Pjesa e pare

Viti I dyte mbas 11 Shtatorit 2001 pruri ndryshime shume me te medha dhe negative sesa I pari. Perkeqesimi I gjendjes se marrdhenieve nderkombetare eshte nje fakt I pamohueshem dhe, c’eshte me e keqja, ndryshimet kane te bejne me sektore themeltare me ndikime dhe pasoja afatgjata ne marrdheniet ndermjet kombeve. Behet fjale per ndryshime qe do duan teper kohe dhe mund ne menyre qe te rikthehen ne gjendjen e tyre te meparshme.

Mendoj se nje permbledhje do te ishte e nevojshme te kuptojme me qarte per se behet fjale:
1. Ne rradhe te pare OKB-ja, I vetmi organ mbareboteror, eshte zhytyr ne nje rruge pa kthim shkaterrimi dhe mosnjohjeje si organi I vetem qe ka te drejte te vendose per nderhyrje ushtarake ndaj nje shteti-anetar te saj. Perpjekja e Gjermanise dhe Frances ta bejne nje organizate paqeje s’pati rezultat per shkak te kembenguljes se Shteteve te Bashkuara te Amerikes te bejne luften e tyre ndaj Irakut jashte kontekstit te Organizates duke kuptuar qe s’kishin asnje lloj mbeshtetjeje ne Keshillin e Sigurimit. Do perbente nje gabim tragjik, qe do te sillte dhe goditjen perfundimtare ndaj OKB-se, pranimi nga ana e saj te marre persiper krijimin e nje qeverie te perkohshme te Irakut. Kjo do te legjitimonte, de jure, dhe luften e bere nga SHBA-te ne Irak. Formula e drejtimit te Irakut mund te perbeje vertet nje rrugezgjidhje per deshiren e europianeve te marrin pjese ne rindertimin, qeverisjen dhe ndarjen e kontratave te naftes irakene, por kjo gje do te rrenjoste pergjithmone ne ndergjegjen e plagosur te arabeve OKB-ne si nje organizate/vegel tjeter e Perendimit ne sherbim te pushtimit te tokave te tyre. Do te triumfonte pikerisht ajo qe Osama Bin Laden thoshte ne nje mesazh te tij per OKB-ne, ku e shihte si nje bashkefajtor I cili po u shkaktonte deme arabeve. Ketij lloj perceptimi mund ti bashkangjitet dhe hedhja ne ere e zyrave te OKB-se ne Irak, gjate diteve te kaluara.
2. Qeveria amerikane me indiference ndaj nje kulture tjeter dhe me ndergjegje te plote – jo nga gabime apo nga te metat e saj , sic thuhet shpesh keto kohe – eshte duke perparuar nje perplasje teresore me boten islame. Shtepia e Bardhe konsideron – me te drejte – qe, sa me teper qe pershkallezohet konflikti ne fjale, aq me teper do te ngushtohen dhe shtegjet e diferencimit te europianeve, akoma dhe ne rastet ne te cilat ndoshta do te deshironin te manovrojne ne nje menyre tjeter. Kjo gje vertetohet nga nje shumellojshmeri parametrash, sic jane: arrestimet e shume arabeve, qofte dhe thjeshte si te dyshuar, si ne Amerike, ashtu dhe Europe, mohimet per dhenie azili politik arabeve dhe myslimaneve, perkeqesimi I marrdhenieve euroarabike, etj.

Nga ana tjeter, qendresa e irakeneve kunder pushtueseve (termin pushtues e ka pranuar dhe vete Administrata amerikane) e shndrron ate vend ne nje lloj Palestine te kohes moderne. Eshte e veshtire per ne europianet dhe sidomos per amerikanet te kuptojne qarte se sa shume urrejtje lind ne shpirtin e opinionit arab, dhe me gjere atij mysliman, nga ndjenja e poshterimit qe ata perceptojne ndaj shkaterrimit, pushtimit dhe pergjynjjes se Irakut. Fakti qe shteti dikur me I pasur I gjithe botes arabe, qe te gjithe e kishin zili per pasurite natyrore, per shendetesine, per nivelin e larte te jeteses, per nivelin e larte te sitemit arsimor, eshte shndrruar tashme ne nje mase te paane njerezish te deshperuar dhe te shkaterruar si fizikisht ashtu dhe ekonomikisht e psiqikisht, qe s’kane me as uje per tu lare e pire, as energji elektrike, as ushqim, as pune dhe qe rropaten perdite ne rradhe per ….nafte, s’do shume komente per te pershkruar ndjenjen e mesiperme te arabeve. Duke patur parasysh qe qeveria amerikane nje here kercenon Iranin, nje here Sirine dhe pastaj dhe Arabine Saudite, diten tjeter organizatat integraliste te Palestines apo Libanit, e keshtu me rradhe, mund te mbeshtese fare mire ate qe thame me lart per ndergjegjen e plagosur te arabeve.


...vijon


Enri Hide
Shtator 2003