Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22

Tema: Thashethem

  1. #11
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189

    jo keshtu...

    Qe pjesa me siper s'eshte me e mira une kete mund ta vertetoj duke cituar pjese te meparshme.
    Ne fakt prisja pergjigje tjeter tenden, me pa komplekse.


    Krispi

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Vazhdon

    Porrenoja nuk ishte as fshat as qytet. Ishte thjesht nje vrime e trishtuar e mbushur me matrapaze e kusar qe fshiheshin aty per ti shpetuar ligjit nen identitete te sajuara. Aty mund te qellonte te takoje kedo. Mjaftonte nje shetitje ne kembe nga kisha e qytetit tek sheshi i karafilave, per tu takuar bie fjala me ndonje profet te vete-shpallur, apo me ndonje senator qe kerkohej nga mbreti i spanjes per tegeti te paligjshme sklleverish. Sa here qe me qellonte te hidhja ndonje got vere ne tavernen Patkoi e cila ne me te shumten e rasteve ishte e mbushur me detare qe vinin nga viset ta largeta e me prostituta plaka, do te me kapte veshi ndonje histori inetersante e cila zakonisht qarkullonte ne gojerat e banoreve per qa kohe sa nje tjeter te vinte ne jete. Njerez me zakone e veshje te cuditshme bujtnin ne taverne, e cila zakonisht qendronte hapur deri ne agim. I zoti i saj ishte nje arb plak i cili ishte vendosur ne Perreno pas murtajes se fundit, qe kishte shuar 800 fryme nga faqja e dheut. Ai e kishte blere tavernen nje Emeles, nje plake e cila kishte humbur te gjithe familjen ne epidemine e tmerrshme. Emela i kishte shpenzuar pothuajse te gjitha parate per te varrosur denjesisht te shoqin e tre djemte, pastaj i ishte lutur at Antonit qe ta pranonte te sherbente si pastruese ne manastirin e Perrenos. Ai nuk e kishte dashur nje gje te tille por kishte nderruar mendje kur kishte pare se plaka kishte ngelur qyqe ne mes te kater udheve. Mbremjeve kur hena ishte e plote arabi plak ulej ne nje poltrom te thurur me thupra thane e tymoste plot endeje cigaren e hashashit, derisa e zinte gjumi me koken mbeshtetur mbi gjoks. Tek kembet i rrinte nje djale i shurdher te cilin arabi e kishte marre per sevap nga nje shtepi femije e cila ishte mbyllur dy vite te shkuara per mungese fondesh. Vogelushi e donte marrezisht arabin, dhe kur e shikonte qe plakun fillonte ta koste gjumi behej kutullac e pasi ia mbeshteste koken mbi gjunjet e thare i shtrihej perpara kembeve, per te qendruar ashtu si nje hije e fjetur per ore te tera.

    Vazhdon???

  3. #13
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    duhej ta kisha kuptuar....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Porrenoja.
    Isha dije kendej nga Porrenoja dhe thashe ta sjelle prape ne jete.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    1
    Teme e bukur!

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2002
    Postime
    63
    sec u ndjeva mire kur e lexova shoku,
    me ben shoqeri me kupton ,
    sot ndihesha shume ie vetem,
    sikur kishja 100 vjet vetmi.

  7. #17
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Enderra

    Kishte me se gjysem ore qe punonte ne ate zgiqen e ngushte te asaj dhome te vjeter, dhe e kuptoi se kishin filluar ti mpiheshin kembet nga te qendruarit ne bisht per aq gjate vetem kur levizi pakez te merrte cekicin. Ne ate moment, sa hap e mbyll syte, ciraku i tij , nje irlandez fytyre kuq qe i qendronte gjithmone nga pas shpine u tregua i gatshem tia afronte ate ustait. Irlandezi ishte nje cunak imcak rreth te 19-ve. Ishte gjithmone i heshtur, dhe vec syve te vegjel qe leviznin me gjalleri ne ate fytyren e gjate, gjithcka tjeter te jepte pershtypjen e dickaje te fjetur. Ai rreshkiste neper hapesirat e dhomes pa bere as me te voglen zhurme, si te ishte nje hije, per tu gjendur gjithmone pas shpines se ustait te tij. Ky i fundit, nje njeri babaxhan dhe trupmadh ishte trembur jo pak here kur i befasuar kishte vene re se si irlandezi levizte pa u vene re dhe i dilte aty ku ketij nuk ja priste mendja. Kishte me se gjysem ore qe mendonte se ishte vetem ne dhome, dhe ja ku ky i kishte kercyer si shpirt i keq mu perpara hundes dhe i kishte ngrire gjakun. Po ky nga mbiu ketu mendoi me vete dhe iu drejtua djaloshit qe sa kaq i kishte zgjatur cekicin. Po ti nga dole ketu? Ke shume qe ke ardhur? Kam nja nje gjysem ore tha cunaku dhe i uli syte poshte per te shmangur veshtrimin e ustait te tij. Gjysem ore qe ciraku kishte qene ne dhome dhe ai as qe kishte degjuar as edhe nje krak. Me siguri qe mund te kishte folur edhe me vete duke menduar se ishte vetem ne dhome, dhe cunaku patjeter qe do ta kishte degjuar. Ne dhome ra perseri heshtja dhe ustai iu pervesh serish punes si me pare. Nuk kishin kaluar as edhe dhjete minuta dhe ai pothuaj e kishte harruar fare prezencen e cunakut. Por ja qe zeri i tij e solli perseri ne vete. E di qe te pashe dje ne enderr foli djaloshi dhe i hodhi nje veshtrim te shpejte dhomes sikur donte te gllaberonte te gjithcka qe ishte aty ne nje sekonde, pastaj iu drodh trupi ne nje menyre te frikshme. Ustai qe vazhdonte te punonte me fytyren nga muri, as qe e pa te dridhuren e tij. Edhe pse beri habi qe ky i fundit kishte filluar nje bisede, (gje qe ndodhte shume rralle) ai nuk e nderpreu punen. Nje enderr! Po si ishte, u degjua zeri i ustait. Po ja ne ishim duke punuar ne nje dhome si kjo dhe ti po suvatoje nje qoshe muri si tani, me kurrizin kthyer nga une. Une te qendroja pas shpine dhe te jepja veglat qe ti me kerkoje. Pastaj ti me kerkove cekicin dhe zgjate doren drejt meje pa e kthyer koken nga une. Une nisa te mbaja cekicin ne dore, por nuk po ta jepja. Nuk e di pse mu kujtua im ate ne ato caste. Pastaj ti ma kerkove ate perseri dhe prape nuk e ktheve koken nga une. Dhe une prape nuk ta dhashe. Nderkohe ustai e kishte nderprere punen dhe kishte filluar te degjonte me vemendje enderren, me syte e fiksuar ne murin e sapo suvatuar, ndersa zeri i cirakut qe i vinte nga pas shpines ishte bere me i ankthshem. Pastaj ti ma kerkove cekicin per te treten here, dhe kesaj rradhe me ze te forte, por une as vete nuk e di pse e kisha shtrenguar ne dore, dhe isha i vendosur qe te mos ta jepja. Atehere, ti nuk durove me, por ktheve koken i zemeruar nga une dhe ne ate cast une te godita me sa me hante krahu. Ja ketu ne mes te ballit, u degjua zeri i tij qe tani kishte filluar te dridhej ndersa nga buza e poshtme i varej nje cope jarge. Trupi i ustait qe gjate gjithe kesaj kohe kishte qendruar me fytyre nga muri u drodh, dhe ashtu rrufeshem ai ktheu koken nga ciraku qe mbante ne dore cekicin dhe qe kishte fiksuar ne ballin e tij gishtin tregues. E do cekicin u degjua zeri i cirakut, ndersa tani syte e tij te vegjel nuk leviznin me si me pare, por ishin ngulur mbi fytyren e ustait e cila ishte mbuluar nga djerset. Jo tha ustai dhe ne menyre te pavetedijshme e zgjati doren te merrte cekicin. Ishte frikesuar keq. Po pastaj, tha ai per te thyer heshtjen disa sekondeshe qe ishte vendosur, po pastaj cndodhi ne nederr. Pastaj une ta preva koken me sharre dhe ta mbulova trupin me llac, qe te mos te te gjente askush. Oh sa gjak qe po te dilte. Po pate pare gjak ne enderr kjo do te thote qe enderra eshte lare, tha ustai dhe nje e qeshur e sforcuar i doli nga fyti. Ok iu drejtua ai cirakut. Tani shko e na bej ndonje caj, e boll me enderra se na doli shpirti ne pune, tha ustai dhe i rrahu shpatullat djaloshit.

    Per here te pare qe nga koha qe ata kishin punuar bashke ai ia degjoi hapat e lehte qe zbriten shkallet dhe nuk e kuptoi pse iu kujtua i biri, dhe nuk e mori vesh pse i erdhi keq per te. Iu mbushen syte me lote dhe si pa e kuptuar qendroi ne mes te dhomes per te pare cepin e murit qe po suvatonte. Fshiu syte qe i kishin lengezuar pa shkak dhe u perpoq te sillte ne mendje fytyren e cirakut. E kuptoi se djaloshi kishte kohe qe ndjehej vetem.

    Ciraku zbriti shkujdesur shkallet dhe iu drejtua kuzhines. Perhere te pare ne jeten e tij teksa ishte duke pergatitur cajin ndjeu mall per dike, per here te pare donte te bertiste fort, aq fort sa ta degjonin te gjithe, bile edhe ai ustai, qe aq shume i ngjante te atit. Ai i hodhi nje curril qumesht cajit, dhe aty per aty iu kujtua nje tjeter enderr qe kishte pare dy dite me pare, dhe qe vendosi tia tregonte atij kur ti jepte cajin.

    Hapat kerciten serish dhe ustait serish iu mbushen syte me lote. E ndiente qe ai po vinte. Ne dore i kishte ngelur cekici, ndersa ajo enderra e frikshme qe sapo kishte degjuar nuk i hiqej nga mendja. Sakaq dera u hap dhe ai me sa ti hante dora e goditi tamam aty ku pak minuta me pari ai kishte fiksuar gishtin e tij tregues. Trupi i cirakut u perplase me force ne dyshemene e dhomes. Vdiq, tha ustai dhe u drejtua ne cepin e dhomes qe ishte duke suvatuar. Me te vertete qe ai vend kishte qene vendi me i pershatshen per ta murosur. Kishte me se 28 vjet qe e priste ate moment, dhe tani i ishte dhene mundesia. Per 28 vjet e kishte fshehur ne gji nje enderr te tmerrshme , dhe ja, tani qe trupi i cirakut i qendronte i shtrire pa jete tek kembet, kishte ardhur koha qe enderra e tij te behej realitet. Ia mbeshteti trupin pas murit dhe me duart qe i dridheshin filloi ta muroste. Tani ajo cope muri nuk do te ishte thjeshte nje cope muri, mendoi, tani ajo cope muri do te mbante brenda enderren e tij 28 vjecare.




    Mbreme jam lodhur ti tregoji kete enderr dikujt, dhe nuk e di sa munda ta bej, e lexova prap sot. Per tu bindur nese kam thene te verteten mbreme.
    ...ashtu kam bere.
    Po ti ca do besh, se na plase?
    Po vjen dhjetori i premtuar per heshtjet e tua uleritese.
    Jam duke u lutur te mos kesh ndryshuar mendje.
    Jam edhe duke te dashur!
    ...


    nit' ( "enderren" dhe "kohen" i mora)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Per dite te tera askush nuk kishte dale nga shtepia, e tani fjalet se une do te shkoja serish atje, per ti pare e per ti takuar me mall keta njerez kishte shkaktuar nje alamet rremuje ne qytet. Ata silleshin neper rruge per te pastruar e per te hequr plerat qe ishin mbledhur germuq ne anet e rrugeve ne dyert e shtepive, bile edhe perpara portes se kishes. Disa kishin filluar te lyenin me gelqere fasadat e ndertesave, te mbillnin peme, a lule, bile edhe te vendosnin statuja te reja ne sheshin e shatervanit. Ne mes te qytetit ishte ndezur nje zjarr ku digjeshin kufomat e kafsheve te ngordhura nga uria, ndersa amvisat kishin hapur dritaret per te shkundur a pastruar shtepite.
    Nuk e di sa kohe kishte qe nuk kisha qene ne keto ane, e kjo ishte arsyeja pse gjate gjithe kesaj kohe ata ishin zhytur ne nje gjume qe zgjaste per aq sa prania ime ishe nje ombrelle mungese.
    Femijet ishin rritur goxha, vajzat ishin bere gra, e djelmoshat burra, e burrat ishin plakur ne udhetime pa fund. Deti kishte mbetur po i njejte, nuk kishte ndryshuar aspak, ashtu si deshirat e enderrat e tyre.
    Ne kete cep te fantazise gjerat kishin ndryshuar shpejte, e une zoti i tyre nuk kisha bere asgje. Maria, po lidhte dy gershetat e saj perpara pasqyres, dhe per te pritur kishte vendosur te vishte nje fustan te kuq, qe ishte bere me nga ato copat qe teoradoret ndersejne demat. Nuk e di se kush do te ishte demi qe do te mbante mbi sup thiken e veshtrimit te saj, por e di qe ajo e kishte paracaktuar qe me pare ate, e tani ashtu siv po thurte gershetat kishte filluar te thurte rrjeten ne te cilen do ta zinte rob fatkeqin.
    Ardhjet e mia te rradha ne kete qytet te cilin e pata krijuar jo si pjelle e nje deshire per te vrare kohen, por nga nevoja per te ndjere magjine e tij, kishin qene te rradha. Tek mendoja per te, per grate, rruget, muret, lulet e detin qe lagte brigjet e tij te thepisura, koha rridhte e qete, me perkedhelte shpatullat duke me nanuritur ne vesh kthime te lavdishme, pritje te pafundme.
    Dhe nuk po zhgenjehesha. Pas kaq kohe mungesash, banoret e ketij qyteti kishin filluar te leviznim, te pergatiteshin, te ngriheshin nga gjumi i gjate, te shkundnin pritjen e te shikonin se cte re do tu sillja une krijuesi i tyre pas nje ikjeje qe kishte ardhur koha te vdiste.
    E cte re kisha une per kete cep te qete te fantazise sime, ku infrastrukutura e mendimit kishte mbetur ajo e shume kohe me pare, por qe dashuria ime per te ishte rritur e eger, e ashper, e dhimbshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 22-07-2004 mė 14:05

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Kthimi im ne Porreno, ishte ngjeshur brenda nje intervali kohe qe here pas here derdhej furishem e me lagte kembet. Ne mendjen time kalonin personazhe qe ende ishin ne hije, e qe me hidheshin ne krahet e imagjinates ne formen e ideve a peshperimave.
    Gjithsesi kisha vendosur qe ne Porreno te kthehesha ne agim, atehere kur hapesira njomet me athin(1) e mengjesit, e kur dallendyshet therin gushen e qiellit.
    Nuk dija nga duhet te psonisja nje mengjes te tille, qe ta hidhja vrik mbi qytezen e rrethuar nga malet, mbi kete ishull te humbur mes pyjeve, qe dukej si nje qelize qyteterimi, te cilin fotozinteza e mendimit tim, e kishte krijuar si pasoj e frymemarrjes se imagjinates.
    Mengjesi!?
    Porrenoja u ledhatua nga nje fllade i lehte, i fresket mengjesi, dhe drita e mjegullt u shtriq mbi cdo cep te mundshem, bashke me zhurmat e rastesishme te jetes.
    Ajri u mbush me fryme lulesh, ndersa portat e shtepive hapen krahet per te leshuar ne rruget e grinjta ata qe te paret e kishin flakur tej gjumin.
    Kalldremet, qe ngjanin me damaret ne nje film radiografie, gervanin nen trokun e kafsheve te punes, ndersa lokalet e para kishin filluar te hapeshin. Vesa lagte pertueshem cte mundete, e dielli ngrihej drejt qiellit per ti bere drite Porrenos.
    Gjithcka kishte filluar te merrte fryme, e ritmi i dites po ftonte kedo ne vallzimin perfekt te jetes, koreograf i te cilit, isha une. Kenget e gjelave sinjalizonin hyrjen ne skene te personazheve, e cdo levizje dukej kaq e rastesishme, e ngjyer me spontanitet.
    Ishte nje agim i mrekullueshem qe mjaft cliter prekte kthimin tim, e kapte ate per dore dhe e terhiqte nxitimthi drejt nje fillimi te ri.
    Ishte aq unik ky mengjes, sa do te kisha mbeshtetur pa frike koken time mbi te, e do tia kisha gdhendur mbi gurin e varrit njeriut me te pafat te kesaj bote.
    Porrenoja po zgjohej!
    Aroma e dafinave dhe blireve qe vinte nga varrezat e qytetit, ishte arratisur nga fantasia ime e me kishte mbushur dhomen. E nderpreva te shkruarin, mbylla syte, dhe mbusha mushkrite me ajrin e embel te qytezes, ndersa dielli i tij i grohte me cirrte se brendshmi qepallat.
    Tashme gjithcka ishte kaq e qarte, kaq e dukshme, kaq e prekshme per mua.
    Kisha mberritur ne Porreno.


    (1) Ath- eshte drita e qe thyen erresiren e nates, perpara se te lind dielli. Kete fjale shqipe e kam zbuluar fale Shiut.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 14-08-2004 mė 13:19

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Qytetet e vegjel jane si plakat.
    Gjithmone kane nevoje per dicka, rreth se ciles duhet te flasin, dicka te kujtojne, te merren deri ne plakjen e plakjeve, ne plakjen e koheve.
    Kur kjo dicka nuk ekziston atehere ata e krijojne ate, per ta vrare nje dite te cfardoshme.
    Mjafton nje lajm qe degjohet ne kafene, tek berberi, ne post, apo ndoshta edhe nje enderr e lige qe frikshem vertitet ne rrethinat e qytetit, qe te shnderrohet sakaq ne nje objekt te kendshme, reth te cilit flitet e perflitet deri ne lodhje, deri ne mes-keputjen e kohes.
    Qyteti mbushtet me paranoje, e fjalnaja pervesh menget per te ndryshuar jeten e mjaft njerzve te cilet pa e kuptuar kane rene ne nofullat e kotesise qe karakterizon te tille qytete, e qe bluan dalengadale "idhujt", "heronjte" , "dickate" qe po ajo vete i ka krijuar.
    Ne te tille qytete jeta gelon me nje tjeter ritem, ne nje tjeter menyre, ndersa njerzit duket se mbesin te njejtet, nuk ndryshojne, deri sa nje mengjes ata gdhihen pleq.
    Historite qe mund te te thone jane te cuditshme, ne dukje aspak te verteta, por kana brenda tyre kaq shume kaq heronj, kaq shume idhuj, nikotin, alkool, trupa netesh te lodhura prej ku jane mbarsur e lindur ata.
    Shpesh qellon te degjosh te flitet per njerez te thjeshte qe jane ku e ku me teper enigmatik, qesharak, te cmendur, madheshtor, te zgjuar se te gjithe personazhet e librave te cilet jane krijuar nga mendjet e gjenive te letersie, e kjo te ben te dyshosh nese ata jane me te vertete reale, apo thjeshte ekzagjerime, sajesa te qyteteve te vegjel, qe ashtu si plakat qe ne netet e gjata kane nevoje te pertypin kujtimet e tyre, u duhen pikerisht keto sajesa per te pertypur ditet e tyre te ngjyera me kotesi.
    Shikon ne rruge nje plak te kerrusur, e degjon nga pas nje bisede te shkujdesur qe fillon te tregoje nje histori per jeten e tij.
    "Ja ky babloku qe po dredh cigaren, nga ngrene ne kohen e luftes te gjalle zemren e hasmit. Ja shqeu nga kraharori dhe e hengri me dy kafshata"- tregon folesi, ndersa zerit i jep nje ton te shkujdesur sikur nuk habitet aspak me kete qe po tregon.
    " Kam degjuar" thote zeri tjeter duke dhene edhe ai versionin e tij i cili eshte disi me ndryshe nga versioni i pare, por ne korniza te pergjithshme eshte e njejta gje.
    Morali eshte i thjeshte. Armikut haji zemren.
    Keshtu qyteti shkruan historine e tij, vete-edukohet, krijon heronjte qe vdesin atehere kur dikush tregon nje tjeter histori, pikerisht ne mes-keputjen e kohes.
    Pikerisht i tille eshte edhe qyteti i Porrenos.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Orinda Huta
    Nga Bl3ri nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 06-02-2018, 10:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •