Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 32 prej 32
  1. #31
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Vendi jot (atdhéu) nuk shahet kam degjuar diku, gje qe e kam besuar deri me sot e mbase kur te jem ne qejf do e besoj serisht.
    Dhe une si shumekush ketu isha per ca kohe ne “Tiranen time” ku kam lindur e qe nuk i dihet ne do vdes aty apo jo.
    Pershtypja e pare me lindi qe kur isha maje avionit, ku Shqiperia m’u rikonfirmua per te disaten here se eshte nje pike mikroskopike ne harten gjigande te botes. Per pak minuta nga pjesa ajrore e ish-Jugosllavise, avioni e une brenda tij u ulem ne Rinas - qe asnjehere per dreq, s’mesohem ta quaj Aeroporti Nderkombetar “Nene Tereza”.
    Mqs kisha bagazhe te renda me ofruan ndihmen direkt ne kembim te 1 €uro-shit apo $-rit. Aq e lodhur sa isha nxorra direkt €uron dhe e lehtesuar fillova te shtyja karrocen, te cilen menjehere sa dola m’u turren e ma morren prej dore e ecen para, sikur ta dinin se ku ishte makina qe me priste. E une, o nga qejfi qe po m’i shtynin ato bagazhe o nga habia ndiqja karrocen duke tentuar te nxirrja ndonje tingull a fjale “ndal, ku shkon ”. Personi qe me priste ne aeroport doli i gezuar qe me shihte pas aq kohesh dhe me pyeti per bagazhet. “Ja atje i ka ai burri.” U vume ne vrap te dy te ndalnim karrocen e te merrnim drejtim tjeter per tek makina. Por karrocieri ndali e me nje buzeqeshje te thate me zgjati doren e seē murrmerite nder dhembe.... Aman, i thashe shoqeruesit tim, jepi ndonje leke se une vetem €uro kam. Ky i fundit beri adetin aeroportual e u nisem tek parkingu.
    Kur makina u nis drejt Tiranes me ne fund morra fryme thelle dhe syte rrotulloheshin ne kerkim te se rese apo ndryshimeve...

    Ndryshime ama kete vit nuk gjeta – ah perveē Lanes se spastruar.
    Po i njejti avaz vazhdonte, pluhur, gropa, ulerima, byreqe e pije freskuese te zhytyra ne pluhurin ditor, makina qe ndiqnin te sy senset pergjate qarkullimit te tyre rrugeve te qytetit e te dukej se ishe njekohesisht si ne boten britanike po ashtu dhe ne ate evropiane kur makinat ecnin si tu tekej ne rruge apo trotuare e njerez qe kercenin si kecer per t’u shpetuar rrotave dashakeqase....
    Po ashtu rigjeta luksin e “Bllokut” dhe boten e “Gabit”, plazhet zhulse dhe u enda neper “FarWest-in durrsak e kaosin tiranas, ku ne kete te fundin, ca vajza-police te Akademise mundoheshin t’u qartesonin kalimtareve rregullat e qarkullimit rrugor, duke u ngritur shoferave e makinave ndonje “tabele policie kuqe/jeshile” tek vizat e bardha per te ndalur vrullin e tyre e lene mundesi kalimtareve te kapercenin rrugen te kenaqur se policia po ben punen e saj....

    Per politiken s’po flas fare pasi nuk ia vlen, mjafton te them se nga xhungla s’kemi dale akoma, perkundrazi jemi ngaterruar me teper ne te.

    Etj, etj.

  2. #32
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Largohesh nga vendlindja me nje ngjyre tjeter ne fytyre, te fituaren prane familjes nen zhurmat e mallet shqiptare. Largohesh dhe e pyet veten, c’le pas e ku do te shkosh.
    Me ndodh pareshtur qe ta festoj kohen qe gjendem ne Tirane si periudhen e vitit te Ri. Nuk e di, se kur eshte data e nderrimit te viteve (ndoshta ne ditelindjen time, qe qe prej 24 vitesh rastis te jetoje ne kohe gushti), por mbresat i kam te tilla, gjithmone do te kete gosti qe te presin e gosti qe te percjellin dhe e ndjen veten ne to njeri, jo me i damkosur me vulen i huaj, por njeri ne shtepine e token tende. Nuk e di pse e lidh kete gje me pronesine, por ne dheun e huaj shija qe me mbetet ne ato pjese trupi qe kane te bejne me shijen eshte e lidhur me te perkohshmen., me qerane e nje shtepie qe pret te paguhet, me buzeqeshje false ne fytyre per te pershendetur dikend, duke e ditur se dhe ai dikushi po te pershendet me po te njejtin falsitet.
    U largova ca nga rrjedhojat e perjetimit te Vitit te Ri ne funde gushti e fillime shtatori, por m’u desh edhe ky largim. Zbritja ne dheun e huaj zgjat disa dite qe me flasin per jeten qe duket se e harroj kur zbres ne zhurmen e Tiranes e qe ketu vec e zhurmshme s’eshte. Te lodh qetesia e rrugeve, njerezit qe zhduken nga faqja e dheut ne oren 10 te nates, nderkohe qe gjithcka eshte nen kontroll te rrepte te forcave te rendit. Te mbushet mendja plot se njerezit ketej nuk dine te jetojne, apo me mire sic i ka mbetur emri nga kohet e shkuara „Jetojne per te punuar“.

    Po si festohet „Viti i Ri“ ne Tirane?
    Do te ishte histori e gjate, se do te perzieja te pakten disa „Vite te Ri“ qe te mberrija aty ku vertet do te doja, por ata qe me njohin, do ta kuptojne se dua te ndal tek problemet. A festohet me probleme? Patjeter, jua siguroj qe po. Ato te mbajne mendjen te ngritur e perbejne ata elementet qe te bejne te kthesh koken nga vendi yt. E mua nuk me rrihet pa to. A thua se nuk ka ndonje gje tjeter me te mire per te bere. Por duke qene se ka shume njerez qe mendojne ne po kete menyre (pra qe patjeter qe ka gjera me te mira per te bere) i bie qe per keto problemet te mos e vrase mendjen kush, apo ta vrase pakkush. E kjo nuk ben, se Viti i Ri pastaj do te ish krejt normal, me po te njejtat ngjyra si ne te gjithe shtepite e tjera e ne te gjithe mendjet e tjera. Duke qene se ngjyrat i dua te miat, zgjedh problemet. Mberrita me ne fund aty ku deshiroja. Do te pasojne keto te ndara ne disa pika, ku do te mundohem te „analizoj“ me ngjyrat e mia, se cfare me beri pershtypje.

    Politika si gjithmone perben buken ne tryezen shqiptare. E lashe me kohe te bukur, qielli ish i celur, njerezit akoma ne buzeqeshje e siper, fushata kish nisur. (Ne emisionin „Fiks fare“ fjalen fushata e shnderron sipas diteve, duke vendosur ne vend te –ata, pjestaret e tjere te familjes, po s’po e zgjat me shume). Ne liqen derdhen shishe me uje me shpresen qe ta mbushnin. Ca me tutje ne nje cader mblidheshin vullnetare per fush-aten e pales tjeter. Liqenin e pashe ne televizion, vetem liqen nuk ishte i ziu. Vjet bera shaka me nje shkrim per permbytjen, po ishte per te qare e jo per te qeshur. Liqen-ziu nuk e di se per c’pret, mocalishte eshte bere. Fushat e luftes jane perhapur tashme ne te gjithe Shqiperine e lufta eshte shnderruar ne nje lufte te vertete. Kushedi sesi do te perfundoje. Pershtypje me beri nje dite para largimit intervista e Ismail Kadarese ne nje televizion privat. Behej fjale per largimin e nje anetareje te KQZ per vendosjen e se ciles u be zhurme shume e madhe. Zonja kish qene gjykatese ne nje proces gjyqesor prej se cilit u lirua nga burgu nje person qe vrau me pas nje shef te nje komisariati policie. Kadare beri vizite tek presidenti i Shqiperise dhe u shpall publikisht per largimin e kesaj zonje nga detyra ne te cilen e emeruan pasi kish bere lirimin e vrasesit. Interviste mbreselenese. Per raste te tilla ne jeten e nje vendi jane te rendesishem personat publike dhe opinioni i tyre per aq kohe sa ata jane te ndergjegjshem dhe ndjejne se pervecse veten perfaqesojne intelektin e nje kombi, duhet te mberrije ne te gjithe sferat e jetes shoqerore. Mberriti ky opinion tek presidenti e tek populli qe e degjoi. E c’ka ndodhur prej atehere? Hicgje. Zonja vazhdon te qendroje ne komision.
    Nga fusha e Tiranes vijne me te vecantat mes lajmeve. Nuk besoj te kete ndonje konkurrent per post bashkie ne ndonje vend evropian qe t’u drejtohet kundershtareve me titullin „Legen“. Epra kjo ndodh vetem ne Tirane, ne TirOnen e dashur qe eshte e te gjithave. Por kjo eshte nje ceshtje me vete. Nese ka nje gje per te cilen me vjen keq, eshte qe nuk gjendem ne Tirane ta ndjek me nga afer ecurine e „gallatave“ ne televizionet e shumta shqiptare.


    Gjakmarrja. Kete vit televizionet bene me ze kete gjeme kombetare, qe megjithe rendesine e saj, qendron e fshehur per shkak te „gallatave“ politike qe mbushin jeten mediatike. Femije te mbyllur brenda mureve te shtepive, te cileve ne raste dalje u kanoset jeta. Baballare te vrare e nena me te zeza qe qajne hallin e femijve qe jane pjese e mishit te vet e qe do te kene te njejtin fat. Dhe e tmerrshmja eshte se e pranojne cmendurine e cila iu mori jeten bashkeshorteve.

    Provimet e pranimit ne universitete. Keto perbene kulmin ne qiellin akoma te qete te fillimfushates politike ne Tirane. E nxine edhe njehere me shume emrin e Universitetit shqiptar. Profesoret u detyruan te dalin e te shfajesohen per c’po ndodhte, sepse kandidatet per studente kete vit ndermoren nje hap te rendesishem, iu drejtuan gjykatave per te zgjidhur ceshtjet e tyre. Por sa keq qe nuk kane prova konkrete. Kur degjova justifikimet ne televizion, me erdhi keq per ta. Si ka mundesi qe asnjerit prej tyre nuk i kish shkuar ndermend te merrte masa mbrojtese. Cfare nenkuptoj me masa mbrojtese. Po ja, qe te pakten njeri prej tyre, te kish regjistruar zerin e nje profesori duke kerkuar shuma parash, apo te ndonje tjetri, duke i treguar ndonje te perzgjedhuri zgjidhjet e problemeve te provimit. Ndoshta kjo gje ndodh vitin tjeter e ata behen aq te zgjuar sa t’i dalin se keqes perpara. Ne emisionin „Fiks fare“ ne kuadrin e shakase gjigande me emrin „Provim pranimi ne universitet“ redaktoret kishin pergatitur nje tabele me nje titull qe ngjasonte me sa vazhdon „Kurs kembimi per pranimin ne universitet“ e ku paraqiteshin sasite e parave qe duheshin paguar per te pasur te sigurte vendin ne secilen prej degeve te universitetit (ne fakt deget kryesore). Cfaredo qe te thuhet per pastertine e universiteteve te Shqiperise, besoj se damka e ketij viti eshte e pashkulshme. E kerkohet me pas qe te merren seriozisht nga institucionet mesimdhenese ne Evrope e Amerike. Nuk kuptoj me cfare guximi. Me kete duket se cdo diplome shqiptare i vene nje vule persiper qe shkruan „E dyshimte“.

    Turizmi qe kete vit u tkurr ne permasa te frikshme. Asgje s’ish permiresuar nga nje vit me pare duke shpresuar ndoshta ne „turizmin patriotik“ te vitit te kaluar. Pra qe te vijne kosovaret e te mbushin plazhet me ato kushte mizerje qe ofrohen ne plazhet shqiptare. Mungese e theksuar largpamesie, pse jo ne nivelet me te larta shteterore, qe duhet te jene ne gjendje te mendojne me larg se vilat, hotelet e pushimet e veta rreth e perqark Mesdheut. As elementet baze te marketingut nuk vihen ne jete. Nuk njihen as zyrat e turizmit, as reklamat e turizmit. Po si shkoj edhe une kaq larg. Aty mungon infrastruktura baze qe do te mundesonte nje turizem normal. (Sikur mos mjaftonin te tjerat u shfaq dhe nje shaka gjigande ne shtyp permes se ciles behej e ditur se Korridori 8 edhe nese kish ndonje shprese te vihej ne jete, do t’i duhej te priste te pakten 17 vjet per miratimin.) Dy qytete te Shqiperise qe do ta meritonin mborjtjen nga Unesco nuk kane mundesi ta gezojne kete. C’ndodhi ne Gjirokaster? Unesco kish refuzuar kerkesen e bashkise se ketij qyteti duke u mbeshtetur ne arsyetimin se nuk dinte si do te perfundonin fondet qe do te jepeshin nga ky institucion. Pra a do te vidheshin apo jo? Sa bukur, apo jo. Ndersa per Beratin, nje tjeter perle e Shqiperise, nuk u degjua ndonje ze qe te njoftonte ndonje interes te Unesco-s. Perse hajne buke te punesuarit ne ministrine e Turizmit? Eshte nje pyetje qe ia shtroj vetes vertet shume here, gjithmone pa pergjigje.


    Sa ceshtje ka akoma, po po e nderpres me keto kater pika. Ndoshta ndalet edhe ndokush tjeter te shkruaje. Ah, se mos harroj, Shqiperia eshte nje vend PA minister te jashtem.





    Vandal,

    te lumte per temen. Na bere te shkruajme gjere e gjate per dhembin qe na dhemb.
    Vazhdojne pershtypjet e mia POST-I.K. Me e reja......“Ne qiellin e buzeqeshjeve kendoje shpirtin tend“

    Dita

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •