hjea me lulezoi
Vete dielli me bukuroi
Krushqit (nga jashte)
Dallandyshe xverkbardhe
Hape shpejt e m’u defto
Se me t’erth miku ne dere
Kendojne dasmoret (nga brenda)
Heshtni shoke, se esht’e zene
Kemi rrobat ne finje
Kemi bukete ne furre
Sa t’i nxjerrim e pastaj vjen
Krushqit nga jashte)
Ma, ti zot’e dhenterrth
Mos me ec ni tremburith;
Se nke vete te luftosh
Po me vete te rrempesh
Ate kriemollezen
Ate mespurtekezen
Po ne kete kohe kendojne dasmoret
Porsi t’erth hera e nisen
Pash ti hje, motera ime
Porsi dielli kur del
Porsi vera qelqevet
Porsi peta nder mbesallt
Njota jashti te mbullihet
Jashti e gjith jeta e huaj
Si pellume e qiellvet
Me mallin e shokut end
Ti e lume nene shine
Kendojne krushkat
Mirr’ni po ka motera ime
Mirr’falim ti nka shoqet
Nka shoqet e gjitonet;
Mirr’ uraten e sat eme
Te sat eme e te tit’ eti
Kendojne dasmoret
Ce t’bera u, mema ime
E m’xier ti gjirit end
Gjirit end e vateres ate?
Kendojne dasmoret (ne vend te prinderve te nuses)
Pace uraten ti, bir
Si te t’Inezoti edhe tenen
Le zakonezit qe ke
Krushqit (nga jashte)
Po ti zot e dhenderre
Mos me ece trembure
Se nuk vete te leftosh
Po me vete te rrembesh
Ate faqemollezen
Ate mesmenjollezen
Po ne kete kohe kendojne dasmoret
Pasi t’erdh koha te nisesh
Pac hje ti, motra ime
Posi dielli kur del
Posi vera qelqeve
Porsi peta ne mesallet
Ja se jashtmi te rrethon
Se jashtmi krejt gjindja e huaj !
Si pellumbe e qiejve
Me mallin e shokut tend
Ti e lume dhe nene shi
Kendojne krushkat
Mer ti pra moj motera ime
Mer leje nga shoqet
Nga shoqet e gjitonet
Merr uraten e sat’eme
Te sat eme e te tyt eti
Kendojne dasmoret
C’te bera u, mema ime
Qe me nxier gjirit tend
Gjirit tend e vatres sate?
......vijon.....
Krijoni Kontakt