Ndonjehere ndjenjat jane aq te papershkrueshme saqe eshte vertet e veshtire ti shprehesh .
Shume e bukur.
Ndonjehere ndjenjat jane aq te papershkrueshme saqe eshte vertet e veshtire ti shprehesh .
Shume e bukur.
Postuar mė parė nga illiriani01
mbaron lule prej zjarri
petale bojdhezta flakrojnė e t'i marrin sytė
aroma e zjarrtė gufon e t'i merr mendėt -
bebėzat mbesin hapur si nė agoni knaqėsie
thot - le tė bien edhe yje djerėse mbi faqet e mia
nuk mund t'ia marrin shkelqimin syve tė mij
vjen e para dhe i pushon shpirti nė fjalė
vjen e dyta dhe i zhgrehet fjala hark nė zgabim
vjen e treta dhe ēmendet egėrsisht nga xhelozia
mbaron lule prej zjarri
flakėt i bėn petale tė ndezura
me kokėrrza tė xixave mbaron polem dashurie
me gaca mbaron kunorėn e ndezur prush shikimi
flokėt e flakėta i derdhen vrushkuj malli
mbaron lule prej zjarri
Quaje si te duash! Kjo po qe eshte nje poezi e mirefillte dhe e mrekullueshme...Urime dhe nje bravo te sinqertee....
Te pershendes dhe po te them vetem se me pelqyen shume.
Uroj krijimtarine tende!
Liridona
Poezia ime e rastit (si ta quaj) drejtpersedrejti nė kompekran, me qellim t'ia gjejė titullin lexuesi, qe fsheha qellimisht titullin - POETI dhe tash pėrsėri:
Nezir Myrta / LULE PREJ ZJARRI
JUFALEMNDERIT
pėr tė gjitha fjalėt
nėse janė fjalė tė mira
do ta ndiej Njė Dro Tė Madhe, se duhet mbajtur fjalėn!
Nėse janė fjalė kritike
do tė mė bėjnė mė guximtar e tė pathyeshėm
se edhe si fėmij nuk jam mėsuar me pėrgdhelje
as me tė puthura nane, as me pėrqafime babe
nėpėr flake jete nuk kishin kohė, as nuk donin tė mė lazdronin
mbanin njė tog ushtarėsh tė ardhshėm
Qeshen kur iu pata thėnė: ju po shkoni si shalė e shosh mesveti!
Me kujtohet gjyshja Azė, ma qitte njė copė thes tė shkyer
mbi kokė, kur flisja dhe ma ngrehte veshin prajtė e thoshte
Njė Uratė Tė Lashtė, Roje Nga Tė Ligat: 'Raftė Ujku kėsajde!'
Nana - Ndjesė Pastė, mė thoshte: "T'lidhėsha n'djep me Lulak Nyje dhe
sa ta kthejsha shpindėn pak, tė gjejsha tue luejtė jasht djepi
e Lulaku mbėshtjellės i thatė si njė lėkurė gjarpni"...e kam urrejtė gjithmonė edhe Tė Lidhurit nė Djep!
Edhe pushtetarėt nė Kosovė derimė 1990 ma vuan
epitetin politik: 'Elementi mė i rrezikshėm pėr Qeverinė!'
Soteasajdite ėshtė nė arkivat politike tė kohės!
Edhe studjuesit e huaj habiten sot kur iu them se
Skenca Skipe ėshtė Filli i Fillozofisė Antikuite dhe Ata qė Projektuan Piramida, lanė pasardhėsit e Epirit e deritek Fara Jonė - Faraon ishte Thoti Skipe Themeluesi i Hieroglifeve
- e
disa lexues tanė thonė u bėmė horė, se nuk jemi na Ata Tė Fillit tė Fillozofisė... (e dij, se jemi mėsuar prore tė Lidhur e tė Dridhur nė Kohėra)!
Edhe nė forume m'i mbyllin temat
me qėllim qė tė linden edhe mė tė zjarrta e tė
mbaroj lule prej zjarri
(28.Qershor, 2002) Nė Ditėn Historike, kur Shqiptari Millesh Kopliku, therri me Shpatė Helmatike sulltanin nė Fushė-Kosovė mė 1389!...e tjerėt i thurin lavde e kujtojnė se Ai ėshtė i tyre!
E Si Ta Quaj Kėtė?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illiriani : 30-06-2002 mė 09:06
Pak skjarim per shqipot e Shqiperise..
"mbaron lule prej zjarri" ka kuptimin Ben lule prej zjarri..pra foljen "MBARON" kosova e perdor ne kuptimin Ben..ndreq..rregullon..nderton. etj.
"petale bojdhezta flakrojnė e t'i marrin sytė"..
Bojdhezeta...do te thote ngjyra te ndezura te shndriteshme..
Boj-ngjyre..
dhezeta--ndezura ..qe ndricojne..nga dhez-ndez..
psh.. dheze ni cigare..ndize nje cigare..etj.
NUH.. Poet i mrekullushem je.
Por... dhe nji vrejtje ta beri nji zojush ketu..ma pak bombastik ne disa raste..mir do ishte..
Megjithate ti je Atdhetar i mire dhe idealist..urime!
po brari, mbaron lule prej zjarri, eshte kuptimi - kthen zjarrin ne lule, krijuesi mbaron lule prej zjarri, ben zjarrin lule dhe si kuptim dydimenzional edhe MBARON perfundon lule prej zjarri - pra, krijuesi ben, krijon lule prej zjarri dhe mbetet lule prej zjarri...
bojdhezte=ngjyre e forte e ndezur (togfjalesh i lashte)
po, nje znjsh. beri nje verejtje, por jo qe eshte imja ajo veti 'hartimesh' qe tha...nejse, ajo tash me eshte adhuruese e vertete e poezise sime, - te shumeten e rasteve kane mbete miq te forte, ata qe ne filim jane prishe pak nderveti...eshte gje madhore hyjnore, kur njeriu kupton dhe korigjon vetveten!
keshtu brari im
Kėnga e popullit -
kėndua nėn hundė kur nuk donte tė merr vesh mali
as te sheh fusha
kur vlon gjaku e gufon shpirti
i ka adhė deri nė fyt
kėngė e kėnduar nėpėr tymėra flakė e lotė
kėngė e kėnduar e gjithmonė e pashkruar
pa shkronja as orthografi pa lasp as shtypshkrojė
kėngė qė gufon nė zemėr e vlon pėrgoje shkrum i gjallė
e kėnduar nė hastra ēerga qilima e drrasa tė thata si fati
nė gryka maja e shkėmbinj malesh tė larta
gjithė natėnelume pa shtie gjumė nė sy
me vajė nė buzė -
e lotėt pikuan nė ēergė e lotėt pikuan nė shkėmb
e pika shpoi gurin tue rrehė nė njė pikė!
***
Kėnga e popullit u kėndua
deri iu bre fija lahutės e iu kėput teli qiftelisė
lahuta e qiftelia mbeten varė atėditesot
u pre kėna nė kulla - u pre kėnga mbi shkėmbinj
kėnga mbet vaji i burrit
edhe para djepave edhe para varreve
edhe kur Hana u pėrgjak mbi mal
edhe kur Dielli leu si gjaku nė agim
edhe kur Hana ishte nė tė sosur
edhe kur vaji ishte nė tė nisur
edhe kur Dielli u zu me kuēedėr
jehoi kėnga e populli e shpėrtheu vaji i burrit:
- O lum pėr ty o pėr tė lumin Zot
o ė kambė na u ēua Sokol e Halili!...
Doli Zana e Malit e
Mali ushtoi prej Djalit
kur kqyren nė varr
gjeten veē 'i grusht eshtra
e zana mori malin
e toka mori djalin
kėnga mbet Vaji i Burrit!
(1995) nga POEMA PĖR POPULLIN
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illiriani : 04-07-2002 mė 02:37
Historia shpesh -
ėshtė edhe lojė grabitēare
e fėmijve
fėmijėt luajnė nė zall -
me gur e bujashka me copa hekuri
edhe me zjarr
keshe po mbarojnė ura kulla tempuj e rrokaqiej
vijnė tjerėt e ua prishin mė kėmbė -
e mbi ato ndėrtojnė lodra tjera
vijnė tjerėt e luajnė lojėra tjera
dhe harrohet Loja e Fėmijve tė Parė
kėngėt zonat e mrekullueshme hyjnore
harrohen vallėzimet e Shqipeve e Gjuha e Parė
e fshihen gjurmat e gishtave tė pėrgjakur nėpėr zalle!
Kush mund ta luajė ma bukur Atė Lojėn e Parė
se sa Ata qė e luajtėn Tė Parėt ?
Kush mund tė nxierri Za ma tė bukur
se sa Ata qė kėnduan Tė Parėt?
Historia shpesh -
ėshtė Lojė grabitēare e fėmijve!
(SHĖMBJA E NJĖ HISTORIE)
Erdhen -
e m'i rrėxuan krejt murana e mure Trojesh
statujat e Kangėve tė Diellit e Hyjnive
faltore hyjnore hyllire iu rrjedhė gjuha gjak ende
pllakat e gurėve tė datave tė mia tė mėdha
ma thyen zemrėn e kėngve tė gurta
e nuk i lanė kund dy gur bashkė
mbi muranat e rrėxuara -
ende shihet fuqia e duarve e mendjes tempuj kohėrash
e mbaruan tempuj tjerė e thurėn kėngė tjera
dhe e ēthuren historinė!
Erdhen tjerėt vargevijė -
u sollen rreth atllasėve madhorė akropole Ethanė
m'i rrėxuan amfitheatrot e gurta paa Heraklit tė Hershėm
qytete tė lashta qė i harroi historia nė parahistori
m'i thyen gurėt e varreve, m'i vodhen mbishkrimet
germat e mia tė Gjuhės sė Parė
e,
varret nuk flitshin as eshtrat nuk lėsonin zane
i fshinė emrat e trojeve tė mia emrat e gjyshave
ma shkyen hartėn time gjeografike emrat e lumejve e detrave
emrat e oqeaneve edhe vet emrat e Yjeve e Yllėsive
ma vodhen emrin e diellit tim hell i zjarrtė
tej Apollonisė Butrintit qė sot janė pa koka
vjedhur nga gjaku i hajnava varrtarve zjarrtarve tė hershėm
edhe sot nė epoken e re
erdhen tjerėt e mbjnė gozhduar nė ēengela gjeohistorinė time
nga e gjeten Egjeun, nga Ulkinia e Ulpiana e shėmbur
e,
deri tek Gyka e Dardhaneleve dardhane...
Erdhen e thuren historiė e tyre tė pahistori
dhe e ēthuren historinė e botės!...
Ballkani Hillirik - plaku europian
tė gjithve ua vizatoi nė zall me kunin - germat e para
tė gjithve iu dha dijeni diejsh e ata iu kthyen ne dijeni djajsh
tė gjithve iu dha dje dije tė shkruajnė emrat e tyre
zanore diftongje formema
krejt ēka sheh e s'sheh syri
krejt ēka ndien e s'ndien veshi
krejt ēka thotė e s'thotė gjuha
ua dha krejt ēka thot vet zoti Thoti
qė fliste Shqip!
Ėshtė Lėkundje linguistike botėrore
Lėkundje Lukunishė!
Linguistikės i dridhet gjuha nė gojė!
(1995) nga POEMA PĖR POPULLIN
Ti shperthen ēka me mblidhet mua komb ne fyt e tromboze ne mendje. Ti kullon ēka me shterr mua perbrenda e s'ia gjej dot gryken e burimit. Mos u ndal se do me shuash!
Gjuha shqipe -
ėshtė rrjedha e lumit e gurgullima e Kronit
ėshtė Zoni i Zotit -
currilat e pikllimeve tė shiut nė strehė zemre
rrjedha e konit tė pashterrshėm tė jetės shkrum i gjallė
burim ka zemrėn e gurit tė trollit nėpėr damarė tė gjakut tė shkėmbinjve
sa tė jetė toka - tokė
sa tė jetė dielli - diell e hana - hanė!
E thirrja - Nanė!
Gjuha shqipe -
ėshtė ushtima e ujėvareve kur bie mbi shkėmbinj
ėshtė shushurima e erės e dridhja e fuqishme e stuhive
ėshtė zani i zėmrės sė nanės nė majethike
ėshtė duhama e babait nė tranėt e kullės e nė shtrat tė vdekjes
ėshtė ushtima e ushtrisė grykave dhe jehona e britmave majave ne mbrojtje te atdheut -
ėshtė gjėmimi i kullave rrafsh me tokė - nga krismat rrafsh me qiell
ėshtė marrshi vigan i popullit mbi tokėn e vet tė lirė!
Gjuha shqipe -
ėshtė gufimi i shpirtit nga tė rrahurat e fuqishme tė zemrės
kur dojė tė shpėrthejnė zanoret e para tė emrit tė trollit tė lindjes
ku emrohet toka me emrin e vertetė tė gjakut tė derdhur
kur e sheh babain lidhur me zinxhirė e gjaku skurrė pėrfaqe
kur e sheh vllaun duke dhėne shpirt me grushta ne Dhe
kur e sheh motrėn me flakė nė krye duke vrapuar oborrit
kur digjet bukuria e shkrumohet bari e lulet e zemrės thahen
kur bie kulmi i fatit nė tokė e lukinitė edhe nė qiell robėrie!
Gjuha shqipe -
ėshtė rrezja e diellit nė agim nga kaltria e kuqrremtė
ėshtė cicėrrima e zogjve nėpėr degė me bulėza e ngjyrat e luleve nė kopshte shpirti
ėshtė frymėmarrja e thellė e gurit nė murana lotėsh
ėshtė ecja e vrullshme e tė rinjve rrugėve fatit tė dashurisė
ėshtė ecja ēapkene e vashave duke i valvitur flokėt nė erė
ėshtė balli i lavruar i pleqve prej umave tė kohėrave tė liga
ėshtė zani nėnhundė i plakave duke tjerrur tė kaluarėn nė furka
nė shllungat e bashkėve tė reve tė tymosura
duke i mbėshtjellur pejtė e viteve e kohėrat nė boshta.
Gjuha shqipe -
flet kudo e gjithkah nė dritė e terr
flet me krye, flet me sy, flet me gishta
e flet nėnhundė -
kur populli ėshtė duke pregatitur historinė e vet
kur nuk i pėlqen diēka as gjithēka dhe e din se ende nuk i ka ardhė dita -
njė ditė e ka edhe qeni - thot populli
e kur ėshtė dita e qenit, populli jeton qenēe nė kohė qeni
dikush e luan kryet nė shėnjė tė shkeljes sė lirive tė njerit
e dikush e luan kryet pėr ta kallė vet shtėpinė e tij
populli - flet e fle rrallė e pėrmallė
njeriu vdes duke buzėqeshur sikur me luajtė
kur ka pse tė vdesė!
Mate veten - pse u linde tė bėhesh hamall bote gjithmonė tė krrusesh derisa tė mbetesh dikund nė ndonjė qoshe pa frymė!
Mate veten! E Mate Fjalėn!
Tė flasėsh gjuhėn shqipe -
duhet ta keshė fjalėn nė majegjuhe
ta njohėsh atė gjuhė mijavjeēe me rrėnjė nė gjak dhe eshtra
nga belbėzimet e foshnjes nė djep, nė postajė, nė shavar nė kashtė - nėpėr buxhilla tė ujit nga vėrshimat e kobshme
t'i njohesh klithjet e fėmijve duke u rrėxuar nė hapat e parė tė ecjes kėmbadoras -
t'i njohesh ofshamat e pleqve kur nxėjnė nė t'thua nė prag dere
kur mezi luhen e ēohen duke u mbajtur pėr shkopin e viteve topalle -
t'i njohesh ofshamat e nanave para bijve tė vdekur duke u shkrirė si krypa nė ujė -
t'i njohesh ofshamat e baballarėve para varreve qė ua kėputin shpirtin!
Atėherė ke ēka folė e ke ēka shkruan -
kur ta dridhė fjala fjalėn nė buzė pa e qitė pėrgoje
atėherė vėrtet - ke ēka kallxon!
Tė flasėsh nė gjuhėn shqipe -
duhet ta shqipėrosh gjėmimin e motit e ta zbėrtheshė nė diftongje e zanore bubullimėn e Motit tė Madh
tė emrit tė djalit tė vetėm tė Trollit Trim!
Kur emron foshnjen -
duhet parase ta keshė emruar djepin me kaptyll e emrat e lojėrave tė fėminisė -
emrat e gjymėtyrėve tė trupit e dyerve tė shtėpisė
pėrpara duhet tė ia keshė emruar: rrugėt, sheshet, shkollat, trollin, vendlindjen, kathedralet, monumentet e muzetė historike e parahistorike -
me kėtė gjuhėn e bukur shqipe
pėrndryshe -
fėmia do tė gabojė nė emėrtimet e fėmijve tė vet
e ti do ta gaboshė rrugėn nė oborr e s'ke askėnd tė gjallė ta pyesesh -
e do tė mungojnė gjithmonė lodrat e fėmijve
e do tė mungojnė gjithmonė fjalėt e pleqve
e do tė mungojnė gjithmonė ushtarėt e vėrtetė e gjeneralet trima tė mėnēur -
do tė mungojnė rrugėt e jetės nė shkolla
e do tė mungojė historia!
Gjuha shqipe -
ėshtė bukuria e jetės mbi tokė
sa tė jetė toka - tokė, e dielli - diell, e hana - hanė
e sa tė jetė thirrja - Nanė!
(1995, duke pregatitur Lirinė e Kosovės)
nga POEMA PĖR POPULLIN
Krijoni Kontakt