Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e JeLiAh
    Anėtarėsuar
    13-06-2002
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    5

    Dashuria mes dy njerezve mund te zgjate tere jeten?!

    Ciao!!
    Atehere mendimi juaj?
    Do te ishte nje gje e bukur apo thjesht monotoni?!
    Fillimi shume i kendshem dhe pastaj vete jeta behet nje rutine qe shtyhet sepse duhet te shtyhet?
    Besoni te shprehja"Due cuori una cappana"
    Interferon gjendja ekonomike ne vazhdimesine e nje ēifti??



    (((((Ciao-Ciao)))))
    :-=

  2. #2
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Nese meriton te quhet vertet dashuri, nuk ka asnje lloj kufiri kohor apo distancor qe mund te zvetenoje nurin dhe hijeshine e saj. Eshte bukur te besosh ne dashuri sepse vete dashuria eshte e bukur, perfshi ketu dhe trishtimet qe vijne dhe ikin natyrshem. As qe pranon dashuria nderhyrje, jo vetem nga gjendja ekonomike por as nga probleme te tjera madhore. Ajo jeton.
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arval
    Anėtarėsuar
    28-05-2002
    Vendndodhja
    Udine(Itali).
    Postime
    43
    Dashuria mes dy njerezve mund te zgjate tere jeten?!

    Dashuria eshte e perkoheshme,grindjet jane te perjeteshme,me sa me kujtohet eshte nje thenje e Kadares.
    Dashuria mes dy njerezve munde te zgjase edhe tere jeten. Kjo
    varet nga shkalla e tolerances qe ata i lejojne njeri tjetrit.
    Pra kur njeri eshte ne momente jo te mira thote diēka qe nuk duhet thene,ne kushte e ne rrethana te caktuara,pala tjeter grua o burre qofte, mbetet e pa kenaqur nga kjo thenje,por e din se eshte thene pa ndonje qellim te keq,me nje shikim,qe len te kuptoje mosaprovim,dhe pasi situata te jete qetesuar,mund dhe duhet te diskutohet, per ate ēast te pa desheruar.Ky eshte vetem nje fragment qe per mendimin tim mban te bashkuar dy njerez,eshte toleranca ajo qe ushqen dhe mban gjalle dashurine....pershendetje Arval!

  4. #4
    WIND_OF_CHANGE Maska e matilda
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Midis atyre qe pelqej e admiroj nuk mund te gjej asgje te perbashket...............-
    Postime
    89
    Per medimin tim dashuria nuk zgjat gjithe jeten ,por me kalimin e viteve ajo kalon nga dashuri ne nje zakon ,ndoshta qe ai njeri te behet pjese e se perditshmes,.............por ndoshta mund te jete dhe dashuri.
    Megjithese kur shoh njerez qe pohojne ,megjithese jane shume vite me njeri -tjeterin dhe perseri thone jane te dashuruar me njeri-tjetrin ,do te pelqente te ishte vertete ashtu.
    Por nuk besoj tani te ekzistojne ndjenja te tilla,kaq te forta,per te vetmen arsye se ndjenjat e sinqerta dhe romantizmi kane humbur sipas mendimit tim.
    Por gjithe bota do te ishte krejt ndryshe nqs ekzistonte Dashuria perjetshme.
    Pershendetje
    TILDA
    Kur linde ti,qave te tjeret qeshen per ty.Perpiqu te jetosh ne nje menyre te tille qe kur te vdesesh ti,te qeshesh,e te tjeret te qajne per ty.............

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Jeta e partnereve dhe dashuria

    Dashuria e dy partnereve mund te zgjase tere jeten.

    Kjo varet nga te dy partneret por njekohesisht edhe nga rrethanat ku ata jetojne.

    Dashuria nis dikur ne jeten e dy personave.

    Ne fillim eshte kontakti i pare dhe aty fillon ndjenja midis ciftit.

    Pas kesaj nis komunikimi dhe me tej lidhja.

    Pas lidhjes vazhdojne hapa te tjere sic jane martesa, pra konsolidimi i dashurise, lindja e femijeve dhe rritja e tyre, nxjerrja e femijeve ne jete dhe me tej gezimi i nipave e mbesave.

    Ne fund fare vjen vdekja.

    Ne cdo etape te jetes, cifti punon dhe hyn ne mardhenie te ndryshme me njerez te tjere ne shoqeri.

    Gjate cdo faze qe i ngjan nje gare vrapimi me pengesa, dashuria ka sfidat e veta qe duhet t'i perballoje.

    Sa here qe ajo i kapercen ato, ajo vecse rritet, piqet dhe krijon me teper vlera dhe i jep njeriut me teper respekt ne shoqeri.

    Ne rast se ne nje nga pengesat ndodh aksident atehere ka shume pak mundesi qe dashuria te ringrihet dhe te marre formen qe ka pasur. Rastet e ringritjes jane te pakta.

    Pra dashuria qe zgjat gjithe jeten eshte e rralle, por ajo ekziston.

    Kush do vetem t'a cfryje nuk e kupton dot kete.

    Suksese

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-07-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    2
    Per asgje ne kete bote nuk ka receta, perderisa nuk gjen dy njerez me te njejten mendje.
    Te arrish ne konkluzionin qe dashuria midis teje dhe atij/asaj do zgjase gjithe jeten duhet te pyesesh njehere veten: a eshte dashuri?
    Ka dy lloj dashurish: shpirterore dhe fisnike
    Fisnikja eshte kur dashuron karakterin e dikujt, d.m.th ke prane nje njeri qe te ben te ndihesh aq mire sepse per ty ka shume vlera si njeri, nuk ka shume te meta dhe me mendjen tende i jep gjithmone te drejte dhe e ke si idhull
    Ndersa shpirterorja eshte dashuri qorre.E dashuron ate deri ne fund te jetes; edhe kur te ben ta urresh ( gjithmone pa kaluar ne ekstrem).E ndjen pranine e tij/saj kudo dhe mendja te rri vetem tek ai/ajo.Prandaj nuk mund te thuash nese ekziston apo jo dashuria e perjetshme sepse ka njerez qe nuk e kane provuar kurre dashurine e vertete ashtu sic ka njerez qe mendojne se egziston. Cdo njeri niset nga eksperienca e tij dhe mund te jape pergjigje vetem kur te jete ne fund te jetes.
    Ky eshte thjesht mendimi im.
    Por jo definitiv
    Jetes nuk i dihet, mendjes gjithashtu
    *****

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,319
    Postimet nė Bllog
    22
    Nese nje cift eshte i lidhur me dashuri pasionante, keta e kane shume te veshtire ti rezistojne kohes. Arsyeja per kete ka te beje se sheqeri i maredhenies se tyre qe i ka embelsuar te dy ka qene pasioni. Keta e jetojne jetene tyre pa menduar shume se cfare do te sjelle e nesermja. Kur ky pasion zbehet me vitet, atehere boshllekun e pasionit e ze zhgenjimi.

    Nese nje cift eshte i lidhur me dashuri bashkeshortore, (te dy respektojne njeri-tjetrin dhe institucionin e marteses) keta do ti rezistojne jo viteve, por edhe vdekjes. Dashuria midis tyre nuk varet nga pasioni per epshet pasionante te njeri-tjetrit, por varet nga prezenca fizike dhe vemendja qe i kushtojne njeri-tjetrit. Keta e ndertojne se bashku jeten e tyre ashtu sic u pelqen.

    Martesa nuk eshte thjeshte dashuri, por eshte institucion i mocem sa vete jeta.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    4
    Mendimi im personal eshte: Nese dy persona jan nje kohe te gjate bashke pas nje kohe te theme 4-5 vjeteve dashuria e flakt kalon, pasionet dhe epshet ja nisin te shuhen dhe ajo kalon ne nje perditshmeri e sidomos nese vijne edhe femijet pastaj ajo vetem behet nje rutine, te cilet ne duhet te dime ta kultivojm.

    Mirepo te gjitha keto arsye sdo me thene qe e humbin dashurin, ajo duhet ta percjell njeriun gjate tere jetes, sepse te duash dhe te jesh i dashur eshte njera nder pasurit me te medha te njeriut

    Pershendetje

  9. #9
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Ndoshta, por mendoj qe nuk eshte me pasionante si ne fillim vetem thjesht nje domosdoshmeri per te qene se bashku per gjithe jeten.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-07-2002
    Vendndodhja
    milano(itali)
    Postime
    4
    cara JELIAH me behet qejfi qe dikush e mori mundimin ta hape kete teme.une them jo, jo se e them une po e ka thene jeta kete kuptohet...qe 2 njerez se bashku sidomos gjeneracionet e tanishme sbehet llafe te rine gjithe jeten bashke dhe shprehja due cuori e una capana nn essiste piu ,me thuaj ti mua nje rast qe skane pasur te hane buke po kane kaluar alla meraviglia ,nn se ne parlla nemeno, tani te gjithe te shikojne nga portofoli lal si femrat ashtu edhe meshkujt fidatti
    :-ime

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 17-09-2014, 19:58
  2. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  3. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria ėshtė virtyti mė i madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  4. Dashuria rilind ēdo ditė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  5. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •