Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 117
  1. #91
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    KĖNGĖ HYJNORE


    (Lutja e Parė)



    Tė gjallėt - gjallesat
    luten nė qiell
    Atij Qytetit tė Dritėzave
    sikur e din secili atje dikund ka vendin e shpirtit tė tij
    nė atė qytet tė kaltėr dritėzor -
    e,
    pėrulen me krye nė tokė
    me nganjė fjalėthike tė fshehur nė zemėr
    sikur don tė shkėputet nga Toka
    as pa lamtumirė!

    2.

    A kaq zor e paska njeriu
    tė merret vesh me vetveten?

    3.

    Ylli im
    syri im
    shpirti im -
    mė sheh gjithkund diten e mė ledhaton natėn nė gjumė
    mė pėshpėritė yllirisht nė vesh aq bukur ėmbėl prajtė
    mė ēorton fajson bukur e ē'fajson pėr fajet e ditės dhe mė pregatitė pėr tė nesėrmen hyjnore
    Ushtar Hyjnor me Betimin e Dhėnė -

    Unė, nuk kam ēka japi pėr ty, se jam i gjithė Yti!

    Epėm gjak tė ri nė zemėr e
    njohje tė re nė mendje
    ta njoh vetveten!


    E ēelėsin e zemrės e hodha nė det
    e mbanė njė delfine nė bark e njė zot e din
    a do ta kemė ndonjėherė nė dorė!

    4.

    Jeta qenka ėndėrr trisht e bukur!

    5.

    Ylli im -
    ma dėrgo porosinė time tek
    zoti i qiellit - atij qytetit te kaltėr tė shkėndijave
    dritėza jete
    Epėm gjak tė ri e njohje tė re
    tė merrėm vesh me vetveten!

    6.

    Tė thashė -
    ēelėsin e zemrės e hodha nė det!
    The Ti e mori Theti ta mbajė fshehtėsinė
    pėrndryshe shkėmbinjtė e kaukazit mė presin
    atje ku e copėtuan zotėrat Prometheun
    ata zotėrat e kthyer nė shqiponja
    dhe i thanė - mė the promethe ta mbaje fshehtėsinė
    Promethe!

    7.

    Njeriu kurrė nuk mėsoi tė merret vesh me vetveten
    as ta ndezi zjarrin
    dijti vetėm tė kalli - ndėshkim nga tradhėtia e fshehtėsisė

    A vėrtet, Pometheu qenka i Pabesi i Zotit?

    Zoni i Zojsit deshti ta mbajė fshehtėsinė
    fėmijėt nuk dijnė ta ndezin zjarrin e dashurisė!

    8.

    Afro Dita ime e Re!
    Arte mi dha - ta gjejė Tė Bukurėn e Dheut!
    Klim nestra e din ēfarė dite do agoi nestra!
    Dhe metra - Ama e Dheut pregatitė fetusin tim tė nesėrm nė Lulen time!
    The ti - mbanė ēelėsin e zemrės sė fshehtė!
    Hera - Era e luftėrave tė shpirtėrave, kur nuk dojnė tė hyjnė nė ndonjė kafshė shtazė a bishė pas vdekjes -
    pasi t'i thonė trupit lamtumirė -
    phy ku paskam qenė deritash...

    shtazėt janė vetėm veset e njeriut
    zemėrlepur, sydhelpėr, trudashi, gjuhėgjarpėri, gojėujku, zaanze
    kryeurithi, shpirtderri, dhėmbqeni, e bėn syrin e qenit, trukali...

    shtazėt janė vetėm veset e njerit nė tokė
    Ylli im!


    9.

    Zoti i Qiellit -
    Atij qytetit tė kaltėr plot shkėndija tė gjalla
    dritėza jete
    plot udhė hyjnore kometesh tė rėna si nė epruvetė biluri

    Falna Gjak tė Ri nė Zemėr e Njohje tė Re nė Mendje!

    (7. Kalendor, 2003)

  2. #92
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    KROJET E HUAJA TĖ LĖNĖ NĖ HĖNĖ

    ē'nxierr fjala

    ē'po beni
    a kaq tė pamėshirshėm ndaj fjalės
    flokėt e dimrit ju vėjnė nė gjumė
    ju pėrkundin dritėzat kristal nga acari
    nuk e shihni kohėn duke reshur mbi krye
    qenkeni lodhur nga vrapi i fjalės
    fajet e fjalės janė faje tė mėdha
    burime tė ngrime akull ku rri shqipja maje shkrepash
    zgjohuni e mos shtėrzeni
    a kaq fort qenkan ngrirė burimet e fjalės?
    Deri nė Hėnėn e Tretė do tu ngrihen shikimet
    e do shikoni nėnakull bebėza tė hapura kah qielli
    zgjohui e mos shtėrzeni
    nuk e shihni se edhe lotėt janė ngrirė?
    Nxierrni damarė tė rinj nga toka e zanoreve
    nuk e dini se ka edhe lumenj nėntokėsor?
    Eh! Mjerė pėr kronin qė s'ka mė ujė as gurrė
    dhe e mashtrojnė rrjedhat e shirave tė verės!
    Rrėmih nėn guri tė fjalės thellė nėn gjuhė tė tokės sate
    se krojet e huaja tė lėnė nė Hėnė!

  3. #93
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    pihaaaaaaaaaa , sa bukur e ke thirrur fjalen ne Ne.
    Me peleqeu deri ke rrenqethja..
    perqafime!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #94
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    ah macia_bluime
    mund edhe te thone:
    'aty ku shkeli patkoi i kalit te Muejit
    aty ne shkemb rrodhi uji krua...' e dikush ende u beson magjive
    po krua eshte vetem djersa e fjales
    kur te piklon majeflokeve barishte myshqeve n'plase shkembi
    ku ka myshk piklon djeres fjale
    heto brenda zemres shkemb fjale ne plasje

    hetobrendazemresshkembfjaleneplasje
    ku xiglohesh n'perqafime? Do besh cudira tash...

  5. #95
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    KOHE SHTERPE




    miza dheu lėvrijnė ku ēon uri
    ngjiten kokėrrzės me hypė nė maje gomuri
    rrokullisen tėposhtė e bijnė mbi bar
    harrojnė gjelbrimin jetėn e blertė krah milingonash
    as nuk fluturojnė me krah ere
    as nuk u ngjajnė fluturuesve

    fryn njė erė i rrafshon tė tėrė

    zukatje mize
    e koha e bėn syrin mizė
    ta fshijė emrin tretdheut si mos tė kishje qenė
    e ti kujton se ndihesh pėr tė gjallė nė shuplakėn e tokės
    me njė membranė cohė tė zezė mbi krye qė ta thuren marimangat
    e ti ēmallesh qyshqeve me blozė terri lėvrinė nė skaje tė dhomės e botės kot -
    shtėrzon currila tingujsh tė bartur nga kroni i shpirtit tė atdheut
    as e ndjenė etjen e shpuar me pika lotėsh
    as e sheh strehen e shtėpisė plot akuj malli tė ngrirė
    pa shpoje njėherė atė pezhishkė marimange
    o shihe o vraje veten

    koha shikon me sy mize
    o miza dheu tė tretdheut

    kohė shterpe

    (5. fror, 2003)

  6. #96
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    NJE PYETJE HENORE

    Eshte nje vend

    ku takohen me vetveten
    njerezit fytyreperfytyre
    athua do te putheshin -
    apo kishin per tu peshtyre!?

    Eshte nje vend

  7. #97
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    BABILLON

    bab' illi

    po vijne illiret e rij -
    antika eshte lashtesuar pak si shume
    eufratet ne paralele e meridiane vare nuk mund te rrine gjithmone
    apokalipsa e eshtrave rrin pezull ku ia shtin drithmen nje bote uthull
    ujevaret e Niagares puēen me kataraktet e Sahares me i dhene gji uje jete
    mikrrokozma rri terur ende gogluē dhe Eufrati ka pak uje per nje bote te re
    statujat illire te kohes se gurit murana eshtrash te bab' illit flasin vet
    diē po levize profetike pas hirit zjarr bozhure flake eshtrash a tym kohe i vie era
    profetika ende nuk ka mbaruar ne shkumbezimin e rikalueshem te kundruallve
    hallkat e keputura duhet t'i veje rend e t'i lidhe dikush ne varg zinxhiresh jo pranga
    po xherdane illire nga nentoka e nenuji e mbiajri dhe te dihet njemend -
    pse festohet Dita e Dielle!

    Babillon

    7.prill, 2003.

  8. #98
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    Nezir Myrta / GJAKU I SHPRISHUR



    - Ne pervjetorin e De Rades!


    Gjalle ne Dhee!
    Gjaku i shprishur
    - O moj Moree!

    Nje bojnjeri
    me shtie -
    gjalle ne Dhee!

    Keshtu takohemi
    keshtu ndahemi
    me lot perfaqe!

    O moj Moree
    me shtie -
    gjalle ne Dhee!

    S'na ndane toka
    as -
    s'na ndajne dete
    uje gjalle
    djeres e gjak
    fytafyt -
    me shtat'dovlete!

    O moj Moree
    me shtie -
    gjalle ne Dhee!

    Vatra illire
    me krye n'dore
    ne Tretdhee!

    Perendon jeta
    shkrihen breza

    pa atdhe!

    O moj Moree
    me shtie -
    gjalle n'Dhee!

    (Aargau, 2. prill, 1993)

  9. #99
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    Nezir Myrta / GJAKU ESHTE GJALLNIA VERTIKALE


    - Ne Pervjetorin DeRadian - 2003.



    Pip ne kembe
    ne Tretdhee -
    tej deti tej jete
    ndihet thirrja e gjakut te shprishur

    O Moj Moree!

    Gjaku eshte jeta vertikale
    Lisi i gjakut tim
    Dru Bote - bote shqiptare
    me rraje te forta e degekrasitur
    teha malli perdit' na ndajne

    pike ne zemer!

    Jeta e moēme -
    zare e grisur ne dritare
    tejdeti tejjete shihet gjithēka

    njeriu nuk vdes pagoje

    edhe kur i shkrumohen buzet per 'i pike uje
    edhe kur syte i verbohen per 'i rreze drite -
    edhe kur zemra i lodhet malli per 'i fjalegoje
    eshe kur shirti i keputet per 'i gojefryme

    edhe kur jeta shkretohet persegjalli
    per 'i grusht Dhee vatre Arberie!

    Njeriu nuk vdes pagoje!

    (1993)

  10. #100
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    GJAKU ĖSHTĖ GJALLNIA VERTIKALE

    - Viti i De Rades - 1903 - 2003

    - vazhdim -



    Njeriu nuk vdes pagojė

    as i humbur tretdhenave tė botes
    as me hekura nė duar e lak ne fyt
    as i tretur humnerave tė zisė pafund

    nje zė duhet t'i dridhė humnerat
    e t'ia shtien tmerrin nėndheut brejtės
    e t'ia shtien duhamen e gjallė tokės
    e t'ia gjuan gjamen e brejtės qiellit

    nuk vdiset -
    me nje te shpurdhur kėmbėsh
    as me njė levizje duarsh e koke
    duhet tė mundet vdekja gjak pėrgoje

    burri nuk vdes pagojė

    O moj Moree!
    Mė shtie -
    gjallė nė Dhee!

    Nuk vdiset pagojė
    gjaku im i shprishur -
    ditenatė -
    m'i shkyen sytė e pėrgjegjur
    nga tė katėr anėt e botės

    botė shqiptare

    me sy nė kodėr -
    ndizet zjarr kėnge Arbėria!

    O moj Moree!
    - mė shtie
    Gjallė n'Dhee!


    10.prill, 1993.

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-05-2023, 16:36
  2. Ese "si bėhet njė punim diplome" Umberto Eco
    Nga crackeri nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 10:21
  3. "Si i vendosnim fletė-rrufetė nė vitet '70"
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-05-2006, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •