Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Njohja e Dipllomave te Univ. te Prishtines ne Shqiperi

    Kohët e fundit është folur shumë lidhur me ekuivalentimin e diplomave të lëshuara nga Universiteti i Prishtinës dhe ato të Shqipërisë. Nga nje interviste e Ministrave te Arsimit, Luan Memushi i Shqipërisë, Rexhep Osmani i Kosovës, dhe Azis Pollozhani i Maqedonisë per BBC, Ministri i Maqedonise shprehet se:

    Pollozhani: Mendoj se bashkëpunimi me Shqipërinë, mbështetur në dokumentin e nënshkruar më herët për ekuivalentimin e diplomave është në nivelin e duhur.

    BBC: Problemi mbetet i hapur sa u përket diplomave të lëshuara nga Universiteti i Prishtinës. Ka diç të re rreth kësaj?

    Pollozhani: Po. Ne kemi vendosur kontakte me Universitetin e Prishtinës dhe me zotin Osmani. Kemi pasur një takim për këtë, tani po e përgatisim edhe një tjetër ku do të duhet të etablohet dokumenti bazë mbi të cilin do të ndërtohet edhe marrëveshja për ekuivalentimin e diplomave. Unë ditë më parë shfrytëzova rastin e pranisë së shefit të ri të UNMIK-ut, zotit Holkeri, në takimin e Ohrit - "Dialogu mes civilizimeve"- dhe me këtë rast ia shtrova edhe njëherë dëshirën tonë dhe angazhimin e të dy ministrive që kjo çështje të rrumbullakohet sa më parë dhe shpresoj se një gjë e tillë, në interes edhe të bashkëpunimit të ndërsjellë, por edhe të studentëve që kanë kryer studimet, do të duhet të ndodhë së shpejti.


    Nuk kam shume njohuri sesi funksionon ne Shqiperi njehsimi i diplomave te Universitetit te Prishtines. Nga sa thuhet me lart hapat po nderrmeren qe diplomat emarra ne nje nga keto tre vende te kene vleren e duhur per dy te tjeret. Ky per mendimin tim eshte nje hap me tutje per nje stabilizim te mardhenieve Shqiperi Maqedoni e po t'i jap mendimit nje ndjenje euforike, nje hap me tutje per nje trekendesh bashkepunimi ne rajon, me kufij te lehtesuar. Cili do te ishte mendimi juaj dhe sa shance do te kishte nje koalicion Shqip-Kosove-Maqedoni ne gji te Ballkanit?

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22
    Kjo ceshtje nuk ka marre vemendjen dhe prioritetin e duhur si nga akademiket shqiptare ne Kosove edhe nga ata ne Shqiperi. Kosova ka 3 vjet qe po nderton institucionet e saj te pavarura, dhe te lexosh te tilla njoftime ne shtyp ku ende "po flitet" per bashkepunimin, kur duhet te ishte bere realitet me kohe, per mua eshte thjeshte skandaloze.

    Personalisht jam i skandalizuar si shqiptar nga akademiket shqiptare ne te dy anet e kufirit se sa naive po tregohen ne marrjen e insiatives per te ngritur nje sistem te perbashket mesimedhenieje qe nuk kufizohet vetem ne ekuivalim diplomash, por ndertimi i te njejti sistemi arsimor, qe perdoret si standart ne te gjitha nivelet e shkollave shqiptare ne Shqiperi, Kosove apo Maqedoni.

    Jam munduar te gjej nje arsye se perse ndodh pikerisht keshtu dhe e vetmja arsye llogjike qe kam arritur te gjej eshte mentaliteti qe mbreteron ne vend se keto jane "vendime politike" dhe nuk jane ne doren e akademikeve por ne doren e politikaneve ne te dy anet e kufirit. Une di te them vetem qe ky mentalitet eshte i gabuar dhe me pasoja te medha per interesat tona kombetare.

    Interesat tona kombetare qendrojne me lart se interesat politike dhe kjo do te thote qe te kontribuosh per avancimin e interesave tona kombetare nuk duhet te jesh nje njeri politik apo i varur nga sistemi politik ne vend. Eshte pergjegjesi historike per gjithe akademiket shqiptare qe te shpenzojne kohe dhe energji per te ndertuar teza te ndertimit te urave te bashkepunimit midis shqiptareve ne Ballkan, qofshin keta ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Greqi apo diaspore. Eshte detyra e shtetit am qe te jete inisiator dhe nxites i nismave te tilla.

    Shqiptaret e te gjitha krahinave nuk duan te shohin thjeshte nje "zgjidhje te thjeshte" sic eshte ekuivalimi i diplomave, duan te shohin reforma qe krijojne standarte ne mesimdhenie te cilat mund te aplikohen ne mbare boten shqiptare. Ne kuadrin e mesimdhenies ka nje seri ceshtjes qe presin te adresohen:

    - Abetari i gjuhes shqipe - a nuk do te ishte mire qe gjithe shqiptaret te mesonin gjuhen shqipe me nje abetar?

    - Standartet e Drejtshkrimit te gjuhes shqipe - a nuk do te ishte e udhes qe akademiket dhe albanologet ti hapnin rrugen nje debati mbarekombetar per te adresua shqetesimet e hapura te shprehura mbi ate qe njihet si "gjuhe letrare" ne Republiken e Shqiperise.

    - Krijimi i nje sistemi arsimor shqiptar universal - a nuk do te ishte mire qe nxenesit shqiptare ne Shqiperi te ndiqnin te njejtin kurrikulum si ata ne Kosove ne cdo nivel te sistemit arsimor, te ulet, te mesem apo te larte?

    Nese reforma te tilla te rrenjesishme do te ndermerreshin nga akademiket shqiptare, "ekuivalimi i diplomave" nuk do te ishte i nevojshem fare dhe cdo shqiptar do te ishte i lire te studionte ne cdo qytet/fshat shqiptar pa patur veshtiresine me te vogel adaptimi.

    Te tilla nisma kane nje rendesi te jashtezakonshme per avancimin e ceshtjes sone kombetare. Jane te tilla nisma qe bejne realitet deshiren e shqiptareve per te pare nje komb te bashkuar ne Ballkan, i cili nuk ka per tu bere realitet sa hap e mbyll syte dhe as me nje vendim politik nga jashte apo nga brenda, por te ndikohet drejt per se drejti se sa te zote do te jemi ne si shqiptare per te sheshuar ndasite tona krahinore per te ngritur themelet e nje kombi qe nuk eshte me nje keshtjelle rere apo nje enderr, por nje realitet.

    Shume kush mund te dali te thote qe kjo nuk eshte nje sipermarrje e lehte, dhe secili nga ne e ka nje gje te tille te qarte. Por kjo nuk do te thote se eshte e pamundur dhe debati ne rangun akademik duhet te pakten te filloje. Duhen thyer murret ndares te se shkuarres ne mendjet e cdo shqiptari, pasi vetem keshtu mund te kemi nje perceptim te qarte te realitetit te ri shqiptar qe eshte krijuar ne Ballkan.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  5. Kosova me kod të ri ndërkombëtar postar
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •