Close
Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 117
  1. #81
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    ...si s'ju ndave bulave te djerses e topave edhe ti ...

    ----------

    nejse, mqs jemi ne nje cikel kryesisht me krijime patriotike po sjell ketu nje ''poezi'' timen te para disa viteve ...

    Kuptohet qe sot jetojme ne nje realitet tjeter dhe disa ide e mendime kane ecur perpara gjithashtu ...



    Kosova

    Fundshekulli afron,
    e Ballkani po gjemon,
    Eshte vullkan apo termet ?
    Eshte furtune a kiamet?
    Jo, jane serbet qe shkretojne
    lumenj gjaku po krijojn’
    se aty dine te notojn’.
    shume germadha po ndertojn’
    se keshtu shpirtin qetsojne
    duan t’zhdukin shqiptarine
    qe Kosovs’ Serbi ti thone !

    Deri kur, deri kur valle
    Kosove e shqiptare
    do mbyten ne barut e zjarr?

    Perse , c’kane bere ?

    Vec kerkoje liri,
    se s’duan tirani
    se lart duan t’fluturojne
    se shqiptar do t’thote shqiponje
    jo shqipet me korbat
    nuk mund te qendrojne.

    Moj Kosove krah i mohuar
    pjese e trupit te coptuar
    pjese e nje lisi te lashte
    qe e lane me deget jashte...

    Po sakati c’ben pa krahe?
    sigurisht mund te jetoje
    me mundim jeten te shkoje
    por s’do jete kurr’ i gezuar
    ky njeri keshtu gjymtuar.

    O Kosove o djep trimnie
    po lufton sic te ka hije
    me perbindeshin Serbi
    qe pelqen vec flake e hi.

    O Kosove o shpirt qendrese
    megjith’ plaget qe ke marre
    ti vazhdon me u perballe,
    se e din nga historia
    se kurrkush gje nuk te fal
    se liria vjen nga pushka
    tjeter fjale nuk njeh Serbia!
    Se Europa rri veshtron
    dhe me fjale veten shfajson.
    por Kosova s’mund te prese
    jo ajo s’duhet te vdese
    n’vete e n’miq ajo ka shprese
    ka besim se do ia dale
    nga ky ferr i roberise
    Se e drejta eshte me te
    Nuk i prihen kraht lirise !

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  2. #82
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    ...eh, Glaukus, per cilet topa flet...topa loje, a topa lufte
    ne topa loje u fiksua lufta ne loje, se kushtet diktonin...'dertet' e medha i benim edhe si tifoze loje, se aty ishte i vetmi vend ku mund te rrinim pak kohe bashk, gjoja si defrim dhe aty gatiteshin
    topa lufte...me sinjale, shifra, alegori...i thoshin policit ne sy, ''hiqe ate kapele, se kam me ta fute (gol)" ai qeshej...lufta gatohej edhe ne loje...

    Bukur Glaukus, poezia jote, eshte shume e mirseardhur ne kete theme, eshte poezi per cdokend, ku peshperitej fshehtas (ku ishte shenjestra), po edhe thohej e recitohej haptazi, ne tubime
    ku ishim kryesisht shumice shqiptare...Poezite e tilla, ishin ndezes
    ne karburatorin e mases, sidomos ne ate te rinise...shih, ore sa deshmore i kemi kryesisht femij e rini...vraponin natedite pas ushtrise clirimtare, qanin e mlefoseshin kur iu thoshin se jane te rinj per lufte...megjithate, nuk iu ndane luftes (ata qe e donin me shpirt Kosoven) dhe sot kemi heronj te ri buzetambel, qe dijten e guxuan te vdesin me buzeqeshje edhe te vrare e masakruar...shihen buzeqeshjet e Lirise se Kosoves ne Buzet e tyre tambel...Me kujtohet nje prej poezive "Kosoves se robnueme" (3 faqesh, qe ma sielli dikush e author 'Piro Floqin'), ku si femij me kujtohet gjithmone epigrami i saj "shqiptar asht cdo shqiptar i pjelles shqiptare - por, shqiptar i vertete, asht ai qe ka mendjen e zemren shqiptar!"...dhe vazhdonte poezia...e mesova tinezisht (nga cdokush) permendsh...e recitoja aty ku duhej...dhe ua thoja shokeve citate te saj ne biseda...E ne fund perfundonte poezia ne fjale: "poqese, te rrah zemra liri - lexoje e shperndaje, e nese jo, digje e humbe..."

    Gjenerata e rinise se viteve 60-70. ishte gjeneratori kryesor i nje lufte te ardhshme - as atij te dhimbshmit te aksionit te armeve
    dhe para atij te misherimit e gjakimit revolucionar universitar te Kosoves...ku shperthej (pas atij 1968, kur nxorrem flamurin kombear, qe terratoi syte e shtetit me te fuqishem jovetem ne Ballkan, qe ai revolucion, e shtyri edhe ish-politiken kosovare shqiptare, gati si me zor, ta nxierrim Kushtetuten e '74 ) edhe revolucioni prill, '81 (qe e quajten politikisht - kunderrevolucion), ku edhe iu lekunden themelet jugosllave, qe do te shkaterroheshin perfundimisht ne fundshekullin 20...
    E jovetem kaq, por, revolucioni 1981 ne Kosove - ishte sinjali i renies totale te komunizmit ballkanik e me gjere, ne dimenzione boterore...!

    Poetet jane lajmetaret e pare te revolucionit - lajmtare te lirise!

    "Moj Kosove krah i mohuar
    Pjese e trupit te copetuar,
    Pjese e nje Lisi te Lashte!
    Qe e lane me Deget jashte!"
    ...........................................
    O Kosove o Djep Trimnie
    ............................................
    O Kosove o Shpirt Qendrese
    ............................................

    nuk kishte site mos digjej shpirti rinor e burreror shqiptar, por qe duhej maturi, pjekuri, mencuri, guxim, strategji lufte me nje kuceder te tille gjakpirese... edhepse herreshin e zhbiheshin organizatoret e revolucionit, lekundej termet i gjalle deri ne ndonje vullkan te gjalle revolucionar...qe shume u lige deri me 1998-99...ku nuk mbeti as 20% te fuqise revolucionare te vitit 1968 e 1981...!

    Sot eshte nje udhekryq i madh historik per shqiptaret ballkanik, qe po mbulohet me hinin diplomatik te Njerezve dhe Egersirave!E dijne se me nje Kosove te Pamvarur, nuk pushon ceshtja shqiptare e pazgjidhur, duke aluduar ne nje evrope te bashkuar, e cila do t'i shlyej kufinjte hartografik te sotem...dhe t'i bej te parendsishem...a do te realizohet - vetem nese qet dhembet Lufta e Verdhe...! Perndryshe eshte heret per evrope te bashkuar, e cila si koncept politik - do ta mbaj Peng edhe metutje zgjidhjen e ceshtjes shqiptare! Megjithate - koha ben cudira...!

    ej, mos flej Glaukus, ti ke edhe tjera poezi...

    *** ah politika poetike, e poetika politike... flasim...

  3. #83
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    Postuar mė parė nga Henri
    Ti driten fikur mban
    kur ne shtrat u futesh mendimeve te tua
    Perzjehet kurmi i trupave gjysme-shpirt
    shkaperthehen gjymtyret e nates ne ofshamje,
    tek verviten kufijve te lirise imagjinare.

    Une - buleza djerse-
    puthja e pare e lules me agimin pas te cilit kryet hupi;
    deshire e paprekur
    nga bletet ndersyer per plangosje.

    E hodhe topin larg kesaj rradhe mik,
    avllia e komshise eshte shume e madhe per te gjetur gjesend'


    PS: Topi eshte i imi, penalltine do ta gjuaj vete
    ***
    hej..., loja lehet edhe ne gjysme, kur fillon lufta

    E pse ta mbaj driten hapur -
    kur me ben drite Yllesia ime (imagjinare)
    qe ti e pretendon ne emer te kufinjve te lirse
    a nuk ishe Ti Ylli i Agut qe Afron diten
    dhe me zbrite ne sy per t'mos mu shuar drita e shpirtit
    ofshamat e nates e perzierjet e 'kurmit te trupave'
    nuk duken te hijeshme ne drite te forte - oj e gjifa
    (gjithmone mendo se dikush pergjon dritaren tone)
    per 'kurmin e trupave me gjysem-shpirt' ti ke faj
    si s'ke meshire, a ben mekat te leshe trupa me gjysem-shpirti?
    Ti 'buleza-djerese' sa agut ia hup kryet ti cmendia e bleteve
    qe asnje s'guxon t'i ofrohet polemit tend djeres-buleze
    e me ke gjetur mua te ngratin tiger te uritur per vdekje
    Ti buleza ime djeresa eshte shpetim e clirim i aortes
    vec kur te pikojne curril edhe majet e flokeve vale lumi te rrembyer ne dallge - atehere clirohet aorta
    perndryshe infarkti rri ne nje kembe tek kryet e shtratit
    dy thinca blete jane shendet vec mbyll deren tjerave

    Topi paska rene larg o humbur ne oborrin e komshise
    e Ti rrin te gjuajsh penalltine - me cka mikeshe?
    shko e gjeje topin mbase me gjykon pa te drejte
    une te rrexova, apo ti ishe brenda zones se zjarrit jashtloje
    edhe mos me gjuaj ma me zjarrin e gershetave rrufevrasese
    qe te valviten rrufestuhishe mbi belin e holle te perendishem
    ma more shpirtin ne gjysemfrymemarrje....aaahhhh
    gjuaj vet pra penalltine! Kujdes kendin! Dridhesh...?!!!

  4. #84
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    (Me fal Nezir qe po dal jashte vetes - temes dmth) Glluku, veshi yt eshte ai tek fotoja e avatarit?

  5. #85
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    ...s'ka gjė Henri, megjithate, glaukusin e mora si author te asaj poezie ''fragmentare''- ''Kosova'' - pa e verifikuar, e lash qellimisht, per heren tjeter, e nese eshte vet authori, le t'na tregoj pa nofkė, emrin e authorit - ose
    heshtja e tij len medyshje...si pseudo-author! Me vone do flasim per qellimin e tij, ne konceptin e ''bulave te djereses'' edhe per nofken gllaukia (qe mire e din gllaukusi ...Qelllimisht vijova me politike poetike...

    E dij se ti nuk don t'i flasesh ne vesh...

  6. #86
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    Nezir Myrta / BOREANA

    - je e gjitha


    Bardh si bora
    ngroht si shi vere
    nxeht si diell pranvere
    dritėmbėl si hėna nė dritare
    E dashur si Nėna gojėmjaltė
    erėkėnde si trėndafili nė buzė
    e bukur si luleprilli nė shpirt

    Boreana
    je e Gjitha

    2.

    Bora
    nuk ėshtė vetėm e bardhė

    ka edhe diēka t'i mpinė gishtat
    buzėt, gojėn, sytė mpihen
    edhe fjalėt
    kur tė bie pėrthonjėsh me thėnjet

    dashuria edhe borė

    fėmia mashtrohet
    nė lojė me borėn
    derisa t'i mpihen gishtat

    njriu ėshtė fėmij
    nė dashuri

    dashuria ėshtė borė

    bijnė fluska fjalėsh bardh bardh
    fluskat fluturojnė ndienjat
    mpihet zemra ngrohtė ngrohtė
    nuk e keni ndier -
    nga acari fort i ashpėr
    tė vie ngrohtė tė nxehtė qė thua tė dieg

    bora
    nuk ėshtė vetėm e bardhė

    bora edhe dashuri

    (19.12.02)

  7. #87
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    VITI I RI 2003

    Cili vit the po vjen tash
    se janė bėrė vitet si vjetat nė torishtė
    nga njė rracė e pėrzier injektive

    shekulli i ri pakgjė po dallon nga i vjetri
    gurėt po shpeshtohen edhe mė shumė
    edhe atje ku nuk kishin qenė kurrė tė ngulur

    a ende me harta me harrna
    arrnohet Ballkani illirik. Mizat lėvizin mbi glob
    mbi trupat e rėnė rishtas

    e nėpėr fosile eshtrash qė dridhnin meridianet

    ēka ndodhi me rėnkimet e gjakut
    pakkujt po i kėrset. Metafobia rrin nė njė kėmbė
    ujqit e qingjat lidhin marrėveshtje
    se nuk do tė turbullohet uji kurrmė nga ana e poshtme
    gjoja nuk e kanė ditur pėrpara

    Ndėrrojnė fytyrat uniformale nė shėnje tė paqjes
    tė mpirė me lėng shtare. Askush nuk don tė dij
    se koha ndėrron gėzofin kur dje ishte e kundėrta
    pihet lėng pelimi pėr ilaē pėr zhdukjen e skizofrenisė
    e ajo ka kapluar pjesėrisht simetralen neurotike
    pakkujt i bie ndėrmend se bomba neutronike moti
    ishte nė kujtesė tė zezė. Tash, ėshtė shndėrruar
    nė diafragmė me frzmėmarrje tė ngadalshme kompjuterike
    e njerėzit janė bėrė miza dheu qė posa rriten iu dalin krahėt
    e fluturojnė

    edhe mizave dikur -
    iu vie koha tė fluturojnė si zogjėt

    cili vit the se po vie tash? A ėshtė vetėm kalendarik
    apo edhe analitik-sintetik i tė bėmave tė djeshme
    po rėnia e lirė nė epruvetė vakuum kujt do t'i takoj
    qė pupla e artė, tė bie me tė njejtėn peshė atomike
    e molekulare me plumbin?

    cili vit the se po vie tash?

    (23.12.02)

  8. #88
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    POROSI PĖRVITIN E RI 2003

    Mblidhuni -
    nga lulet e botes -
    bletė punėtore
    nė Amėn e Lashtė
    mes bulėzave tė gjakut
    siellni polem tė ri nga paralelet e meridianet
    Amės Antikuite

    pastroni zgjonin -
    me luspa peshqish e mėndafsh krimbash
    hudhni sa ma larg peshqit e krimbur tė fjalės -

    kujtoni se rrėshqitėsat kanė ecje gjarpėrore

    hiqni kravatat atje se nuk dalloheni nga kravat e kravatosat
    mos merrni hua e me iu shitė tarak tė mjerėve tone modern
    kujtoni se edhe ju jeni ''bij tė shekullit tė ri'' migjenian
    ateroni nga plan airi edhe nėse bėni qeshje me zor

    ateroni ne hastra e ēerga e pėrthekoni gunat

    Mblidhuni -
    nga lulet plastike tė botės
    nė Lulishten tonė qė aroma i ndihet 'i sahat udhė kohe
    brambuj kujtoni ligjet e bletės -

    zgjoni kėrkon mbushje tė hojeve vojshtina
    dhe jovetėm nga Preveza Tivari e Prishtina

    pėrndryshe -
    vitet do tė siellen rreth nesh nė thekatje
    si vjetat nė bashqe me borė!

    Mblidhuni!

    (23.12.02)

  9. #89
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    Gėzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2003!

  10. #90
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    RRĖSHQITI VITI 2002

    po rrėshqasin
    ditėt e fundit tė kėtij dhetori
    dhetė hapje kapakėsh tė syve tė motit
    dhetė mbyllje mos tė shihen tė ligat

    dekameron me rrudhje syri prapa lterit

    kodra pas bregu
    mbeti gati konstante nė filharmoni rithmike
    sikur e pau se po fle mallkimi. Po grisja e zareve tė hėnės
    sikur ende mbeti dritare pa rreze. Megalomania
    po rrėshqet tok me ditėt e fundit tė kėtij dhetori

    the qafėn kujtim mallkimi. Urata nė zemėr sikur
    po bėn ende dritė tė zbehtė fytyrėnuri

    po rrėshqasin ditėt e fundit tė kėtij dhetori 2002
    sikur po marrin me vete diēka tonėn tė dhėmbshme
    po marrin hiē pa kėrkuar fare as pa pyetur -
    huaja iu kthehet atyre qė linden nė pranverė
    nėse gojėn e mallkimit n'dry
    e mbajmė tė ngrirė nėn acar tė ftoftė frori

    po rrėshqasin ditėt
    ujė nėn kėmbė

    (28.12.2002)

Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-05-2023, 16:36
  2. Ese "si bėhet njė punim diplome" Umberto Eco
    Nga crackeri nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 10:21
  3. "Si i vendosnim fletė-rrufetė nė vitet '70"
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-05-2006, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •