Faleminderit per postet tuaja. po iu le nen shoqerine e nje tjeter poezie:
SE SI...
Se si po mė ikėn jeta!Se si!
Pa mė pyetur fare,
Sikur tė mos jetė imja!
Kam ēaste kur edhe vetė nuk e di,
Nėse duhej ose jo,tė lindja!
Se si po mė ikin ditėt!Se si!
Rrokullisen,rrokullisen,si toptha tė vegjėl!
Unė vrapoj pas tyre,kėrkoj ti arrij,
Ti ndaloj,ti pyes,ēdo tė bėhem nesėr!?
Se si po mė ikin ėndrrat!Se si!
Edhe nė gjumė mė kanė hyrė,
Edhe mi kanė vrarė!
Ato qė kanė shpėtuar kanė marrė arratinė,
Duke mė lėnė mua njė tė vdekur-tė gjallė!
Se si po mė ikin dashuritė!Se si!
Njė sot.Njė nesėr.Njė tjetėr pas njė jave!
Marr kokėn mes grushtash,
I bie me zemėrim,
Sikur tė ketė bėrė mijra faje!
Se si po mė ikin dėshirat!Se si!
Si ata zogjtė shtegėtarė qė dimrit i tremben!
Po ēthem edhe unė,
Do tė ishte njė mrekulli,
Tė ishin zogj shtegėtarė qė ikin e kthehen!
Krijoni Kontakt