Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Wink Copėza dashurie nga glaukus 001

    Po i rikthehem kesaj teme "poezish" te cilat u nisen ne forumin e meparshem , duke sjelle si fillim krijimet e mia te fundit.
    Shpresoj qe edhe te tjeret te japin ndonje ndihmese.


    "Djali i vetem"

    "Te rrita me buke misri
    djathe e kokrra ulliri,
    te kisha si femi
    ti ishe me i miri.
    Jo , ty nuk te lane,
    te moren me zor
    Ma vodhen gjeldetin me 30 dhjetor !!!"




    ***********

    "Ta dhashe ne dore
    dhe prita me durim,
    me the :"do kthehem si ere"
    por shkove me vrap, ike pa adrese.
    Nuk te pashe me o 10 000 lekshi im!
    Kamarierja e poshter kusurin ma muar
    3 minuta me pare pronari e kish pushuar !!!"

    "Kamarieres"




    **************

    "Trotuari im ty te njoh cdo pllake
    di numrin e tyre dhe se sa je i gjate,
    eci siper teje dhe pres pa pushim:
    Kush do ndaloje sot per nje "bisedim"?
    Takat po me lodhin, peisazhi s'ndryshon:
    e kuqe, portokalli, jeshile ,
    makinat vijne e shkojn'.
    Nuk shtyhet keshtu, jeta s'ka kuptim!
    Do futem ne klub mos gjej ndonje trim !!!"

    "Semaforistja"




    ****************

    "Ecim neper pyll,
    kafshet na pergjojne,
    mes burimesh te ftohta buken shijojme.
    U lodhem,
    vendosem te shkojme per ne shtepi
    Nuk e gjetem dot shtegun per n'Greqi !!!"

    Emigrantet




    ******************

    "E doje shtatlarte dhe me dhjam te pakte
    e doje te zgjuar e me sy te shkruar
    e doje te pasur me flori mbuluar
    e doje t'kish veture, te ish i duruar
    Na le beqar moj femer e llastuar !!!!!"

    "Shoku i jetes"




    *********************

    "Ate dite te bukur maji
    u futem ne nje dhome private
    edhe , folem gjat' , pa pushim aspak
    qeshem fort dhe me ze te lart'.
    Me ne fund ... te putha
    ti me perqafove,
    une te hoqa bluzen
    ti m'kafshove buzen...
    Por befas ... nje zhurme e thate zemren ma keputi
    Ah c'me ngriu prape ky kompjuter muti !!!!! "

    Dhoma e kanalit Shqiperia



    *******************

    "Deti eshte blu, dielli i arte
    qielli eshte i kalter, bari jeshil ...
    Ik andej mor kopil
    hiqe lopen nga livadhi im !!!"


    ***
    glaukus
    (amadeos)

  2. #2
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Ngacmime ndjenjash ...

    --Vazhdojme me 3 te tjera --



    "C'bukuri kane malet
    fushat gjelberojne
    pemet plot me gjethe
    bilbilat cicerijne
    Kendoni ju zogj kuckash , ne ne sherbim rrime !!!"

    Ushtaret



    ************************

    Me goje u perpoqe ta marresh
    po s'ia dole dot,
    me dore vendose t'i hysh
    por e kishe kot,
    "Ah mor provim qe s'te mora dot" !!!

    Me goje e shkrim



    ************************

    "Ujku dhelpren propozoi
    me ne fund ajo pranoi,
    ne shtepi pastaj e ftoi
    vetem 5 minuta atij i premtoi.
    Ai pohoi me koke
    por ndenj' gati 1 ore.
    Ajo ne fillim tha me fjale te ndara:
    Jo ,, mosss ,, ik !
    por pas 5 minutash shtoi nga e para:
    Jo mos ik jo mos ik o mik !!!
    Ujku buzeqeshi dhe me vete tha:
    Vetem 5 minuta po me te rejat ama !!! "

    Don Zh...ujku


    ***
    It wasnt me,
    I didnt do it,
    She made me,
    Whatever !

  3. #3
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239

    po e provoj edhe une...

    Glaukus, mos ma vi re po s'te pelqyen se po i bej shpejt e shpejt.
    Tani sa lexova te tuat.

    Ty moj cupe,
    Ty qe te mbaj me kujdes ne duart e mia,
    dhe qe me ben te dridhem nga emocioni,
    ty qe me ben gjithmone te ndryshoj te qeshuren,
    nuk te dua me .
    Do te te flak qe nje shoku im te te marre,
    se ke -6, je cupa kupe!



    2. Oh!
    ti je e vetmja gje qe do te deshiroja kete cast,
    a s'e ndien veshtrimin tim here pas here?
    harrohem ne endrra per ty duke menduar,
    Oh, sikur ta dije sa shume te deshiroj
    te te marr ne duar , te te afroj buzet
    ...por doktori ma ka ndaluar edhe nje gote te vetme konjaku!


    3. do te braktis ty ,jete e poshter,
    do te iki njehere e pergjithmone,
    dhimbja nje cast do te zgjase
    e pastaj , gjithcka do te harrohet...
    tani do te nisem,
    eshte hera e fundit qe po ndiej kuterbimin e ketij vendi
    te qelbur
    ja! ika...
    ... nuk rrihet tere jeten lopcar!


    Glaukus. Shpresojne te te kene pelqyer sadopak. Behu i gjalle me ndonje gje tjeter.ciao
    ...niente che amassi di piu'...

  4. #4
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Cool Sqarim

    Jo or jo nuk ka asnje lidhje stacioni po e thashe "me sponde" (si ne bilardo) , se u beme lemsh.
    Nejse se perseri shkruajta dicka, ca strofa te tjera. Ndoshta disave keto krijimet e kesaj rubrike mund t'u duken si anti-letrare apo jo shume humane, por fakti eshte qe ne shpesh mbajme ne shpirt ndjenja ironie apo humori qe ne jeten e perditshme do deshironim t'i pohonim por qe e dime se do prekte a fyente persona te caktuar. Nganjehere te vjen per te qeshur kur shkon ne ndonje ceremoni varrimi ashtu sic edhe te dalin lot kur qesh shume.





    E ndertonim naten
    po na prishej diten,
    i nderruam vend
    po shpejt na levizen,
    Kjosken tone te vogel na e coroditen !!!

    (Kjoska ilegale)


    ************************



    Nga kati i trete u rrezove,
    drejt e ne bahcen time,
    u plagose keq, shume brinj' coptove
    Kur re mbi kopshtin me perime
    Me le pa sallate o komshija ime !!!!!!

    (Aksidenti)


    ********************



    Ishte nate, rashe siper teje
    me shpove, me there,
    sapo t'kapa fort
    ti rrobat mi shqeve.
    Ah teli me gjemba fort c'me mbertheve !!!

    (Tentativa e arratisjes )


    **************************



    Ne ballin e anijes hape krahet ti
    porsi ajo vajza e filmit "Titanik"
    prisje nje Di Caprio te te perqafonte
    ... Te shtyu pijaneci qe cakmak kerkonte !!!

    (Ajo qe humbi ne vale)


    ***************************



    Bleva nje Benz por s'kisha garazh
    n'gazete vura njoftim, prisja gjithe gaz.
    Pas disa ditesh nje burr' telefonoi
    garazh kish ai, pazar me kerkoi
    I thashe: S'me duhet me , vetura m'fluturoi !!!

    (Me vodhen makinen)


    ***********************



    Dy dite pa ty
    s'te kam pare me sy
    flas ne telefon, zerin ta degjoj
    mungesen ta ndjej, vetmine e kuptoj.
    Gjithcka do jepja, nje deshire nga zemra :
    Eh sikur te kisha dhe 2 dite te tjera !!!!!

    (Mall)


    *********************



    Puseta e hapur

    Nuk e di si ndodhi,
    sikur dreqi mend't mi mori,
    u derrmova fare, shpirti im e di...
    Me duket rashe dhe un n'dashuri !


    ***

  5. #5
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Arrow - vazhdojme me te tjera ...

    -------------------------



    Me kallama ne duar shkojme nga liqeni
    hame edhe pijme, magnetofon kemi,
    qejf po bejme vecse peshq s'po kapim
    Keshtu na ndodh kur tritol nuk marrim !!!

    (Per peshk )


    ***********************



    Ne uje po noton
    cizmet e gjahut kerkon ,
    permbytja frymen ta mori
    Cezmen e le hapur kur hyri tetori !!!!!

    (Fillim nentori )


    ***********************



    Ulur prane teje rri e te veshtroj
    ti ecen gezueshem me buz'qeshje n'goje,
    ne fillim heq syzat, kapelen dhe oren
    pastaj ... fustani poshte te shkoi
    Me vrap shkoj te lahem, dielli m'perveloi !!!

    (Nje gjyshe ne plazh )


    ************************



    Stola te lyer, bukuri me peme
    lozin rinia pensionistet flene
    lule me ere e bar paska plot
    Lopen do marr kendej t'a kullot !!!

    (Parku i ri )


    ************************



    Je e lehte si flutur
    floket, geshtenje te bukur
    i kreh me ngadale
    Prit mos leviz, nje morr ke ne balle !!!

    (Simpatikja )


    ************************



    C'kane taksite qe nuk po ecin ?
    Rruget bosh perse po mbesin ?
    Ne shtepia kush bertet ?
    S'behet tjeter muhabet, mendja top cdo 4 vjet !!!

    (Boterori i futbollit )


    ***
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga glaukus 001 : 18-06-2002 mė 01:19

  6. #6
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Question Po me uren c'paten ?!?

    Ndoshta u lodhet po nuk kam mbaruar akoma ...


    More malet dole partizane
    vjehrren nuk e doje
    kishe shume halle,
    Po macen pse e vrave ?!?

    (Nusja )


    ************************



    Fort e perqafove
    malli t'kishte marre
    nga puna u ktheve
    dhe dy brinje ja theve !!!

    (Pas pune )


    **********************



    Rakine do t'a le
    jo nuk do pij me
    shishe pa hesap, s'pysja per sasi
    Veren do filloj, te shijoj cil'si !!!!!

    (Betimi )


    ***********************



    Ishe mjeshter i shpejte
    kishe dore te lehte
    floket mire m'i zbukurove
    Po edhe veshin ma shkurtove ?!!!?

    (Berberi i lagjes )


    *********************



    U njohem ne klub, aty u takuam
    u dashuruam te dy, n'klub u perqafuam
    u zume ne klub, gotat fluturuam
    Une banakier , kamariere ti
    klubin sec falimentuam !!!

    (Klubi i gjuetareve )


    *********************



    Na erdhi gjermani fshatin pushtoi,
    beri terror shtepiat na rrafshoi,
    arrestoi ca pleq grate na i ndoqi
    uren na e prishi lumin na e dogji !

    (Po me lumin c'paten? )


    *********************



    Vajta shetita gjithe Kalabrine
    po kund nuk gjeta si Arberine,
    shkova n'veri dhe pashe Venedikun
    kuptova pse njerzit kalojn' Adriatikun !

    (vargje te nje kenge ... )


    ***

  7. #7
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    se shpejti ...



    Ka moj Lule ka .


    --------
    ai -- Usta a u poq ai fernet apo jo ?
    ustai -- Po ti sikur deshe ponc?
    ai -- E mire beje konjak sa te vijne dritat !

  8. #8
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Postime
    9
    Te lumte goja o humorator
    Me keto copeza plote humor
    Pi nje teke se e ke nga une
    Po spati drita merr nje gote uje

  9. #9
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Cool copeza pijetaresh...

    Falemnderit dhe prej teje
    per keto vargje hareje
    nuk pi teke, e kam lene
    Vetem dopio !!! - me kane thene .

    (uje i markes "Bekimi")

    ---------
    I will not drink any more, but i 'll not drink less either.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dallaverexhija
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    KE VILA ME RROTA PERBALL PARKUT RINIA
    Postime
    35

    ej ta them edhe une 1

    mgjs qekan te gjithe cuna ktu po e them edhe une nje te mos ngeli pa goca


    Jam nje porte ku behet gol
    kush ne xhep ka portofol .
    Dal ne rruge dhe gjoksin tund
    me kemishe dhe mini fund.
    aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    lozonjare jam aaaaaaaaaa djemt' shume qejf i kammmm.



    kam dhe ca te tjera por tani skam kohe, ok
    I wrote your name in the sky but the wind blew it away
    I wrote your name in the sand but the waves washed it away
    I wrote it in my heart and for ever it will stay

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letra dhe histori dashurie.
    Nga Era1 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 25-07-2014, 18:05
  2. Ardian-Christian Kyēyku
    Nga Eagle nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  3. Letėr dashurie -- Dhaskal
    Nga Arbushi nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 10:26
  4. Copeza dashurie!
    Nga ~Geri~ nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2005, 09:59
  5. SMS dashurie
    Nga two-head-eagle nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 120
    Postimi i Fundit: 21-07-2004, 14:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •