Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Mr-HappY Maska e Kuksjan_forever
    Anėtarėsuar
    25-01-2003
    Vendndodhja
    °©Ne Det©°
    Postime
    366

    ~~~~~~~~~~Mesele~~~~~~~~~

    ANEGDOTA POPULLORE
    size=4]Shėnim: Per hire te origjinalitetit dhe mos humbjes sė kuptimit dhe porosis qė i gjejmė te anegdotat apo te njohura nė popull si MESELE ose BISEDA ME RROTULLA do ti tregojmė mu nė atė mėnyrė se si janė interpretuar nga vetė ata qė i kanė treguar ose qė janė ruajtur gjenerat pas gjenerate,deri ne ditėt e sotme.[/size]


    MOS PO E RRUJNE EDHE AT QEN
    Ish kane njani tuj u rrue.Berberi e kish pas briskin e pamrehun, e k'ti i diqke l'kura sa qaq bahet.Tuj u rrue ky njeri, e nijti ni qen tuj piskate n'rruge.At'here foli:
    --A thue , more , cka qaj qen qi po pisket?A mos po e rrujne edhe atona a?

    DJELMT EVLIHA
    I kish pas magjupja dy djel.Po i lavdohet shoqevet:
    --I kam dy djelt evliha.
    --Qysh?--i thane shoqet.
    --Mramje per mramje , kur bojne llaf qysh do me marre moti , njani thot:
    --Neser do t'bje shi.--e tjetri thot:
    --S'do me ra-- edhe kurr nuk nuk bahet per pa i dale njanit fjala.

    PERTEJ DJEPIT--PERTEJ DETIT
    E 'kish pas thirre burri t'shoqen:
    --Oj grue , ku je?
    --Jam pertej djepit.
    --Pertej djepit , pertej detit.


    KUSH KA KORRE?--NUSJA
    Ish kane ni zotni e kish pas toke shum.Kish pas shti argat n'are me korre grune , e ner ta ishte edhe 'i nuse e shpis.Kah akshami ish kan shkue zotnija te argat.Vetke zotnija tuj shkue ares:
    --Kush i ka korre qita rena kaq keq?
    --Nusja,-- thojshin tjeret per me e pshtue veten se e dishin qi nusja nuk flet.Shkojke ma larg zotnija e prap vetke:
    --Kush i ka korre qeta rena kaq keq?
    --Nusja,--ithojshin prap argat.
    Kur u ba aksham e erdh vakti m'i marre hakun,zotnija tana paret ja dha nuses.Argat i thane:
    --Pse me ja dhane nuses tana paret?
    --Prej fjalve t'juja po merret vesh qi nusja e paska korre krejt aren.

    E LUMJA , MORI E EJTE
    Ni vajze ish kan hi ner vade (t'marteses).Kishte me u martue t'ejten.Kur erdh koha , nja kater pes dite pa shkue , ja nisi e po i njen dit:
    --E hane , e marte , lumja mori e ejte.
    T'merkuren e kapercei , e harroi pej qejfit e pej ngutes me shkue sa ma perpara te burri.(ktu ni her jane martue t'ejteve).


    ZJARMI I ZHABARIT
    Ish kane shku njani musafir n'Zhabar t'Eper.Aty ku bjen n'konak , i gjane edhe do musafir tjere.Ish kane dimen e f'toft i madh.Zhabari s'kan dru shum e e kane zakon mos me e kalle shum kaftorin.Ky musafiri qi shkoi vetun , kish pas nirthe.Me i than t'zotit shpis:"Kalle kaftorin ma shum!,s'kish pas mujte se i kish pas ardhe marre".Po dikur s'ju durue e foli:
    --Valla , more burra , me e dijte qi asht edhe zjarmi i xhehnemit si zjarmi i Zhabarit , tybe gja s'kisha lane pa ba.

    FEMIJA MUND TI PERGJAS EDHE RROGTARIT
    Tuj ba muhabet n'shoqni i thane njanit;
    --Djali yt i ka ga' rrogtarit.
    K'ti edhe ju ba merak.U idhnue.Shkoi n'shpi e po i thot t'shoqes:
    --Oj grue , po m'thone hallki:"Djali yt i ka ga rroktarit".
    Grueja edhe ja priti:
    --He njeri , pse po bahesh budall e po i ngone hallkin.F'mija i gajne dajve shtat sahat rruge larg , e s'po i gajne rrogtarit qi a kane n'shpi.



    A HIHET NE KET UJE
    Ish kane njani tuj ba udhe.Ja mrrini tu ni uj , e zatetet ni coban stomit t'ujit.E kish menen me dale n'at ana ujit.E veti cobanin:
    --O coban , a hihet n'qet uj?
    --Po.
    Ujt ish kone koxha i felle.E merr drumtarin e e con nja 'izet-tridhet metra teposhte.Dikur drumtari mezi qi duel.U k'thue te cobani e i tha:
    --Pse , bre coban , ke tuj m'marre n'qafe e nuk m'kallxove t'drejten?.Gati u myta.
    --Ti nuk m'pvete a dilet , po a hihet n'qit uj.Me hi a kollaj , po me dal a zamet.Duhet me vete a dilet e jo a hihet.



    TUPANI I LETRES
    Ish kane ni deputet e merr udhtim.E teshi n'rruge ni njeri me ni tupan t'letres.E p'veti:
    --Cka asht ky?
    --Ky asht tupan pej letre , me i ra kur naj deputet t'ban xhymertllek.
    --Po ky ckyhet , more
    --S'e di , se kurr s'm'ka ba vaki me i ra deri sod.


    GEZIM MA T'MADH?--KUR JAM MARTUE VETE
    Bajram Haliti e kish pas martue djalin.Kur shkojne shoket me ja ba per hajr , i thone:
    --Per hajr , Bajram Haliti qi e martove djalin!
    --Hajer paqi!
    I thone:
    --A ki pas gzim ma t'madh n'ymer tan se sot qi pe marton djalin?
    --Po , qysh jo.
    --Kur?
    --Kur jam martue vete.



    KUSH PO HIN ANDEJ?
    E veten ni babe:
    --Qysh pe e qon me k'ta t'rit?
    --Birinxhi.
    --A po t'ngojne?
    --Kush po hin anej!SA FEMIJE I KE?
    E d'veti ni grue njanin:
    --Sa thmi i ke?
    --Pese.
    --Po m'dhimesh.Sa t'jete thmija i vogel , ta hane kashaten e gojes , kur t'rriten , ti hane mushknit.


    NUK TE NJEH KUSH A JE GJALLE
    Ish kane ni katunar i thjeshte , po menen e madhe.N'bramje shkon te shpija e a ungje e po rrin mazun.E shoqja e k'thei darken edhe e thirri me hanger.
    --He , moj grue , nuk e din ti cfare derti kam une.S'muj me hanger buke.
    --E cfare derti ki , njeri?
    --A dek filan bajraktari;filan aga e filan parija e m'ka mete fisi n'krye.
    Greja priti e i tha:
    --Hajde njeri e ha buke , se s'tnjeh kush qi je gjalle , se vec taksirati i ktyne thmive me m'i lane unet , qi t'ka hype menja e madhe , se kush s't'nje.


    QITEM MOTER TA LAJ FTYREN
    Shkoi njani te motra e vet e martueme e nejti rrum dy muej pa luejte hic.E kish gjet mire aty;me punu s'punojke e miku i bajke muhabet boll.Ma s'mrami miqt nisen me u merzite,po s'kishin qysh me i thane me u cue.Edhe motres nuk i vike mire qi po rrin vllau aq shume.Ni dit natje i tha vllau motres:
    --Qitem uj , moter , t'e laj ftyren.
    --Uh , vlla--i tha motra.---Cfare ftyre po do me la!?.Ti me pas ftyre, shkon te shpija jote.



    QAFA E PULES ME PELQEN MA SHUM
    E kishin pas vet njanin:
    --Cili mish i pules asht ma i miri?
    --Mishi i qafes asht ma i miri,--ja kthei ai.
    --Qysh more, mishi i qafes ma i miri?.--nisen me ba hajgare ata qi e kishin vete.
    --Per mue asht ma i mire mishi i qafes se dajma kam hanger qafa t'pulave e mish tjeter i pules s'm'ka ra kurr hise.


    [b] KUSH NUK DIN PER VEHTE NUK DIN PER KERKEND[b/]
    Niset me shkue njani n'sheher.E mushi ni thes me drith.N'njanen ane e qet at thes n'kali e n'tjetren ane e qet ni cung.Cungun e ban barre.E teshe ni njeri n'udhe.I thot ai njeri:
    --Cka ke ba kshtu?
    --Qe valla,e ngarkova qet cung me e ba barre.
    --A ki tjeter thes me veti?
    --Po kam.--Edhe ja dha thesin e shprazt.
    E shkarkuen kalin,e dane drithin n'dy thas e ja ngarkoi e ja bani t'dy thaset barre,e cungun e la n'toke.E i tha:
    --A asht ma mire tash?
    --Po valla.
    --Une--tha-- s'di per vedi se , me m'sue hallk di.
    --A s'din per vedi?-- i tha i zoti i kalit.--Nale ta ngarkoj prap cungun si e pata se, ti qi s'di per vedi, s'di per kerkan e s'm'ban hajr as mue.


    DIJA E ZBULUEME DHE E PAZBULUEME
    Ish kan dale ni njeri me shetit.Shkon teri n'stom t'detit.Aty ish kane ni peme e madhe.N'at peme ni shpen i bardhe.Ai shpen e kish pas ni pike uje n'kaqep.Ky njeri quditet shka ish ajo peme aty e ai zog me ni pike uje n'kaqep.Kah kthehet n'kujtim,teshet n'ni plak t'mrrine.E veti plaku:
    --Cka ki qi je kshtu menueshėm,more bir?
    Ai u pergjegj:
    --Kshtu e kshtu e pashe ni pemė n'stom t'detit e ni zog n'pemė me ni pike uje n'kaqep.S'po di se cka do me thane kjo pune.
    --Po t'kallzon plaku--i tha i mrrini.--Pema n'stom t'detit asht dyjeja.Shpeni n'peme asht insani.Pika e ujit n'kaqep t'shpenit asht dija sa kan mrri njerzit,e ata ujt tjeter t'detit asht dija e pazbulueme.



    KUR QESHET DITUNIA?(IRONIKISHT)
    Dijen e kishin vete:
    --A kesh naj here n'ymer tan?
    --Po,--kish than dija--une keshi (kuptohet:ironikisht) n'ymer tem tri here:kur i madhi nuk ja din t'voglit,kur i forti nuk ja din t'ligit edhe plaku kur nuk ja din t'riut.



    I CELSHA VESHET E I MSHELSHA SYTE
    Ish kan shku Brahim Uka i Dobrodolit te Rraci i Siqeves,e thojke:
    --Kur shkova te Rraci,i celshna syte e i mshelsha veshet,--se Rraci ish zingjin,po meshkuj t'muhabetit s'kish pase,krejt do t'shnosh.
    --Kur shkojsha te Tahir Hasani i Kijeves , i mshelsa syte e i celsha veshet se hem jan kan t'fort pej takati e hem kan pase burra t'meēem (Ramadan Shabani) .



    PAK TLYNE,PAK DUHAN
    Nifare Shaba ' Dema i Vuqines e kish pas pi duhanin shum.Djemt ishin kan pas menue me ja hjek duhanin e po i thone ni dite:
    --Ish.kallaj, bre babe, me e lane duhanin.Na ka kallxue dikush.
    --Qysh , bre bir?
    --Me e hanger ka 'i luge tlyne sabale.
    Plaku s'kish pas qef me e lane krejt.Po u thot t'bijve:
    --Jo,bre bir,s'un e kini marre vesh mire.Kan thane:Pak tlyne e pak duhan!



    [b] SHKA DUHET PER YFTAR[b]
    Kishin pas shkue dy vete n'shpi t'Tahir Berishes.Po bajne llaf shka duhet per yftar.Foli njani:
    --Per yftar duhet pogaqe,voe t'perzhitne.petlla,djath t'njome.
    Tjetri tha:
    --Duhet me pase edhe hurme,fiq.portokalla.
    I thane Tahirit:
    --Ti ,Tahir, ke qef me pase per yftar ni sheke kallamoq (se kujtojshin qi Tahiri s'din gja, se ish kan bjeshkatar).---Tahiri tha:
    ---Tana kto po i ngjehni ju per yftar.Yftar e nreqin ma shume gjinja.Gjin duhet me pase per yftar.



    RAHMET PASTE KUSH E KA GJETE MISHIN E PASULIN.
    Njani kish shkue n'mal per dru.Gjith diten nejti pa buke.Edhe e lagu shiu.Kah u kthye ,po thot me vedi:"Ishalla e gja ' ni pasul per darke".Kur i pruni drute tu shpija, u shtrue darka.Bacica kish shti pasul , edhe me mish.Kur e pa ky pasulin me mish u gzue.Hanger shum.Piu edhe i'gote uje, e dhezi ni cigare e tha:
    --Zoti zhdrypte rahmet n'shpirtin e ati qi i ka ra n'men me i bashkue mish edhe pasul bashke.Pasuli jemek n'veti, e mishi kapaki i t'tanave,a ka si bahet ma mire!



    FALLI I TE VORFUNIT
    Ish kan njani fukara.Shkon tu falltori e i thot:
    --Allahile, a po m'qet fall?
    --Per cka po do me t'qit fall?
    --E kam jeten e keqe e jam fukara i madh.Pa kqyr, a kam m'u ba najhere zingin i madh?
    Falltori zu m'i qit fall me pasula.Ikqyri sa i kqyri , e dikur tha:
    Edhe tri vjet qishtu e ke fatin.
    --Po masanej?--e veti fukaraja.
    --Masanej m'sohesh s't'duhet ma mire.

    GJYGYMI I ĒAJIT
    Shkon njani n'Shtime.P'e shef njanin qi kish ra n'fukarallik e i kish qite m'e shitė gjygymin e ēajit,e kishte pas shite edhe token , e tash e kish qite me e shite edhe gjygymin .Po flet ky qi kish pas shkue n'Shtime.
    --A po e shet gjygymin a?
    ---Po ,po e shes.
    E kqyri gjygymin e i tha:
    --I mir tuk'a , po i vogel a ?
    --Po t'doket i vogel , po i vogel s'a,dymdhet hektere toke m'i ka hanger.



    A S'I KENI DY VEGSHA
    Njanit i erdh mysafir ni jaran i madh.E kish menen me i ba muhabet e ja veti qefin.
    --A don me t'shti mish e lakna a mish e pasul per darke?
    --Pse jaran, a s'i keni dy vegsha


    [b]UNE PO E THEJ QAFEN N'BOSTAN[b]
    Ni zot shpije jau dajke punet mashkujve t'shpis nadje.Gjithhere punet ma t'lehta per veti i dajke.Ni dit po u thot:
    --Ti ke me shku me berre, e ti shko n'mulli , ju dy shkoni n'are e une po shkoj e po e thej qafen n'bostan.



    BINI JU SHEHADET
    Ni i Drenovcit kish ba me deke.Robt e shpise po i thone:
    --Bjer shehadet, babe!
    --Bini ju shehadet se mue m'rrou dreqi.



    U NIS PER MEVLYD E DUEL SURLE E TUPAN
    Qohet Lima Kelmendi e e thrret hoxhen m'e knue ni mevlud.Nuk vjen hoxha se i dele ni deke a pune.Ja con zoti tupanxhine e surlaxhine qi i kish zane nata e shkojne me bujte te Lima Kelmendi n'Balince.I shtin mrena Limani e ua shtron darken.Mas darke i shtine djemt e shpis mysafirt me i ra tupanit e surles.Ja filluen kta e po bajne gjymysh . Limani u ba n'qef e kish pas fole:
    --Kalleni,kalleni e bani gjymysh!.E kam pas nise per mevlud e m'duel surle e tupan.


    KĖMBĖT HEQIN PĖR KRYE BUDALLĖ
    Niset njani pej shpije per ni pune.N'ven qi me sose pune shpejt e me i ra shkurt nget gjith diten posht'e perpjete e gja s'un n'req.E nxe akshami n'ni katun.Bjen n'konak te ni mik i veti.Kur merr m'i shtrue miku me ra mas darke,ja shtroi dyshekun edhe ja qet jastakun.Ky muer e ra.Kamet i qiti n'jastik e kryet n'fun t'dyshekut.Miku po i thot:
    --O mik, per s'mrapshti je ra se kryet duhet m'e qite n'jastik e jo kamet.
    --Jo,bre mik, se mir jam ra,--ju pergjegj musafiri--se kamet hekin per krye budalle.Gjith diten kamet kan heke per k'ta krye budall e tash kamet ne t'pushojne rahat n'jastik e jo kryet, se s'e meriton.


    **Shėnim: Anekdotat-meselet e pėrmbledhura nė kėtė faqe janė meritė e plakut ! tė vjetėr(menqur) Murat Rudit.
    Love is a name
    Sex is a game
    play the game
    and forgot the name...

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kuksjan_forever pėr postimin:

    Irenna (14-02-2014)

  3. #2
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Kuksjan djali tema me pelqeu e jam shkri tuj qesh vetem se kto fjalet maposhte si kuptova tamam.

    Rena=?
    Kaftor? (ndoshta oxhakut apo jo?)
    Vade=? (ne turqisht don me thane koh...cfare kuptimi ka)
    Drumtar=?
    Dajma=? edhe kete e kuptova icik ne turqisht dmth gjithnji po si dihet se si e perdorni ju ne kukes..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 14-04-2005 mė 12:50
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •