Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ruhid Maska e ruhit
    Anëtarësuar
    31-12-2002
    Vendndodhja
    Debresh
    Postime
    100

    Gruaja mislimane mes të kaluarës dhe të tanishmes

    Gruaja muslimane në të kaluarën kishte një jetë të frytshme brenda kornizave islame, ajo ishte e vetëdijshme për çdo hap që bënte, kishte një jetë të të lumtur familjae, kishte një veshje me një elegancë të rrallë muslimane, kishte edukatën e të shprehurit, kishte respekt të ndësjellë ndaj burit dhe anasjeltas, ishte punëtore në çdo fushë, kishte të drejtë pra në çdo lëmë pa marrë parasysh nëse shtrohej çështja e zgjedhes së burrit apo e trashëgimit, ajo bënte edhe konsultime tëndryshme në lidhje me jtën bashkëshortore; burri dëgjohej dhe mendimi i tij respektohej, për çdo gjë vendosnin bashkë, nuk kishte ndonjë fanatizëm në këto aspekte.

    Jemi deshmitare se si ne decenien e fundit po na pllakos nje erresire ne nje vend te ndritur.S'ka dyshim se femra muslimane e se sotmes deshiron ta largoje nga mendja ate te kaluar te konservuar qe kishte bere vakum diku ne fund te historise,gjithnje duke pretenduar se si te behet plotesisht si nje femer perendimore.Mirepo, para se te hyjme ne teme e te flasim per femeren e se tashmes,t'i hedhim nje veshtrim, se kaluares se saj.
    Gruaja muslimane kishte te siguruara te gjitha nevojat e jetes, e liruar nga shpenzomet, sepse per te kujdesej burri dhe ajo gjithmone ishte nen mbikeqyrjen e tij, - gjate kohes sa ishte vajze ajo ishte nen perkujdesjen e prinderve, ajo ishte e siguruar ne çdo ane: si moter sigurohej nga vellai,ndersa si nene nga i biri e jo nga ndonje organizate qeveritare, pra ne "kemi" nje sistem te atille qe çdo femer gjithmone te jete barre e gjinise mashkullore ngase edhe Allahu xh.sh. i ka graduar ne nje shkalle me te larte, kur thote: "Burrat jane pergjegjes per grate".[En-Nisa,34].
    Gruaja muslimane ne te kaluaren kishte nje jete te frytshme brenda kornizave islame, ajo ishte e vetedijshme per çdo hap qe bente, kishte nje jete te lumtur familjare, kishte nje veshje me nje elegance te rralle muslimane, kishte edukaten e te shprehurit, kishte respekt te ndersjelle ndaj burrit dhe anasjelltas, ishte punetore ne çdo fushe, kishte te drejte pra ne çdo leme pa marre parasysh nese shtrohej çeshtja e zgjedhjes se burrit apo e trashegimit, ajo bente edhe konsultime te ndryshme ne lidhje me jeten bashkeshortore;burri degjohej dhe mendimi i tij respektohej, per çdo gje vendosnin bashke, nuk kishte ndonje fanatizem ne keto aspekte.Pra nga kjo qe thame, shihet se gruaja ka civilizimin e vet, ka traditen e vet, andaj nuk eshte e nevojshme te imitoje ato te Perendimit apo te Amerikes, sepse ne te kunderten ajo do te shkaterronte ne radhe te pare vetveten, familjen dhe do te humbte vleren e jetes se moralshme.
    Tash t'i hedhim nje veshtrim se tashmes se saj.Ne kohen e sotme ekziston nje ide qe kerkon te drejtat para se ajo te zbatoje obligimet, ajo deshiron te behet plotesisht si ato ne Perendim edhe pse nuk mund te behet si ato, Lindja eshte Lindje, e Perendimi ehste Perendim, po kjo deshiron te mos i trashegoje ato tradita te konaervuara, mirepo deshiron ta shohe vetem me nje veshtrim me civilizues, - ajo para vetes sheh shume rruge te hapura dhe ka shume planifikime, ka shume pretendime etj.
    Ajo ka planifikim familjar te ketille:
    - Te evitoje shtatzanine e padeshiruar.
    - Te linde femije kur te deshiroje.
    - Te rregulloje intervalin ndermjet lindjeve per te perfituar nje hapesire kohore te pershtatshme.
    - Te vendose se sa femije duhet te kemi ne familje.
    Pra keto ishin disa nenpika te planifikimit te familjes, po ajo nuk mbetet vetem me kete, ajo e sheh veten edhe si politikane, mesuese, mjeke, profesoreshe dhe shkon deri atje sa qe me te civilizuar e sheh veten nga garderoba.Te gjitha keto nenpika qe cekem, jane vetem disa kritere qe mund te plotesoje muslimanja e se nesermes per t'u civilizuar dhe per te hyre ne Perendim, ndersa ne Perendim deri me tani nuk ka dale ne treg ndonje liber, ose te jete shitur ndonje gazete,apo ne ndonje TV te jene dhene kriteret qe duhet te plotesoje femra e civilizuar, prandaj keto jane disa perceptime te gabuara te intelektualve tona,te cilat kohet e fundit kane shprehur nje revolte te paparashikuar per vajzat e mbuluara, kinse ato i jane kthyer tradites konservatore turke, pa qene te vetedijshem per çdo veprim qe bejne.
    Siç e cekem edhe me pare, ato e shohin veten si politikane, dhe kete vertet nuk na e ndalon Islami, mirepo nga natyra e saj femra nuk mund te kryeje nje obligim me kaq pergjgegjesi.Edhe po ta kryente ajo me vete duhej te kishte nje elite ushtresh me te cilet do te konsultohej; ajo gjithashu ne edhetime te ndryshme do te ahoqerohej me meshkuj.Megjithese Islami nuk ka ndonje dispozite qe ia ka ndaluar gruas punesimin jashte shtepis, kudo qofte, posaçerishte ne punet qe i pergjigjen natyres se saj, si profesioni infermiere, profesoreshe e te tjera.Ndonese nuk ekziston ndonje dispozite qe i thote "jo" gruas te shfrytezoje talentin e saj, kur eshte fjala per politiken ajo per gruan nuk eshte nje profesion i lehte , sidomos kur sheh veten si kryeministre a kryatare, deputete etj.Shteti nuk mund te udhehiqet ne menyre figuarative edhe pse, siç thame me larte, ajo ka nje ushtri keshilltaresh.
    Obligimet e ketilla kerkojne nje fuqi qe mund t'i pergjigjej sulmit, p.sh. komanda ne ushtri iu eshte besuar meshkujve, edhe pse ka raste qe mund te udheheqe femra, por rralle mund te gjendet nje e tille.Ka edhe nje arsye mjekesore, femra gjate periudhes se menstruacionit dhe gjate kohes se shtatzanise peson ndryshime fiziologjike dhe psiqike, andaj asaj nuk mund t'i besohet nje detyre kaq e veshtire.
    Prandaj, per te pasur nje familje te shendoshe, per te pasur trashegimtare te edukuar, te shkolluar, femra eshte dhe duhet te jete baze e kesaj shoqerie.
    I CAN'T STOP LOVIN YOU

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    11
    Me pelqen pasi ti e velerson femren, po ama vetemn ne disa aspekte te jetes. Ajo qe do thoja une me shkurt eshte se Amerika apo Perendimi kane evoluar shume, dhe kjo nga bashkepunimi apo kontributi si burrit ashtu edhe i gruas, pra andej nga ato ane, kjo grua qe sipas teje nuk eshte e zhvilluar, e zonja , apo eshte shume luftarake sipas teje, nuk me duket se ka penguar zhvillimin e perendimit, perkundrazi, dhe as qe nuk mund te thuash se andej nuk ka baza famijare te shendosha, apo nuk ka femije te shendetshem, (zaten si u zhvilluan keto vende keshtu fet e fet?). Dhe une as qe mund te pranoj se ne Lindje nuk ka probleme te grave, ato kane qene gjithandej gjet gjithe njerezimit, zaten nuk u prishen tani ket shekull, ndaj nuk eshte mire te jemi teorike, por praktike mbi te gjitha.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Qasja Islame ndaj gruas

    Një prej dallimeve kryesore të Lindjes dhe Perëndimit e kemi qasjen e këtyre kulturave ndaj femrës.

    Shumë, jo të gjitha, shoqëri muslimane e bëjnë ndarjen e llojit të vet ndërmjet gjinive në vende publike, xhami, universitete, tregje. Edhe pse ndarja e gjinive dhe tërheqja e gruas nga publiku edhe sot e kësaj dite praktikohet në disa shoqëri muslimane, në shumë vende muslimane, nga Egjipti dhe Tunisi e deri në Malazi dhe Indonezi, meshkujt dhe femrat, veçanërisht në qytete të mëdha, gjithnjë e më shumë studiojnë dhe punojnë së bashku. Në botën bashkëkohore me globalizimin e saj, sidomos në punët e shtëpisë, amvisni ku burri nuk mund të kujdeset vet për famlje, gruaja gjithnjë e më shumë bëhet fuqia punuese dhe me këtë sjell shembjen e koncepteve të trashëguara rreth ndarjeve në fusha të burrave dhe grave.
    Praktika e ndarjes së gjinive ka edhe rrjedhojë fetare dhe kulturore. Qyteti i Pjegamerit Medina nuk e ka praktikuar ndarjen e gjinive.
    Ekzistojnë shumë diskutime se si të shpjegohen ajetet që kanë të bëjnë me ndershmërinë dhe ndarjen që janë të sjellura në Kuran 33:32-35. Kuptohet se shtjelluesit konzervativ dmth. fundamentalistët nën ndikimin e vahabitëve pohojnë se ajetet e lartëshënuar vlejnë për të gjitha gratë (duhet të qëndrojnë të tërhequra brenda hekurave).
    Mendimet bashkëkohore dallojnë. Një shumicë e madhe beson se ndarja e tërësishme e gjinive nuk është e domosdoshme, kurse disa besojnë se përsa i përket kërkesës së ndershmërisë mund të aplikohet me veshje të përshtatshme dhe me një kufizim të llojit të vet përsa i përket raportit dhe bashkëpunimit ndërmjet burrave dhe grave, meqenëse së bashku punojnë dhe shkollohen.
    Në disa vende muslimane (Pakistan, Bangladesh, Turqi dhe Indonezi) gratë kanë qenë ministresha apo kryetare.

    Gjithësesi figura e vërtetë mbi gruan në Islam është shumë më e komplikuar kështu që nuk duhet ngutur në pohime (qoftë pozitive qoftë negative).
    IHS

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Gruaja në Islam
    Nga Xhenneta-Morina në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 19:32
  3. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •