Kete dhjetor ne Tirane do te zhvillohet per here te pare Festivali Nderkombetar i Filmit me metrazh te shkurter, Filmave Vizatimore dhe Dokumentareve.
Festivali do te shfaqe per shtate dite me rradhe filmat me te mire nga Ballkani, Europa dhe pjesa tjeter e botes.
Fushat e Konkurimit:
Festivali kerkon pranime te filmave me te pelqyeshem - me metrazh maksimumi 30min - ne zhanret e meposhtem:
Krijues, eksperimental, dokumentar, dhe vizatimor.
Filmat qe do te dergohen per t'u zgjedhur duhet te shoqerohen nga nje shkrese pranimi, dhe duhet te dergohen ne kaseta VHS (vetem ne sistemin PAL) ose DVD.
Filmat qe do te zgjidhen per t'u shfaqur ne nje nga netet e festivalit mund te jene ne format 35mm, BetaSP dhe digital (data)
Njoftimi i perzgjedhjeve:
Kineasteve, filmat e te cileve do te zgjidhen si pjesemarres te Festivalit do t'u komunikohet perzgjedhja nga fundi i Shtatorit, rreth 8 jave para fillimit te Festivalit.
Kineastet qe nuk do te jene pjesemarres ne Festival do te njoftohen ne fillim te Nentorit.
Çmimet e Festivalit:
Festivali ofron nje shumë prej 3000 EURO ne te mira monetare dhe materiale.
Shpenzimet:
Shpenzimet gjate qendrimit ne Shqiperi do te mbulohen nga Organizuesit e Festivalit. (Ushqim, Hotel per 7 dite)
Ky Festival organizohet nga FAMA (Foundation Art Media Albania)
Shenim: Festivali gjithashtu mirepret percjellien e informacionit tek cilido kineast/rregjizor qe mund te mendoni se eshte i interesuar te marre pjese.
Nese dikush do te ishte i interesuar te kete adresat perkatese te festivalit, ju lutem me dergoni nje mesazh ne adresen henri@digitalfilmgroup.net
Krijoni Kontakt