Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22

Tema: Thashethem

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Thashethem

    Maria eshte nje fallxheshe spanjolle qe jeton ne katin e siperm te nderteses Viktoriane ne rrugen kryesore te qytetit pikerisht aty ku bashkohen shkolla e baletit me banjot publike.
    I vellai i saj nje kasap i vjeter i zoti ne biznese e la te motren ne mes te kater rrugeve 10 vite te shkuara kur ajo ishte vetem 17 dhe u martua me Marielen nje arixheshke qe kercente gjysem e zhveshur ne mejhanen e qytetit, e qe pallohej per nje kacidhe me ke do qe qendronte ne kembe. Golgato djali i madh i arixheshkes, nga martesa e saj e pare me Pierron nje biznesmen sapuni ishte martuar me te motren, e tani ashtu sic qarkullonin fjale ne qytet pritej te lindete nje femije me bark leshtor. Mariela e kishte beshtyre ne fytyre te birin kur e kishte marre vesh martesen e tyre, ndersa Maria e kishte pagezuar ne heshtje kete martese duke ekzekutuar macokun e zi te te verberit. I verberi ishte nje ushtar i dale ne lirim. Ishin te shumte ata qe thonin se ai ishte homoseksual, por Marinela bente be e rrufe se ai ishte mashkulli me i forte qe ajo kishte fjetur ndonjehere. Bile edhe kasapi qe mbahej per goxha mashkull i forte nuk kishte pasur te krahasuar me te verberin. I vetmi qe mund ti afrohej atij per nga forca mendohej te ishte Hoseja, nje plak 80 vjecar qe u martua vitin qe shkoi me nje tetembedhjete vjecare, vajzen e nje profesori matematike, e qe se shpejti priste nje femije nga gruaja e tij e trete.
    Maria shkumezoi trupin me sapunin qe i kishte dhuruar Pierro, e pasi i hodhi nja dy kova me uje te ftohte mbi gjinjte e beshem, iu drejtua ashtu e zhveshur dritares. E kishte zakone te dilte lakuriq ne dritare, te ndiste nje cigare e te shante me spanjishten e saj te vjeter pa shkak kalimtaret qe as guxonin te ngrinin koken e ta shihnin ne sy.

  2. #2
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Wellcome Gabriel Garcia Marques

    Me ne fund Marquesi shqiptar po duket ne horizont... Kjo pjese eshte nje deshmi e forte per kete qe sapo thashe...E ke pare nje pjese teatrale nga nje dramaturg rumun, ka pak a shume te njejten logjike, por jo kjo jotja eshte shume me lart...Urime, urime


    Fraza qe me pelqeu me shume...

    I verberi ishte nje ushtar i dale ne lirim. Ishin te shumte ata qe thonin se ai ishte homoseksual, por Marinela bente be e rrufe se ai ishte mashkulli me i forte qe ajo kishte fjetur ndonjehere. Bile edhe kasapi qe mbahej per goxha mashkull i forte nuk kishte pasur te krahasuar me te verberin. I vetmi qe mund ti afrohej atij per nga forca mendohej te ishte Hoseja, nje plak 80 vjecar qe u martua vitin qe shkoi me nje tetembedhjete vjecare, vajzen e nje profesori matematike, e qe se shpejti priste nje femije nga gruaja e tij e trete.


    Fjala qe me pelqeu me shume edhe pse jo e rregullt gramatikisht, por pikerisht ketu eshte lezeti eshte:

    Mariela e kishte beshtyre ne fytyre te birin (dmth beshtyre) me pelqeu shume kjo...

  3. #3
    ummmmmmmmmm
    vetem shpresoj qe te vazhdoj sepse kjo nuk me mjafton per nje muaj mungese.


    me gusta mucho. lilith
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    nitRosh

    tani i kam celur te gjitha shqisat ,me te cilat perftoj "leximin"
    dhemb eshe malli per fjalen...
    flm qe u ktheve.... je aty ku une besoj qe je.
    te shoh mjaft mire.... urime!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    hem

    marramendes ky thashethem.guret e tespijeve te saj ma shkepusin vemendjen dhe e humb zanafillen.po nuk perpiqem ta ndjek.urija vecse me ngeli.dua te di per te gjithe ne ate qytet dhe per ate tjetrin.rrite dhe pak.hape.beje thashethemnaje.
    ose tek e fundit ruaje si copez te nje .... ti e di me mire.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    vazh

    Jacobi, cifuti i Porrenos ishte i vetmi njeri ne qytet qe besonte ne forcen e magjise se Marias. Vite me pare Jacobi kishte qene i vetmi tregtar pasqyrash ne ate treve, por fare pa pritur e kishte mbyllur punishten e tij, dhe kishte vendosur te bente poce balte me argjilen qe e merrte nga varrezat e qytetit. I vetmi njeri qe e kishte pare shtrember kete beme te cifutit kishte qene At Antoni i cili i kishte shkruajtur nje leter peshkopit te Emeros qe ta ndalonte cifutin e marre te bente poce me balten e varrezave.
    Askush nuk mund te thote se si i rregulloi cifuti punet me peshkopin por vetem pas nje muaji ai kishte ngritur punishten e tij prane hyrjes se varrezave. Te dielen e mire At Antoni kishte nemur me rrenje e me dege cifutin, e pasi e kishte zbutur pak nga fundi tonin e zemerimit e kishte mbyllur predikimin me nje lutje qe i drejtohej te plotfuqishmit ti ruante nga tundimet, e ti hapte syte per te pare me mire.
    Qe nga ajo e diele askush nuk kishte blere as edhe nje poce nga ato te cifutit, derisa nje te premte teksa varrosnin Fernandon, nje matrapaz kuajsh i cili flitej te kishte qene e dashuri i Marias, kjo kishte zbritur ne varreza e ne menyre demostrative kishte hyre ne punishten e Jacobit per te dale prej andej me nje goxha poce.
    Ashtu sic kam degjuar e ashtu sic besoj te jete edhe e verteta, ne ate poce qe ajo vendosi ne varrin e Fernandos celen 30 lloje te ndryshme lulesh. Ato kishin bujitur ashtu papritur e per tre jave ishin derdhur mbi varrin e fernandos.
    Qe nga ajo dite cifuti nuk kishte pasur as edhe nje dite pushim ne punishten e tij e cili ishte gjithome plot me kliente, qe nganjehere vinin nga qytete te largeta vetem per te blere nje poce nga Jacobi.
    Ai u fliste poceve ne hebraishte e kur muzgu binte mbi Porreno merrte rrugen qe te conte ne fushen e Kermenos.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 17-06-2002 mė 09:49

  7. #7
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189

    ja ke fut kot plako

    Kete e di edhe vete ti.
    E shkrove direkt ne forum dhe ishe aq i lodhur sa pertove ta editoje. As ti vete nuk prisje komente dhe aq me teper pozitive.

    Ne fillim isha fan i yti...ose forumit i eshte rritur cilesia letrare (qe ty te ka bere te mos shkruash shpesh) ose ti s'ke qene mire.

    Uroj te jete kjo e dyta

    Krispi

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    nit, kris...

    do te qe gjeja me e bukur sikur tia futnim te gjithe kot si nit'i...
    Nit' sido qe tia futesh... ti shkruan per paqen time, per artin tend... per te tani-nesermen e letersise.... duke e leshuar shikimin nga maja ku ti ke vene syrin , dhe une kam vene besimin per ngjitjen tende..ashtu paqe paqe...qete qete...
    ia vlen te hysh ne forum per te numeruar ardhjet e tua te reja...
    macia_BLU....duke te pritur edhe kur je i ardhur.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Krispi, une besoj se eshte ajo e para (forumit i eshte ritur cilesia ), pasi pjesa me larte eshte me e mira qe une mund te shkruaj. Pastaj nuk do mend qe cilesia e forumit vjen duke u rritur, dhe padyshim qe eshte shume me larte nga cka qene, por mos harro dicka. Une nuk shkruaj per te qene me i miri, une shkruaj sepse me pelqen te shkruaj, sepse me ben te ndihem mire.

    Me vjen mire qe me ke lexuar ne te shkuaren, dhe shpresoj qe te vazhdosh te gjesh dicka qe te pelqen ne ato qe une do te shkruaj ne te ardhmen.


    Elida, me vjen mire qe me lexon. Faleminderit per komentin dhe per mbeshtetjen.

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    nit'

    sa inat, sot jam e rene dhe e perlotur....
    te vetmet qe ma qine kocken e rezistences jane thashethemet....
    te duaaaaaaaaa si me te mirin...ji i sigurte per ate qe njeh tek vetja...pls

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Orinda Huta
    Nga Bl3ri nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 06-02-2018, 10:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •