Doja nje mendim nga te gjithe te krishteret lidhur me mekatin qe Jakobi beri dhe qe Perendia e lejoi dhe jo vetem por mori bekimet e Perendise nepermjet nje mekati qe beri.
me respekt nga i krishteri!!!
Doja nje mendim nga te gjithe te krishteret lidhur me mekatin qe Jakobi beri dhe qe Perendia e lejoi dhe jo vetem por mori bekimet e Perendise nepermjet nje mekati qe beri.
me respekt nga i krishteri!!!
Tani pra keto tri gjera mbeten:
Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
Por me e madhja nga keto eshte
DASHURIA
Zoti ju bekofte te gjitheve
1 Kur Isaku u plak dhe sytė e tij u dobėsuan aq shumė sa nuk shikonte mė, ai thirri tė birin Esau dhe i tha: "Biri im!".
2 Esau i tha: "Ja ku jam!". Atėherė Isaku i tha: "Ja, unė jam plak dhe nuk e di nė ē`ditė kam pėr tė vdekur.
3 Prandaj merr tani armėt e tua, kukurėn dhe harkun tėnd, dil nėpėr fushat dhe kap pėr mua kafshė gjahu;
4 pastaj mė pėrgatit njė gjellė tė shijshme nga ato qė mė pėlqejnė dhe sillma, qė unė ta ha dhe shpirti im tė tė bekojė para se tė vdes".
5 Tani Rebeka rrinte duke dėgjuar, ndėrsa Isaku i fliste birit tė tij Esau. Kėshtu Esau shkoi nėpėr fusha pėr tė gjuajtur kafshė tė egra pėr t`ia shpėnė tė atit.
6 Atėherė Rebeka i foli Jakobit, birit tė saj, dhe i tha: "Ja, unė dėgjova babanė tėnd qė i fliste Esaut, vėllait tėnd duke i thėnė:
7 "Mė sill gjah dhe mė pėrgatit njė gjellė tė shijshme, qė unė ta ha dhe tė tė bekoj nė prani tė Zotit, para se tė vdes".
8 Prandaj, biri im, bindju zėrit tim dhe bėj atė qė tė urdhėroj.
9 Shko tani nė kope dhe mė sill dy keca tė mirė; unė do tė pėrgatis njė gjellė tė shijshme pėr babanė tėnd, nga ato qė i pėlqejnė atij.
10 Pastaj ti do t`ia ēosh babait tėnd qė ta hajė, dhe kėshtu ai do tė bekojė para se tė vdesė".
11 Jakobi i tha Rebekės, nėnės sė tij: "Ja, vėllai im Esau ėshtė leshtor, ndėrsa unė e kam lėkurėn tė lėmuar.
12 Ndofta babai im mė prek me dorė; do t`i dukem atij mashtrues dhe do tė tėrheq mbi vete njė mallkim nė vend tė njė bekimi".
13 Por nėna e tij iu pėrgjegj: "Ky mallkim le tė bjerė mbi mua, biri im! Bindju vetėm asaj qė tė thashė dhe shko tė marrėsh kecat".
14 Ai vajti pra t`i marrė dhe ia ēoi nėnės sė tij; dhe e ėma pėrgatiti me to njė gjellė tė shijshme, nga ato qė i pėlqenin babait tė tij.
15 Pastaj Rebeka mori rrobat mė tė bukura tė Esaut, birit tė saj mė tė madh, qė i mbante nė shtėpi pranė vetes, dhe ia veshi Jakobit, birit tė saj mė tė vogėl;
16 dhe me lėkurėt e kecave veshi duart e tij dhe pjesėn e lėmuar tė qafės sė tij.
17 Pastaj vuri nė dorė tė Jakobit, birit tė saj, gjellėn e shijshme dhe bukėn qė kishte pėrgatitur.
18 Atėherė ai shkoi tek i ati dhe i tha: "Ati im!". Isaku u pėrgjegj: "Ja ku jam; kush je ti, biri im?".
19 Atėherė Jakobi i tha babait tė tij: "Jam Esau, i parėlinduri yt. Bėra siē mė ke thėnė. Tani ēohu, ulu dhe fillo tė hash nga gjahu im, me qėllim qė shpirti yt tė mė bekojė".
20 Por Isaku i tha tė birit: "Por si bėre qė e gjete kaq shpejt, biri im?". Ai u pėrgjegj: "Sepse Zoti, Perėndia yt, bėri qė tė vijė tek unė".
21 Atėherė Isaku i tha Jakobit: "Afrohu dhe lėrmė tė tė prek, biri im, pėr tė ditur nėse je pikėrisht biri im Esau ose jo".
22 Dhe kėshtu Jakobi iu afrua Isakut, babait tė tij; dhe mbasi ky e preku me dorė, tha: "Zėri ėshtė i Jakobit, por duart janė duart e Esaut".
23 Kėshtu ai nuk e njohu, sepse duart e tij ishin leshtore ashtu si duart e vėllait tė tij Esau; dhe e bekoi.
24 Dhe tha: "A je ti me tė vėrtetė biri im Esau?". Ai u pėrgjigj: "Po".
25 Atėherė Isaku i tha: "Mė shėrbe qė tė ha nga gjahu i birit tim dhe shpirti im tė tė bekojė". Kėshtu Jakobi i shėrbeu dhe Isaku hėngri. Jakobi i solli edhe verė dhe ai e piu.
26 Pastaj babai i tij Isaku i tha: "Tani afrohu dhe mė puth, biri im".
27 Dhe ai u afrua dhe e puthi. Dhe Isaku ndjeu erėn e rrobave tė tij dhe e bekoi duke thėnė: "Ja, era e tim biri ėshtė si era e njė fushe, qė Zoti e ka bekuar.
28 Perėndia tė dhėntė vesėn e qiellit dhe pjellorinė e tokės, si edhe bollėkun e grurit dhe tė verės.
29 Tė shėrbefshin popujt dhe kombet u pėrkulshin para teje. Qofsh pronar i vėllezėrve tė tu dhe bijtė e nėnės sate u pėrkulshin para teje. I mallkuar qoftė cilido tė mallkon, i bekuar qoftė cilido tė bekon!".
30 Dhe ndodhi qė, pikėrisht kur Isaku kishte mbaruar sė bekuari Jakobin dhe ky sapo ishte larguar nga prania e tė atit Isak, vėllai i tij Esau u kthye nga gjahu.
31 Edhe ai pėrgatiti njė gjellė tė shijshme dhe ia shpuri babait tė tij dhe i tha: "Ēohu ati im dhe ha nga gjahu i birit tėnd, me qėllim qė shpirti yt tė mė bekojė".
32 Isaku, babai i tij, i tha: "Kush je ti?". Ai u pėrgjegj: "Jam Esau, biri yt i parėlindur".
33 Atėherė Isakun e zunė ca tė dridhura shumė tė forta dhe i tha: "Kush ėshtė ai, pra, qė gjuajti gjahun dhe ma solli? Unė i hėngra tė gjitha para se tė vije ti dhe e bekova; dhe i bekuar ka pėr tė mbetur ai".
34 Me tė dėgjuar fjalėt e tė atit, Esau dha njė ulurimė tė fortė dhe shumė tė hidhur. Pastaj i tha tė atit: "Bekomė edhe mua, ati im!".
35 Por Isaku iu pėrgjigj: "Yt vėlla erdhi me mashtrim dhe mori bekimin tėnd".
------------------------------------------------------------
Doja te qendroja me teper tek rreshti i fundit ketu:me teper do te doja idete e vellezerve dhe motrave qe kane nje njohuri dhe eksperience me Zotin. Do te deshiroja qe te tjeret vetem te jene vetem shikus sepse nuk dua trazire ne kete teme.<<.."Yt vėlla erdhi me mashtrim dhe mori bekimin tėnd".>>
me respekt nga vellai juaj, I krishteri!!!
Tani pra keto tri gjera mbeten:
Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
Por me e madhja nga keto eshte
DASHURIA
Zoti ju bekofte te gjitheve
I Krishteri!
Pyetja qe ti ben ne fillim te temes se "A e toleron Perendia mekatin?" besoj se edhe ti vete e kupton, apo e di se Perendia per shkak te mekatit te njerezve denoi ne kryq Birin e Tij, Zotin Jezu Krisht qe te na riktheje ate qe humbem ne Eden, ndarjen tone me Krijuesin. Pra me fjale te tjera Perendia nuk e toleron mekatin, por e denon ate.
Por Perendia i toleron mekataret dhe u jep shume mundesi atyre qe mekatojne qe te kthehen nga rruga e mekatit dhe te pranojne dhuraten e Perendise. Per kete jemi te gjithe deshmitare, besoj. Askush prej nesh nuk eshte bere besimtare me te degjuar ungjillin per here te pare, apo te kemi pranuar Jezu Krishtin qysh kur kemi degjuar se cfare Ai ka bere per ne. Por per shkak se Perendia na ka dhene disa here mundesine dhe na eshte shfaqur me menyra te ndryshme u bindem per mekatet tona dhe pranuam dhuraten e Perendise.
Tani persa i perket Jakobit dhe mashtrimit qe ai i beri vellait te tij Ezaut, per ndihme une do te sjell dy pasazhe nga Testamenti i Ri.
I pari eshte nga Romaket 9:11-14:
11 (sepse para se t`i lindnin fėmijėt dhe para se tė bėnin ndonjė tė mirė a tė keqe, qė tė mbetej i patundur propozimi i Perėndisė pėr tė zgjedhur jo sipas veprave, po prej atij qė thėrret),
12 iu tha asaj: ``Mė i madhi do t`i shėrbejė mė tė voglit``,
13 siē ėshtė shkruar: ``E desha Jakobin dhe e urreva Ezaun``.
14 Ēfarė tė themi, pra? Mos ka padrejtėsi te Perėndia? Aspak!
Perendia ne sovranitetin i Tij e kishte zgjedhur Jakobin para se te lindnin femijet dhe bekimi i perkiste atij. Le te shohim dhe pasazhin e dyte tek Hebrenjte 12:15-17:
15 duke u kujdesur fort qė askush tė mos mbetet pa hirin e Perėndisė dhe se mos mbijė ndonjė rrėnjė e hidhur dhe tju turbullojė dhe me anė tė saj tė ndoten shumė njerėz;
16 se mos ndodhet ndonjė kurvar ose profan, si Esau, i cili pėr njė gjellė shiti tė drejtėn e tij tė parėbirnisė.
17 Sepse e dini se, mė pas, kur ai deshi tė trashėgojė bekimin, iu refuzua, ndonėse e kėrkoi me lot, sepse nuk gjeti vend pendimi.
Vargjet flasin shume qarte dhe sqarojne gjithshka ne lidhje me Jakobin dhe Ezaun. Jakobi ishte i zgjedhuri i Perendise, perpara se ai te lindte. Emri Jakob do te thote "mashtrues" dhe Perendia e vuri ne prove Jakobin, kur ai luftoi me te nje nate perpara se Jakobi te ritakonte Ezaun pas me shume se 20 vjetesh.
Perendia e pyeti Jakobin "Cili eshte emri yt?" Para rreth 20 vjetesh te njejten pyetje ja kishte bere atij, Isaku qe nuk shikonte mire dhe Jakobi e kishte genjyer ate duke i thene se ai ishte Ezau per te marre bekimin e tij, por tani perballe Perendise ai nuk mund te genjente me. Perendia e dinte se kush ishte ai dhe si e kishte emrin, por Ai e vuri ne prove Jakobin qe ai vete ta pohonte me gojen e tij identitetin e tij. Dhe Perendia ia ndryshoi emrin Jakobit ne Izrael qe do te thote "luftetari i Perendise", ose "ai qe lufton me Perendine".
Pra me fjale te tjera Jakobi ishte i zgjedhuri i Perendise para se te lindte dhe Ezau nga ana tjeter e hodhi vete poshte te drejten e parebirnise per nje pjate gjelle, e quajti si dicka pa vlere.
Perendia eshte sovran dhe askush nuk mund te ndryshoje planin e Tij, dhe Ai zgjedh rruge te ndryshme per ta realizuar ate. Ai perdor cfaredo lloj situate edhe kur ajo duket e pashprese, apo pa rrugedalje nga perspektiva njerezore, pikerisht aty Ai tregon se eshte Perendi dhe sovran.
Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus
pergjigja ne fillim ishte mese e sakte por ne fund me keto rreshta kundershtove pak ate qe the dhe dole prap tek pyetja imeAtehere Perendia perdor dhe mekatin dhe do te thote qe e toleron mekatin kur eshte vullnetine e Vet?Perendia eshte sovran dhe askush nuk mund te ndryshoje planin e Tij, dhe Ai zgjedh rruge te ndryshme per ta realizuar ate. Ai perdor cfaredo lloj situate edhe kur ajo duket e pashprese, apo pa rrugedalje nga perspektiva njerezore, pikerisht aty Ai tregon se eshte Perendi dhe sovran.
me respekt nga i krishteri
Tani pra keto tri gjera mbeten:
Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
Por me e madhja nga keto eshte
DASHURIA
Zoti ju bekofte te gjitheve
I Krishteri dhe Astrit77, Ju pershendes me dashurine dhe hirin e Perendise. Krishti ju bekofte.
I Krishteri , e lexova shkrimin tuaj, dhe mendoj se pyejta qe ju beni eshte vertet nje pyetje e rendesishme. Une mendoj se Astriti ka dhene nje pergjigje te sakte si nga trajtimi i diskutimit, po keshtu edhe nga shembujt konkret te bibles. Megjithate me terhoqi vemendjen shkrimi juaj i fundit , ku ju thoni se , Perendia e perdor mekatin dhe kjo do te thote se Ai e toleron ate kur mekati esht ne vullnetin e Tij. Me lejoni qe te jap edhe une mendimin tim si gjithmone te mbeshtetur ne bibel.
Kur vijme para faktit Perendi, duhet te kemi parasysh se, Perendia eshte i gjithpushteshmi dhe Sovrani mbi gjithshka. Se pari, Mekati nuk eshte asnjehere ne vullnet te Prendise, mbase ju kerkoni te shprehni dicka tjeter. Perendia dhe vullneti i Tij eshte kunder Mekatit dhe gjithshkaje te keqe, por pyetja eshte: A e shfrytezon Perendia edhe te keqen, per te realizuar planin dhe qellimin e Tij?
Mendoj se qe ketu fillon te kuptuarit drejt te ceshtjes ne fjale. -Ashtu sic e permend edhe vella Astriti ne shkrimine tij, Perendia di gjithshka qysh prej fillimit, kur ende gjerat nuk kane ndodhur Efes:1:4-5. Por me lejo qe te bej nje shpjegim biblik reth pyetes sone se: A e shfrytezon Perendia edhe te keqen per te realizuar planin e tij? Une do te sjell perpara, Faktin me madhor dhe fondmental qe bibla e Perendise deshmon, dhe ky fakt eshte Jezus Krishti. Perendia e dinte qysh prej fillimit se , judenjte do ta kryqezonin Birin e tij te vetmelindur. Pra ky fakt nuk ishte i panjohur prej Perendise. A ka gje me te keqe dhe mekat me te madh se sa te kryqezosh Birin e vetem te Perendise?? Por si veproi Perendia ndaj kesaj te keqeje kaq te madhe? Ai e shfrytezoi kete te keqe te kombit te tij te perzgjedhur( kryqezimin e Birit te tij te vetmelindur), duke e kthyer ate ne nje BEKIM per mbare njerezimin, dhe ky BEKIM eshte SHPETIMI i njeriut nga vdekja , si dhe marja e jetes se Perjetshme. Nepermjet kesaj te KEQEJE te Hebrenjve, ne johebrenjte morem shpetimin dhe Jeten e perjetshme Romak:11:25. Vetem Perendia ka fuqi qe mekatin ta ktheje ne bekim. Pra Perendia nuk e cenoi perzgjedhejn e judenjve, por e perdori ate per ti dhene shpetimin mbare njerzimit nga mekati dhe vdekja. Me te drejte thote Astriti se, Perendia perdor cfardo lloj situate edhe kur ajo duket e pashprese, apo pa rrugedalje nga prespektiva njerezore, pikerisht aty Ai tregon se eshte Perendia i plotfuqishem dhe sovran.
Le te hidhemi pak shkurtimisht edhe tek Jakobi. Perendia e kishte parathene qysh me pepara, se Jakobi ishte ai qe do te merte pererlindjen dhe prej tij do te ridhte kombi i zgjedhur i Prendise . Perse? Sepse Perendia e dinte dhe njihte qysh me perpara se Esau do ta hidhte tej parelindjen e tij. Por pyetja tjeter eshte: A u pajtua Perendia me kete veprim te Rebekes dhe Jakovit? Se pari duhet thene se , Perendia kurre nuk e pranon mekatin si nje MJET te drejtesise. Nese do te shohesh me kujdes te gjithe jeten e Jakobit kur ai shkoi tek Lebano, do te shohesh se Jakobi,u ginjye shume rende prej Lebanos, se Jakovi u shfrytezua jashte mase prej Lebanos. Pra me kete dua te them se , Jakovi e vuajti dhe e provoi konkreitsht mashtrimin ne veten e tij. Ky ishte nje mesim per Jakovin. Kethimi i Jakovit ne shtepine e tij , nuk ishte i njejte me ate te ikjes se tij nga shtepia. Ai iku si nje njeri qe beri nje mashtrim, ( Jakov) dhe per kete mori te gjithe FRUTIN e VEPRES se tij ( duke u mashtruar prej Lebanos deri ne palce). Po Perendia heshti dhe hoqi dore nga qellimi dhe plani i tij? Meqense Jakovi e mori Parelindjen, te cilen vellai i tij e hodhi ( duke perbuzur Perendine), Perendia nuk mund te mos kujdesej me per te. Qellimi i Perendise ishte , krijimi i kombit te tij te perzgjedhur , nga ku do te vinte Shpetimitari. Perendia ne qender te vemendjes kishte PLANIN e Tij , sheptimin e njeritu nga mekati dhe vdekja. Pra keshtu Perendia u kujdes per Jakovin , duke e kthyer ate ne shtepi jo me nje Jakov, por nje Izrael.
Gjithashtu ceshtja tjeter qe nuk duhet haruar dhe qe eshte po kaq fondamentale, eshte dhe Fakti se, Perendia e beri njeriun ne nje shembellese me Veten e Tij. Pra njeriu ka nje perzgjedhje te lire, qe askush ( as Krijuesi) nuk ja prek dhe mohon. Vete Zoti Perendia nuk nderhyn asnjehere ne kete perzgjedhje te njeriut. Ai e di qysh prej fillimit (kur ne ende nuk ishim lindur) vullnetin tone dhe perzgjedhjen tone, prandaj eshte i vetmi Krijues dhe i gjithpushtetshem. Nisur nga ky fakt Pali thote se, Perendia na PERZGJODHI ne KRishtitn per shpetim, kur ende bota nuk ishte themelosur. Kjo nuk do te thote se, Perendia paracakton qe disa te shkojne ne parajse dhe disa te shkojne ne FERR, sepse Vullneti dhe deshira e Perendise eshte: te gjithe njerezit te shpetohen 2Pjet:3:9. 1Timot:2:4. Tit:2:11. Perendia NJEH qysh prej fillimit ( sepse ai eshte Alfa dhe Omega) vullnetin e gjthsecilit prej nesh, prandaj di te PERZGJEDHE dhe te njohes se cili eshte ai qe do te besoje tek Krishti, dhe cili eshte ai qe do ta kundershtoje ate.
I dashur vella i Krishtere , jam i bindur dhe e di se edhe ti i di plotesisht te gjitha keto qe une shkrojta. Mendoj se pika ku ti kerkon te qartesoshesh eshte: a pajtohet Perendia me Meaktin? Perendia nuk pajtohet ne ansje menyre me mekatin, por, Ai e shfrytezon edhe te keqen me te madhe per Planin e tij, sepse Ai ka fuqi qe mekatin ta KTHEJE ne BEKIM. Si mendon ti, Djalli eshte jashte konktrollit te Perendise? Pali tek Romak:1:24-26, thote se : "Perendia i i dorezoi ata ne epshet e zemrave te tyre.....ne pasione te ulta."
Ky varg i Palit duhet kutpuar drejt. Meqense njerezit me ane te perzgjedhejs se tyre te lire , kane persgjedhur te KEQEN , athere Perendia i jep gjithsecilit simbas asja qe ai kerkon. Pra ai e lejon frymen e gbimit duke i doreziuar njerezit ne ate qe ata kane perzghedhur. Mos Valle Perenia me kete veprim u pajtua me te keqen? Qofrte lark. Perendia nuk e dhunon vullnetin e lire te njeriut. Ai shperblen gjithsecilin simbas VEPRAVE, dhe Vepra fillon me perzgjedhje.
Nuk e di se sa ju i dashur vella, jeni qartesuar rreth asaj qe pyesni, por megjithate le ti lutemi Zotit dhe Ai do te na zbuloje edhe me shume , rreth atyre qe ne nuk i njohim. Sa here qe ne kerkojme ne emer te Krishtit dhe brenda vullnetit te Krishtit, Perendia do te na jape Jakob:1:5. Zoti ju bekofte me Hirin dhe Paqen e Tij.
Deshmuesi
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 11-09-2003 mė 00:32
Krijoni Kontakt