Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23

Tema: Frida Kahlo

  1. #11
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Oh people, u are wonderful...:)

    nuk e dija qe kaq shume njerez e njihnin Friden

    Bravo!!!
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  2. #12
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Eagle meqenese jeton ne MI, te enjte ne 18 shtator, nga ora 12 p.m deri ne 5:00 pm ne Student Lounge te Kresge Library, ne bashkepunim me Qendren e Iniciativave Shumekulturore, me Departamentin e Artit dhe Historise se Artit si dhe Studimeve te Grave, do te cfaqet filmi Frida. Me sa kam lexuar do te mund te gjesh mjaft informacione mbi jeten dhe veprat e Frides ne aktivitetin para dhe pas filmit.

    Per me shume informacione mund te marresh ne tel Dana Keyse ne (248) 370-2475.

    Adresa per ne librari eshte :

    Kresge Library
    2200 N Squirrel Rd
    Rochester, MI 48309
    (248) 370-4426


    Fiori

  3. #13
    kam arritur te shoh shume punime te Frida's tek EL MUSEO DEL BARRIO ne Harlem ne nje ekspozite kushtuar artisteve latine . me ka lene shume mbresa dhe punnimet kishin shume fuqi kur i shikoje te gjithe ne nje dhome dhe e ndiqje metaforzen e saj si ne art dhe ne jeten private . jeta e saj me diegon ka influencuar shume dhe ne disa punime eshte teper evidente.

    lili
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  4. #14
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Thnx Fiori :)
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  5. #15
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Mua me ka bere shume pershtypje njera nga ato portretet e saj bashke me Diego Riveren qe Frida kishte bere. Kur ta gjej do ta vendos ketu (ne qofte se s'e ka gjetur dikush tjeter perpara meje). Aty ajo kishte pikturuar kembet e saj shume te vogla ("freakishly small"), dhe te Diegos shume, shume, shume me te medha. Si e shpjegoni ju kete? Apo nuk eshte kjo teme e pershtatshme per te bere nje pyetje te tille? S'jam e sigurte. Sidoqofte, do me pelqente nje pergjigje :)
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #16
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Kjo eshte piktura per te cilen e kisha fjalen.

    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #17
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Leila mjafton te lexosh jeten e saj (pergjigja ime e pare tek kjo teme) per te kuptuar ndryshimin : 1. Diego ka qene vertet me i madh se ajo ne trup e moshe dhe 2. kembet, sidomos njeren - derisa ja prene, e ka pasur shume te vogel per shkak te semundjeve dhe operacioneve. Megjithate kembet e saj me lart i ka ne proporcion me trupin (po ashtu dhe Diego me trupin e tij), pra ajo thjesht sa ka paraqitur realitetin fizik te te dyve.

    Per ilustrim me poshte po te vendos nje foto origjinale te te dyve, e cila nuk eshte shume me ndryshe nga piktura :





    Pershendetje!

  8. #18
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Flm per pergjigjen, Fiori... por kembet s'i ka aq proporcional me trupin, se po i pate duarte me te medhaja se kembet, dicka nuk shkon tek ty! :D

    Por besoj se arsyeja eshte fakti qe s'ka qene ne kembe shume dhe per te treguar diferencen ne moshe midis asaj dhe Diegos.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #19
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    FYTYRAT E FRIDA-S

    TESSA WILLIAMS


    Autoportretet mashkullore tė Frida Kahlo-s nuk rrėfenin tė vėrtetėn e bukurisė sė saj tė paimagjinueshme dhe jeta e saj pasionante errėsoi agoninė e shėndetit tė sėmurė, nga i cili vuante.

    50 vjet pas vdekjes, ajo po tėrheq kaq shumė kureshtje. Gjatė jetės sė saj tė shkurtėr, ajo u pėrndoq nga sėmundja dhe varėsia ndaj qetėsuesve dhe kurrė nuk kishte besim te puna e saj.

    U sėmur nga poliomeliti nė moshėn 6 vjeēare, qė i la kėmbėn e djathėt tė dobėt dhe tė deformuar. 12 vjet mė vonė u pėrfshi nė njė aksident gati fatal me autobuz, kur njė shufėr metalike pėrshkroi trupin e saj nga barku tek kėmba e djathtė. Kaloi muaj tė tėrė nė spital dhe kreu 35 operacione gjatė gjithė jetės sė saj.

    Nė fillim Frida donte tė bėhej doktoreshė, por gjatė konvaleshencės nė spital filloi tė pikturonte. Atje filloi tė bėnte autoportrete, pėr tė cilat u bė e njohur dhe tė cilat konfirmuan atė si njė nga piktoret femra mė tė rėndėsishme nė historinė e artit. Veēanėrisht ajo ėshtė e njohur pėr portretizimin e gjendjes sė grave nė dhimbjen emocionale dhe fizike.

    Frida u pėrfshi me Partinė Komuniste Meksikane, ku u njoh me muralistin e njohur meksikan Diego Rivera. Ēifti u dashurua dhe u martua mė 1929. Frida ishte 22 vjeē; Diego 21 vjet mė i madh. Mamaja e Frida-s e krahasoi bashkimin e tyre si atė tė “njė elefanti dhe njė pėllumbi”.

    Pak mbas martesės sė tyre, Diego-s iu ofrua njė punė nė San Fransisko. Ata filluan tė jetonin midis Meksikės dhe SH.B.A. pėr shkak tė shėndetit tė Frida-s. Gjatė kėsaj kohe ajo pati edhe dy aborte. Fakti qė ajo nuk mund tė kishte njė fėmijė e mėrziti shumė, dhe e kompesonte kėtė duke u rrethuar me kafshė shtėpiake si qenė dhe majmunė, duke pėrfshirė tė preferuarin e saj Fulang Chang-un, i cili shfaqet shpesh nė pikturat e saj.

    Gjatė kėsaj kohe, Diego filloi tė kishte njė marrėdhėnie me motrėn e Frida-s, Cristina-n. Frida u dėshpėrua. Preu flokėt e saj tė gjata dhe filloi tė vishej me kostume burrash. Mė 1935, la shtėpinė e tyre, mori njė apartament vetėm dhe filloi njė marrėdhėnie me skulptorin japonez-amerikan, Isamu Noguchi, i cili ishte shpėrngulur pėr punė nė Meksikė.

    Megjithėse ajo u kthye nė shtėpinė bashkėshortore nė fund tė 1935, marrėdhėniet midis saj dhe Diego-s u tendosėn pas tradhėtive tė tyre, ndėrsa Frida vazhdonte tė kishte marrėdhėnie me burra dhe gra.

    Marrėdhėnia e saj mė e famshme ishte me tė mėrguarin Leon Trotsky, i cili mė 1937 erdhi me gruan e tij pėr tė qėndruar nė shtėpinė e Riverave nė Meksiko Siti, qė ishte njė Mekė pėr artistat ndėrkombėtarė, aktivistėt politikė, shkrimtarėt dhe aktorėt.

    Nė atė kohė Frida ishte 29 vjeē; Trotsky nė fundin e tė pesėdhjetave. Njerėzit tregojnė sesi Trotsky i shkruante letra sekrete dashurie Frida-s dhe i fuste ato nė librat qė i jepte tė lexonte.

    Frida kishte patur marrėdhėnie me gra qė nė shkollė, por biseksualiteti i saj ishte diēka qė Diego e inkurajonte. Flitej se kjo ndodhte sepse si njė burrė nė moshė, ai nuk kishte mundėsi tė plotėsonte nevojat e saj. Tė tjerė thonin se ai donte qė ajo tė ishte e zėnė, nė mėnyrė qė ai tė ishte mė i lirė.

    Sekretarja personale e Trotsky-it, Jean van Heijenoort-i, e cila ishte edhe njė mike e ngushtė e Riverave, thotė: “Ajo nuk mė tregonte nėse ai ia plotėsonte apo jo nevojat e saja seksuale, por nuk ka pikėpyetje qė ajo kishte nevoja tė thella. Njėherė ajo mė rrėfeu qė pikėpamja e saj pėr jetėn ishte “Bėj dashuri, bėj njė dush, bėj dashuri pėrsėri.”

    Marrėdhėnia midis Trotsky-it dhe Frida-s pėrfundoi pas disa muajsh, sepse Frida nuk donte t'i shkaktonte mė shumė shqetėsime gruas tė Trosky-it, Natalia-s. Tre vjet mė vonė, Trotsky u vra nė Meksikė.

    Gjatė kėsaj kohe, reputacioni i saj si njė artiste kishte filluar tė rritej. Personaliteti i saj ekstrovert – asaj i pėlqente tė pinte dhe tė mallkonte – dhe mėnyra e veēantė e veshjes nėnkuptonte qė ajo tėrhiqte vėmendje. Mbante shumė bizhuteri dhe fustane tipike meksikane Tehuana.

    Mė 1938, ajo hapi ekspozitėn e parė nė SH.B.A. Megjithė dyshimet e Frida-s pėr ekspozitėn (ajo i shkruante njė miku “Nuk e di ēfarė ata shohin nė punimet e mija? Pėrse duan qė unė tė hap njė ekspozitė?”) mė shumė se 25 punė u shitėn. Revista “Time” shkruante “Dalldisja e javės nė Manhatan u shkaktua nga ekspozita e parė e gruas gjermano-meksikane Frida Kahlo, tė muralistit tė famshėm Diego Rivera.”

    Mė 1939, hapi ekspozitė nė Paris nė galerinė Renou et Colle, e cila mė vonė ishte ndėrmjetėsja e shitjeve tė Salvador Dali-sė. Ajo ishte njė sukses i madh nė qytet, saqė stilisti Schiaparelli krijoi njė veshje Madame Rivera, duke u mbėshtetur nė kostumet Tehuana tė Frida-s.

    Por, ndėrsa arti i Frida-s po vlerėsohej shumė, martesa e saj po shpėrbėhej dhe nė fund tė 1939 ajo dhe Diego u divorcuan. Ka shumė teori rreth arsyeve pėr ndarjen e tyre: disa besonin se Diego ishte divorcuar nga Frida pėr ta mbrojtur atė nga pasojat e aktiviteteve tė tyre politike, tė tjerėt qė ai kishte zbuluar tradhėtitė e saja ose qė gjendja e ligėshtuar fizike e Frida-s bėnte tė pamundur qė ajo ta kėnaqte atė seksualisht.

    Diego mė vonė shkruante nė autobiografinė e tij: “Thjesht unė doja tė isha i lirė, tė rrija me ēdo grua qė mė pėlqente. Frida nuk kundėrshtonte tradhėtitė e mija. Atė qė ajo nuk kuptonte ishte zgjedhja ime e grave, tė cilat ishin tė pavlefshme ose inferiore ndaj meje. Gjatė dy vjetėve qė ne jetuam tė ndarė, Frida arriti tė realizonte disa nga punimet e saja mė tė mira, duke sublimuar ankthin e saj nė pikturė.”

    Ndėrmjet fundit tė 1939 dhe gjatė 1940, gjendja e Frida-s u pėrkeqėsua gradualisht. Filloi tė pinte dhe u bė e varur nga antidepresantėt. Megjithėse divorci solli si pasojė njė degradim fizik, ishte koha mė e mirė krijuese artistike.

    Mė 1939, ajo pikturoi “Dy Frida-t”, njė nga veprat mė tė njohura, qė tani ndodhet nė Muzeumin e Artit Modern, nė Meksiko Siti. Kjo vepėr paraqet dy vetvete, njė grua perėndimore qė mban arterien e zemrės, qė e lidh atė me anėn e saj meksikane. Pėrgjatė tė gjithė portreteve tė saja, e paraqiste veten nė njė mėnyrė mashkullore dhe jotėrheqėse. Nuk ka dyshim, nga shumė fotografi qė kanė ngelur, qė ajo ishte nė tė vėrtetė e bukur, por ajo e shihte vetveten nė njė mėnyrė shqetėsuese. Vepra e saj shfaqte dhimbjen dhe tragjedinė, qė rrethonte jetėn e saj. Qė nga autoportreti qė paraqet njė shtyllė kurrizore guri qė po shkėrmoqet, gjakosja e saj nga gjembat rreth saj, ajo arrin tė portretizojė njė pėrzierje tragjedie dhe bukurie. Dėshpėrimi dhe ankthi kishin rrėnjė tė thella nė veprėn e saj.

    Mė 1940, Frida u rimartua me Diego-n. Ata kishin mbetur tė afėrt pėrgjatė ndarjes sė tyre, por kuptuan qė megjithė ndryshimet e tyre, ata nuk mund tė jetonin pa njėri – tjetrin. Megjithatė, Frida pranoi vetėm tė rimartohej me kushtin qė tani duhet tė ekzistonin disa rregulla. Diego tha qė do tė pranonte ēdo gjė, vetėm qė tė ishte me Fridėn, pėrsėri, dhe ai qėndroi me tė derisa ajo vdiq 14 vjet mė vonė.

    Edhe nė funeralin e saj, ajo shkaktoi njė tronditje. Kur pjesėmarrėsit nė varrimin e saj po shihnin trupin e saj tė futej nė sobėn e krematoriumit, njė shkulm i madh nxehtėsie ngriti trupin e saj nė pozicion ulur. Njerėzit filluan tė ulėrasin ndėrsa shihnin trupin e Frida-s, tė qėndronte lart dhe flokėt e saj tė valviteshin mbrapa, sikur ajo po kthehej pėrsėri nė jetė. Ndėrsa flokėt e saj morėn flakė dhe ajo filloi tė digjej, u rikthye nė pozicionin e saj tė shtrirė. Dukej sikur shpirti i saj pėrherė triumfues kishte vėshtirėsi nė braktisjen e jetės. Edhe pėrpara kėsaj ngjarjeje, Diego ishte i bindur qė ajo ishte akoma gjallė, saqė urdhėroi njė mjek t'ia priste damarėt pėr tė qenė i sigurt qė gjaku nuk po qarkullonte.

    Megjithė dashnorėt e shumtė tė Frida-s, marrėdhėnia e saj mė pasionante ishte me vetveten. Gjatė gjithė jetės sė saj ajo punoi mė shumė se 200 piktura, shumica e tė cilave ishin autoportrete.

    Njėherė Frida tha “Pikturoj veteveten sepse jam shumė shpesh vetėm, sepse jam subjekti qė njoh mė mirė.” Tė pikturuarit ishte pjesė e luftės sė saj pėr tė jetuar.

    Pėrktheu: Senada BAJRAKTARI
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  10. #20
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Njėherė ajo mė rrėfeu qė pikėpamja e saj pėr jetėn ishte “Bėj dashuri, bėj njė dush, bėj dashuri pėrsėri.”
    :(

    "I drank to drown my pain, but the damned pain learned how to swim, and now I am overwhelmed by this decent and good behavior."
    "I never knew I was a surrealist till Andre Breton came to Mexico and told me I was."
    Si gjithmone njerezit perpiqen te fusin ne korniza te ngurta gjerat me fluide dhe natyrale qe mund te ekzistojne, si jeta e Frides nepermjet artit te saj. Por jo gjithshka mund te kapet brenda atyre kornizave. Ka kaq shume atje.

    Recalling her hospitalization in 1950, Frida said,
    "I never lost my spirit. I always spent my time painting, because they kept me going with Demerol, and this animated me and it made me feel happy....I joked around, I wrote, they brought me movies....I cannot complain".
    Gjate viteve '50 pikturat e saj behen me kaotike pikerisht saje narkotikeve qe i duhej te merrte. Ka nje kembe me proteze gjate kesaj periudhe, ngaqe i kishte mare gangrene dhe duhej t'ja prisnin.

    Me poshte eshte "A few small nips", e pikturuar pasi kishte lexuar ne gazete se nje burre kishte qelluar gruan e tij dhjetera here me thike, dhe gjate gjyqit ne mbrojtje te tij kishte thene: "I didn't want to kill her. It was just a few small nips."

    Gjithashtu me poshte dhe nje tablo qe pasqyron deshtimin e saj ne Detroit, ne Henry Ford Hospital, gjate periudhes qe Diego po pikturonte muralin e tij ne hyrje te Detroit Institute of Arts. E kam pare vete atje dhe sot e kesaj dite.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •