Leter Eres
-triptik-
E dashur Era!
Kėtė letėr nuk po ta dėrgoj me postė,
Po me pėllumbat e lagjes
Qė ti i le jetimė!
Ata janė mė tepėr se Kristofor Kolombė,
Nė mos ardhshin te gjallė,
Tė vdekur do tė arrijnė!
Me gu-gu-tė e tyre ata do tė tė kapin,
Sado qė tė jesh e veshur me mister!
Se tė njohin nga mėnyra si e lėviz ti ajrin,
Si e krijon flladin nė momentin kur ec!
Se tė njohin nga shenjat
qė tė kanė lėnė,
Kur tė uleshin mbi supe e seē shkruanin!
Unė gjuhės sė pėllumbave nuk i njoh
Asnjė gėrmė,
Po them qė me siguri
Dashuri ato mbanin!
2-
E dashur Era!
Tulipanėt nė oborr kanė nisur tė thahen!
Ata lulėzonin veē nga duart e tua!
Kanarina qė bleve(Ti e mban mend!?)
Vdiq pas tre ditėsh qė ti ishe larguar!
Brenda kafazit bosh,tani banon trishtimi!
(Ai nuk besoj se do tė ketė vdekje!)
Uji qė pinte kanarina ka ngrirė,
Si njė lot i madh atje mbi qelqe!
Ike aq larg,moj Era,nė fund tė botės,
Adresėn ku rri,nuk e dimė ende,
Po cili pėllumb nga ata tė Korēės,
Strehėzėn tėnde tė re nuk do ta gjente!
3-
E dashur Era!
Ku ti gjejmė tani tingujt e santaleve tė tua,
Qė kishin ,nė vend tė rripave ,meridjanė!
Kur ecnin ato,bota e ndalonte rrotullimin,
(Rrotullohej rreth teje moj vajzė!)
Ti i bėje edhe pleqtė qė tju ftohej kafja,
Se tė ndiqnin ty me sy vjedhatarė !
Cna torturoje moj Era,kur vinte mbrėmja,
Na ktheje tė gjithėve nė mėkatarė!
Edhe atje ku ke shkuar,po kėshtu do tė ndodhė,
Do tė ketė tė tjerė
Qė do tju ftohen kafet!
Se ti je ajo Era qe ke lindur ne Korce
Qė i ke tė bukura edhe mėkatet!
Krijoni Kontakt