-
Sport i rëndë
KUR
Atopistët
Kur Sokrati vdekjen të zgjedhë
Esenini do të ngjyejë muret me gjak
Fytin do të presë Mopasani
e Van Gogu do të bëjë veshët dhuratë.
Mesazh
Kur të masturbohet Diogjeni në pazar
dhe Kamy të mos i thotë “jo” askujt
at’herë do të fale tokën Tolstoi
e Dali do të pikturoje vetëm bukë.
Rikthim në fis
Kur Safo të thurë vargje për të shoqin
Frida Kahlo do të lindë një fëmijë
Frojdi do të nevrikoset me Dorën
e Oskar Wilde do të heshtë në gjyq.
Mishi
Kur të humbasin “Rubairat” e K’hajamit
Zvjagu s’do të hedhë trutë ne erë
Çajupi do të qeshë me “Kandarin”
e Heminguej s’do të dalë më për peshk.
Paqe
Kur Ainshtajni të mos i druhet Buxatit
Pikaso s’do te shesë dot as një “Guernicë”
Kamy do te votojë për dënimin me vdekje
e Gandi do të qëllojë me grusht.
Ëndërr mashtruese
Kur Aleksandri të ketë gjakun e Herkulit
Niçja si Vagneri do të kompozojë
Sartri do të pijë kafe me Bukovskin
e Kadareja për Eskilin vërtet do t’aludojë.
Ndërgjegje
Kur Ptolemeu t’i kthejë harkun Filoktetit
Tolstoi do të shkruajë “Haxhi Murat”
Gëtja do te qajë për “Don Kishotin”
E Kafka do të hedhë shkrimet në zjarr.
Ironia e fatit
Kur Pirroja të ruhet nga tjegullat
Kyri do të qëndroje larg uraniumit
Kamy s’do të ngasë më makinën
e Dostojevskit s’do t’i bjerë abazhuri
© Sokol Nika
- Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.
- Të mirën bëje e hidhe në det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetë.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt