Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Fejesa, martesa dhe dasma sipas zakoneve të Malësisë së Mbishkodrës

    Dasma fillonte atë ditë kur vajza-nusja niset nga shtëpia e prindërve. Dikur dasma ka zgjatë disa ditë, ndërsa sot kryhet për 1-2 ditë.“Shkuesit” ishin një ose dy persona të cilët i caktonte familja e djalit, ata shkonin në shtëpinë e vajzës dhe babait i kërkojnë vajzën.
    Shqiptarët e Malësisë kanë ruajtur shumë zakonet nga e kaluara e veçanërisht ato rreth martesës. Dikur ai fis ose shtëpi që në shekuj me radhë nuk është korit as në luftë as në kohë të paqes i ka martuar më shpejt bijat e veta. Sot kjo traditë është duke u zhdukur. Ka qëlluar që vajzës të ia caktojnë fatin edhe pa e njohur bashkëshortin, e bile, ka ngja që fëmijëve t’u caktohet fati pa lind. Martesa dhe zakonet rreth saj fillojnë prej se nisin “shkuesit” për të kërkuar vajzën për djalë. Dasma fillon atë ditë kur vajza-nusja niset nga shtëpia e prindërve. Dikur dasma ka zgjatë ca ditë, ndërsa sot kryhet për 1-2 ditë.
    “Shkuesit” janë një ose dy persona të cilët i cakton familja e djalit. Ata shkojnë në shtëpinë e vajzës dhe babait i kërkojnë vajzën. “Shkuesit” duhet të janë të mençëm dhe njohës të mirë të kuvendit dhe zakonit të malësorëve. Ata zakonisht lavdërojnë djalin dhe shtëpinë e djalit. Babai i vajzës ka për detyrë t’ u japë fjalën pozitive ose negative atë ditë apo një ditë tjetër, të cilën e cakton ai. Dikur vajza nuk merrte pjesë në zgjedhjen e fatit të vetë, por pajtohej me atë burrë të cilin ia caktonin prindërit. Sot ky ligj mjaft i ashpër i mardhënieve familjare është liberalizuar mjaftë. Tani vajza të shumtën e rasteve vendos vetë për fatin e saj të ardhshëm. Pasi shkuesit marrin përgjigje pozitive, atëherë babai i vajzës bashkë më “shkuesit” dhe miqtë e rijnë caktojnë ditën e fejesës. Ndërkaq si shenjë jepet unaza, apo ndonjë stoli tjetër me vlerë, (gjerdan, arë etj.) Kur merret unaza konsiderohet se vajza është roguar (e kaparisur për djalë të caktuar). Pasorët në ditën e fejesës japin miqësinë (të holla). Pasorët me këtë rast u falin grave të shtëpisë të holla dhe vajzave që janë në atë vëllazëri. Ata sjellin një ferlik (dash të prerë për mish) dhe tri okë raki. Atë ditë caktohet zakonisht data e martesës. Mqeri është një sasi të hollash që jepet në ditën e fejesës ose më vonë. Në qoftes babai i vajzës nuk merr mqerin, do të thotë se vajzën nuk do ta martoj gjatë atij vitit. Të hollat që i merr babai i vajzës i përdorë për të prëgaditur pajën e nusërisë. Të hollat jepen sa për t’i siguruar vajzës pesë xhubleta dhe pajën tjetër të nusërisë. Nëse pajën e nusërisë e siguron shtëpia e dhëndrit, atëherë pësorët nuk japin kurrfarë të hollash për këtë qellim. Qëllon që vajza pas fejesës nuk donë të marrë për burrë të fejuarin, atëherë kjo punë del në pleqëri. Pleqet nëse pajtohen se faji është i shtëpisë së vajzës sjellin vendimin që shtëpia e vajzës të paguaj dyfishë të gjitha shpenzimet që janë bërë rreth fejesës. Në këtë rast vajza mbetët e lirë. Nëse pleqëria mbetet pezull, atëherë shtëpia e vajzës i ka borxh sipas kanus një mashkull, ose sillet vendimi që vajza të ketë 24 dëshmitar. Nëse ngjan e kundërta, dmth djali nuk e donë vajzën e fejuar atëherë edhe kjo punë qitet në pleqërinë e fiseve të cilët sjellin të njëjtin vendim sikur edhe për vajzën. Edhe në këtë drejtim marrëdhëniet tani kanë ndryshuar - vajza mund të marr edhe burrë tjetër, por shtëpia e saj duhet të paguaj dyfishtë shpenzimet që janë bërë gjatë fejesës. Dasmorët-krushqit ditën e caktuar shkojnë për nuse. Ata zakonisht shkojnë të dielën në mbrëmje. Qëndrojnë atje ndërsa të hënën kthehen me nuse. Krushqit me vete marrin një dash të rrjepur me brirë në maje të cilëve i vënë një ose dy molla. Me vete marrin raki. Dikur për nuse shkonte një dasmoreshë, mirëpo ka qëlluar që nusen t’ia rrëmbenin, prandaj më vonë u dërgua për nuse një dasmor e një dasmoreshë ose një dasmoreshë e shumë dasmorë. Krushqit-dasmoret në shtëpinë e nuses, hane, pinë, luajnë e këndojnë. Krushqit çojnë unazën e kurorës nga shtëpia e dhëndrit.
    Nisja e vajzës-nuses behët me një ceremonial karakteristik; ajo kapet për vargoj e vatrës për derë të shtëpisë, qanë me mallëngjim për shtëpinë, familjen e vëllazërinë që po i lënë. Para se të dalë nga shtëpia e sjellin tri herë rreth zjarrit dhe pastaj vëllai më i madh ia mbath opingën apo këpucën e djathtë.
    Kryetari i krushqve në të dalunën e nuses nga dera e shtëpisë ia vënë unazën në gishtin e dorës së djathtë. Ai atëherë në shenj gëzimi shtien me pushkë. Nusja posa del nga shtëpia qanë. Në oborr të shtëpisë të gjithë përqafohen me të. Njeri nga më të afërmit e saj e sjell tri herë në atë krah ka lind dielli e pastaj ia dorëzon dasmorit i cili e kap për dore. Nusja duke u larguar u len lamtumirën më të afërme duke valëvitur shamin e bardhë me të cilën ka mbuluar fytyrën me duvak. Shoqet e saja e përcjellin me këngë të ndryshme, por nga një herë edhe qajnë prej mallëngjimit. Krushqit me nuse duhet të arrijnë në shtëpinë e dhëndrit para se të muget nata. Mirëseardhjen e krushqve me nuse e pret e tërë fshati me këngë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Ajo në foto ngjan sikur e kan mar me e pushkatu
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    a jane zakone tonat apo te dikuj tjeter.... qe gjate shekujve jane injektuar dhe asimiluar prej nesh..???????
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Te dasmat mire kane bere qe jane zhdukur ca zakone. Cifti i shkrete vetem kenaqesi nuk provonte diten e marteses.
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Gjithsesi mua disa zakone me pelqejne te ruhen megjithse kohet kane ndryshuar.Ajo thyerja e bukes (kulacit) sapo hyn tek dera e shtepise se burrit ,apo te lyesh me mjalte deren e shtepise jane gjera te bukura etj ,etj .Edhe nje gje qe akoma ne fisin tim perdoret dhe sidomos ne fshat eshte barjaku (ne mos gaboj) me tre moll siper dhe ne fund mollet duhet ti hane beqaret ...
    Mia@ akoma ne disa zona rruhet ky zakon ku nusja dhe dhendrri duhet te qendrojne ne kembe dhe duhet te kercejne nje here apo dy apo tre here dhe jo me shume ,po nejse ...

    Une nje gje nuk kane kuptuar dhe kush e di le te na e spjegoi,pse kur merret nusja dhe me pas niset njerezit e nuses (krushqit) per ne shtepine e dhendrrit dhe numri i tyre duhet te jete tek ,..9-11-13.... dhe asnjehre numer cift.Sapo e vura re ne martesen e kusherires time dhe pse pyeta me thane ashtu na e do zkoni ...Me beri pershtypje


    Tema eshte e kendshme

  6. #6
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Edhe mua disa zakone me pelqejn,si pershembull,ne Shkup eshte nje nate ku te gjitha nuset vishen me dimia dhe vallxojn,tani pasi te shpendahen mesafiret te rinjet dhe te rejat duke kenduar kerkojn pula dhe qfardo pije qe ta kalojn naten duke ngren dhe kenduar deri ne mengjes ne obor, ku edhe e ndezin nje zajar te madhe dhe vallxojn rreth flakes. Gjate nates luajn edhe disa lojra qe sme kujtohen emrat si pershembull me gjet unazen duke i rrafur duart e njeri tjetrit.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Citim Postuar më parë nga Xhenet.M.S. Lexo Postimin
    Edhe mua disa zakone me pelqejn,si pershembull,ne Shkup eshte nje nate ku te gjitha nuset vishen me dimia dhe vallxojn,tani pasi te shpendahen mesafiret te rinjet dhe te rejat duke kenduar kerkojn pula dhe qfardo pije qe ta kalojn naten duke ngren dhe kenduar deri ne mengjes ne obor, ku edhe e ndezin nje zajar te madhe dhe vallxojn rreth flakes. Gjate nates luajn edhe disa lojra qe sme kujtohen emrat si pershembull me gjet unazen duke i rrafur duart e njeri tjetrit.
    Per naten e arifones thujsh? xhi dalin i grishin njerzit per dasem? kendi ka ne niher okolla hakshamit cucat e reja xhi jan mledh dalin ni kruk te kojshit naper muhalle me dahire ;d, a masandi mazdarke mlidhen kejt top e taur fesneja(njerzit e familjes, pi ato ma ngat, njer ato xhi si kije kurxho :d), lujn valle e kendojn. E masandi naten dalin me limuzina grishin teko tiqe te farefisi(ene ato u japin xhoja, bumbunjera,napolitanka,pare,pula te pjekme, ose denjo xhi ka pula nshpej hin ne kutar e zen njo ene ta ep txhall hahaha). mbasi kthehen nshpej, disa prej mysafireve, te familjes shperndahen neper shpejat e veta, kurse djem e cuca te reja rejn nen sabah, han , pejn lujn turli lojash e cekshau.
    Ajo loja me unazen xhi e mcefen, e ka emnin mihiri hahah, e maj mend ne dasmen e minxhes kur u marta, kur lujtem ket loj u zatekem kejt gungsha,inatcor. nuk kallxojshna kush e ka unazen, na u anjtshin duret tu sell me pishkir, ma sir kom pas une me vllajn tem cac sham xhi na dhejmshin duret, gjajti sa nuk u perlajtem alis ahhaah.


    p.s; ce neser kur de vjene tetovarja ne forum, da e lexoje kete ene det kallxoje deni histori pi ka ane vete, ose deni loj tre :d
    Ndryshuar për herë të fundit nga no name : 12-04-2011 më 21:48
    #VamosArgentina

  8. #8
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    thekthi m'ke lodh deri sa e lexova postimin tend
    Per kete mbremje e kisha fjalen,tani ne nje dasem kur nje tete u martua edhe pse qe nje dasem moderne, naten e kenes ka fundi i mbremjes e moren shoqet e ulen ne mes te salles dhe ja hudhen nje shami te kuqe dhe filluan ta kandojn me kenga qe e beren edhe te qaj me ze.......Ne fund ja lyen duart me ken,ishte inetersan se te gjidha kenget dhe vete ajo festi ishte plot emocione.

    Po ju te Shqiperis keni ndonje zakon qe e perdorin akoma?
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga thekthi Lexo Postimin
    Per naten e arifones thujsh? : p xhi dalin i grishin njerzit per dasem? : ) kendi ka ne niher okolla hakshamit cucat e reja xhi jan mledh dalin ni kruk te kojshit naper muhalle me dahire ;d, a masandi mazdarke mlidhen kejt top e taur fesneja(njerzit e familjes, pi ato ma ngat, njer ato xhi si kije kurxho :d), lujn valle e kendojn. E masandi naten dalin me limuzina grishin teko tiqe te farefisi(ene ato u japin xhoja, bumbunjera,napolitanka,pare,pula te pjekme, ose denjo xhi ka pula nshpej hin ne kutar e zen njo ene ta ep txhall hahaha). mbasi kthehen nshpej, disa prej mysafireve, te familjes shperndahen neper shpejat e veta, kurse djem e cuca te reja rejn nen sabah, han , pejn lujn turli lojash e cekshau.
    Ajo loja me unazen xhi e mcefen, e ka emnin mihiri hahah, e maj mend ne dasmen e minxhes kur u marta, kur lujtem ket loj u zatekem kejt gungsha,inatcor. nuk kallxojshna kush e ka unazen, na u anjtshin duret tu sell me pishkir, ma sir kom pas une me vllajn tem cac sham xhi na dhejmshin duret, gjajti sa nuk u perlajtem alis ahhaah.


    p.s; ce neser kur de vjene tetovarja ne forum, da e lexoje kete ene det kallxoje deni histori pi ka ane vete, ose deni loj tre : d
    Sa lek do te ma perkthesh se u thinja une duke lexuar kete dhe asgje skuptoj .

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga Xhenet.M.S. Lexo Postimin
    thekthi m'ke lodh deri sa e lexova postimin tend
    Per kete mbremje e kisha fjalen,tani ne nje dasem kur nje tete u martua edhe pse qe nje dasem moderne, naten e kenes ka fundi i mbremjes e moren shoqet e ulen ne mes te salles dhe ja hudhen nje shami te kuqe dhe filluan ta kandojn me kenga qe e beren edhe te qaj me ze.......Ne fund ja lyen duart me ken,ishte inetersan se te gjidha kenget dhe vete ajo festi ishte plot emocione.

    Po ju te Shqiperis keni ndonje zakon qe e perdorin akoma?
    CFARE ESHTE KENA ?!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •