Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Edhe nė Suedi 11 shtatori i kobshėm

    Erdhi 11 shtatori, sigurisht me kujtime tė hidhura dhe njė farė ankthi nė Amerikė, sidomos nė Niujork. Radioja kombėtare suedezė dje, mė 10 shtator, transmetoi njė program pėrkujtimor pėr ngjarjet e 11 shtatorit. Pikėrisht nė atė kohė Anna Lindh, ministreja jonė e punėve tė jashtme, shkoi nė shitoren e madhe NK nė Stokholm pėr tė blerė rroba. Ajo ishte si zakonisht pa rojė. Befasisht njė burrė me thikė nė dorė u vėrsul mbi tė dhe e goditi disa herė nė barkė dhe nė shpinė. Dhunuesi u zhduk pa u diktuar.

    Nė mėngjesin e kėsaj dite, 11 shtatori, Anna Lindh vdiq nė spital. Suedia ėshtė nė pikėllim, njerėzit qajnė nė rrugė, nė vendin e ngjarjes vendsen lule. Tė gjithė jemi shumė tė brengosur. Anna - e gjallė, e interesuar pėr cdo gjė, politikane aktive dhe gjithashtu nėnė, nuk jeton mė.

    Dhe shoqėria jonė e hapur - a do tė zhduket? A do tė kemi Suedinė e rojėve, Suedinė e kontrollimit policor nė cdo lagje, njė vend pa liri dhe mundėsi demokratike? Si mendojnė tė huajt tė cilėt kanė ardhur kėtu pėr t'i shpėtuar dhunės policore, diskriminimit dhe luftės nė vendlindje?

    Nė duhet tė bėjmė cmos pėr tė mbrojtur shoqėrinė e hapur - kudo ku jemi. E ardhmja e botės kėrkon mundėsi pėr tė gjitha kulturat por jo pėr tė gjitha traditat dhe paragjykimet. Disa zakone dhe praktika antidemokratike duhet tė hiqen. Por nė shumicėn e rasteve nevojat dhe dėshirat i kemi tė pėrbashkėta nė kėtė botė. Tė luftohet terrorizmi po, edhe terrorizmi komercial qė gjejmė nė Internet me reklamat e neveritshme tė cilat na imponojnė pa pėlqimin tonė. Sindikatat dhe mafiat duan tė shkatėrrojmė shoqėrinė tonė, mė duken aq tė pamėshirshme sa Usama bin Laden me shokė .... por qendrėn e kanė nė SHBA dhe jo nė Afghanistan.... Dhe lufta kundėr terrorizmit vazhdon me mjete dhe metoda shumė tė gabuara!

    Suedezėt janė sot tė pikėlluar, tė poshtėruar nga armiqtė e shoqėrisė sė hapur. Anna ishte shumė popullore .... po ruaj dy letra nga ajo, nė tė parėn ajo mė falėnderon pėr Antologjinė letrare shqip dhe suedisht, nė tė dytėn ajo mė shpjegon qėndrimin e qeverisė nė lidhje me njė zyrė nė Prishtinė pėr viza dhe probleme tjera. Kur u vra Zoran Xhinxhici ajo ishte vetėm disa qindra metra larg, nė Beograd pėr vizitė. Reporteri suedez e pyeti: A mos mund tė ndodh kjo nė Suedi? Ajo bėri njė lėvizje tė irritur nė shėnje mohimi-

    Sot ne e dimė: Ajo e ndan fatin e kryeministrit tonė Olof Palme, i cili u vra nė rrugė nė vitin 1986. Partia socialdemokrate ėshtė bėrė parti dėshmorėsh.... Sepse protagonistėt e shoqėrisė sė hapur kanė paguar shtrenjtė, me jetėn e tyre. Ne jemi shumė tė pikėlluar, edhe unė kam dėrdhur lotė, pėr Anėn, pėr familjen e saj, pėr fatin tonė nė tė ardhmen e pasigurt...

    Nga Suedia e errėsirės...
    Ullmar Qvick

  2. #2
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Swedish Foreign Minister Dies of Injuries

    By MATT MOORE
    Associated Press Writer

    STOCKHOLM, Sweden --
    Swedish Foreign Minister Anna Lindh, touted as a future prime minister, died Thursday from stab wounds, the second Swedish politician to be murdered in the Scandinavian country in 17 years in a rare act of public violence.

    Lindh died at 5:29 a.m. from severe internal bleeding and injuries to her stomach and liver after she was knifed in an upscale Stockholm department store by an unknown assailant.

    Police didn't believe the attack was politically motivated, despite the fact it came just three days before Swedes were to vote in a referendum on adopting the euro. Lindh was an ardent supporter of the common currency and one of the "yes" side's most visible campaigners.

    Prime Minister Goeran Persson said the referendum would go ahead as planned.

    Lindh's death cast a pall across the Scandinavian country of 9 million, whose residents have always enjoyed wide access to their leaders. Lindh, like slain Prime Minister Olof Palme, had no bodyguards. Only Persson and King Carl XVI Gustaf have permanent security details.

    Choking on his words as he announced Lindh's death, Persson said the country's tradition of openness was forever damaged by the killing.

    "The attack against her also hurt the society we've built up and in which we want to live in," he said.

    In the Riksdag, or parliament, lawmakers held a moment of silence, while Swedish flags flew at half-staff across the country. Churches were to be kept open in many parts of the country and a memorial service was scheduled for the Uppsala Cathedral Thursday night.

    Agneta Blidberg, the lead police investigator, said every resource was being used to track down the attacker, who was last seen fleeing the store. Borders with Norway, Finland and Denmark were being monitored closely and ferry traffic between Sweden and the Baltic states were also being watched.

    "We are using all the means at our disposal," she told The Associated Press, but added police had made no arrests.

    U.N. Secretary-General Kofi Annan, speaking in Geneva, said he "was shocked and deeply saddened" by the news of Lindh's death.

    "Sweden has lost a successful and a great foreign minister, a great Swede and a great European. I have also lost a close friend and so has the United Nations," said Annan, whose wife, Nane, is Swedish.

    In neighboring Finland, the government met in an emergency session following the news of Lindh's death and conveyed its condolences to her family and the Swedish nation.

    "We have lost a close friend and a good colleague," Prime Minister Matti Vanhanen said in Helsinki. "Anna Lindh was known in Finland as a warm, dedicated and cheerful person.

    Vanhanen described the attack as "a major setback and shock" to the open societies that Nordic countries have nurtured.

    Lawmakers in Germany's lower house of parliament fell silent as Parliament President Wolfgang Thierse interrupted a budget debate Thursday with news of Lindh's death.

    "I can only express our revulsion at this deed," Thierse said. "Our solidarity is with the people, the parliament and the government of Sweden."

    British Foreign Secretary Jack Straw called her death a "terrible tragedy."

    "Anna was a good friend of mine," Straw said. "She had this extraordinary ability to balance the demands of one of the most active of Europe's foreign ministers in her role as one of Sweden's leading politicians and that of someone who was completely committed to her family."

    Lindh was head of the Foreign Ministry since 1998, serving as environmental minister before that. She was a member of the Riksdag, or parliament, from 1982-85. She is survived by her husband and two children.

    Scandinavia is relatively immune to political violence, unlike other parts of Europe. Serbian Prime Minister Zoran Djindjic was assassinated in March by allies of Slobodan Milosevic seeking to topple his pro-Western government as he was heading to a meeting with Lindh. In the Netherlands, anti-immigration politician Pim Fortuyn was shot to death by an animal rights activist in May 2002.

    ---

    Associated Press reporters Karl Ritter, Tommy Grandell and Susanna Loof contributed to this report.

    [img]http://imgsrv.heraldtribune.com/apps/pbcsi.dll/bilde?Site=*&Date=20030911&Category=API&ArtNo=309110596&Ref=AR&AvisData=SH&MaxW=580&title=1[/img]
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Falėnderime dhe post mortem

    Sė pari dua tė falėnderoj, pa pėrmendur emra, tė gjithė miqtė shqiptarė tė cilėt me fjalė ngushėlluese na kanė pėrcjellė nė kėtė cast pikėllimi. Unė sikur kam humbur njė motėr (atė motėr qė nėna nuk mė dha) tė shpirtit dhe tė zemrės dhe ajo sikur na la amanet tė vazhdojmė nė frymėn e saj pėr mė shumė mirėsi dhe drejtėsi nė kėtė botė. Anna Lindh mund tė ishte e rreptė, nė rast nevoje, por me tė qeshura dhe sjellje tė lezetshme ajo bėri pėr vete edhe politikanė dhe personazhe diktatorial, tė cilėt u ndikuan nga qėndrimi i saj i paepur.

    Nė njė ceremoni pėrkujtimore sot nė Stokholm me pjesėmarrjen e shumė figurave tė politikės suedeze dhe ndėrkombėtare, kryeministri i Suedisė Göran Persson pėrmendi ndėr tė tjera se Ana kishte zemėr pėr tė pėrvuajturit, ai pėrmendi ndėr tė tjera "tė dhunuarit dhe tė poshtėruarit nė Kosovė". Unė me Samkėn mbeteshim me lotė nė sy. E tjeshtė sic ishte, Ana nė takimet diplomatike erdhi me cantėn e shpinės plot letra - ajo me sjellje tė natyrshme ishte bėrė "Ana" pėr tė gjithė burrat e formalitetit dhe diplomacisė , tė cilėt e respektonin dhe e donin edhe ata.

    Ana e dashur, na ndihmo me kujtimin tėnd tė vazhdojmė rrugėn e Suedisė edhe nė tė ardhmen. Jemi tė pikėlluar, por shembulli yt na ndihmon tė mendojmė edhe pėr miqtė tanė nė tėrė botėn....
    Ullmar Qvick

  4. #4
    Hu
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Eshte me te vertete ngjarje e dhimbshme.

    Por sidomos nje akt kaq brutal dhe mesjetar ne nje qytet europian te civilizuar po me ben shume pershtypje.
    Marre nga legjenda me 5 vellime "Qerosi, vellezerit dhe Kucedra".

  5. #5
    Ullmar, jane te shumte politikanet ne Europe e ne Bote qe e kane quajtur vrasjen e Anna Lindh nje humbje teper te madhe per Suedine dhe politiken europiane.

    Ajo qe me erdhi ndermend kur lexova shkrimet pas vrasjes se Lindh ishin disa gjera qe shume pak i permendin.

    Kohet e fundit kane plasur debate ne lidhje me divergjencat politike midis Europes dhe SHBA-se.

    KJo e fundit, megjithese pranohet si Shteti me Demokratik ne Bote, shpesh here konceptohet ndryshe. Sulmohet ne shume raste me arsyet se atje jane vrare politikane si Kennedy etj dhe qe ka korrupsion etj etj.

    Kur lexova disa shkrime nga gazeta europiane dhe duke ditur fakte ne lidhje me politiken dhe politikanet europiane, natyrisht me erdhi ndermed ajo qe po shkruaj.

    Ne Suedi qe mbahet si model i shtetit social-demokratik dhe qe shpesh here perdoret si argument kundra politikes amerikane, kane ndodhur jo pak here vrasje te tilla te politikaneve. Nje tjeter, Kryeministri Suedez ne mos gaboj eshte vrare ne 1988.

    Po ashtu para dy vitesh u vra Lideri i Partise me te madhe Hollandeze. Ne Itali u rrembye dhe u vra dikur Kryeministi Moro. Plus mund te permend dhe shume raste te tilla te ngjashme.

    Pra, megjithese keto akte te tilla ndodhin dhe ne Europe, dhe me saktesisht ne Suedi dhe Hollande se afermi, a mund te thuhet se ka cenim te demokracise dhe vlerave te saj ne kete Kontinent?

    Cfare mund te reflektojne suedezet dhe europianet pas ketyre akteve?

    Nje gje qe u vu re ne Suedi ishte qe megjithese u vra nje politikane shume popullore qe ishte Pro futjes se Euro-s si monedhe nacionale, perseri maxhoranca derrmuese e popullit votoi Kundra, gje qe dmth qe nuk u ndikuan nga akti i vrasjes se Lindh.

    Pershendetje

  6. #6
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Bravo u qofte Suedezeve, qe nuk pranojne ta vene vehten nen thundren e sundimit Franko - Gjerman.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Ej o Ullmar, a s'pandehet njė serb, Mihajlo Mihajlovic 24 vjeē, tė jetė vrasės i ministrės sate? Kur do t'i preni marrdhėniet me Beogradin, o jahu, e ta pranoni Kosovėn shtet tė pavarur? Dhe, meqė ra fjala, a do tė pranonte Suedia qė Kosova ta okupojė Shqipėrinė?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    Sė pari njė koment nė lidhje me mendimet e Redit. Kėtu nė Suedi kritikat ose akuzat ndaj SHBA nuk kanė tė bėjnė me vrasjen e presidentėve ose korupsionin. Kritikat kanė lidhje me politikėn ekonomike tė Amerikės, pėr arsye tė pozitės sė superfuqisė, kur synimet ekonomike e drejtojnė politikėn ndėrkombėtare tė SHBA. Kritikat ndaj Amerikės pjesėrisht janė shumė me vend, nė raste tjera tė bazuara nė mungesėn e njohurisė pėr SHBA dhe nė njė antiamerikanizėm shabllon tė tipit majtist. Si konkluzion: disa kritika janė tė qėlluara, disa tė tjera tė shkaktuara nga verbėria ose fanatizmi politik - dhe kėto mendimet e mia besoj se po vlejnė edhe pėr qėndrimin amerikan ndaj Evropės.
    Pastaj shėnimet e Skerdit: Ėshtė e vėrtet se Mijailo Mijailovic', 24 vjec, gjindet nė paraburgim, i akuzuar pėr vrasjen e Anna Lindhit. Deri tani ai nuk e pranon fajin. Mijailovici ka qenė i nėnshtruar njė kontrollimi mjekėsor pėr arsye tė dyshimeve se ai vuan nga njė sėmundje psikike. Gazeta "Aftonbladet" pas arrestimit tė tė akuzuarit pohoi se ai ļshte bėrė i terbuar nė lidhje me deklaratėn e Anna Lindhit nė pėrkrahje tė bombardimeve tė NATO-s nė Serbi, edhe se urrejtja e tij u shtua pėr arsye tė disa pohimeve tė saj mė vonė pėr luftėn dhe domosdoshmėrinė e saj. Gazeta nė fjalė thotė se qėndrimi i Annės ndaj Kosovės shkaktoi vrasjen e saj.

    Momentalisht ka shumė pika tė pasqaruara: nuk dimė pėr dėshmitė qė ka policia, as pėr rezultatin e kontrollimit mjeksor tė tė akuzuarit. Policia pohon se provat janė tė forta, tė mjaftueshme pėr njė dėnim. As nuk dihet gjė pėr implikimin e tė tjerėve nė kėtė krim, nuk janė botuar tė dhėna pėr ndonjė ndikim drejtpėrdrejtė nga ana e ultranacionalistėve serbė nė kėtė akt tė shėmtuar. Nuk bėhet fjalė pėr njė ndėrprerje tė marrėdhėnieve midis Suedisė dhe Serbisė-Malit tė Zi, nuk janė bėrė deklarata nga Suedia kundėr Serbisė nė kėtė cėshtje.

    Qėndrimi i Suedisė pėrsa i pėrket pavarėsisė sė Kosovės ka qenė (sė paku nė dukje) shumė pasiv. Nė njė pritje nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme nė Stokholm pėr nder tė ambasadorit tė ri tė Shqipėrisė Z. Shaban Murati, bėra njė pyejte pėr qėndrimin e Suedisė nė lidhje me Kosovėn, nė njė situatė kur Federata e Jugosllavisė nuk ekzistonte mė. Atėherė, sipas arsyetimit tim, Kosova si Krahinė autonome nėn Serbi nuk kishte asnjė bazė dhe UE duhet tė merrte masa pėr tė siguruar tė drejtat e kosovarėve pėr vetėvendosje. Si pėrgjigje njė diplomat mė tha se kjo ėshtė njė punė e ndėrlikuar dhe ai linte tė kuptohej se dicka do tė ndodh qė deri tani nuk mund tė zbulohet. Nuk kam pasur mundėsi tė vazhdoj mė tej me kėtė.

    Zvarritjet dhe vonesa e zgjidhjes sė kėsaj cėshjeje mbetet njė barrė e rėndė pėr popullin e Kosovės. Deri sa tė vendoset pėr tė ardhmen e Kosovės, nuk mund tė zhvillohet Kosova nga ana ekonomike e shoqėrore. Unė besoj se marrėdhėniet me Rusinė krijojnė pengesa pėr UE, dhe disa forca antishiptare pėrpiqen tė sabotojnė cdo zgjidhe pozitive. Dhe Kosova vazhdon tė vuajė...
    Ullmar Qvick

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Ulmar, tė lutem mė korrigjo nėse gaboj, por a s'parapėlqen Suedia (pas LDB) tė loz nė ligėn frankofile? Sesi mė ėshtė mbushur mendja qė politika e jashtme suedeze e ndjek gjithnjė - nė vija tė trasha, e atje ku s'ka interesa vetjake - gjithnjė vijėn franceze. Qė dtth pėr distancė kundrejt SHBA-ve, pėr integrim tė Rusisė, pro arabe nė Lindjen e Mesme...

    E bėn kėtė pse sundohet nga socialdemokratėt e majtė tash 50 vjet? Pėr t'i larė mėkatet e tė kaluarės progjermane? Apo pėr tė dyjat bashkė?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Wink

    Skerdi: Suedia nuk ėshtė shtet frankofil, kėto ngjashmėri midis politikės sė Francės dhe asaj tė Suedisė, tė cilat vėrtet ekzistojnė, janė mė shumė rastėsi se sa me qėllim.
    Nga mentaliteti (ndikimi i fortė kulturor) Suedia ka shumė lidhje me SHBA por nė shumė raste politika jonė distancohet nga ajo e Amerikės pėr arsye qoftė ideollogjike, qoftė praktike. Shumė firma suedeze janė tė varura nga tregu amerikan; sot mė uljen e vlerės sė dollarit po hasen me probleme.
    Suedia ishte e lidhur me Gjermaninė nė pjesėn e parė tė LDB, kryesisht pėr oportunizėm. Pastaj Suedia nė fshehtėsi bashkėpunoi shumė e mė shumė me vendet aleate. Politika e Suedisė gjatė LDB nuk ishte aspak heroike, pėrkundrazi, por nė perspektivė kjo politike frikacake e shpėtoi me siguri Finlandėn nga inkuadrimi nė Bllokun komunist, mė tej shumė refugjatė antifashistė morėn strehim nė Suedi gjatė luftės, dhe Suedia e pashkatėrruar nga lufta mund ta furnizonte Evropėn me artikuj druri dhe hekuri, shumė tė kėrkuar pėr rindėrtimin. Por me kėtė nuk mund tė krenohemi aspak!
    Pėr politikėn e Suedisė ndaj Rusisė besoj se ne duam fqinjėsi tė mirė dhe nuk ka shumė probleme me marrėdhėniet tani. Politika jonė nė Lindjen e Mesme ėshtė kontradiktore: nga njėra anė Suedia nuk kritikon shumė politikėn izraelite, nga ana tjetėr vendi ynė shihet nė disa rrethana si pro-arabe. E vėrteta ėshtė se Suedia nuk merret shumė me problemet e Lindjes sė Mesme; si nė lidhje me problemet ballkanike Suedia nuk dėshiron tė djegė duart!
    Nė pėrgjithėsi, duke krahasuar situatėn e sotme me atė tė kohės sė kryeministrit Olof Palme (i vrarė nė vitin 1986, vrasėsi mbetet i panjohur), angazhimi i Suedisė nė arenėn ndėrkombėtare ėshtė mjaft i dobėt. Suedia fshihet mė shumė prapa shpinės sė Unionit Evropean. Nė tė kaluaren, Suedia kishte nam tė mirė pėr arsye tė pėrkrahjes konkrete qė i dha luftės clirimtare nė shumė pjesė tė botės. Sot kjo nuk vlen mė. E vėrteta pėr Suedinė sot ėshtė mė negative se sa mendohet nepėr botė.....
    Por sot pėrcarja midis Suedisė zyrtare dhe popullit ėshtė shumė nė dukje (pas referendumit tė Euros) dhe politikanėt kanė kuptuar se populli nuk i beson politikės sė tyre. Populli i qetė suedez duket disi i revoltuar, dhe cfarė do tė ndodh nė tė ardhmen nuk dihet. Partia Socialdemokrate, disi e ngurtėsuar pas njė gjysėm shekulli nė pushtet, gjindet nė njė gjendje mjaft kritike. Sigurisht mjaft politikanė kėtu do tė dėshironin njė popull mė tė bindur.... por ku ta gjejnė?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ullmar Qvick : 16-10-2003 mė 11:40
    Ullmar Qvick

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Arrestohet nė Itali vrasėsi i Eva Vishės, nėnės sė Elsa Lila
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 06-09-2006, 03:31
  3. Njėvjetori i vrasjes sė ministres suedeze, Ana Lind
    Nga StormAngel nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-09-2004, 14:26
  4. Arrestohet nė shpellėn e malit tė Dajtit, vrasėsi i “Ali Demit”
    Nga ALBA nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 03:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •