Po alergjive ndaj njerezve si ju behet halli?![]()
Artikulli i meposhtem eshte marre nga revista Spekter
Zbulo kurat pėr alergjitė ushqimore
Ushqimi
Ēdo tė thotė tė jesh shumė i ndjeshėm ndaj njė ushqimi? Ēfarė do tė thotė tė jesh alergjik? Sot njė person nė dy mendojnė se njė pjesė e madhe e shqetėsimeve tė tyre vjen nga ushqimet qė konsumojnė. Pėrpiquni tė kuptoni se sa ėshtė e vėrtetė kjo dhe se ēfarė mund tė bėni pėr tė qenė nė paqe me organizmin tuaj. Pėrse alergjtė janė njė problem gjithnjė e mė i pranishėm?
Sėmundje tė mėdha dhe tė vogla qė fillojnė qė nė tavolinėn tonė.
A ka mollė tek sallata e frutave? Tė vjen keq nė qoftė se nuk e ha ėmbėlsirėn me ēokollatė? Jo faleminderit, djathin nuk e ha qė prej dy muajsh. Para se tė ftoni dikė pėr darkė nė ditėt e sotme duhet tė pyetet se ēfarė nuk mund tė hajė. Pyetja ėshtė e domosdoshme pėr tė mos shkaktuar njė gjendje tė padėshiruar nė personit tė ftuar. Vitet e fundit ėshtė shtuar shumė numri i personave qė deklarojnė se janė alergjikė ndaj njė apo mė shumė ushqimeve. A ėshtė tėrėsisht e vėrtetė kjo? Mjekėt thonė se njė pjesė e pacientėve para se tė bėjnė njė kontrroll tė plotė nė se janė alergjikė apo jo, flasin pėr ushqimin si tė ishte njė virus qė sulmon organizmin e tyre. Nė tė vėrtetė janė tė pakta rastet kur sistemi imunitar reagon me njė inflamacion qė shfaqet nė forma tė ndryshme, me urtikarie, ekzema apo kolit.
Pėrse ėshtė njė problem gjithnjė e mė i pranishėm?
Nė vitet e fundit nė mjeksi ka pėrparuar mjaft "mjeksia e evidentimit". Ēfarė ėshtė?
Ėshtė njė hetim qė i bėn mjeksia vetvetes. Edhe nė rastin e alergjive mė se fundi po hidhen mjaft pika tė qarta. Akademia Europiane e imunitetit dhe e alergjive ka pėrcaktuar njė herė e mirė se cilat janė ushqimet qė kanė mundėsi mė tė madhe pėr tė shkaktuar alergji nė organizmin e njeriut. Emėrtimi i tyre ėshtė "big eight" pra tetė tė mėdhatė.
Cilat janė?
Qumėshti, veza, lajthitė, legumet si soja dhe kikiriket, peshku drithėrat, guallorė, sulfitet dhe mė pas i ndjekin sinapi, susami, selini dhe frutat.
Ku pėrfunduan ēokollata, vera e kuqe dhe djathėrat e stazhonuar tė akuzuar shpesh se shkaktojnė dhimbje koke, gjendje lodhjeje dhe irritime tė fytit dhe fryrje tė barkut?
Nė rastin e ēokollatės duhet tė saktėsohet qė shkaktar i alergjive ėshtė qumėshti apo drithėrat qė ajo pėrmban dhe jo kakao e ēokollatės, ndėrsa vera e kuqe dhe djathėrat mund tė ēlirojnė nė organizėm istaminė, njė substancė qė shkakton njė gjendje tė keqe vetėm nė qoftė se nė organizėm ka njė mungesė enzimash qė e dobėsojnė atė.
Ndryshimi nė mes alergjisė dhe jotolerancave ushqimore.Zbulo kurat pėr alergjitė ushqimore.
Ja cilat janė veprimet qė na bėjmė tė dallojmė refuzimin ndaj njė ushqimi, pra tė kemi jotolerancė ndaj atij ushqimi dhe si tė gjejmė mėnyrėn mė tė mirė pėr t'u kuruar. Nė mjekėsi alergjitė janė ndikuese tek njerėzit e paracaktuar gjenetikisht. Pėr ta zbuluar nuk ėshtė gjithnjė e lehtė, por duhet t'i nėnshtrohesh testeve specifike tė herėpasherėshme dhe analizave tė gjakut. Ndėrsa jotoleranca ushqimore ėshtė njė fenomen mė i vėshtirė pėr t'u pėrcaktuar. Tek alergjitė lidhja shkak-pasojė ėshtė shumė e shpejtė dhe efekti ėshtė i menjėherėshėm. Personave alergjikė ndaj vezės i mjafton tė hanė njė vezė dhe tė mbushen menjėherė mė njolla tė kuqe nė formėn e urtikarieve. Ndėrsa jotolerancat ushqimore janė shpjegimi i atyre shqetėsimeve qė pa njė shkak tė pėrcaktuar shfaqen tek shumė njerėz. Bėhet fjalė pėr dhimbje koke, pagjumėsi, njolla nė lėkurė etj.
Po pėrse njė ushqim shndėrrohet nė armik?
Mjekėt thonė se problemi nuk qėndron tek ushqimi, por tek zakonet tona tė kėqija. Tė hash shumė dhe vazhdimisht, nė tė vėrtetė shton mundėsinė e intoksikimit tė organizmit tonė. Dhe marrja e ushqimeve tė ngjyrosura apo tė konservuara ndihmon nė zhvillinin e njė apo dhe mė shumė jotolerancave ushqimore. Njė gjendje refuzimi ndaj njė ushqimi mund tė ndodhė kur organizmi ėshtė "i ngopur".
Mjekėt thonė se kjo mund tė ndodhė pas njė kure tė gjatė me antibiotikė ose me kortizon, pas njė periudhe tė gjatė stresi apo dhe njė ndėrhyrjeje kirurgjikale. Por tė gjitha jotolerancat ushqimore mund tė kurohen. Zgjidhja? Njė dietė me rotacion pėr njė periudhė nga 3-6 muaj. Tre ditė nė javė nuk konsumohet fare "ushqimi armik" dhe njė ditė tė vetme hahet lirshėm dhe kėshtu me rradhė pėr javėt dhe muajt e ardhėshėm.
Alergjia mė serioze? Ajo e glutinės.
Njė sėmundje qė mund tė shfaqet nė ēdo moshė. Ja si mund tė pėrballemi duke ndjekur kėshillat e ekspertėve.
Ndėrmjet alergjive ushqimore, alergjia e gluditės ėshtė mė e rėnda. Ai qė vuan nga kjo alergji pėrgjatė gjithė jetės sė tij nuk mund tė marrė mė ushqime tė pėrditėshme si buka, makaronat, ėmbėlsira dhe pica. Tek ata qė vuajnė nga kjo alergji, glutina shkakton njė veprim tė fuqishėm nė zorrėn e trashė. Ajo shton prodhimin e linfociteve tė cilat godasin muret e zorrės sė trashė tė cilėt pas njė farė kohe atrofizohen dhe nuk veprojnė mė. Ja pse nė njė kohė tė shkurtėr personat alergjikė ndaj glutinės fillojnė tė vuajnė dhe nga mungesa e kalciumit, hekurit dhe vitaminave.
Simptomat mė tė dukshme?
Dobėsim apo njė shėndoshje e papritur, gastrit, diare, dhimbje koke, lodhje tė pashpjegueshme,dhėmbė dhe thonj tė dobėt. Mė tė goditur janė fėmijėt nė fėmijėrinė e parė dhe gratė mbi 35 vjeē. Tek gratė mund tė ndodhė pas shtatzanisė dhe lindjes, dy ngjarje stresuese pėr trupin.
Si ta njohim dhe tė fitojmė kohė pėr ta mjekuar...
Tek fėmijėt ėshtė mė e lehtė njohja sepse mungesa e vitaminave nuk lejon rritjen normale tė tyre. Ndėrsa tek tė rritur ėshtė mė e vėshtirė dhe shpesh dyshohet pėr anemi apo osteoporosi, dobėsim tė kockave. Dhe problemet e fertilitetit, ciklet menstruale jo tė rregullta dhe dėshtimet e pėrsėritura tė bėjnė tė mendosh pėr njė alergji tė glutinės, pra sinjalet janė tė shumta dhe tė ndryshme, ja pėrse tė dallohet kjo lloj alergjie nuk ėshtė e lehtė dhe as e menjėhershme. Nė raste dyshimesh mjeku para sė gjithash duhet tė kėrkojė njė analizė gjaku dhe nė qoftė se kjo rezulton pozitive, atėherė pacienti duhet t'i nėnshtrohet njė biopsie intestinale. Ėshtė njė tub i hollė qė futet nė gojė dhe merr njė pjesė nga mukoza e fillimit tė zorrės sė trashė. Ėshtė njė ekzaminim i sikletshėm, por zgjat pak, nga 3-10 minuta. Nė qoftė se prindėrit vuajnė nga kjo alergji, fėmija ka dhjetė pėr qind mundėsi pėr ta trashėguar atė. Por diagnostifikimi tek njė i porsalindur nuk ėshtė akoma i mundur. I sėmuri duhet tė ndjekė njė dietė tė veēantė.
Ku duhet tė bėhet pazari? Nė qoftė se nė shtėpi keni njė alergjik nga glutina, duhet tė bėni kujdes nga kontaminacionet e ndryshme ushqimore. Pėr tė pregatitur ushqime pa glutinė duhet tė pėrdorni: lugė druri, enė gatimi dhe kulluese makaronash tė veēanta pėr tė mos rrezikuar ndikimin e ushqimit tė pjestarėve tė tjerė tė familjes tek ushqimi i personit alergjik. Dyqanet me produkte bimore janė njė variant i mirė pėr rastin tuaj.
Krijoni Kontakt