Rrefimi\Ditari i nje udhetari per Shqiperine e viteve 1908-1913. Rugetimi pesevjecar i nje amerikani nje Shqiperine e para nje shekulli. Tregimet rrenqethese te nje vendi pa rruge, me qytete te vogla e te pista, ne vorbullen e luftrave te kacakeve dhe luftes se pare ballkanike

"Kur krijuesi i Botes e kishte krijuar mbare boten, atij i kishin mbetur nje numer i madh guresh, goxha te medhenj ne thase. Duke mos e ditur se cfare te bente me ta, ai i la ne nje vend dhe shkoi te kerkonte rreth e rrotull, me shprese se do te gjente nje vend te pershtatshem per to. Sakaq, gjate mungeses se tij ndodhi nje termet i tmerrshem, qe i permbysi te gjithe thaset, me c'rast shkembinjte rane poshte ne rremuje. Kur u kthye dhe pa se c'hata kish ngjare, ai u ul ne gurin me te madh, mese i nevrikosur, dhe e quajti ate vend "shkemb". Qe ketu e ka prejardhjen emri i fronit te gurte te mbreterve te Shqiperise. S'ka pike dyshimi se ne Shqiperi ka kaq shume "mobilje" te tilla, sa mund te plotesohen kerkesat e te gjitha perandorive te Olimpit, apo dhe te perendive te tjera qe do te vinin per mysafire". Ne mengjesin e vranet e te zymte te atij 5 shtatori te vitit 1908, amerikani Charles Telford Erikson, ende nuk e kishte degjuar kete legjende per vendin ku po shkelte per te ngritur misionin e tij protestan. Nese dikush do t'ia kishte treguar perpara nisjes, atehere ai do ta kishte perfytyruar veten lehte te shtangur nga llahtari i tablose qe te kallte friken. Amerikani qe udhetonte me gruan dhe tre femijet e tij, deri ne ate dite kur u caktua per te ngitur kete mision, nuk e dinte fare se ku gjendej vendi drejt te cilit ishte nisur. Enciklopedia Britamike dhe libri i Edith Durhamit "Brenga e Ballkanit, e kishin pajisur me disa njohuri te percipta, te cilat do t'i beheshin ndihma me e madhe per pese vitet qe do te zgjaste misioni i tij ne Shqiperi.

Nje copez Amerike ne Korce

Nje anije e nisur nga limani i Bostonit ne 1 gusht te vitit 1908 do ta sillte misionarin anglez ne Liverpul, prej nga ai nisi udhetimin neper Evrope, ne Paris, Marseje, ku i hipi anijes per ne Stamboll. Nje anije tjeter e coi ne Stamboll pastaj rruga me tren e shpuri ne Manastir, prej nga ku Erickson kishte vendosur te futej ne Shqiperi per te udhetuar drejt Korces. "Pasi kaluam disa kilometra neper "deren e pasme", ose rrugen hyrese te Shqiperise, arritem ne skenen e masakres se vitit 1830, te katerqind prijesve shqiptare, te bejlereve me nam dhe te bajraktareve, me te cilet turqit kishin lidhur nje marreveshje te paqes dhe te miqesise. Nje gosti e madhe festive ishte shtruar ne kete vend, ku shqiptaret i zhveshen armet dhe u ulen ne sofer; por papritmas, nje skuadron i trupave turke, te fshehur pas ketyre gureve te medhenj rreth e perqark vendit te gostise, iu sulen me furi dhe i vrane gati te gjithe mysafiret". Bashke me historite, Eriksoni do te pershkruante me hollesi peisazhin, liqenin e Ohrit, dhe sidomos Korcen. "Shtepiat dukeshin si ato qe kishim pare ne rruget me te mira te qyteteve amerikane, ndersa banoret me te arritur na pershendeten ne gjuhen tone. Korca i perngjante se tepermi disa qyteteve gjermane apo skandinave te Amerikes". Eriksoni nuk e kishte te veshtire ta kuptonte nga vinte kjo ngjashmeri, nje numer i madh i banoreve te kesaj zone kishin merguar ne Amerike, nderkohe qe ata qe ishin kthyer kishin sjelle me vete shuma te kursyera parash per blerjen e dyqaneve. Ne ditarin e tij, amerikani do ta pershkruante Korcen si epiqendren e interesave, zhbirimeve dhe thashethemeve ballkanike. "Grupet guerrile i kishin shtabet e tyre ne qytet dhe shetitnin lirisht rrugeve te qytetit. Ata benin per Shqiperine, ate qe grupe te tilla benin ne Kine, duke i shtrenguar padronet e tyre qe te paguajne sa me shtrenjte, per cdo bina te rrenuar dhe cdo jete te shuar". Gjate qendrimit ne kete qytet, misionari amerikan njohu edhe motrat Qiriazi, "udheheqese te nje shkolle per vasha... ne te cilen here pas here gjenin strehe ilegale, por te sigurte, nje numer i dukshem i udheheqesve te kryengritesve". Me vendimin per ta ngritur misionin e tij ne Tirane, Erickson me familjen e tij, ngarkuan plackat ne nje araba dhe u nisen ne drejtim te jugperendimit, ne portin antik te Santa Kuarantes, te njohur prej shqiptareve me emrin Sarande. Ajo ishte rruga e vetme neper te cilen mund te kalonte nje araba me kater rrota drejt bregdetit. Nje udhetim qe zgjati kater dite, neper disa vende ku rruga nuk ekzistonte fare, me ndalesa ne disa hane, mbi derrasa ku kishin ndenjur kuajt. Nje han i Sarandes, ne kujtesen e Ericksonit nuk ishte aspak me komod nga ata ku kishin bujtur gjate rruges, nje barke qe do t'i shpinte drejt Korfuzit atij iu duk si zgjidhja me e mire per te kaluar naten.

Ne Durresin e rrenuar dhe Tiranen e asgjese

Dy anije te ndryshme e kishin sjelle Ericksonin nga Korfuzi ne Durres. Nga leximet e antikitetit, Ericksoni njihte nje Durres me pallate te mermerta, me nje liman ku kishin hedhur spiracen flotat me krenare te botes antike, nje liman joshes, nje qytet te qejfeve e defrimeve. Mirepo ne Ditar do te shkruante te tjera pershtypje, kryekeput te kunderta me ato qe kishte ndertuar nga leximet. "Qyteti nuk kishte ruajtur as gjurmen apo shenjen me te vogel te fames e lavdise se dikurshme. Mbreteresha e Adriatikut, ishte shderruar ne nje plakuce reumatizmake e te padhembe, qe vetkenaqej me papastertine, lakuriqesine e parazitet. Edhe banoret i ngjasonin qytetit. Aq u bente se cfare flamuri valevitej ne konak".

Plot dhjete ore zgjati rruga e familjes se Ericksonit nga Durresi per ne Tirane, ne ate kohe bastioni i muhamedanizmit dhe qender e ndikimit te propogandes turke. "Ate cast, e pata te qarte se ky vend ishte nje nje vend tmerresisht i derrmuar, ne cdo forme te jetes. Qente, macet, dhente, bagetia, kuajt, burrat, grate dhe femijet dukeshin gjithashtu te mekur. Kesaj radhe e shoh te udhes t'i perdor fjalet e Shen Jakovit, "ata gjalleronin ne mjerim"... M'u deshen vetem njezetekater ore qendrimi ne Shqiperi per ta bindur veten se nga te gjitha vendet e botes, veshtire se do te mund te gjeja nje vend aq te privuar nga artet, shkencat, standarti, institucionet bamirese dhe humanitare, komoditeti, siguria dhe rehatite dhe komfortet e jetes, si ky vend i gjore". Me mberritjen ne Tirane, Erickson u vendos ne nje nga ato qe e quante shtepite me te mira te Tiranes se asaj kohe, ne rrugekalimin kryesor te qytetit te quajtur "Rruga e Dibres".

Konsulli me i afert amerikan ne ate kohe ndodhej ne Selanik, kurse konsulli me i afert britanik, gjendej ne Manastrir. Gjate qendrimit te tij ne Tirane, hera heres i trazuar nga pushteti turk, Erickson pati mbrotjen e konsujve austriake, me seli ne Durres, te cilet jo ne pak raste do t'i dilnin ne krah. Qendrimi i Ericksonit ne Tirane, perkoi me fillimin e asaj qe ne ditarin e tij Erickson e cileson "lufta guerrile", e qe ne histori njihen si kryengritjen qe cuan ne shpalljen e Pavaresise. "Gjendja politike ishte acaruar brenda nje kohe te shkurter. Dyqanet e miqve nje nga nje po mbylleshin ndersa pronaret po "zhdukeshin". Fqinjet me thoshin se kishin dale per te blere mallra, mirepo une e dija si qendronte puna. Komitet dilnin maleve, lufta guerrile ishte ne horizont".

Ne Elbasanin e trazuar

Pas shume peripecish qe do te perfundonin me debimin e tij nga Tirana dhe nje qendrimi disamujor ne Durres ku iu desh te luftonte me malarjen, Erickson dhe familja e tij u nis drejt Elbasanit, qytet te cilin ai e kishte vizituar nje here, dhe ku vendasit e kishin lutur te rrinte dhe te hapte nje shkolle shqipe. Erickson, iu fut keshtu nje rruge e cila me kale zgjaste plot tri dite. Ne ditarin e vet misionari anglez do ta pershkruante si nje udhetim qe nuk kishte te sosur, gjate te cilit duhej te kaperceheshin tri lumenj, ku nuk kishte ura dhe brigjet e te cileve ishin dyzet deri pesedhjete kembe te gjata. "Diten e trete, ndersa po kalonim neper gryken e Shkumbinit, ne qeme te rraskapitur me trup e me mend. Cdo vit gjate stines me shi, ky lume vershon, e meqe lugina eshte e rrafshet, uji vershues permbys trojet rreth e rrotull, duke grumbulluar me tonelata rere, zhavor e guricka. Ky ishte trualli neper te cilin duhej ta canim rrugen me ore te tera".

Elbasanin ne ditarin e vet Ericksoni do ta pershkruante si qytetin e vogel ne te cilin ishte e pamundur te gjente nje shtepi per te qene. Lagjja e krishtere e qytetit, kishte shume banore, kurse shtepiat ishin te vogla. "Ishte nje familje, shkruan Erickson, vellezerit e se ciles conin nje jete ne stilin e bejlereve te pasur myslymane ne disa shtepi. Nje ftese nga ana e tyre do te ishte me teper nje perkim me traditen shoqerore, sepse bejleret si krere bashkesish ose fisesh kishin zakon te prisnin mysafire te huaj". Gjithsesi, Ericksonit nuk do t'i mbrrinte kurre ndonje ftese nga ajo familje dhe koha e kaluar ne Elbasan, ne rrekjen e pasukseshme per te hapur misionin e tij, do t'i kujtohej si nje periudhe zhgenjimi. "Udheheqesit shqiptare ishin te zhgenjyer me ne", shkruan Erickson, duke permendur nder te tjera keshillat qe i jepnin Aqif Pasha apo Lef Nosi. "Ne Elbasan ekzistonte nje fanatizem shume i madh, por nuk ishte fanatizem i shfrenuar, i hapte dhe i patrembur si ai ne Tirane".

Ditari i misionarit anglez do te kthehej ne nje deshmi te ngjarjeve te vitit 1910 ne Elbasan. "Elbasani si njera nga qendrat me te medha ne Shqiperine e Mesme dhe te Veriut, e ndjeu i pari goditjen e pergjakshme dhe mizore te dhunes. Asokohe emri i Turgut Pashes ishte bere sinonim i Nemesit te pameshirshem "alla turka"... Vizita e tij ne Elbasan do te mbahet mend per nje kohe te gjate". Erickson perjetesoi ne ditarin e tij te gjitha ato dite tragjike kur armata prej dhjete mije vetesh rrethoi Elbasanin, ndalimqarkulimin, bastisjet, te burgosurit, rrahjet, djegiet e librave neper rruget e qytetit... Nje senduk librash shqipe i gjetur gjate bastisjes se shtepise se misionarit amerikan, e detyroi kete te fundit te mbidhte edhe njehere plackat, t'i hipte kuajve megjithe familjen e te vihej serish per rruge. Kesaj radhe per t'u rikthyer ne Manastir.

Drejt Shkodres me Edith Durhamin

Vetem ne 12 tetor 1911 Erickson do te lejohej te futej serish ne Shqiperi. Kesaj radhe udhetimi drejt Elbasanit, ku do te perpiqej serish te hapte shkollen e tij protestane, misionarit amerikan iu duk i zakonshem. Pas gati nje viti qendrimi aty, per shkak te semundjes se te birit u detyrua te merrte serish rrugen e Durresit, qe familja e tij tashme e kishte pagezuar "rruga e mundimeve". Ne gjashte jave te mungeses se tij, Lufta Ballkanike kishte hyre ne fazen me te furishme, serbet kishin pushtuar si Durresin ashtu edhe Elbasanin. Pas nje arrestimi, nje rruge te mundimshme drejt Elbasanit per te marre pjesen tjeter te familjes se vet, Erickson u largua serish ne Zvicer, ku do te kalonte periudhen e dimrit dhe pranveren. Rrugen per Shqiperi do ta merrte serish ne qershor te vitit 1913, ne Trieste do te bashkohej me Edith Durhamin, e cila ishte nisur me nje tjeter mision ne Shqiperi dhe me shkrimtarin Henri V.Nevinson. Kesaj radhe udhekalimi i tij do te ishte nga Mali i Zi. "Skutari, apo Shkodra si i thone shqiptaret, asokohe ishte metropoli i Shqiperise, shkruan Erickson ne ditarin e tij. Por ajo s'ishte metropolitane ne kuptimin e fjales. Me pare ajo kishte pamjen e nje qyteti te zgjeruar turk, qe ishte shtrire si me ngathtesi, e pa njefare forme nja dy apo tre milje pergjate lugines qe nga brigjet e ulta te liqenit. Ky liqen, here pas here ka zakon te fryhet aq nga projet malore dhe lumi saqe ka dale edhe nga shtrati. Ne raste te tilla, ai e vershon qytetin dhe luginen me nje dehje harlisese, duke e paralizuar jo vetem qytetin, por duke lerosur cdo gje. Lumi Buna, qe e derdh ujin e liqenit ne detin Adriatik nuk paraqet kurrfare veshtiresish per ekspertet e inxhinierise... Meqe ra fjala, nje hapje me e thelle e Bunes do te drenazhonte ujin e ceket te liqenit e do te krionte mijera akra tokash bujqesore. Ne vend te kesaj, shqiptaret rrijne ne shkembinjte e tyre dhe vdesin nga urija".

Erickson e njohu Shkodren si qytetin ku lufta ballkanike kishte lene pasojat me te medha: "Ne qytet rane afro 30 mije predha. Katedralja Katolike u shnderrua ne nje germadhe. Urine e vereje ne cdo rruge te qytetit, cmimet per pak ushqim qe kishte mbetur, ishin te shtrenjta edhe per te pasurit, jo me per fukarane. Kishte te uritur qe perlesheshin me qente endacake neper rruge per kerrmat dhe cofetirat e hedhura". Atmosfera e qytetit verior do t'i linte nje shpirt nje shije aq te keqe sa largimin prej tij do ta shoqeronte me nje ndjenje lehtesimi per te ndaluar ne nje tjeter qytet, ne Krujen qe misionerit anglez do t'i dukej si "vendi tipikisht me shqiptar... Pazari i vogel, i ndertuar nga derrasa te palatuara, qe ishin ngulur ne te dy anet e rrugices se gjate e te ngushte si dy rende kazermash, ishte shume i thjeshte dhe me shemtimin e vet te venitur e te dukshem, si te donte te vinte ne spikame se sa te parendesishem jane ceshtjet e ushqimit, baneses, te veshmbathjes tok me xhunglat e lodrat e civilizimit ne pranine e nje vigani zulmmadh".

Kruja do te mbetej si nje nga kujtimet me te rendesishme ne ditarin e Ericksonit per nje tjeter arsye. Pas pese vjet endjesh neper Shqiperi, pas aq vuajtjesh dhe misionit te pamundur per te hapur misionin e tij protestant, pas nje pritjeje nga me bujaret qe i ishte bere, paria e Krujes me dy fjale do ta njihte me ate drame qe ai e kishte jetuar per pese vjet: perse nuk nderhyjne dy kombe te medha te krishtera si Anglia dhe Amerika? A s'u behet vone qe ne po zhdukemi? Ishte pikerisht ky momenti kur misionari protestant do te kuptonte kotesine e atij misioni, kotesine e fjaleve te tij inkurajuese qe vite me pas do ta pershkruante: "ai takim me ka mbetur nje kujtim, i qarte me cdo hollesi. Sikurse qe me kujtohen edhe ndodhi te tjera te jetes sime ne ate vend te trazuar, te vuajtur e te munduar".

Iva Tico


Kush ishte misionari amerikan


Charles Telford Erickson ka lindur ne 1867 ne Galensburg te Illionisit, nga prinder suedeze. Pas diplomimit ne Universitetin e Bostonit dhe pas nje viti te kaluar ne Burma, Erickson per disa vjet sherbeu si pastor ne kishat e Ohajos dhe me vone kaloi tre vjet ne Yale University ku morri nje diplome masteri ne vitin 1902. Me pas ai sherbeu si pastor ne Konektikat derisa u emerua drejtor i nje misioni i "American Board of Foreign Missions" ne Shqiperi ne vitin 1908. Erickson sherbeu ne Bordin Amerikan per dymbedhjete vjet dhe vazhdoi ne menyre te pavarur edhe per katermbedhjete vjet te tjera.

Gjate luftes se pare boterore, Erickson punoi si zyrtar i Kryqit te Kuq ne Itali dhe me pas u zgjodh si delagat i nderit ne Konferencen e Paqes ne Paris nga Federata e shqiptareve te Amerikes dhe nga qeveria e perkohshme shqiptare. Ne Delegacionin shqiptar ne Versaje ai foli dhe protestoi kunder padrejtesive, duke kerkuar rivendifikimin e kufijve te Shqiperise se vitit 1913. Me pas, ai punoi si komisioner special per Shqiperine ne Shtetet e Bashkuara ne 1920-1921. Nderkaq, ne vitin 1919, i perkrahur edhe nga Noli, Konica, delegacionet shqiptare te Shqiperise e diaspores, Erickson hartoi memorandumin e vecante duke kerkuar nga presidenti Uillson dhe SHBA qe ta vendosnin Shqiperine nen protektoratin amerikan. Ne periudhen 1922-1923, gjendet serish ne Shqiperi, kesaj rradhe si asistent ne stafin e Legates Amerikane ne Tirane. I mbeshtetur nga qeveria shqiptare, ne ate kohe me kryeminister Ahmet Zogun, per te ngritur nje Kolegj Agrar, ai themeloi dy shkolla, nje shkolle bujqesore per djemte dhe nje shkolle te arteve shtepiake te vajzave. Ardhja tjeter ne Shqiperi e Eriksonit, ishte ne vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, ku ai ishte mik i Legates Amerikane.

Edhe pas daljes ne pension, Erikson sherbeu si delegat i Federates Panshqiptare te Amerikes ne Konferencen e Kombeve te Bashkuara, e cila u mbajt ne San Francisko te Kalifornise ne vitin 1945. Vitet ne vazhdim do t'i kalonte si pastor ne disa nga shtetet e SHBA-se dhe me pas do te fillonte misionet e tij ne Kapri, Korfuz, Rodos, dhe Britani, derisa u kthye perfundimisht ne Kaliforni. Gjate gjithe ketyre viteve, Erickson nuk e harroi Shqiperine, por vazhdoi te ishte nje nga miqte e saj derisa vdiq ne vitin 1966, pasi kishte kaluar 99 vjet jete te mbushura me aventura. Pese vjet prej te cilave jane permbledhur ne ditarin e tij per Shqiperine.