Dy here kryeminister i shqiperise, dhe te dyja heret i larguar pa ndonje arsye te arsyeshme me ane te doreheqjes, Pandeli Majko ka hedhur kohet e fundit ide gati surreale nga posti i ministrit te Mbrojtjes.
Per mendimin tim, ne kete menyre ai ka vene edhe nje here ne dyshim aftesite e tij politike, megjithe respektin e pamohueshem qe fitoi tek nje pjese e mire e publikut me qendrimet e tij joagresive dhe pozitive vecanerisht per problemin e Kosoves.
Pas propozimit ne Itali per nje tunel lidhes nen kanalin e Otrantos, ndaj te ciles pala italiane u pergjigj jo pa ironi: ju gjeni parate, pa e bejme edhe tunelin, Majko shkoi tek incidenti me Malin e Zi, i cili konsiderohet nga te gjithe si fqinji tokesor me te cilin Shqiperia ka marredheniet me te mira. Pa mohuar qellimet e mira te Majkos, personalisht jam ne anen e analizave qe e ftojne ate te gjykoje me gjakftohtesi dhe jo pasion idete e tij. Me poshte eshte edhe propozimi me i ri i tij, qe vjen ne kohen kur forcat e armatosura te Maqedonise kane nisur nje operacion te ri spastrimi kunder AKSH-se:
"Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko insiston nė dėrgimin e trupave ushtarake shqiptare nė Maqedoni si pjesė tė misionit paqeruajtės nėn komandėn e BE-sė. Majko ka dalė dje nė njė konferencė pėr shtyp pėr tė ritheksuar edhe njėherė kėrkesėn e palės shqiptare nė angazhimin e saj nė kuadėr tė trupave paqeruajtėse tė BE-sė pėr tė vepruar nė Maqedoni. Edhe pas konstestimit tė bėrė nga kryeministri Nano pėr njė ide tė tillė, ministri shqiptar i Mbrojtjes njė ditė mė pas ka kėmbėngulur nė realizimin e iniciativės sė ushtarėve shqiptarė, duke i rreshtuar nėn urdhrat e komandės tė misionit paqeruajtės tė BE-sė. Ne duam tė jemi pjesė e misionit Konkordia, njė mision paqėruajtės i BE-sė nė Maqedoni dhe shpreh njė dėshirė jo pėr tė tashmen, por qė nga lindja e shtetit maqedonas tė Shqipėrisė pėr tė patur njė Maqedoni tė stabilizuar. Nė qoftė se do tė kishte njė vendim pozitiv pėr pjesėmarrjen e trupave shqiptare nė misionin Konkordia, ky do tė ishte njė lajm mjaft i mirė pėr rajonin, njė lajm mjaft relaksues dhe kėtu nuk bėhet fjalė pėr tė diskutuar numrin e ushtarėve, qoftė edhe simbolik. Mendoj se do tė ishte njė lajm shumė i mirė tė gjithė vendin, jo vetėm pėr Maqedoninė, - theksoi Majko dje nė konferencė pėr shtyp."
Krijoni Kontakt