Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 117
  1. #11
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    ilirian

    t'u ngjat' jeta!
    jam duke te perciellur...perseritshem.
    duke bekuar bjeshket e namuna.
    urimeeeeeeeeeeeeeee dhe jam ketu.....
    per dhimbjet e verteta te tuat, qe me forcojne.
    i falem poezise tende!
    t'u ngjat' jeta!

  2. #12
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    maca, eh moj macia_blu

    macia

    ēuditėrisht
    maca ben pjese ne familjen e tigrit
    sipas evolucionit

    ēka fshehet nė mace?
    deti ullinjt
    ulkonja e Ulkinisė
    a tigresha?

    Kur flet pėr detin e ullinjt
    mė dukesh ulkinase
    e Ulkinisė (kėshtu i them unė)
    'e dashura e detit, e pa dashuri deti'
    det kemi mjaftė gjithkah atje

    Bjeshkėt e Namuna
    i namen ata qė panė me sy
    Namin e Shqipes
    me thirrjen - mbi 'ta!
    e ushtoi kėnga e Hysen Bajrit:

    'o nuk po muj baclok me folė
    se m'ka ra do gjak nė gojė...'
    aty ku mbėshtet pėr Shkėmbi
    vdiq nė kėmbė Jakup Ferri
    me Shtat' Plagė -

    Shqiponjė Shkėmbi

    duke marrė me vete
    njė tog xhandarrėsh

    dhe i thirrėn krejt Bjeshkėt
    Prokletije

    Bjeshkė tė Namuna
    pėr tė huajt
    e,
    Bjeshkė tė Bekume
    pėr shqiponjat shqiptare!

    kėshtu macia bluuu
    sa bukur
    tigresha
    me emrin macia
    edhe bluuuu...se!

    Kush ėshtė pre jote?

    tigreshė deti blu!
    zoteshė deti apo
    zoteshė malesh?

    sa bukur mbulohesh
    nėn emrin
    macia_blu

    nga deti ne detroit

    a?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illiriani : 17-06-2002 mė 18:37

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    per poezite

    tani po.tani mund te te them c'mendoj per poezite.pasi i kam lexuar disa here.
    mendimi i pare qe me erdhi eshte sa te nevojshme jane keto vargje per poezine tone, per gjithe letersine shqiptare.nuk me behet te bej ndarjen (qe me duket se dikush perpiqet ta thelloje)letersi kosovare dhe shqiptare.eshte e drejta jone ta ndjejme si prone te krejt popullit shqiptar.
    vargjet e tua jane te renda, te ngarkuara si me ide ashtu edhe me mjete artistike.kontraste, metafora,vendosje, ritem qe sa vjen e ngrihet dhe t'i merr edhe ndjesite e tua atje ne proteste dhe ne shqetesim.poezia jote eshte poezi luftetari (jo thjesht spektatori) dhe patrioti.keto vargje mund te bejne te ndjeshem ndaj revoltave te tua edhe ate me indiferentin.ato jane kumt.
    per poezine e eves
    pse me ka prekur kjo poezi.s'eshte e veshtire per t'u kuptuar.(lol)po te them se ti nuk ke asnje faj.ti je i vene para saj thjesht per ta dashuruar dhe per tu dhimbur.ashtu si te gjithe burrat e botes.kam menduar se njerezimi gjithnje ka qene i terhequr magnetisht nga dy femra:shen maria dhe eva.e para eshte admiruar dhe lutur.e dyta? e dyta eshte dashuruar pa asnje kompleks faji.e dyta ka ngjallur mornica, sepse eshte mekati dhe bukuria.jemi njerez. sido qe te jete i jepemi njeriut me te gjitha driten dhe erresiren tone.
    ti nuk ke asnje faj.bej nje falenderim, bashke me te tjeret qe eva merr fryme dhe mundet te ngjalle stuhine, komplotin, mekatin,ngjethjen... do te zgjatesha shume po t'i thoja te gjitha.po falem dhe une qe akoma burrat dashurohen me te.

  4. #14
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Nezir Myrta / POEMA PĖR POPULLIN

    POEMA PĖR POPULLIN


    Populi ecė e nuk ngutet
    Udhės me gropa zemre e kalldremeve historike
    Nuk ngutet se ėshtė i Lodhur- i Kėputur nga Thikat
    Varrėt Thika pas Shpinde ia kanė kėputur shpirtin

    Pesha e hidhur e historisė sė tij -
    Plot data lavra vitesh nė ballė e shekuj betejash
    Pa Pre e pa Fre -

    Historia e Huaj i rrinė Gerrbė Mbi Shpindė ende!?
    E -
    Shpindėn e ka plot gjak e trupin shoshė shpatash e plumbash

    Plot plagė tė moēme mijavjeēe

    Duket sikur ngjitet gujaz Pėrpjetėzes Epike
    Kurrė i gjunjzuar numron Hapat e Epokave
    Qė Ia lan veē njė Copė Trup e Shpirt -
    E me shpirt ndėrdhėmb mundohet Pėr Tė Gjallė!

    Plot plagė tė moēme mijavjeēe!

    2.

    Populli ecė ngadale e nuk ngutet -
    Viteve tė Krrusura Ura historike tė Via Egnatias
    Koha pa ujė nė Sy ia qet thiijat e pėrgjegjura
    pėr 'i pikė xeher tambli nė Sy tė gjegjur e t'regjur

    Tamblin e Nanės ia qet pėr hundėsh -
    Deri ta qet njė fjalėgoje
    tue qitė zjarr pėr sy e tym pėrgoje

    thuase - i kemi lindė zotit me zor!

    Populli ecė ngadalė e nuk ngutet -
    Varg i Gjatė Thik'pėrpjetė zor ėshtė m'u ngjitė kėshtu
    S'ka kohė me u ndalė as para varreve as para tė vdekurve
    Tė plagosur nuk sheh askund tė shtrimė edhe ata ecin
    Pėrpjetėzes sė Plumbtė

    Nuk kemi Kohė as me vdekė!

    E Koha bie mazunė pėrdhe, nuk qet za as fjalė pėrgoje
    Buzėt - Shkrum i Gjallė - e luan kryet pėndueshėm -
    Ka dro do ta shkelė Tjetra Kohė nė gjysėmrruge

    Mbetet kush mbetet e del nė Breg Kohe - kush tė del!

    Historia e Popullit -
    Nuk Shkruhet me Shkrola e Shkokla
    Kur ecet Thik'pėrpjetėzes Gjarpnushė Historike

    Populli ecė ngadale e nuk ngutet...!


    3.

    Ecė ngadale e nuk ngutet -

    Kuk ngjitet ngarkuar Gur Muzeshė e arkeologjishė tė thyeme antke -
    Bjeshkėt e Namuna i Banė me Shpindė

    E Bjeshkė Shtyen me Gjoks!

    Skurruar ne Gjak Triumfal tė Fitoreve tė Huaja
    E Dikush ne Gisht nė Gojė -
    Dikund me Gisht nė Kokė e dikund ia merr kamba kambėn
    me Zorrė nėpėr kambė -
    Pret tė ia Jep Dorėn Bjeshka - ajo ende i rrokullisė gur!

    Koha Breshkė Ende ia Qet Thijat e Pėrgjegjura...

    Pėrditė i del Doresh nganjė Bjeshkė e nga njė Vrrijė
    Me hekura nė duar - don tė dali hekurah - Moteve tė Nxime!
    Ia Nxini Jetėn historia e veshur me Uniforma shtrigash

    Me Bjeshkė e Vrriijė ndėr Sqetulla -

    Historia i ndalet para kambėve - keshe po ia fshinė djerėset e gjakun - djerėset i vlojnė n'ballė e s'un ia gjenė kund Ēaren Vetit!

    Pėrditė nė lojna tė reja - Shtrigash tė Vjetra!


    4.

    Populli ecė ngadale e nuk ngutet -
    Epokave Qorre Historike me Hapa tė Randė - Bjeshkė!
    Me Kokė Plumb - tė rėnduar mbi Kohė

    Me Kohė Plumb nė Zemėr!

    Me Shpindė tė Plumbtė te Dy Luftave Botnore
    Me 'i Botė nė Shpindė -
    me ndėrskamca historike tė pahistori
    Pėrditė ia grryejnė Gjeografinė e vet ndėr kambė

    Pėrditė ta Grryejnė Dheun Ndėr Kambė!

    E ende Mizat e Trollit ardhse marrin Krahė Drangojsh pėr tu ngjitur nė Qiell -
    E me i shtie nė Grusht Retė e Mendimit Bosh!

    Ende - Mizat dojnė tė bahen drangoj e Drangojtė sikur po paraqiten si miza -

    Me Sy Mize nėpėr Pluhurin e Mbetur nė Tribuna Tribunatorėsh!

    Epokat e Lavdishe Hillire -
    diegur e humbur pashėnjėpadokė Nėn-Tokė e Nėn-Ujėra!
    Edhe vet Koha sot po e sheh Kthjelltė Rrėnjen e Gjallė
    deri nė Fundbote tė Antikunit -

    Gjaku Dardan vlon Ende illir ballkan!

    Populli Ecė Ende Pėrpjetėzes Gjarpnushė Historike
    Ngadale E Nuk Ngutet...!

    (7. mars, 1996) Nga Vėllimi - POEMA PĖR POPULLIN
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illiriani : 19-06-2002 mė 16:04

  5. #15
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    he burre, cka me bane.

    mi ke marre te gjitha zjarret e po me dukesh promete.
    digjemi.... per te mos u bere hi...
    por dicka tjeter...
    shumecka tjeter...

  6. #16
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    he Tigreshe, asgja nuk t'bana...



    NUK I KEMI LINDĖ ZOTIT ME ZOR


    prejardhja e zjarrit nuk asht hini

    po fėrkimi i fortė i zarrtė i ndjenjes me arsyen...
    unė una bashkoj nė votėr...
    e nėse arrijnė tė mė mbėrthejnė nė shkėmbinj...binji shkėmbit tė ēahet copa-copa - e tė rilindem pėrsėri

    vėrtet, do tė jemi shumēka e re
    bashkė tė ringjallur - promethe

    unė me una ua tregoj nė sy zjarrin perėndive
    nuk ua vjedhi asnji gacė -
    se edhe Na duhet tė ngrohemi natėn edhe kur na fshehin diellin ditėn - Kohėt e Nxime

    nuk i kemi lindė zotit me zor
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illiriani : 21-06-2002 mė 21:32

  7. #17
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    ilirian

    per qiell e per dhe'
    je ma shume se promete!

  8. #18
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Per: per poezite

    Postuar mė parė nga buna
    tani po.tani mund te te them c'mendoj per poezite.pasi i kam lexuar disa here.
    mendimi i pare qe me erdhi eshte sa te nevojshme jane keto vargje per poezine tone, per gjithe letersine shqiptare.nuk me behet te bej ndarjen (qe me duket se dikush perpiqet ta thelloje)letersi kosovare dhe shqiptare.eshte e drejta jone ta ndjejme si prone te krejt popullit shqiptar.
    vargjet e tua jane te renda, te ngarkuara si me ide ashtu edhe me mjete artistike.kontraste, metafora,vendosje, ritem qe sa vjen e ngrihet dhe t'i merr edhe ndjesite e tua atje ne proteste dhe ne shqetesim.poezia jote eshte poezi luftetari (jo thjesht spektatori) dhe patrioti.keto vargje mund te bejne te ndjeshem ndaj revoltave te tua edhe ate me indiferentin.ato jane kumt.
    per poezine e eves
    pse me ka prekur kjo poezi.s'eshte e veshtire per t'u kuptuar.(lol)po te them se ti nuk ke asnje faj.ti je i vene para saj thjesht per ta dashuruar dhe per tu dhimbur.ashtu si te gjithe burrat e botes.kam menduar se njerezimi gjithnje ka qene i terhequr magnetisht nga dy femra:shen maria dhe eva.e para eshte admiruar dhe lutur.e dyta? e dyta eshte dashuruar pa asnje kompleks faji.e dyta ka ngjallur mornica, sepse eshte mekati dhe bukuria.jemi njerez. sido qe te jete i jepemi njeriut me te gjitha driten dhe erresiren tone.
    ti nuk ke asnje faj.bej nje falenderim, bashke me te tjeret qe eva merr fryme dhe mundet te ngjalle stuhine, komplotin, mekatin,ngjethjen... do te zgjatesha shume po t'i thoja te gjitha.po falem dhe une qe akoma burrat dashurohen me te.
    nje grusht Dhe Uje e zjarr
    permbane Jete e jo varr !

    gjithe jeten -
    do te kemi pune me Even

    faji eshte jetim - thone

    Falemnderit Buna!

  9. #19
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Dashuria

    dashuria

    si femia

    kerkon

    gjithcka
    gjithcka
    gjithcka

  10. #20
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Nezir Myrta / SHQIPĖRIA E BASHKUAR

    E bukur ėshtė Kosova
    E Bukur ėshtė Shqipėria

    Siē ėshtė E Dashur Nana!

    Mė ēon peshė shtat'palė Qiell
    Mė shtie nė Dhe shtat'palė Tokė!

    Edhe deri atje ku bre miza hekur
    Edhe deri atje ku bre hekuri gjakun tonė!

    Shqipėria e Zhbime - Rrafsh me Tokė
    Shqipėria e Mbime - Rrafsh me Qiell!

    Shqipėria me Botė nė Sy -

    si Farė nė tokat Mere nėpėr mahalla tė botės
    e bota me Shqipėr nė zemėr

    Shqipėria gjithmonė e pushtuar
    Shqipėria - kurrė e nėnshtruar!

    Shqipėria e Bashkuar!


    2.

    Ushtima -
    Me shėnjen Viktoria
    deri Te Molla e Kuqe
    Filloi -

    E Para
    Nė europėn e Lindjes sė Madhe
    U lind nė Prishtinė
    E nė thellėsitė e Tokės sė Kosovės
    E rreh tupani i Dardanisė!

    Dardania kumbonare bashkimi
    E mbahet krisma - e mbahet fjala - Shqipėri!

    Me njeren dorė kafshaten e bukės
    E, jemi gai -
    Me tjetrėn kambėzėn e pushkės!
    Me gojė - bukė e plumba
    Me sy shkreptėtima rrufee shqiponjash
    Me hap drejtė shoqishoit nė sy
    Derisa tė bėhet njera Dyshė -

    - O Varre o Djepa!

    Derisa varret me shokė shqiptare tė linden nė Djepa
    Derisa Djepat me Dhėmb Ujku nė Kaptyll djepi
    Tė pėrkunden nė varre!

    Me gjak e varrė lidhet Balli i Republikės!

    Republika nuk lindet etiu si dielli
    As nuk bie vetiu si shiu -

    Republikėn e bashkojnė fije-fije
    Burrat -
    E lidhin Nyje rreshtash e rrashtash !

    - Ku janė Burrat?
    - Ku janė Varret?

    Duri gurin nuk e sheh
    Burri burrin nuk po njeh!

    Kosova - prore e kositur
    Kosova - kurrė e nėnshtruar!

    Shqipėria e Bashkuar!

    (Kalendor, 1992) nga vėllimi poetik POEMA PĖR POPULLIN

    Kjo poezi u emitua pėrmes RTV shqiptar mė 1992, recitoi aktori i mirėnjohur Kastriot Ēaushi.

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-05-2023, 16:36
  2. Ese "si bėhet njė punim diplome" Umberto Eco
    Nga crackeri nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 10:21
  3. "Si i vendosnim fletė-rrufetė nė vitet '70"
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-05-2006, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •