Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 37
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    Altimari: Kultura arbëreshe e ka vendin në historinë dhe kulturën shqiptare

    Dr. Françesko Altimari prej kohësh është angazhuar me kolegët dhe bashkëpunëtorët e Universiteteve të Kalabrisë dhe të Palermos që e kanë epiqendrën e veprimit në arealet arbërishtfolëse historikisht më aktive. Këta janë prof. Matteo Mandalà, prof. Anton Nikë Berisha, prof. Vinçenc Belmonte, por edhe disa studiues më të rinj si Fiorella De Rosa dhe Mikelanxhelo La Luna. Të gjithë kanë një objektiv të përbashkët: botimin e “klasikëve” të trashëgimisë letrare arbëreshe. Në intervistën e tij Dr. Françesko Altimari pohon se puna e madhe që është bërë deri sot, duke nisur që nga veprimtaria studimore dhe filologjike e madhe e prof. Matteo Mandalàs, shto edhe kompletin e veprave të Zef Skiroit, në nëntë vëllime, lë vend për të folur edhe për një angazhim të rëndësishëm të kolegëve dhe miqve si Anton Nikë Berisha dhe Vinçenc Belmonte që janë marrë sistematikisht me kontribute të rëndësishme me autorët rilindës dhe bashkëkohës të letërsisë arbëreshe. Dr. Françesko Altimari (1955) është titullar i katedrës së gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kalabrisë, në Kozencë. Ka qenë edhe profesor për të njëjtën lëndë në Institutin Universitar Lindor të Napolit, dhe në Universitetet e Leçes, të Triestes dhe të Universitetit katolik të Milanos. Koordinon doktoratën ndërkombëtare kërkimore në Albanologji, drejton projektin “Opera Omnia” për botimin e të gjitha veprave të Jeronim De Radës dhe drejton projektet shkencore për krijimin e një biblioteke elektronike të teksteve letrare arbëreshe (BETLA) dhe të arkivit leksikografik të arbërishtes së Italisë (ALA). Zhvilloi deri sot një veprimtari të gjerë kërkimore në fushën e studimeve albanologjike, me interesa shkencorë edhe në ballkanologji, duke përqendruar kohët e fundit kërkimet e tija sidomos në filologjinë arbëreshe dhe shqiptare. Ndër botimet e tij të fundit më të rëndësishme përmendim “Vëzhgime gjuhësore dhe letrare arbëreshe”, Prishtina 2002, “Homazh për De Radën” (në DVD), Kozencë 2005 dhe “Jeronim De Rada”, “Këngët para Milosaut” ( 1883-1835). Botim teknik, Catanzaro, 2006.

    Intervista

    Arbëreshët, edhe duke mos qenë në trojet e tyre etnike e disi të shkëputur nga toka amë, gjithmonë jetuan në "dhe të huaj" me krenarinë se janë "gjak arbri". A e kanë harruar sot arbëreshët gjuhën, kulturën, traditën... ?

    -Siç dëfton në mënyrë domethënëse historia e arbëreshëve, një popull mund ta mbajë kulturën dhe gjuhën e vet nuk edhe duke mos jetuar në trojet e veta “etnike”. Në bazë të mbajtjes së identitetit mund të dëftohet vendimtare – flas këtu natyrisht për komunitetin tonë – krenaria e origjinës së vet, por sidomos lidhja e ngushtë me një identitet që pati një fleksibilitet që e shpëtoi. Nga kjo anë komuniteti arbëresh u bë historikisht pararoja e një fluksi që nga trojet shqiptare të Ballkanit mori hov nga fundi i shekullit XX dhe u drejtua në Perëndim, duke karakterizuar historinë dhe duke kushtëzuar identitetin e vet të këtij komuniteti. Nëse e shikojmë pak me objektivitet shikojmë se si identiteti shqiptar karakterizohet në një pjesë e mirë si identitet i farkëtuar nga diaspora, dhe ky referim i shërbeu edhe komunitetit arbëresh, kur përballoi krizat e saj më të thella. Në gjendjen e re arbëreshët po luftojnë, deri sot me sukses, me të gjitha vështirësitë objektive që përmendja më parë, për të mbajtur të gjallë gjuhën, kulturën, traditat e tyre, edhe kur jetojnë jashtë komuniteteve të tyre historike dhe në diasporën e re.

    Jeni njohës i mirë i letërsisë së autorëve arbëreshë, por edhe të letërsisë shqipe në përgjithësi. Në këndvështrimin tuaj kritik si gjuhëtar dhe studiues i mirëfilltë, cili është niveli artistik i kësaj letërsie në krahasim me letërsinë e autorëve të tjerë që u krijua në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni apo nga radhët e shqiptarëve në Mal të Zi.?

    -Në krahasim me pakicat e tjera historike, ajo arbëreshe ka në letërsinë një ndër elementet themeluese të identitetit të vet dhe kjo traditë, që u bë tërheqëse brenda letërsisë së Rilindjes shqiptare edhe për letërsinë e re shqipe që po krijohej në trojet ballkanike, i ka rrënjët e saj të largëta dhe të fuqishme në vatrat e të dy komuniteteve arbëreshe më të forta nga ana kulturore për shkak të pranisë së inteligjencies së kishës katolike lindore të Kalabrisë dhe të Sicilisë që prej dy dhjetëvjetëshave të parë të shekullit XVIII. Që prej asaj kohe lindi te ne Rilindja – natyrisht me baza më parë fetare dhe pra iluministe – në përpjekjen serioze intelektuale që bënë që prej asaj kohe kishtarët e kishës arbëreshe për të dalluar nga ana historike, kulturore dhe gjuhësore, përpos anës fetare, identitetin arbëresh –shqiptar nga identiteti grek. Dhe kjo përqasje ‘rilindëse’ para kohe që gjejmë pra të thelluar gjatë Rilindjes romantike, shoqëroi angazhimin e figurave më të ndritura të inteligjencies arbëreshe, sidomos të asaj siciliane (kujtojmë këtu figura të shquar si ato të Gjergj Guxetës, Pal Maria Parrinos, Nikollë Keta) që u bënë ndër shtyllat e përtëritjes së parë intelektuale panshqiptare gjatë shekullit të Iluminizmit. Kjo rrymë e letërsisë së përbashkët shqiptaro-arbëreshe, që i njohu pikat më të larta artistike gjatë shekullit XIX, dhe që ushqeu në mënyrë vendimtare krejt procesin e Rilindjes së Shqipërisë me një veprimtari të gjerë dhe domethënëse politiko-kulturore-letrare në shkallë të gjerë, e rimori hovin e saj pas Luftës së dytë botërore me një letërsi të re që u bë deri në vitet ’90 dëshmi e një rryme të lirë ose liberale në letërsinë e diasporës, brenda një letërsie shumëdegëshe si ajo shqiptare ballkanike të kushtëzuar në mënyrë të rëndë nga realizmi socialist dhe nga sundimi i ideologjisë komuniste në shoqërinë shqiptare në vendet e ndryshme të Ballkanit. Natyrisht sot ajo përfaqëson një ‘rrymë’ e vogël në diasporë e kësaj letërsie shumës si është letërsia shqiptare ballkanike - por nuk është më e drejtë ta identifikojmë krejt letërsinë shqipe në shumës si letërsitë në gjuhën shqipe? - dhe për masat që ka nuk mund të krahasohet me letërsitë simotra, por botimi i veprave komplete të disa figurave kryesore dhe më domethënëse të kësaj rryme (përmendim këtu ndër të tjerët shkrimtarë dhe poetë tashmë ‘klasikë’në letërsinë moderne arbëreshe si Dushko Vetmo, Voreja Ujko, Lluka Perrone, Zef Skirò di Maxho, Enxa Skutari, etj.por edhe shkrimtarë arbëreshë sot të afirmuar në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare si Karmine Abate, që megjithëse shkruajnë veprat e tyre italisht, duhen inkuadruar qoftë brenda letërsisë italiane, qoftë brenda letërsisë arbëreshe, duke qenë plurilinguizmi një ndër tiparet shprehëse historike të kësaj letërsisë sonë gjatë shekujve.

    A mendoni se autorët arbëreshë kanë zënë vendin që e meritojnë në letërsinë tonë?

    -S’ka dyshim se figurat më të ndritura të letërsisë dhe të kulturës arbëreshe e kanë vendin e tyre edhe në kuadrin e përgjithshëm të historisë së letërsisë dhe të kulturës shqiptare. Disa here ndodhi edhe se kjo ‘pjesë’ e letërsisë dhe e kulturës kombëtare nuk është trajtuar se si duhet, dhe ‘hapësira’ që u rezervua asaj është objektivisht më e ngushtë se sa në praktikë ajo meriton të ketë. Ndikoi ndoshta këtu dëshira të zmadhohej në disa faza historike pjesëmarrja e rrymës shqiptare në kulturën e përbashkët për të mos t’i jepej opinionit publik të jashtëm përshtypjen se gjoja është meritë e diasporës dhe veçanërisht e diasporës arbëreshe nxitja e disa proceseve të rëndësishme kombëtare, si p.sh. fenomeni i Rilindjes, që siç thosha nuk lindi, si edhe sot vazhdohet të shkruhet pa përqasje kritike, në vitin 1836, kur De Rada e botoi në Napoli poemën e tij të parë ‘Këngët e Millosaut’, por së paku që prej gjysmës së shekullit XVIII! Edhe vet figura e De Radës duhet të ketë centralitetin e duhur brenda kësaj letërsie dhe vet letërsia e shprehur historikisht nga shkrimtarët dhe nga poetët arbëreshë si një kontinuum, që prej Matrëngës (1592) deri në ditët tona, dhe jo si një ‘aksident’ të një faze të përcaktuar letrare-kulturore si ka qenë Rilindja., si një parantezë e shkurtër gjallërie kulturore dhe letrare që nuk zgjati më shumë se një shekull.

    Prej kohe jemi angazhuar me kolegët dhe bashkëpunëtorët e Universiteteve të Kalabrisë dhe të Palermos për botimin e 'klasikëve' të trashëgimisë letrare arbëreshe. Kur mund të presim botimin e kësaj pjese të rëndësishme të thesarit kulturor panshqiptar?

    -Prej kohe jemi angazhuar me kolegët dhe bashkëpunëtorët e Universiteteve të Kalabrisë dhe të Palermos që e kanë epiqendrën e veprimit në arealet arbërishtfolëse historikisht më aktive – e kam fjalën sidomos për prof. Matteo Mandalà, për prof. Anton Nikë Berisha, për prof. Vinçenc Belmonte, por edhe për studiues më të rinj si Fiorella De Rosa dhe Mikelanxhelo La Luna - në një objektiv të përbashkët: botimin e ‘klasikëve’ të trashëgimisë letrare arbëreshe. Puna e madhe që është bërë deri sot – mjafton të përmend këtu veprimtarinë studimore dhe filologjike të madhe të kolegut dhe mikut Matteo Mandalà që përfundoi kompletin e veprave të Zef Skiroit, në nëntë vëllime, dhe gjithashtu angazhimin e rëndësishme të kolegëve dhe miqve Anton Nikë Berisha dhe Vinçenc Belmonte që janë marrë sistematikisht me kontribute të rëndësishme me autorët rilindës dhe bashkëkohës të letërsisë arbëreshe, është bërë e njohur sot në tërë botën shqiptare (dhe jashtë saj), duke u lidhur ngushtë edhe me këtë iniciativë tonë, për të botuar këtë pjesë të rëndësishme të thesarit kulturor panshqiptar në kolanën “Klasikët e letërsisë arbëreshe” të shtëpisë së mirënjohur italiane Rubbettino.

    Në projektet e tuaja të rëndësishme shkencore mësojmë se është krijimi i një rrjeti arkivor dhe bibliotekar on-line midis qendrave albanologjike të Kalabrisë dhe të Shqipërisë, që me një akronim domethënës për kulturën tonë e keni quajtur BESA (Biblioteka elektronike e siteve albanologjike) ? Cila do të jetë rëndësia e këtij projekti ?

    -Kemi në një fazë të avancuar pjesën e parë të një projekti evropian, që do të na lidhë me fondet bibliotekare dhe arkivore të Bibliotekës Kombëtare të Tiranës, të Arkivit Shqiptar të Shtetit dhe të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për të krijuar një rrjet telematik ndërkombëtar on-line midis qendrave albanologjike, duke filluar me ato të Kalabrisë dhe të Shqipërisë, që me një akronim domethënës për kulturën tonë e kemi quajtur BESA (Biblioteka elektronike e siteve albanologjike). Kjo iniciativë i përgjigjet sfidës së modernizimit që investon komunitetin tonë shkencor dhe kulturor. Në perspektivë kemi ndërmend ta lidhim pra këtë rrjet me qendrat e dokumentacionit libror dhe arkivor të krahinave të tjera italiane dhe me Vende të tjera të Ballkanit ku ka komunitete shqiptare dhe ku ka institucione shkencore dhe kulturore që merren me albanologji – dhe këtu natyrisht, nëse do të kemi përkrahjen e institucioneve vendase, do të konsiderojmë me shumë interes dhe me simpati përfshirjen e Kosovës, të Maqedonisë dhe të qendrave shqiptare të Malit të Zi në këtë projekt të rëndësishëm ndërkombëtar që çel perspektiva të reja bashkëpunimi në komunitetin shkencor dhe në botën kulturore të bashkësisë shqiptare.


    Gjekë Gjonaj

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    “O E BUKURA MORE”

    HISTORIA E NJË KËNGE SHQIPTARE 600 VJEÇARE

    Përgatitur nga: Lirio Nushi.

    Mars 2008.

    Kjo këngë mërgimi, kaq e njohur dhe e dashur jo vetëm për Arbëreshët, por edhe për Avanitët e Greqisë dhe shqiptarët e të gjitha trevave, përmban në vetvete pothuajse gjithë sekretin historik të krijimit të fshatrave të arbërëreshëve të Italisë.

    Por shumë pak e dinë se kujt i kushtohet kjo këngë... !

    MORE ! – është nji pasthirmë... ?, është nji vajzë e bukur... ? .

    - JO!

    MORE, - është Peloponezi i sotëm i Greqisë! Nji trevë e madhe së cilës grekët i kanë ndryshuar emrin nga MORE në PELOPONEZ, dhe kënga “O E BUKURA MORE” , memorizon kujtesën dhe mallin e një atdheu të humbur, është nji toponim i këtij vendi nga ku u larguan shumica e arbëreshëve të sotëm të Italisë.

    Kjo është ndoshta kënga më e vjetër shqiptare që mbetet e gjallë akoma edhe në ditët tona e që vjen të na rrëfej nostalgjin e madhe por dhe sekretin historik të krijimit të komunitetit arbëresh të Italisë.

    Dokument i kësaj kënge për herë të parë gjendet në dorëshkrimin e Kieutit botim i vitit 1708, më pas këtë material do ta ribotonte në librin e tij filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), në vitin 1866. Në këtë lëndë është publikuar teksti i kësaj kënge i shkruajtur në shqip, por me alfabet grek.


    “O E BUKURA MORE”

    ‘O e bukura More

    çë kur të lje (lasçë)

    më nigjë të pe

    atje kam unë zotin-tatë

    atje kam u mëmëm time

    atje kam u tim vëlla

    ‘O e bukura More

    çë kur të lje (lasçë)

    më nigjë të pe.



    Ky tekst burimor-popullor me ritëm tresh, është i vetmi version dhe tekst origjinal i këngës “O E BUKURA MORE”, por nuk dihet se kush arbëresh i këndoi për herë të parë këto vargje kaq të thjeshta por që mbeten gjallë dhe këndohen po me të njëjtën dhimbje edhe sot.

    Botim i këtij libri u realizua në Itali në vitin 1866 nga shtëpia botuese “F. ALBERGUETI E..C.” , i cili mban si titull: “Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese”përgatitur me shumë kujdes nga filologu Arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), duke pasur për bazë dorëshkrimin e Kieutit (1708).

    Por si dhe pse u larguan arbëreshët e sotëm nga trojet e tyre, nga Moreja (Peloponezi sot), dhe nga Arbëria, (Shqipëria sot) ,si u krijuan katundet arbëreshe në Italinë e Jugut?

    Me rënien dhe pushtimin e Koronit (1534), kala që ndodhet edhe sot e kësaj dite në More (Peloponezi i sotëm në Greqi), perandori Karli i tretë, i dha urdhër Kapitenit Andrea Doria të marri Grekë dhe Arvanit-Arbëror nga Moreja, dhe ti çojë ata në Italinë e Jugut. Kjo përbën në të vërtetë fillimin e krijimit e fshatrave arbëreshe por edhe grekëfols të Italisë së Jugut. Në këto momente të shpërnguljes së tyre arbëreshët kënduan ndoshta për herë të parë këngën “O E BUKURA MORE” me mall dhe vajtim.

    Shqiptarët e parë që vinin nga Arbëria-Shqipëria sot, u vendosën në Kalabri dhe në Siçili, mbas ftesës së mbretit Alfonso i tretë të Aragonës, bëhet fjalë për luftëtarë shqiptarë të cilët u vendosën përfundimisht dhe me familjet e tyre në Kalabri dhe Siçili për të ndihmuar përforcimin luftarak të Mbretit Alfonso në përpjekjen e tij për të mbytur revoltat dhe lëvizjet e Andegavnonit kundra tij. Pra krijimi i këtyre fshatrave kishte karakter ushtarak.

    Në vitin 1461 vetë Gjergj Kastriot Skënderbeu Kryezot dhe i plotëfuqishm i Arbërisë (Shqipëria sot), me një trupërojë të madhe dhe të fortë luftëtarësh shqiptarë, do të luftonte në përkrahje të Ferdinandit, djalit të mbretit Alfonso kundër Andegavnonit të Italisë së jugut dhe princit të Tarontos, dhe për këtë ndihmë dhe përkrahje ushtarake si shpërblim atij ju dhuruan dy feude në Pulia të Italisë.

    Kjo popullatë e pasuroi dhe populloi pjesën e shkretuar të kësaj zone dhe njëkohësisht e rrethoi ate ushtarakisht duke krijuar kështu një pjesë territoriale të mbrojtur.

    Pak para vdekjes së Skënderbeut (1467), por kryesisht mbas vdekjes së tij (1468) dhe rënies e pushtimit të Krujës nga Turqit (1478), një turmë e madhe shqiptarësh dhe në kushte dramatike do të largoheshin për në Itali dhe do të vendoseshin në fshatrat tashmë të ngritur shqiptarë duke krijuar njëkohësisht dhe fshatra të reja.

    Të tjerë shqiptarë u vendosën në Italinë e Jugut me urdhërin dhe bekimin e Skënderbeut si dhe djalit të Joanit në dy feudet e Pulias që i pat dhuruar Ferdinando në Galatina (1845).

    Një pjesë tjetër shqiptarësh ndoqën nga pas Irini Kastriotin e cila u martua me princin Bisingano në Kalabri.

    Numri i kësaj popullate duhet të ketë qenë shumë i madh pasi krijoji një zonë përfundimtare me një fizionomi të vetën gjuhësore, kulturore dhe tradicionale duke krijuar kështu fshatrat e sotëm arbëresh të Italis.

    Shqiptarët Katolik të ardhur nga Shqipëria e Veriut që u vendosën në Italinë e Jugut, u përshtatën shpejt me gjuhën, kulturën dhe fenë e vendasve italjanë, ndërsa shqiptarët që kishin shkuar nga Shqipëria e Jugut dhe Arvanitët-Arbërorë të Moresë që nuk ishin katolik por ortodoks, pavarësisht nga kundërshtimet dhe imponimet e peshkopëve vendas italjan, ruajtën të veçantat e kulturës dhe të zakoneve të tyre dhe fenë e riatualin ortodoks bizantin, dallim i cili duket akoma edhe sot e kësaj dite. Duke bërë që besimi fetar ortodoks bizantin ti dalloj ata nga vendasit.

    Gjuha e shumicës së Arbëreshëve të Italisë ka shumë ngjyrime dialektike por si baz ka dialektin tosk që flitet në Shqipërinë e Jugut dhe me të njëjtën ngjashmëri të gjuhës që flasin Arvanitët-Arbërorë të Greqisë. Prezenca e fjalëve greke është e pranishme dhe kjo ndodh për kohën e madhe të bashkjetesës së tyre me grekët gjat perandorisë bizantine. Shumë prej këngëve arbëreshe përputhen me Moren, dhe shumë toponime të tjera në këto zona sikurse Koroni, Nafplio, Korintho... etj.

    Sot koha dhe ndryshimet kanë bërë të vetat dhe në mënyrë të pashmangshme hapa të mëdhenj, por nuk kanë mundur të zhdukin apo pluhurosin këtë të veçantë që ka ky minoritet shqiptarësh arbëresh, me gjuhën, traditat, kulturën, zakonet, legjendat e tyre, duke përbërë kështu tashmë një pasuri dhe turizëm laografik për këto zona.

    Mbi 52 fshatra janë të regjistruara dhe të njohura institucionalisht nga shteti italjan si minoritet shqiptar dhe dy gjuhësh. Emrat e ketyre fshatrave sipas vendndodhjes janë: Firmoza në Kalabri, Dandalli në Kalabri, Barilli në Baszilikat, Këmbarini në Molise, Garrafa në Kalabri, Karfici në Kalabri, Kazallveqi në Pulja, Kastërnexhi në Kalabri, Kejverici në Kalabri, Qana në Kalabri, Qefti në Pulja, Çivëti në Kalabri, Kuntisa në Siçili, Purçilli në Kalabri, Fallkunara në Kalabri, Farneta në Kalabri, Ferma në Kalabri, Frasnita në Kalabri (katundi arbëresh ku jeton studjuesi dhe patrioti i madh Antonio Belushi), Zhura në Bazilikat, Katundi në Kampanja, Ungra në Kalabri, Maqi (katundi i De Radës) në Kalabri, Marçidhza në Kalabri, Allimarri në Kalabri, Mashqiti në Bazilikat, Munxhufuni në Molis, Puheriu në Kalabri, Hora e Arbëreshëvet në Siçili, Pllatëni në Kalabri, Porkanuni në Molis, Shën Vasili në Kalabri, Shën Benëdhiti në Kalabri, Strigari (fshati i poetit të madh Arbëresh Zef Serembe) në Kalabri, Shën Konstandini në Bazilikat, Shën Mitri (qendra më e madhe kulturore e Arbëreshëve ku zhvillohet çdo vit festivali i këngës Arbëreshe) në Kalabri, Sënd Japku në Kalabri, Mbuzati në Kalabri, Shën Mërtiri në Kalabri, Shën Marcani në Pulja, Shën Kolli në Kalabri, Shën Pali në Bazilikat, Picilia në Kalabri, Sëndastina në Siçili, Shën Sofia në Kalabri, Spixana në Kalabri, Ruri në Moliz, Vakarici në Kalabri, Vina në Kalabri, Badhesa në Abruzo, Xingarona në Kalabri... etj.

    Problematika që ngrihet në ditët e sotme është nëse arbëreshët duhet të ruajnë të folmen e tyre të vjetër apo nji përshtatje me rikodimin e shqipes së sotme? Si, dhe kush mund të ndihmoj për mbrojtjen e këtyre vlerave dhe këtij thesari të pazëvëndësueshëm me origjinë dhe rrënje shqiptare. Pasi këto zona edhe pse gjenden në bashkjetesën e një vendi që ndodhet brenda komunitetit europjan sikurse është Italia, vazhdojnë të mbeten zonat më të varfra të Italisë dhe investimet për mbrojtjen e ketij thesari laografik nga shteti italjan janë të papërfillshme.

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    [B]“...





    Numri i kësaj popullate duhet të ketë qenë shumë i madh pasi krijoji një zonë përfundimtare me një fizionomi të vetën gjuhësore, kulturore dhe tradicionale duke krijuar kështu fshatrat e sotëm arbëresh të Italis.

    Shqiptarët Katolik të ardhur nga Shqipëria e Veriut që u vendosën në Italinë e Jugut, u përshtatën shpejt me gjuhën, kulturën dhe fenë e vendasve italjanë.
    Nuk ekziston asnje dokument qe deshmon ardhjen e arberesheve ( shqiptareve ) ne fene katholike…, ne trevat e Italise.
    Te gjitha dokumentet qe kam mundur te lexoj, behet fjale per arbereshe orthodoks dhe asnjehere katholike. Vete ndertimet e kishave qe edhe sot e kesaj dite ekzistojne, provojne qe arbereshet kane patur ritin bizantin, pa u indentifikuar si “uniate”, pasi kjo fjale i’u bashkangjit nga fundi i shek. XVI ne shume dokumente te kohes te shkrojtura ne gjuhen vulgare, behet fjale per arbereshe qe shpesh here detyrohen me force te nderrojne ritin ose thjesht te njohin autoritetin juridik te Romes…, por qe do t’ju duket e çuditeshme, kjo nuk ndodhte me pelqimin e papes por nga “frika” qe kishin peshkopet vendas duke mos dashur nje perzjere me popullaten latine vendase, te ardhurit nga Arberia. Here arbereshet kercenohen, here u vihen taksa te renda ( perveç atyre qe kishin ), here u lejohej te perdornin ritin e tyre bizantin, ne te njejten kishe, ku funksionet beheshin ne te dyja ritet, here vete arbereshet largoheshin nga vendet ku jetonin, pasi bashkejetesa ishte e pamundur, shpesh here dergoheshin qellimisht prifterinj te konvertuar, te cilet ishin shume here me intolerante se vete kuria vendase, por kryesisht arbereshet nuk hasen ne pengesa serioze deri nga fundi i shek. XVIII , pasi rezultonin nen juridiksionin e Kryepeshkopates se Ohrit, me renien e kesaj, arbereshet ngelen si te thuash pa nje krye dhe keshtu gradualisht njohen autoritetin e dioqezave ku perfshiheshin si territor. Duhet theksuar qe ne bashkesite e arberesheve benin pjese edhe pakica grekerish dhe skiavonesh – eshte fjala per sllavet.
    Fati i madh qe sepse popullata e arberesheve riperterihej here pas here me dyndje nga Atdheu, kjo beri te mbijetoje si gjuha ashtu edhe traditat po keshtu edhe riti fetar.
    Kurse nga ana tjeter, pamundesia e shkollimit fetar ne gjuhen amtare, beri qe kuadrot e rinj te mos ishin ne lartesine e duhur, si nga ana theologjike ashtu edhe nga ana e literatures gjuhesore.
    Flitet qe ardhjet e arberesheve ne Itali, nga shek. XV deri ne shek. XVIII te kene qene jo me pak se 600.000 unità ( persona fizike ), ata jane vendosur pothuaj ne tere territorin Italian dhe jo vetem ne Kalabri dhe Siçili, por deri ne Lombardi, ekzistojne dokumente qe arbereshet jane themelues te shume fshatrave ne zonat e Pavise dhe Piaçences, pra mbi nje mije kilometra nga rajonet e jugut…
    Koha beri te sajen, Shqiperia lengoi per shume e shume kohe nen barbarine osmane, keshtu edhe rrenjet me Atdheun u nderprene, por qe eshte fakt, qe arbereshet ose shqiptaret te kene ardhur ne Itali deri nga fundi i shek. XIX , por qe nuk ka dokumente themelimesh te reja vendbanimi.
    Albo, jane shume here me teper fshatra me origjine arbereshe, por qe gjuhen dhe automatikisht edhe ritin fatar, e kane humbur. Te mos harrojme qe eshte bere nje politike e dyfisht nen kurrizin e arberesheve, si nga ana e Vatikanit me qellim njohje te autoritetit , gjithashtu edhe nga ana e Fanarit pra Patriarkanes se Kostantinopojes, ku edhe sot e kesaj dite s’duan te degjojne te behet fjale per arbereshe ( shqiptare ), por per greke qe jane asimiluar nga arbereshet dhe kjo me ndihmen e latineve. Faktet tregojne qe arbereshet dijten te mbijetojne koherave, ruajten gjuhen, traditat, besimin, megjithe vuajtjet qe hoqen, paguajten rende ndryshimet qe pasuan Ballkanin, traktatet dhe marrveshjet me gjithe konkurrencat qe benin greket dhe latinet, te harruar ne fatin e tyre ata vazhdojne te mbijetojne. Ka shume te ngjare, qe po te mos kishin qene arbereshet e Italise, me gjakun e tyre te ç’prishur…, nuk do te kishim as Shqiperi! Po ashtu edhe gjuhe shqipe!!!

  4. #24
    Shqiptaret ne Itali, pak histori…

    Shqiptaret, pasardhesit e ilireve, jane nje popull i perhapur ne te gjithe boten.
    Ne plan te pare, duhet rikujtuar se qe ne Mesjete shume shqipetare u transferuan per motive pune
    ne Venecia, ku u shquan per profesionalitet dhe kulture, themeluan te famshmen “ Skola dei albanesi “, nje vellazeri me qellime humanitare drejt bashkeatdhetareve ne veshtiresi.

    Shtate jane emigrimet ne mase drejt Italise:

    Emigracioni i pare: 1416-1446 – Shqiptaret e pare te ardhur ne Itali ishin ushtare te cilet udhehiqeshin nga generali Dhimiter Reres dhe nga djemte e tij Joani dhe Vasili, te derguar nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu, per ndihme Alfonsit te Aragones ne lufte kunder rivalit te tij Robertit te Anzhuineve.

    Emigracioni i dyte; 1459-1461 – Te tjere ushtare shqiptare, duke ndjekur Stresin, nipin e Skenderbeut, erdhen ne mbrojtje te familjes aragoneze kunder nje numri shume te madh baronesh, te cilet kishin ngrejtur krye ndaj Ferdinantit I , pasardhes te Alfonsit.

    Emigracioni i trete; 1468-1506 – Me vdekjen e Gjergj Kastriotit me 1468, turqit pushtojne pothuaj tere territorin e Shqiperise, duke shkaterruar dhe djegur qytetet dhe ç’farosur ne mase. Per te mos i’u nenshtruar pushtuesit turk, shqiptaret u vendosen ne Kalabri, pikerisht ne zonat malore te Siles dhe ne krah te djathte te Lugines se Kratit.

    Emigracioni i katert; 1532-1534 – Shqiptaret banues te qytetit te Korones, gjithnje e me shume te detyruar nga gjendja e keqe e krijuar prej pushtuesit turk, lane atdheun dhe shkuan ne drejtim te Napolit, per tu drejtuar me pas ne Pulie, Lukanie dhe Kalabri. Keshtu duke ripopulluar zonen dhe duke themeluar komunitete te reja arbereshe.

    Emigracioni i peste; 1647-1664 – Gjithashtu edhe shqiptaret e Morese lane tokat e tyre per tu drejtuar bregdetit te Jonit Italian, duke u perqendruar kryesisht ne Bazilikate.

    Emigracioni i gjashte; 1744 – Popullata e Shqiperise se Mesme, pikerisht zona e Peqinit, u vendos ne Abruco, duke themeluar vendin e quajtur Villa Badessa.

    Emigracioni i shtate; 1774-1825 – Shume grupime shqiptaresh te paidentifikuara si preardhje gjeografike, u vendosen ne zonat veriore te Italise si ne Lombardine Jugore dhe ne Emilien Veriore, nje pjese tjeter i’u drejtua Jugut duke u vendosur ne Bazilikata.

    Numri ekzakt me dokumente te kohes, persa i perket ngulimeve te arberesheve ne Itali, eshte 107…, por qe stimohet te kete qene me i madh, por fatkeqesisht nuk jane prodhuar dokumente, pra ngelet numri i lart permendur si zyrtar.
    Ne nje postim tjeter do te sjell tere emrat e katundeve arbereshe, me datat e themelimit te tyre, gjithashtu ku ende flitet gjuha shqipe dhe ruhen traditat si edhe riti fetar.
    Pershendetje.

  5. #25

    Arbereshet e Italise...

    Duhet thene qe arbereshet ne fillim kur erdhen ne Itali, u mirepriten nga vendasit ( feudalet ), pasi ne periudhen qe behet fjale, Italia kishte kaluar shume epidemi dhe vdekje ne mase, pra krahu i punes mungonte, shqiptaret njerez punetore dhe me halle, u sistemuan shpejt dhe pa pretendime…
    Ne fillim per ti dhene nje fare shprese dhe mundesie te riperteriheshin, feudalet dhe zoterit e zonave ku ata u vendosen ( baronet, kardinalet, etj. ), i lehtesuan nga taksat dhe i favorizuan ne drejtim te vend banimit ( pa percaktim ), kjo beri qe arbereshet te mos perziheshin me popullaten autoktone.
    Por shpejt gjerat ndryshuan, siç ishte edhe e paevitueshme, por qe nuk eshte radha te diskutohet ketu…, do te filloj me pare me ngulimet me te hereshme dhe nga veriu i Italise, per te kaluar ne zonat ku sot endè mbijetojne tere traditat e shqiptareve te pare. Mendohet me te drejte, te kene qene nje numer i madh shqiptaresh qe jane drejtuar brigjeve te Adriatikut dhe Jonit, per shpetim…
    Kerkoj ndjese qe ne fillim, per faktin se nuk i kam te dhenat ne shqiptimin e katundeve ne shqip.
    Shepesh here haset fjala “greci”, emertim qe i’u adoptua si rrjedhoje e ritit fetar te arberesheve.

    Katundet arbereshe te themeluara o te ripopulluara :

    VENETO
    Shqiptaret e pare qe rezultojne ( si komunitet )ne Itali, jane ata te vendosur ne Venecia ( shek. XI-XIV ).

    LOMBARDIA
    Provinca e Pavias: Pieve Porto Morone ( themeluar me 1670 )

    EMILIA ROMAGNA
    Provinca e Piaçences: Bosco Tosca, Pievetta, Boscone ( te themeluara me 1670 )

    MARCHE
    Provinca e Ankones: Fabriano, Iesi, Loreto, Ostra.
    Provinca e Maçerates: Cingoli, Recanati, San Severino Marche.
    Provinca e Askoli Piçeno: Ascoli Piceno, Porto San Giorgio, Fermo.

    ABRUZZO
    Provinca e Peskares:** Villa Badessa ( 1744 )

    MOLISE
    Provinca e Kompobasos:* Campomarino, Colle di Luro, Montecilfone,* Portocannone, San Giacomo degli Schiavoni, San Martino in Pensilis, Santacroce di Magliano, Sant’Elena Sannita, *Ururi ( 1461-1470 ).

    PUGLIA
    Provinca e Foxhes:* Casalvecchio, Casalnuovo di Monterotaro, Castelluccio dei Sauri,* Chiesti, Faeto, Monteleone di Puglia, Monte Sant’Angelo, San Giovanni Rotondo, Panni, San Paolo di Civitate,* Montecilfone ( 1461-1501 ).
    Provinca e Leçes: Galatina, Mertignano, Soleto ( 1461-1470 )
    Provinca e Tarantos: Carosino, Castelliccio dei Sauri, Crispiano, Civitella, Faggiano, Fragagnano, Monteiasi, Montemesola, Monteparano, Roccaforzata, San Crisperi, San Giorgio Jonico, San Martino, San Marzano di San Giuseppe, Sternatia, Zollino, ( 1461-1470 ).
    CAMPANIA
    Provinca e Avelinos:* Greci ( 1534 ).
    Provinca e Beneventos: Ginestra degli Schiavoni.

    BASILICATA
    Provinca e Potences:* Barile,* Ginestra,* Maschito ( 1461-1482 ),** San Costantino Albanese, **San Paolo Albanese, Brindisi di Montagna ( 1534 ).

    CALABRIA
    Provinca e Katanxaros: Amato, Andali, Arietta,* Caraffa, Curinga, Gizzeria,* Marcedusa,* Vena di Maida, Zagarise, Zangarona ( 1416-1446 ).
    Provinca e Kozences:** Macchia ( 1471 ), ** San Cosmo Albanese ( 1471 ),** San Demetrio Corone ( 1471 ),** San Giorgio Albanese ( 1471 ),* Spezzano Albanese,** Vaccarizzo ( 1470 ) ** Acquaformosa,* Cavallerizzo, Cervicati,* Cerreto,** Civita ( 1476 ), **Eiannina,** Falconara,** Firmo,** Frascineto, Ioggi,** Lungro,** Marri, Mongrassano, **Plataci, Rota Greca,** San Basile,** San Benedetto Ullano, San Lorenzo del Vallo,* San Martino di Finita,* Santa Caterina Albanese ( 1468-1471 ),** Santa Sofia d’Epiro ( 1472 ), Serra di Leo( 1476-1510 ),** Castroregio, Farneta ( 1534 ).
    Provinca e Krotones: Belvedere Spinello, Monte Spinello, * Carfizzi ( 1530 ),* Pallagorio,* San Nicola dell’Alto, Zinga ( 1416-1446 )
    Provinca e Rexho Kalabrise: Casalnuovo ( 1647-1667).

    SICILIA
    Provinca e Agrixhentos: Sant’Angelo di Muxaro ( 1490-1501 ).
    Provinca e Katanias: Bronte, Biancavilla, San Michele di Ganzaria ( 1480-1501 ).
    Provinca e Palermos:** Contessa Entellina ( 1450 ),** Mezzojuso ( 1490-1501 ),** Palazzo Adriano ( 1488 ),** Piana degli Albanesi ( 1488 ),** Santa Cristina Gela ( 1691 ).
    Provinca e Mesines: Lipari ( 1534 ).

    -------------------------------------------------


    Legjenda;
    • * = Gjuha shqipe
    • * * = Riti bizantin.



    -.-.-.-.-
    Nuk llogariten komunetet te cilat kane humbur gjuhen dhe zakonet ne rajonet e Napolit dhe perqark Romes…, ndonese vazhdojne te mbijetojne ne shume rajone te tjera gjuha dhe riti bizantin, bashke me traditat e pasura folklorike ( gojedhena, kostume, kenge, shkrime, mbiemra, emblema etj. ).
    Popullsia me preardhje arbereshe, eshte e kercenuar seriozisht kohet e fundit, nga emigrimet e shumta ne drejtim te veriut te Italise dhe pertej Atllantikut, por qe kurre nuk kane karakter komunitar siç edhe kishin ne origjine. Shteti yne duhet te bej ç’mos per mos asimilimin e plote te rrenjeve te te njejtit truall nga edhe vijme…
    Me qindra jane emrat qe shkelqejne ne historine e Italise, qe nga lufta me Borbonet deri ne kohen e Rilindjes, qe nga lufta per bashkimin e Italise ( Garibaldi ) deri ne lufteret boterore.
    Te shumte jane emrat qe i dhane sherbim te larte Italise qe nga e Republikes Partenopea e deri ne ditet e sotme me prezence ne Parlament e ne qarqet me te larta te qeverisjes.
    Nje numer i madh artistesh, shkrimtar dhe poete, gazetare, muzikante, shkencetare, politikane, patriote, avukate, po thuaj ne te tera fushat e jetes arbereshet moren pjese…, nga brigante deri ne heronje, nga levrues e pararendes te gjuhes shqipe ( Luka Matrenga ) deri ne postin me te larte te Ufiqit Apostolik ( Papa Albano ), ata u identifikuan si shqiptare ( edhe sot ), mbajten lart krenarine kombetare, jetuan dhe vuajten me kohen, dhane jeten per ruajtjen e gjuhes, besimit dhe emrit ARBERESHE.!
    Te tille jane;
    Pasquale Baffi
    Angelo Masci
    Francesco Bugliari
    Domenico Tocci
    Francesco Saverio Tocci
    Fedele Marchinò
    Alessandro Marini
    Costantino Lopes
    Alessandro Mauro
    Giuseppe Candicamo
    Nicolò Ieno
    Salvatore Braile
    Attanasio Dramis
    Michele Masci
    Salvatore Cumano
    Gennaro Placco
    Giuseppe Serembe
    Girolamo De Rada
    Demetrio Emanuele
    Antonio Marchianò
    Michele Marchianò
    Anselmo Lorecchio
    Antonio Argondizza
    Pasquale Scura
    Giuseppe Farmaco
    Pino Cocazza
    Lello Pagliaro
    Ernesto Ianuzzi
    Etj.etj.etj.
    Shume muzeume si ai i kostumeve te grave ne Vaccarizzo Albanese, si ai ne Civita, po ashtu biblioteka “ Filomena faraco “etj., shume grupe folklorike si “ Mbusati “ , “ Vuxet arbereshe “ o “ Zeri i Arberise “, si ai i drejtuar nga maestro Paloli, etj. etj. , biblioteka, shkolla , radio,gazeta, libra, etj. etj., te cilat mbajne gialle traditat e te qenit arbereshe, kontribuojne ne vazhdimesine e atij gjaku qe me te drejte dhe me krenari ata quajne, te ç’prishur, pra i pandryshuar, keshtu e kane ruajtur!

    Pershendetje.

  6. #26
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Vërtetimi se Etruskishtja është gjuhë shqipe edhe se dialekti mesapik ishte i gjuhës shqipe hedhin poshtë gjithçka që mbështesni për ardhjen e shqiptarve në itali.Nuk mohojm ardhjet e reja pas Gjergj Kastriotit e "SAli bollanos" por ardhsit e rinjë u mbështetën atije ku flitej shqip.

  7. #27
    Frin nj' ajër nj' ajërith

    Frin nj' ajër, nji ajrith,
    frin i holl' i dredhurith,
    ljeth* më hapën derën,
    e m' tundën djalthin,
    tek viret ndë ninuljët;
    më e tundënith e më sgjon.
    Këtu, këtu biri im'
    se u la valia, e vjen jot' ëmë
    vjen me gjishtët pjot** unaza
    pjot ljulje xerkëthin
    të jep sisë e të qëlon

    Arbëreshët e Italisë, 1866

    *Lehtë
    ** Plot

    Ninulla me lart eshte shkeputur nga nje permbledhje folklori e Jeronin De Rades, titulluar "Rapsodie d'un poema albanese", Firenze, 1866
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    jane miliona te tilla neper biblotekat e evropes ,por keto nuk afrohen ne shqiperi pasi ju djegin doktorratat profesor doktorr legenave te shekences se historis edhe gjuhesis shqiptare,te atyre legenave qe mbajn Mejerin si baba te tyre ne nje kohe qe mejeri pat kopjuar fjalorin e nje kelyshi serbe ,miklosicit.Pra miklokurva e nxjerre shqipen si gjuhe te huazuar nga sllavo-rumuno-italianet ,po keshtu edhe mejeri.Vetem se sote shqiptaret e kane ne dore mejerin ,,ehe edhe ne shqip,vetem se ai fjalor nuk eshte fjalori i shqipes por fjalore i se folures se shqipfolsve te italis-turqis-greqis,,,,,,

    ne se do ndiqnim Kamardan sote hjena serbe nuk do lepinte fytyren e saj te qelbur nga gjaku dardan pasi bota do ta njihte shume mire se cilet ishim,por ne ndoqem rrugen e mejrit i cili e bene shqipen gjuhe mesjetare edhe si rrjedhoj serbet dalin me te vjeter se ne..............kete nuk mund tja fale kurre asnje kelyshi mejerist,aq me shume te shiturit Ismail Kadare i cili eshte hedhur ne ndihme te kelyshve mejerist duke u munduar te na vertetoj se edhe lasgush poradeci "ALBANICA" ishte i se njejte rruge me te qelburit mejerist shqiptare,vetem se lasgushi paT kenduar BRETKOSAT E MOCALIT SEC E VRANE DRENE E MALIT,duke mbeshtetur Piliken antimejerist edhe SHQIPTAR.

  9. #29
    Shkeputur nga "Folklor shqiptar", Lirika Popullore, vell IV

    Ulu mal e bënu shesh

    Ulu mal e bënu shesh,
    se ka t'shkonjë kjo bukureshë!
    Kur kjo vashë vete e martuar,
    gjith' katundin tue nderuar,
    një kumbit (1) mëma ka t'bënj,
    gjithë Anapulin ka t'bitonj (2)!
    Mëma kët' kur t'e martonjë,
    një qind karrocë ka t'avizonjë (3),
    nga Morea një parë anit,
    puru (4) e rrëjrn açëk ditë:
    ushtërtor edhe bulerë,
    gjithë sa t'na bëjen nderë,
    trima e vasha nga ato hora,
    zëjen vallen dora-dora
    Sdallambarjen ka do janë,
    gjithë katundin anembanë,
    me ata coha llambadhorë,
    me ata kënga arbënorë...

    Arbereshet e Italise
    Ejanina - Kalabri, 1963


    Ne nje variant te mbledhur ne Plataci - Kalabri, 1963 nga V. Selvagji, gjejme kete fillim kenge:

    Hapu mal, bënu çitat,
    se ka të shkonj gjithë kjo armatë,
    të ve t'e marr yllin me shpatë...,

    ndersa ne nje tjeter, te mbledhur ne Vaccarizzo-Kalabri, 1963 po nga V. Selvagji, fillimi i kenges eshte si me poshte

    Hapu mal e bënu udhë,
    se ka t'shkonjë kjo thëllëzë
    ne ki petriti i krahargjendë...

    1 - direku i anijes
    2 - do te ftoje (grishe)
    3 - do te siguroje
    4 - do te mblidhem
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #30
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Një video interesante që flet për traditat dhe kulturën e arbëreshëve në Itali

    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  4. Goran Bregoviç për herë të parë koncert në Tiranë
    Nga BOKE në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 366
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 10:51
  5. Roli i Italise ne Ballkan
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •