Close
Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 117
  1. #101
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    FJALET VONOJNE



    Njomeza ime -
    ylli yt te lindi
    pas flokeve ne gersheta
    zgjohu shihja driten

    me t'i marrė sytė

    do ta keshe ne dore te njome
    do te dridhet zemra kah qielli
    duke i fshire syte me lot gezimi

    do te ēmendesh pas tij
    gjithditenelume ne vrapime

    fjalet vonojne

    po zgjohu -
    edhe pa nje enderr
    me e bukur
    t'i ngjajsh mengjesit

    ndoshta edhe per nje kenge
    me e madhe -
    se Nora e Kelmendit

    e di ti ende je e vogel
    ta kendosh Marsejezen
    njomeza ime -

    po zjohu -
    edhe per nje fluturim te zemres
    me larte tej yjeve

    se ylli yt -
    ishte teper i larget

    e dij -
    ende buzet tua
    piklojne tambel
    e,
    te ligat rrine gojehapur
    shkofshin me te liga

    u ndriēofte -
    udha e jetes sate
    vetem me diell!

    Njomeza ime

    zgjohu me zgjohu
    mendo -
    se do te shohesh diēka
    qe do t'i besohet
    ma shume se endrres

    une endrrat i kam iri
    njomeza ime
    se e kujtoj prrallen
    e gomarit e ujkut
    'bere zo' enderr'

    nuk i dua jo
    heronjt e endrrave te liga
    ato siellin -
    vetem vuajtje e trishtime

    mjafte me u rritem me endrra

    njomeza ime -
    zgjohu e gezuar
    edhe ne acare e shtrengata
    edhe ato jane te ngrohta ne parzmin tim
    i kthej ne fllade te embla per ty

    ti ende nuk e din -
    sa trishtime ka pase kjo nate
    sa qeni lehu ne oborr
    me kembe te vet ne goje
    duke ndjellur kobe e te zeza

    e ti njomeza ime -
    endrrove endrra te liga
    prej ulurima ujqish qe dolen qen nga vatha jone
    po zgjohu -
    te vijosh shkollen e jetes
    edhe per kete poezi ma shume
    krrokamat e vdekshme
    do te pushojne

    fjalet vonojne!

  2. #102
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    ME FAL KENGA IME


    me fal -

    se toka ime ma la tisk ne zemer
    vrazhdesine e te huajve te pashpirte

    malet e mia ma lane pjerrtesine e fjales
    thikeperpjete ne theqafje te epikave rrufe

    muranat e gureve te mij te ēare nga krismat ne moh
    ma lane heshtjen e tymosur hi te shprushur zanoresh

    fushat e mia djerrina me shume se blerime buke bukolike
    ma lane etjen e barit te verdhe shkrum i gjalle per 'i pike uje

    lisat e mij homerik tym e mjegull n'zgabime te verbta
    ma lane duhmen e rrufeve shkrum i vdekur ne udhebote

    stuhite e huaja kurr pa pushua kthyer ne puhiza erevdekjesh
    sapo ma forcuan vrullin e qendreses shkemb kosove ne kosa

    gjaku im kryeneq pervlues nga perbuzjet dosa demografike
    ma la dridhjen e dejve te brejtur duke kulluar epike ne gur

    te huajt e mij - prore zemra e huaj luleve te ferrit te botes
    ma lane pezmatimin frymemarres te kohes vare ne ēengela
    me shtate sy hapur

    me fal - kenga ime
    qe rrodhe shkrum shkume e gjak pergoje bulevardeve me bula te vdekshme
    E,
    kenga ime e gjalle!

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Shume te bukura te gjitha poezite,Illiriani.
    Urime!

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  4. #104
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    nderime, hope31...
    ***


    Nezir Myrta / POEZIA IME



    Nje cope buke vale per femiun e uritur,
    Nje gote uje flladi per plakun ne agoni -
    Nje tufe lulesh bardh per vashen e mitur,
    Nje flamur gjak te fitores per token pa liri...!


    Nje shikim i urte para varreve ne lavdi!
    Nje ringjallje syri motres skurruar n'lot!
    Nje buzeqeshje per nenat me duar n'gji!
    Nje urate ushtarit qe atdheut i del zot!


    Nje shtrengim dore n'sy mikut n'shtepi,
    Nje britme rrufe ēdo armiku ne meidan!
    Nje pershendetje mergimtarit ne merzi,
    Nje fuqi zemre qe kudo gjalle te mban!


    Nje ngushllim goje te semurit ne shtrat,
    Punetorit te palodhur nje lavd kuraje;
    Nje zgjim te ri te pergjumurve te pafat,
    Nje rreze e forte drite terrinave paskaje!


    Nje perqafim malli nenes lodhe n'merzi,
    Te lenduarit nje frymemarrje ne goje -
    Nje puthje e flaket dashnores ne vetmi;
    Nje peshperitje n'vesh muranes pagoje!


    Nje ndeshkim atij zemren trollit ia kalli,
    Nje adhurim atij qe jeten ia fali atdheut!
    Nje ofshame te vdekurve per se gjalli...
    Nje mallkim atij qe padobi ike tretdheut!


    Nje zgjatje dore te rrexuarit ne zgabim -
    Nje krenari atij qe rrin pishtar ne troje!
    Nje permendore kohe per deshmorin trim!
    Nje valle shqiptare femijve jashte loje!


    Nje tingull lahute te diegur vare ne mur,
    Nje krisme zanoresh n'kenge t'pakenduar!
    Nje simbol kuq me gjakun tim ne Flamur!
    Nje xixe stralli motesh ne mallin e pashuar!

  5. #105
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    Nezir Myrta / KOHA NE ZGRIPC



    nuk eshte jete
    as i thone kohe
    ku nuk i thohet bukes - buke
    ku nuk i thohet ujit - uje

    te huajt s'kane uje n'sy

    shoh boten ne fundpusi
    shoh pusin perkrye bote

    kohe ne zripc

    grimcon miu kangaru
    telat e lyres se motshme illire

    pip ne kembe -
    ēohet varri
    shtat i gjalle

    drithmat e kohes
    rrenqethjet thuper
    dridhin buzet e moteve
    si thupra n'uje
    po -
    kurre nuk jemi me krye ulur

    kujtimi kotet si kale plak
    ngarkuar gur brengash te huaja
    potkoni i mbeti gurre ne shkemb

    gurra e fatit ne zhleb

    ulurima ujqish ne simfoni
    ndjellin kob per klysht e vet
    klyshi klyshin e lepine n'prag

    tmerrohen -
    kur shqipet bashkohen

    vakt o vakt o Kole Delia
    derisa te ēohet nga kllapia
    Oso Kuka me flake n'goje

    dridhet si thupra n'uje
    koha ne zgripc

  6. #106
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    BALADA
    PER SHPEZET
    E
    SHTAZET SHTEPIAKE

    PROLOG


    shpezet
    e
    shtazet shtepiake

    na duhen
    e
    nuk ben pa to

    zor me to
    e zor pa to

    e,
    kur pula e ben vezen ne kojshi
    venia kryet ne cung
    nen teh
    edhe kur kendon si kenduesi

    kur te han qeni yt
    zor ke sherim

    kafsha pavaresisht kafshon

    polikafshet
    politizoonet
    mbahen vetem me anca ne sy

    bijne ne llagam
    me pa anash

    qeni i keq -
    ta bjen ujkun ne torishte

    macia e zeze
    me ta trupua udhen
    thone -
    nuk te prihet mbare
    kputja bishtin
    me teh zane

    kudra -
    kur mesohet me lehe shume
    nuk mund ta dalloj mire
    eren e mishit nga era e drunit
    llapakudra

    si kudra e Jeseninit

    apologjia e gomarit
    me dy tre numra fijesh bari
    kujton dialektiten e natyres

    gjelave te mesnates
    nuk u besohet per agun
    poligjelave

    shtazet e shpezet
    ne natyre nuk rrine bashk
    e ne nje shtepi po
    kur zbuten -

    edhe me gene te ndryshme.



    GJELAT E MESNATES



    Lajmtaret e drites
    thrrasin gjithmone me kohe
    e din -
    se po vjen drita e agut

    nuk kendojne ne mesnate
    kcejne tra e m'tra te dalldisur
    pse shohin nje vetetime ne qiell
    thrrasin te zgjohesh

    gjelat e mesnates
    jane mashtrim -

    sa lajmerohet drita neper terr
    sa lajmerohet terri neper drite

    ne zgjime te vona s'ka ardhmeri

    te zgjohesh -
    pernjehere me driten
    qe shpirti te bej drite

    punet e territ jane pa sy

    kur zgjatet dita -
    sa kcen gjeli tra e m'tra
    zgjohu pernjehere me driten
    e bjere pernjehere me terrin

    e,
    gjelat e mesnates
    kecejne tra e m'tra
    pse e shohin jje vetetime ne qiell
    e ki-ki-ri-ki-kuuu

    gjelave te mesnates nuk u besohet.




    MYTHI MBI KAUN



    moto e tij moti

    mbame si vllane e
    mundom si shkane

    Kau i Zi
    myth i botes
    mbi bririn e tij
    e,
    deri ne Ka te Zi

    sharroi dashuria

    Europa u mashtrua
    ne Bririn e tij te arte
    prej Zeusi

    piken kokrrat
    nga pema e dashurise
    nen preher
    kur e ēoi pshtjellakun e bardhe
    me sy ne bririn e arte

    seizmografet shenojne
    Dridhje te Reja Te Tokes

    u linden disa breza
    e vdiqen me moton
    se -
    bota qendron ngulur
    mbi Bririn e Kaut te Zi

    e lufton bezin e kuq

    deri ne Ka te Zi
    sharroi dashuria

    pa mbaruar lavrat
    mos cof he qen -

    moto e lashte



    ANALOGJIA E QENIT


    kafshe besnike

    edhe pjestar i thjeshte i familjes
    hyri thelle ne intimitetin e njeriut
    ne kohet tona moderne

    moti eshte nderruar mashkulli
    me nje qen -
    sot me ndryshe ne kohe moderne

    ishte roje e oborrit e shtepise
    sot eshte edhe roje e shtratit

    qeni ka hy ne intimitetin e njeriut
    sot han konzerva Cezar e Bethoven
    e,
    filharmonia abstenon ne dridhje nofullash

    rrene e ben lajka
    mundohet edhe te flase si njeri
    ham-ham
    kryen urdhera porosi
    kur i heton me hunde
    se,
    kulmin e veprimit e ka hunden

    qeni ka nuhatje heterotipe
    aty eshte kulmi i genit te tij
    po ē'prej se han konzerva Cezar e Bethoven
    nuhatjet e tia mbeten te konzervuara

    ne civilizim
    mbrohen ligjerisht te drejtat e tij
    me shume se te drejtat e njeriut
    ne Boten e Trete

    qenit edhe i lene testamente

    edhe e dijne te gjithe
    se ai eshte qen

    qen qe qane

    per nje plotesim
    te zanores ne fjale

  7. #107
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Macja te lutem qendro larg nga diskutime te tilla. Po kthehet forumi vetem ne tema te mbyllura nga ju te dy. Kur nuk komunikoni dot si njerez, eshte me mire te mos komunikoni fare!

    Ndryshuar nga Fiori
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    19

    Ilirian

    Pershendetje!
    U mbyllen te gjitha temat ku diskutove,ta marre e mira ta marre.
    Dhe kjo nuk eshte krejt per fajin tend,por ty te takon provokomi i reagimeve te tilla.
    Edhe macja harron nganjehere etiken e te sjellurit.
    Qe ta rrezosh nje njeri(po perdor kete fjale te thjeshte),duhen argumente dhe jo te shara.Kjo e fundit eshte mungese argumenti.
    Nerse ti e ke kuptuar Z.Vizitorit sipas menyres sate e macja sipas menyres se vet,dhe une kam te drejten ta kuptoj sipas menyres sime.
    Askush, sado fodull te jete nuk mund te mohoje talentin tend(dhe ketu per mendimin tim eshte ajo"madheshtija" jote e cekur ne ate shkrim te zonjushes ne fjale.
    Por me vjen keq te te them se si njeri je vertete shume- shume i vogel.
    Une s`dua te hy ne qeshtje personale,por ne me kerkofsh qe ta justifikoj thenjen time e thauj ketu dhe,une, do ta gjej rrugen te te them se pse je i vogel,pa share e pa ofenduar,por me F A K T E.
    -Ju keshilloj qe te shkruani ne forum,por tu ikni komenteve,per ndryshe ik fare nga ky forum.

    Al-Saraj
    P.S.-Ti,Lum-lumi,mos i bjer ciftelise pa pase aheng.
    Shqiptaret lirine e kane fituar kur ka qene aq e veshtire per ta fituar dhe, e kane humbur kur ka qene aq e lehte per ta gezuar.

  9. #109
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    ...dhe satira vijo -

    2.

    qenit i njihet lehja
    edhe kur eshte lehje e bute e pervuajtur
    duet vertet sikur po flet

    rrefejne syte e hamhameve sterile
    i shihen zanoret ne ēdo lehje
    te ofrohet rreth pantolloneve te merr ere
    t'i ruan syte -
    e behet sikur po luan me bisht
    te ledhaton ta qet kemben mbi kepuce
    luan me dhemb ne itine e pantolloneve
    gjoja si me te kafshua
    e,
    kur te sheh se e shikon seri ne buzeqeshje
    luan me dhemb e me gishta te kembeve te para
    mbi kepucet

    tu merr ere kepuceve
    dhe endrron qullin e tij te perditshem

    ia nderrojne emrin
    pa nenshkrime zyrtare pa deshmitare
    e vet i zyrtarizon emrat e tij
    nenshkruan me thonjet e kembeve te para
    vetiu

    sepse -
    te gjithe e dine se eshte qen


    nuk han me eshtra te hudhur per dritare
    as nuk rrin lidhur ne zinxhire
    mjafton nje litar i holle e siell kah te duash

    lemohet perdhelet nga ēdokush
    ndegjon ne bese -
    ēdo dekret e sekret legal e ilegal
    sikur i kupton ne gjuhen e tij ham-ham

    e,
    posa te ia besh njehere - qyp
    shtien bishtin nenkembe e iken

    e,
    kur nuk flet me te
    i zihet lehja ne fyt

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    19

    ***

    Kesaj radhe po ta dergoj nje mesazh nga Klina.Besoj se nuk e ke harruar.Kujdes edhe njehere!
    Shqiptaret lirine e kane fituar kur ka qene aq e veshtire per ta fituar dhe, e kane humbur kur ka qene aq e lehte per ta gezuar.

Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-05-2023, 16:36
  2. Ese "si bėhet njė punim diplome" Umberto Eco
    Nga crackeri nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 10:21
  3. "Si i vendosnim fletė-rrufetė nė vitet '70"
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-05-2006, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •