E Enjte, 18 Shtator 2003
KATER POLITIKANE SHQIPTARE KANE DEPOZITUAR RRETH NJE MILIARD DOLLARE NE BANKAT E HUAJA
Nga Gjergji
Cikli i radhes po mbyllet dhe Shqiperia ndodhet perseri perpara sfides se zgjedhjeve te reja. Perpara se te nxitohen per te hedhur voten ashtu sic kane bere per mese nje dhjetevjecar me radhe, eshte mire qe shqiptaret te ndalen nje cast e te kthejne koken pas per te pare mire se c’ka ndodhur gjate ketyre viteve, kush i ka mashtruar e poshteruar dhe me ane te votes te realizojne ndeshkimin e zullumqareve plangprishes. Arritjet e politikes shqiptare gjate kesaj dekade mund te permblidheshin shkurtimisht: mashtrime, manipulime, vjedhje, kontrabande, prostitucion, fyerje, tradhti te te gjitha llojeve, nga personale, familjare, shoqerore deri ne kombetare. Si rralle ndonjehere ne bote ata ia kane dale te bejne Tradhtine Totale.
Shqiptaret dhe momenti historik
Shqiptaret ndodhen perpara nje momenti thelbesor per ekzistencen e tyre. Ata jetojne te ndare ne disa shtete dhe duke qene te tille forca e tyre eshte dobesuar ndjeshem. Shqiperia eshte i vetmi vend qe kufizohet me popullin e vet. Shtetet fqinje, me ndihmen e Evropes, ia moren Shqiperise gjysmen e territoreve dhe ajo mbeti si nje shqiponje me krah te thyer qe s’mund te fluturoje. Perse i intereson Europes ndarja e kombit shqiptar neper pese shtete? Fakti eshte se nje Shqiperi e bashkuar do te jete nje fuqi e madhe politike, ekonomike e kulturore. Ajo do te permbyse pergjithmone raportet ne Ballkan, duke u bere forca e rendeses ne kete pjese te Evropes. Per kete arsye, Evropa nuk do bashkimin e shqiptareve. Ajo i ndau ata per te qene te tille cfare jane sot; te shperndare ne pese shtetet; nderkohe qe miliona kane marre rruget e botes per shkak te persekucionit politik dhe ekonomik. Bashkimi i shqiptareve do te zgjidhte njehere e pergjithmone problemet ne Shqiperi.
1) Do te zgjidhej problemi politik se duke u zgjidhur ceshtjet e Kosoves, shqiptareve te Maqedonise e atyre te Malit te Zi, Presheves dhe Camerise, automatikisht do te binte interesi i drejtperdrejte i fqinjve ne punet e brendshme te Shqiperise. Si rrjedhim, destabilizimi konstant qe prodhojne keto ndikime do te zevendesohej nga mbizoterimi i forcave pozitive shqiptare.
2) Do te zgjidhej problemi ekonomik. Shqiperia do te ofronte nje treg te madh, i cili do te terhiqte investimet e kompanive gjigante. Biznesmenet shqiptare do te mund te shisnin lirisht prodhimet apo mallrat e tyre ne nje treg tashme te shumefishuar duke u fuqizuar e duke u ngritur pastaj ne nivel rajonal e me tej. 3) Kultura do jete dimensioni i trete dhe me i madhi i perfitimit qe do te vije nga bashkimi kombetar. Vetem ky mund te sjlle riperteritjen shpirterore te popullit shqiptar. Gati nje shekull te ndare nga njeri-tjetri, shqiptaret kane krijuar vecanti po kane mbetur te njejte ne thelb. Pas bashkimit keto vecanti do te krijojne nje larmi per t’u lakmuar. Dinjiteti, morali dhe energjia e brendshme do te karakterizojne epoken e pasbashkimit.
Cfare e pengon bashkimin?
Dy faktoret pengues
Dy jane faktoret kryesore qe e pengojne procesin politik te bashkimit te shqiptareve. Evropa dhe politikanet tradhtare.
Le t’i analizojme: Evropa dhe Amerika, dy qendrime te ndryshme Politikat antishqiptare te Evropes kane disa shkaqe: tradicionale, ekonomike dhe informative. Shembulli me tipik i tradicionales jane politikat antishqiptare te Frances. Ndoshta, Franca nuk ka ndonje interes praktik ne favor te Serbise ose kunder Shqiperise. Mirepo, lidhjet tradicionale, historike e shpirterore anojne nga mbeshtetja e Beogradit. Shkaqet ekonomike jane ato me shqetesueset dhe jane te dy llojeve. Lloji i pare eshte i atyre vendeve qe kane investuar shume, per shembull ne Serbi e ne Greqi dhe duan qe te ruajne marredhenie te mira per hir te interesave te tyre ekonomike. Meqenese kane investuar qindra miliona ne Serbi, shume shtete evropiane preferojne te thone se Kosova eshte "ceshtje e brendshme e Serbise". Lloji i dyte i djallezise ekonomike eshte ai i fqinjve tane anetare te BE-se: Greqise dhe Italise. Te dyja keto i druhen forcimit te Shqiperise per tri arsye:
E para, sepse duan ta kene Shqiperine e dobet qe t’i shesin prodhimet e tyre industriale qe nuk i prek njeri me dore ne BE.
E dyta, sepse nje forcim i Shqiperise do ta beje biznesin e kesaj te fundit konkurrent ne rajon duke ua hequr nje cope te majme.
E treta, Shqiperia ka kushte te shkelqyera per turizem, por prapambetja infrastrukturore, destabiliteti i vendit, e mbajne peng kete pasuri kombetare, edhe pse keshtu i intereson Greqise, deri diku dhe Italise. Kalimi i turisteve ne Shqiperi do te pakesonte riskun e fqinjve tane xheloze. Shkaqet kulturore e informative te armiqesise se Evropes vijne edhe nga intoleranca e saj. Te shumte jane ata politikane evropiane qe shqiptaret i shohin me syte e propagandes serbe e nuk njohin historine dhe lashtesine tone. Kur, SHBA hyri ne politiken boterore, kjo solli ndryshime drastike ne fatet e popujve te shtypur. Parimi i vetevendosjes i futur ne te drejten nderkombetare me 14 pikat e presidentit Eilson cimentoi te drejten e shqiptareve per te krijuar shtetin e tyre. Po te ishte per Evropen nuk do te kishim fare Shqiperi.SHBA ishte faktori qe rrezoi komunizmin e stalinizmin (shpikjen sllave) qe i qendroi gjysme shekulli mbi qafe Shqiperise. Ajo solli nje epoke te re per ceshtjen kombetare shqiptare. Por mbi te gjitha qendron nderhyrja ushtarake qe shpetoi Kosoven. Sot SHBA eshte fuqia e vertete proshqiptare ne bote. Ne asnje menyre nuk duhet te gabojme e te mendojme se Bashkimi Evropian do te zgjidhe fatet tona. SHBA eshte shpresa jone e madhe ndaj edhe ne duhet te mbetemi aleat i saj, pavaresisht nga antiamerikanizmi qe jo me kot pompohet sot ne Evrope. Jo me kot greket dhe serbet e urrejne Ameriken. Ata shohin tek ajo aleaten e shqiptareve. Kush e shemb kalane e bashkimit kombetar? Kalaja e bashkimit te shqiptareve nuk sulmohet vetem nga jashte, por e ka te keqen edhe brenda. Kjo e keqe jane pushtetarete Shqiperise, qe e kane nxjerre atdheun ne ankand dhe jane gati ta shesin me cmimin me te lire, mjafton qe t’ju dale dhe ndonje gje per vete. Po permend vetem pak raste historike: Nano deklaron ne nje forum te huaj se kryeqyteti i Kosoves eshte Beogradi dhe jo Tirana. U takua me Milloshevicin ne Greqi. Me diktatorin serb jane takuar shume politikane te njohur ne bote, por Nano qe i pari qe nuk iu ankua per situaten ne Kosove. Takimi ishte si nje drite jeshile qe iu dha Milloshevicit. Mesazhi ishte i qarte: Kosova eshte puna juaj e brendshme, Shqiperia nuk ka ndonje interes te drejtperdrejte. Menjehere pas takimit Nano-Milloshevic ne Kosove nisen operacionet famekeqe kunder shqiptareve. Beogradi kishte marre sigurine se ne rast lufte Shqiperia do te qendronte asnjanese. Fatos Nano mban pergjegjesi kombetare per ato cfare ndodhen ne Kosove qe prej atij takimi. Politikanet shqiptare zihen mes tyre, por, ne fakt, shkaku i sherrit eshte paraja. Persa i perket ceshtjes kombetare ata jane te gjithe ne nje vije. Ilir Meta e sheh veten si qendra e rendeses ballkanike. Takimin me Gjingjicin e beri ne Beograd. Pseudoreformatoret serbe e shajne Milloshevicin si diktator, po jo se ka bere krime ne Kosove. Ata mbeten armiqte me te medhenj te pavaresise se Kosoves. Qeveritaret e Tiranes nuk guxojne t’iu thone ne sy se ata duhet te ndalin futjen e krimineleve ne Kosove, orkestrimin e dhunes ne Presheve e ne Mitrovice, etj.
Duke pritur opoziten
Themelimi i Partise Demokratike me 1991 zgjoi shpresa per rigjallerimin e shpirtit kombetar shqiptar. Mirepo, patriotet shqiptare u zhgenjyen nje e nga nje me kalimin e kohes. Partia Demokratike mund te kete ne radhet e saj shume nacionaliste mirepo, zeri i tyre nuk eshte degjuar ne politiken e partise. Politika e PD-se ndaj Kosoves nuk ka qene me e ndryshme se ajo e PS-se: Te dyja kane deklaruar se ceshtja shqiptare do te zgjidhet kur te bashkohemi me Evropen. Dmth, nuk do te zgjidhet kurre sepse nje Shqiperi e copezuar nuk do te jete kurre e zhvilluar dhe e stabilizuar sa te hyje ne Evrope. Per fat te keq, Partia Demokratike behet nacionaliste vetem kur i intereson politika e brendshme. Ajo dialogoi me kandidatin grek ne Himare, per nje koalicion te mundshem, por kur e pa se elektorati nuk mund ta gelltiste ate lloj corbe te thartuar, u terhoq nga Himara, per te mbeshtetur greket ne Dropull. E gjithe Shqiperia e di se gazetat greke kane shkruar me kohe qe fitorja e kandidatit grek ne Himare do te ishte deshmi se Himara eshte toke greke dhe se himariotet jane greke. Mirepo, kjo me sa duket nuk e bezdis Sali Berishen dhe njerezit e tij. Pasi e kane akuzuar per disa vjet Nanon si filogrek, tani Berisha mundohet t’ia marre flamurin e miqesise greke nga duart, ndoshta per te imituar Nanon, i cili e ka pervetesuar aksiomen: Ne pushtet vihet vetem permes Athines! Greko-amerikani nacionalist Nikolas Gejxh, me fytyren qe i ndriste nga djallezia, e poshteroi krenarine nacionaliste te Berishes, kur tha: Berisha me kerkoi falje per sulmet e te kaluares!
C’behet me shpresen "opozite"?
A i kemi humbur shpresat nga opozita? Pothuajse. Megjithate, shume nacionaliste qe deri tani i kane besuar verberisht Berishes, duhet te cohen e te thone fjalen e tyre. T’i kujtojne Berishes se e kane pritur per me shume se dhjete vjet dhe se tai qe ka tingelluar ora e kombit, ose duhet te largohet dhe t’i hape rrugen nje nacionalisti, ose duhet te tregoje veten, nese eshte ai qe pretendohet.
Mua me quajne Pandeli Majko... Ndoshta, erdhi si rrufe ne "qiell te paster", deklarata e ministrit te Mbrojtjes se Shqiperise, Pandeli Majkos, i cili refuzoi te merrte pjese ne takimin me homologun e tij serbo-malazez per shkak se Beogradi kishte aprovuar projektdeklaraten e kushtetutes se re ku shpallej se Kosova eshte pjese e Serbise. Kjo nuk ishte pare ndonjehere. Zakonisht, politikanet shqiptare jane si delet. Shkojne andej nga i drejton kryebaresha Europe. Kane 12 vjet qe i servilosen paturpesisht Evropes dhe fqinjve. Kur gjithe shtypi shqiptar dhe i huaj iu vu kunder, Pandeli Majko deklaroi me plot goje: "Zoterinj, une quhem Pandeli Majko e sa te kem fryme do te luftoj per ceshtjen e Kosoves". Nacionalistet shqiptare priten edhe njehere me shprese Berishen. Nga llogoret e opozites ai duhej te sulmonte Nanon e t’i thoshte se pse nuk po e perkrahte ministrin e tij te Mbrojtjes. Mirepo, Berisha, e sulmoi Majkon si njeri qe nxitohet dhe tha se ne kete qeveri nuk merret vesh se kush eshte i pare. Nuk donte me shume nga ai Fatos Nano. Nuk donte me shume nga ai as Beogradi e as ata qe iu prish gjaku nga deklarata e Majkos. Njehere e nje kohe, shtypi i Berishes e akuzonte Majkon se nuk ishte shqiptar me origjine. Mirepo, kur erdhi puna per te treguar burrerine, keta "shqiptare puro" nuk u bene dot aq patriote sa ky "joshqiptari". Majko nuk tregoi vetem atdhetarizem me deklaraten e tij. Ai tregoi integritet. Vetem nje njeri qe e ka ndergjegjen e paster nga aferat e korrupsionit dhe kontrabandes me vendet fqinje mund ta beje nje hap te tille. Politikane te njohur shqiptare, kane depozituar 200 deri ne 800 milione dollare ne bankat e huaja. Sikur keto te ishin investuar sic duhet per Shqiperine, frytet do te ishin te dukshme dhe jeta e shqiptareve do te ishte shume me e mire. Se per nje milion dollare te vjedhur jane dhjete milione te tjere qe nuk vijne me. Se investitoret dhe donatoret zhgenjehen dhe shkojne tjeterkund. Kur ata na kane vjedhur 800 milione Shqiperia ka humbur 8 miliarde. Ata as qe mund t’i gezojne dot keto para. Te marra ne menyre ilegale, ato nuk mund te qarkullojne lirisht per t’u perdorur nga politikanet.
Gazeta "Koha Jone"
Krijoni Kontakt