Nuk di te them nese une e krijova Porrenon, apo ajo me beri mua.
Ajo qe mund te them me siguri eshte qe edhe pse nuk di ekzaktesisht se ku ndodhet ajo, mund tju siguroj se shkoj shpesh atje. Nuk marr autobuzin, apo taksin, nuk shkoj ne kembe, thjeshte mbyll syte dhe kur i hap, gjendem pikerisht ne mes te qytezes, duke u kthyer pershendjet fytyrave dashamire te banoreve te saj. E kjo me ben te mendoj se ajo eshte nje krijese e imja. Pikerisht vetem ne keto caste mund te besoj se une jam ai qe e kam krijuar porrenon.
Por ka raste qe mesoj nga banoret e saj gjera qe kurre nuk i kam ditur apo degjuar me pare, e kjo e kthen besimin tim ne nje vale te trullosur dyshimi.
Degjoj prej tyre keto historite e mbushura me idhuj te stisur, me burgaxhinj te ndershem, me lavire te perbindshme,magjistrica, te vdekur te ringjallur, dhe pakuptueshem bindem ne vertetesine e moralit te tyre.
Ndryshimi qe sjell kjo bindje, me ben mua te mendoj se pikerisht une jam nje krijese e porrenos, e nese porreno eshte nje krijese e imja, atehere ajo eshte nje hap perpara ne ndryshimin tim.
Pra porrenoja nuk ekziston ne kohe, ose me mire te themi qe ajo jeton vetem castet qe une e mendoj ate, e ne ato caste kur ajo eshte larg mendimeve te mija, ajo dremit, koha per te ndalet, e po keshtu per banoret e saj te cilet jane mesuar te veshin morale te stisura nga te tilla histori.
Shpesh me qellon te harroj se porreno ekziston. Kjo ndoth atehere kur me muaj te rradhe une nuk mendoj per ekzistencen e ketij qyteti te vogel. Por ja qe ne nje dite te cfardoshme degjoj ne rruge nje histori nga ato qe nuk dihet se sa te verteta jane, ose thjeshte shikoj diku nje fytyre qe ngason me ate te plakut avdyl, apo te magjistares Maria, e pas kesaj mbyll syte dhe shikoj se si dielli i imagjinates sime sjell agimin mbi qytetin e harruar, e mekanizmi i kohes fillon te levize.
Une gjendem aty, mes njerzve per tu sjelle atyre nje banor te ri, apo per te degjuar prej tyre nje histori te cilen une me pare ua kam treguar.
Porrenoja eshte pra nje vend ku nuk ekziston koha, e ku une mund te rijetoj jeten time, duke terhequr zvarre sekondat e mija perfekte.
E di qe e gjitha kjo duket abstrakte, por ne fakt te gjithe ne kemi nje vend ku mund te ndalim kohen, ne te cilin mund te shkojme vetem duke mbyllur syte, e duke degjuar mendimet tona te tregohen nga personazhe qe me shume se vetvete, jane forma qe merr imagjinata jone, ndodhi te vjedhura nga bota e kohes, e te salduara ne ngrehinen e botes qe dremit ne meskeputjen e saj.
Krijoni Kontakt