Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 71
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,245
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha: Moisiu tė lexojė mesazhin e shkarkimit

    Kreu i demokratėve tha se Moisiu duhet t'u drejtohet shqiptarėve nga Kuvendi me mesazhin e shkarkimit tė Nanos. Berisha tha se askush mė tepėr se Presidenti nuk ėshtė pėrgjegjės pėr zgjidhjen e krizės kushtetuese

    Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, pas deklaratės sė Moisiut pėr krizėn qeveritare, u shpreh se Moisiu duhet t'i drejtohet kombit nga Kuvendi i Shqipėrisė me mesazhin e shkarkimit tė Nanos. "Moisiu ka bėrė mirė qė i ka kėrkuar kryetarit tė papėrgjegjshėm tė qeverisė dorėheqjen, por ai duhet t'i adresohet me kėtė mesazh edhe kombit nga Kuvendi shqiptar," tha nė njė konferencė pėr shtyp, Berisha. Sipas tij kjo ėshtė detyra e kryetarit tė shtetit, sidomos nė njė situatė tė tillė dramatike dhe tė paprecedent nė historinė e vendit. Berisha tha se kryetari i shtetit nuk mund tė justifikohet nė kėto raste, pasi Kushtetuta e ka shpallur atė kryetar tė shtetit. "Ėshtė ai, dhe jo qytetari i thjeshtė pėrgjegjėsi numėr njė pėr rendin kushtetues tė vendit. Ėshtė ai qė qė ka dekretuar kryetar qeverie Fatos Nanon," tha kryetari demokrat. Sipas tij Moisiu ėshtė pėrgjegjėsi numėr njė pėr krizėn kushtetuese qė ka pėrfshirė vendin. Ai tha se pėrmbajtja e mesazhit tė drejtuar shqiptarėve duhet tė pėrmbajė angazhimin pėr shkarkimin e Nanos. "Eshtė e vėrtetė se askush mė shumė se Presidenti nė Shqipėri nuk ėshtė pėrgjegjės pėr zgjidhjen e krizės kushtetuese. Ėshtė detyra e kryetarit tė shtetit tė bėjė tė gjitha zgjidhjet, por jo tė pajtohet me shtetin e dėshtuar. Nuk ka rast mė flagrant se ky qė kryeministri pėrdor karrigen e tij pėr tė shkatėrruar shtetin. Ndaj edhe unė do t'i kėrkoja Presidentit tė qartėsojė tė gjithė pozicionin e tij ashtu siē kėrkon kushtetuta, siē ėshtė e pėrcaktuar nė kushtetutė," deklaroi Berisha. Sipas tij, kriza kushtetuese po thellohet ēdo ditė. "Nė rast se vendi rastisi qė tė ketė njė primitiv, bandit tė vėrtetė, kryeministėr, qė nuk njeh ligj dhe nuk njeh moral qeverisjejr, qė nuk ka interes tjetėr pėrveēse pasurimit tė tij tė ēmendur duke shfrytėzuar pushtetin, nė rast se vendit i rastisi tė ketė pėr kryeministėr njė individ tė papėrgjegjshėm me mendėsi tė neveritshme, tė dėnueshme, mendėsi tė tritolit pėr kundėrshtarin politik, shpellėn e koskės mafioze si koncept pėr shtetin, - ėshtė kryetari i shtetit ai qė mban pėrgjegjėsinė kryesore pėr shtetin e dėshtuar," theksoi kryetari demokrat.

    Ai sulmoi gjithashtu dhe kryetarin e Kuvendit, pasi sipas Berishės ai po shet institucionin qė drejton dhe bėn tė papėrgjegjshmin, tė paditurin. "E hap parlamentin sikur ta kishte dyqanin e tij," theksoi Berisha.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Brari, se kisha menduar se do te te jepja ndonjehere te drejte por e lexova me kujdes postin tend dhe ne shume konstatime je perfekt. Sepse edhe une kam qene njehere e nje kohe mbeshtetes total i berishes ne gjithcka bente, perfshire dhe rremujat dhe shkaterrimet e prones qe ndodhen ne 91-92. Por ne ndryshim nga ty une kam evoluar aq shume sa tani me duket vetja i majte. Dhe ndryshova qe kur ne PD ideali u nxorr ne vend te dyte pas kultit te individit (te Sales) dhe kjo nuk me tingellonte mire fare kur per 50 vjet ne vetem brohorisnim per Enverin. E humba akoma me tej besimin kur etja per pushtet e PDse krijoi kaosin e fundit te vitit 1992, terheqjen e pashkak nga qeveria teknike, duke e futur vendin ne nje krize qe fundja fundit do ti rendonte vet PDse kur te vinte ne pushtet se isha i sigurt qe do vinte ne pushtet. Goditjen e fundit besimi im e mori nga mbledhja a plenumi (se si plenum PPje mu duk nga terrorri dhe dhuna) i gushtit te 1992 kur u nxorren me dhune e u rrahen ne mes te mbledhjes pa i dhene as fjalen Zogaj, Imami Pashko e te tjere. Me pas vijoi importimi ne mase i 'kualiteteve' veriore ne institucionet qendrore nga klani verior i PD qe ne menyre indirekte krijoi pakenaqesi dhe qejmbetje mes ne demokrateve tironsa qe skishim perfitur fare nga regjimi isjh-komunist. Dhe ja ku jam une sot, kundershtar i thekur i totalitarizmit te pakufi te PD se te perfaqsua nga Salihu dhe mbeshtetes i Ps si e keqja me e vogel. Per 45 vjet ne shqiptaret e humbem shijen e lirise dhe demokracise tolerante dhe PD nuk arriti te rikthente besimin rreth saj si mbrojtese e ketyre idealeve. Ajo perjashtoji, u tregua e eger dhe mesjetare ne tolerimin e ideve dhe perfundimisht humbi pushtetin. Ironikisht,ne mbeshtetesit e PD gjetem me shume hapesire veprimi e tolerance idesh te PS.

  3. #53
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Presidenti Alfred Moisiu kritikon ashpėr partitė pėr zhurmėn mė tė fundit

    “Politikanė, krizat s’i paguan drejtėsia”
    Kreu i KLD-sė: Akuzat tė ndjekin rrugė ligjore

    Laureta Rryēi

    Presidenti Alfred Moisiu atakon politikėn dhe paralajmėron qė gjyqėsori tė mos preket. Ka startuar dje, dita e parė e Konferencės Gjyqėsore Kombėtare, e cila u zhvillua nė ambientet e hotel “Adriatik” nė Durrės.

    Pėrveē gjyqtarėve, ishin tė pranishėm Presidenti Moisiu, ministri i Drejtėsisė, Spiro Peēi, Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, kryetari i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, Mustafa Kėrēuku, Avokati i Popullit, Emir Dobjani, pėrfaqėsues tė konferencės Gjyqėsore tė SHBA-sė, ambasadės amerikane nė Tiranė, si dhe tė ftuar tė tjerė. Pas hapjes sė konferencės nga kryetari i Gjykatės sė Lartė dhe i Konferencės Gjyqėsore Kombėtare, Thimio Kondi, tė pranishmėve iu drejtua Presidenti Alfred Moisiu.

    Moisiu: “Politika larg gjyqėsorit”
    Me cilėsinė e Kryetarit tė KLD-sė, Presidenti Moisiu evidentoi arritjet e deritanishme dhe zhvillimet pozitive nė drejtim tė forcimit tė shtetit tė sė drejtės. “Nė njė vend si Shqipėria, ku pėr njė kohė tė gjatė ka munguar koncepti i vėrtetė i drejtėsisė dhe institucionet e saj, 13 vjet janė ende tė pamjaftueshme pėr tė arritur aty ku ne duam: ndėrtimin e plotė tė shtetit tė sė drejtės”, ka thėnė gjatė fjalės sė tij Moisiu. Nisur nga fakti se krijimi i modelit tė shtetit tė sė drejtės nuk ėshtė proces i lehtė, dhe pėr realizimin e tė cilit lipset mė shumė punė, kapacitete njerėzore, ndershmėri dhe mbi tė gjitha vullnet e angazhim tė tė gjithė faktorėve tė shoqėrisė, kreu i shtetit ritheksoi idenė e parashtruar nė konferencėn e njė viti mė parė, qė drejtėsia t’i mbylli derėn politikės. “Pavarėsia e plotė nga politika kėrkon njė seleksionim sa mė tė mirė tė gjyqtarėve. Nė tė njėjtėn kohė duhet qė edhe politika gjithashtu tė nxjerrė pėrgjegjėsitė e saj ndaj gjyqėsorit”, ka nėnvizuar mė tej Moisiu. Sipas tij, nė vend qė drejtėsia tė pėrkrahet, tė mbėshteten vendimet e saj dhe tė respektohet ndarja e pushteteve e pėrcaktuar nė Kushtetutė, kjo pjesė e politikės bėn tė kundėrtėn: e anatemon, sulmon, fajėson dhe etiketon atė jashtė ēdo etike morale e ligjore. “Kur vendimet e organeve tė drejtėsisė janė nė pėrputhje me kėrkesat e ndonjė subjekti politik, atėherė ato quhen tė drejta. Gabojnė ata qė i japin tė drejtė vetes ta trajtojnė shtetin dhe institucionet e tij si pronėn e tyre. Politika duhet tė mėsohet tė njohė dhe tė respektojė institucionet e shtetit ligjor”, vijoi mė tej Moisiu. Asnjė institucion tjetėr, aq mė tepėr drejtėsia, nuk ka pse tė paguajė faturat e krizave dhe tė pakėnaqėsive politike, ka theksuar numri njė i shtetit.

    “Akuzat pėr inkriminim e kanė vendin nė gjykatė”
    Nė vazhdim tė kėsaj ideje, Presidenti i kėrkoi politikės qė ēdo akuzė pėr inkriminim tė rivalėve politikė apo zyrtarėve tė lartė ta depozitojė nė organet e drejtėsisė, pasi ēdo mėnyrė tjetėr e spekulimit dhe akuzave reciproke dėmton imazhin e politikės, drejtėsisė, shtetit dhe tė gjithė vendit. Fjala e Presidentit u pėrqėndrua edhe nė rritjen e imazhit publik e profesional tė gjyqtarėve, nė ecurinė e punės pėr vėnien nė funksion tė Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda dhe rikonfirmoi qėndrimin e tij nė favor tė krijimit tė njė klime kushtetuese pėr njė gjyqėsor tė pavarur nga ndėrhyrjet e pushteteve tė tjera. Si Kryetar i KLD-sė, duke iu referuar ligjeve pėr organizimin dhe funksionimin e kėtij institucioni dhe pėr organizimin dhe funksionimin e Ministrisė sė Drejtėsisė, tha: “Jam i vendosur tė pėrkrah ēdo qėndrim dhe kėrkesė tuajėn ligjore, qė synon forcimin e njė sistemi gjyqėsor tė pavarur, efektiv dhe me kushte sa mė tė pėrshtatshme pune nė ushtrimin e funksioneve tė tij”, pėrfundoi fjalėn e tij Presidenti Moisiu.



    Kondi: Gjyqėsori ka shumė pėr tė bėrė

    Kryetari i Gjykatės sė Lartė dhe njėkohėsisht i Konferencės Gjyqėsore Kombėtare, Thimio Kondi, gjatė fjalės sė tij, para tė gjithė tė pranishmėve, iu ka uruar mirėseardhjen tė ftuarve, si dhe ka pėrgėzuar gjyqtarėt pėr rezultatet qė kanė arritur gjatė kėtij viti. “Pėrfaqėsuesit e sistemit gjyqėsor kanė shumė pėr tė bėrė, pėr tė arritur drejtėsinė”, tha gjatė fjalės sė tij Kondi. Mė tej, ai vijoi idenė e tij, se gjyqtarėt asnjėherė nuk duhet tė bėhen pjesė e politikės si dhe objekt akuze e kėsaj tė fundit. “Gjyqtarėt duhet tė japin vendime sipas ligjit dhe jo tė ndikohen nga interesa partiake”, theksoi kreu i Gjykatės sė Lartė. Nė fund tė fjalės sė tij Kondi ia la fjalėn Presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, qė njėkohėsisht ėshtė edhe kreu i KLD-sė.

    © 2003 Gazeta Panorama
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,245
    Postimet nė Bllog
    22
    Moisiu: Votuesit e pėrjashtuar, tė votojnė mė 28 dhjetor

    Mėsohet se nė takimin e zhvilluar nė presidencė, kreu i shtetit ka deklaruar se nė zgjedhjet e pėrsėritura nė Tiranė, duhet tė votojnė qė tė gjithė ata persona qė janė pėrjashtuar nga votimit nė 118 qendrat ku do pėrsėriten votimet

    Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, urdhėroi dje pėrfshirjen nė listat e votimit, tė tė gjithė votuesve tė pėrjashtuar, tė cilėt janė banorė tė 118 qendrave tė votimit ku do tė ribėhen zgjedhjet mė datė 28 dhjetor. Lajmi bėhet i ditur nga burime pranė presidencės. Moisiu e bėri kėtė kėrkesė gjatė njė takimi me pėrfaqėsues tė forcave politike, tė cilat marrin pjesė nė komisionet e votimit, dhe me pėrfaqėsues tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe KZQV-sė sė Tiranės. Janė dashur mė shumė se tre orė debat pėr tė arritur nė pėrfundimin se votuesit nė kėto qendra duhet tė votojnė pa pėrjashtim. Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi dhe pėrfaqėsuesi i PS-sė nė kėtė takim, Musa Ulqini janė bindur mbi kėtė fakt dhe kanė pranuar urdhrin e Presidentit. Opozita nė takimin e djeshėm pėrfaqėsohej nga kryetari i PD-sė sė Tiranės, Vili Minarolli dhe Sekretari pėr Ēeshtjet Ligjore nė kėtė parti, Ilir Rusmali. Sipas ligjit, KQZ nuk detyrohet tė marrė njė vendim tė posaēėm pėr kėtė duke lėnė thjesht nė fuqi vendimin e KZQV-sė sė Tiranės, pasi kjo e fundit ėshtė kompetente sipas ligjit nė kėtė drejtim. Nė takimin e djeshėm Minarolli dhe Rusmali i kanė paraqitur presidentit Moisiu edhe provat e manipulimit tė firmave dhe vendimit tė KQZ-sė nga Celibashi sipas tė cilave me votimin 4 me 2 dhe jo sipas ligjit 5 me 2 ėshtė vendosur qė tė jepet mandati politik pėr kryebashkiakun e minibashkisė numėr 7.

    "Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, zhvilloi sot njė takim pune nė lidhje me situatėn parazgjedhore dhe problematikėn e zgjedhjeve tė pėrsėritura nė 118 qendra votimi nė Tiranė. Nė kėtė takim merrnin pjesė pėrfaqėsues tė KQZ-sė, KQZV-sė Tiranė, tė katėr partive politike qė pėrfaqėsohen nė komisione (PS, PD, PR, PSD), tė Gjykatės sė Tiranės dhe tė Zyrės sė OSBE-sė. Presidenti Moisiu nė fjalėn e tij theksoi rėndėsinė qė ka marrja e masave ligjore nga tė gjitha institucionet pėrgjegjėse dhe palėt nė konkurrim, nė mėnyrė qė nė zgjedhjet e 28 Dhjetorit tė mos pėrsėriten mė problemet dhe mangėsitė e konstatuara mė 12 Tetor. Presidenti kėrkoi respektimin e parimit kushtetues pėr tė drejtėn e votės, respektimin rigoroz tė ligjit nga komisionerėt, informim dhe transparencė ndaj zgjedhėsve si dhe reflektim tė tė gjitha institucioneve e forcave politike pėr zgjidhjen e problemeve brenda kuadrit ligjor," thuhet nė njė njoftim tė presidencės.

    Pas takimit me Presidentin Moisiu, kreu i degės sė PD-sė Tiranė dhe njė nga protagonistėt e takimit, Vili Minarolli, sqaroi se takimi ishte me vlera tė jashtėzakonshme, njė takim i cili dha rezultate mjaft pozitive pėr fatet e demokracisė nė Shqipėri. "Unė vlerėsoj nė mėnyrė maksimale qėndrimin e presidentit tė Republikės nė rolin e tij si garant i kushtetutės. Presidenti kėrkoi nga tė gjithė aktorėt e proēesit zgjedhor qė tė jenė konform zbatimit tė kushtetutės dhe nė radhė tė parė zbatimit tė sė drejtės sė votuesve pėr tė shprehur vullnetin e tyre politik. Presidenti i Republikės urdhėroi, qė tė gjithė qytetarėt e Tiranės qė nuk kanė votuar nė zgjedhjet e 12 tetorit pėr qendrat e votimit ku kthehen zgjedhjet tė pėrfshihen nė listat e votimit," u shpreh Minarolli. Kurse kryetari i PS-sė Tiranė, Musa Ulqini, ka qenė i vetmi i cili ka kėmbėngulur pas takimit se tek Presidenti nuk ishte thėnė asgjė pėr rishikimin e listave zgjedhore. Ai pohoi se nuk do tė kishte lista tė tjera veē atyre tė 12 Tetorit dhe se nuk do tė kishte rishikim listash. Pėr mė tepėr ai u pėrpoq qė tė implikonte dhe vetė Kolegjin Zgjedhor nė vlerėsimet e veta pasi sqaroi se vendimi i Kolegjit pėr tė realizuar sėrish votime nė 118 qendra, pasohej nga njė vendim sipas tij qė urdhėronte se zgjedhjet nė ato qendra votimi do tė bėheshin me ata zgjedhės tė vendosur nga KQZ nė 12 Tetor.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #55
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    MOISIU: "ZGJATJA E KRIZES DO SJELLE DESTABILITET"

    Eglantina Nasi

    Shqiperia rrezikon stabilitetin ne vend dhe besueshmerine tek faktoret nderkombetare. Nje fakt te tille e pohoi vete kreu i shtetit Alfred Moisiu, ne nje deklarate para deputeteve ne Kuvend.

    Duke iu referuar zgjatjes se tepruar te krizes qeveritare, Presidenti deklaroi se pasojat e saj mund te jene mjaft te rrezikshme nese nuk zgjidhet sa me pare. Ai cilesoi se gjate gjithe kesaj kohe ka vene re papergjegjshmerine e mjaftueshme per qeverisjen e vendit. "Zgjatja e metejshme e krizes qeveritare, mund te ndikoje deri ne stabilitetin aq te nevojshem si dhe kredibilitetin ne raport me faktoret nderkombetare, duke na sjelle pasoja te padeshirueshme. Per fat te keq, deri tani dy institucionet pergjegjese kushtetuese, qeveria dhe Kuvendi, ende s'kane ofruar nje zgjidhje. Por kjo situate jo normale duhet te marre fund sa me pare" pohoi kreu i shtetit. Sipas tij, pas ekzekutivit te Nanos, institucioni tjeter qe e ka cuar situaten deri ne kete pike eshte Kuvendi. Me nota te ashpra ndaj ketij te fundit, oisiu ka kerkuar qe ai te angazhohet sa me shpejt per caktimin e kiushtetushmerise se ceshtjes se qeverise.

    "Eshte Kuvendi i cili ka per detyre t'i jape vendit qeverisje legjitime, te plote dhe te qendrueshme. Ndersa qeveria nga ana e saj duhet ta njohe dhe ta respektoje pushtetin kushtetues te tij. Mospermbushja e ketij parimi ka bere qe vendi te humbe shume kohe dhe energji te dobishme" deklaroi Presidenti i Republikes. Me kete rast, ai e ftoi publikisht edhe njehere kryeministrin te plotesoje sa me pare qeverine ose te ofroje zgjidhje te tjera.

    Ministrat e rinj, jo figura te perfolura

    Gjate deklarates se tij para deputeteve, kreu i shtetit i eshte kthyer edhe njehere idese qe emrat e ministrave te rinj, nuk duhet te jene te perfolur dhe te kene precedente te ndryshem. "Ne listen e ministrave te rinj s'duhet te perfshihen figura te perfolura dhe akuzuara nga vete drejtuesit e ekzekutivit, pa dhene me pare sqarime publike per ta" pohoi ai. Kujdesi i Presidentit ndaj nje fakti te tille vjen pas akuzave qe opozita u ka bere vazhdimisht ministrave te kabinetit Nano. "Nese s'ndodh keshtu, pra kur institucionet e shtetit nuk funksionojne dhe kur Kuvendi s'eshte ne gjendje te zgjidhe krizat ne qeveri, atehere alternativat ligjore mbeten te hapura, perfshire dhe matjen e perkrahjes qe partite kane ne elektorat" shtoi Moisiu. Ne kete menyre, ai nuk ka perjashtuar as mundesine e proves se mazhorances ne parlament apo ndoshta edhe ate te zgjedhjeve parlamentare te parakohshme. "Prandaj ftoj dhe njehere forcat politike te reflektojne brenda kuadrit institucional dhe qeverine te ringreje urat e besimit me Kuvendin per te ndihmuar ne kapercimin e krizes" perfundoi fjalen e tij Moisiu.

    Perkrahje vendimit te Kolegjit Zgjedhor per Tiranen

    Kreu i shtetit i cilesoi zgjedhjet e tetorit me te mira ne krahasim me te kaluaren. Ai pohoi se per sqarimin ligjor te situates pas zgjedhore, i ka kerkuar Prokurorise te vere perpara drejtesise cdo komisioner dhe zyrtar qe ka abuzuar me voten dhe ligjin. Nga ana tjeter, Presidenti i Republikes perkrahu edhe riperseritjen e zgjedhjeve ne 118 qendra votimi ne Tirane. "Ai eshte rasti me i mire per te deshmuar se partite dhe komisionet zgjedhore kane reflektuar seriozisht mbi gabimet" tha ai. Por shtoi edhe faktin se askush nga te pakenaqurit nuk duhet te kundershtoje keto vendime. "Ftoj subjektet zgjedhore te pakenaqura nga rezultatet e vecanta zgjedhore te heqin dore nga sulmet ndaj sistemit te drejtesise dhe atij kushtetues, si dhe te respektojne parimet kushtetuese e demokratike mbi te cilat ato jane ngritur. Politikanet dhe zyrtaret mund te kene detyrime morale ndaj forcave politike qe preferojne, por detyrimi me i madh i tyre eshte ai perballe ligjit, qytetareve dhe vendit" mbylli deklaraten e tij para deputeteve kreu i shtetit.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  6. #56
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Albo
    Te lutem mos i nderro titullin cdo teme se keshtu nuk e kuptojme se ku kemi replikuar dhe duhet te replikojme.

    I vetmi vend ne bote qe presidenti eshte i detyruar per te mos zbatuar kompetencat e tij, eshte Shqiperia.
    Asnje lloj presidenti shqipetar deri me tani nuk ja ka dale mbane per shume arsye te cilat nuk po i theksojme ketu.
    Edhe Alfred Moisiu, presidenti aktual shqipetar, e sheh veten te pamundur te jete president.
    Shqiperia eshte shtet klanesh dhe ndreqja e njerit dhe prishja e tjetrit do te thote se ky vend do dhe nja 300 vjet te behet shtet me ligje kushtetuese.
    Nuk i ve faj ketij presidenti sepse me te mire nuk kemi ku e gjejme.
    Shqipetaret le ti gezohen injorances se tyre.
    Gezuar festen dhe ekonomikisht me te forte sot nje nje vit e shendetforte qofshi.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90
    Citat: "Zgjatja e krizes do te sjelle destabilitet"

    Sa fjale e mencur e presidentit. Kriza ka muaj qe ben muuuuuuuuuuu,
    dhe me ne fund, ai i mencuri, i gjithedituri, babai i adoptuar i kombit, flet: dhe sa fjale te madhe qe thote se:
    Degjojeni edhe nje here:
    "Zgjatja e krizes do te sjelle stabilitet".
    Po cfare mund te beje tjeter nje krize qeveritare kur zgjatet? Dasem do beje? Puna e krizes ka kaq kohe qe po le nam, e s'ka ngelur ambasador e media pa folur.
    Moisiu, nuk e ze me goje faktin qe duke qene i pari i vendit eshte i vetmi qe e ka ne dore zgjidhjen e krizes, pavaresisht nga lojrat e fjlaleve qe behen me kushtetuten, te cilen duket se atij tani kane filluar t'ja lexojne me ze te larte ke krevati per nate.

    Pale si thote, nuk do te pranoj ministra te perfolur, thote. Pak a shume kjo do te thote qe Fatos Nano kur do ta afroje, bie fjlala, Anastas Angjelin , i premton qe do ta beje minister, por pastaj i thote se nuk te bej dot se nuk do Moisiu. Pra Moisiu eshte vegel- jo qorre- por e qorruar fare- e Fatos Nanos, por eshte aq i paditur nga politika sa kujton se po thote gjera te reja e te cuditshme.

    "O temporara, O mores", ka thene njeri, qe sic ma perktheu do te thote ne shqip " O zot, jepja atij qe rri kot, se ai qe punon,...kot punon"

    Po e mbyll me kaq se edhe une ja futa kot fare me duket. " O tempora , O mores..." sa kot qe po flas...

  8. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,245
    Postimet nė Bllog
    22
    Presidenti shkarkon njeriun qė komandonte Presidencėn

    Moisiu largon Zef Preēin

    E futi nė kurth pėr fjalimin kundėr ministrave tė korruptuar. Historia e krijimit tė pushtetit tė Zef Preēit nė Presidencė dhe presionet ndaj Moisiut, Rrumbullakut dhe largimit tė kėshilltarėve tė pavarur

    Njeriu mė i afėrt i kryeministrit Nano pranė zyrės sė Presidentit Moisiu, Zef Preēi, ėshtė larguar nga detyra e kėshilltarit politik dhe ekonomik tė presidentit Moisiu. Burime nga Presidenca bėjnė tė ditur se Zef Preēi nuk do tė kryejė mė detyrėn e njeriut mė tė afėrt tė Moisiut pėr ēėshtje politike. Ai ėshtė larguar ndoshta nė Drejtorinė e Konkurrencės ekonomike njė njėsi e re e hapur pranė Kėshillit tė Ministrave. Ndėrkohė detyrat e tij pranė Moisiut po i merr pėrditė e mė shumė Afrim Krasniqi, me detyrė nė zyrėn e Marrėdhėnieve publike tė Presidentit i ngarkuar pėr tė shkruar fjalimet.

    Shkaku i largimit mbetet ajo qė Presidenti Moisiu e ka quajtur "pabesi" profesionale tė zotit Preēi ndaj tij nė Kuvend herėn e fundit. Sipas burimeve nga Presidenca, Preēi ka qenė inspiruesi i tezave pėr tė mos dekretuar ministrat e korruptuar nga Presidenti Moisiu. Zef Preēi kishte parasysh me kėtė tezė, Anastas Angjelin, tė cilin e kishte pasur kundėrshtar nė kabinetin e Ilir Metės dy vjet mė parė. Preēi furnizoi disa gazeta kryesore me lajmin se Moisiu nuk do tė dekretojė Angjelin dhe Toskėn dhe punoi intensivisht pėr kėtė. Ai e siguroi Mosiun se Nano do ta mirėpriste kėtė tezė, pasi, sipas Zef Preēit, Nano nuk donte realisht qė Angjeli tė ishte nė qeveri. Gjithēka u zhvillua ndyshe pas fjalimit tė Moisiut. Nė takimin nė Presidencė, Nano mbrojti nė sy tė Moisiut, Angjelin e Toskėn dhe injoroi tezat e hedhura prej kėshilltarit Preēi. Moisiu i cili e kishte bėrė deklaratėn duke menduar se po i shėrbente Nanos, u ndie pėrfundimisht i fyer edhe nga Nano, edhe nga Preēi.

    Preēi ishte sulmuar ndėrkohė ashpėr nga opozita si infiltrues dhe, nė disa raste, inspirues i tezave dhe qėndrimeve tė kryeministrit Fatos Nano nė emėr tė Presidentit. Por mė vonė u pa se vetė zoti Moisiu kishte zgjedhur kėshilltarin, thjesht pėr alibi. Ai dekretoi qetėsisht Dėshira Subashin nė krye tė KQZ-sė, injoroi problemet me listat, dhe shmangu premtimin e tij publik pėr mosdekretimin e ministrave me probleme.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Historia e stafit tė Presidentit

    Moisiu, si ia morėn pushtetin nė Presidencė!


    Historia e kėshilltarėve tė Moisiut dhe e rrethimit qė i bėri kryeministri Presidentit

    I propozuar nga opozita dhe i pranaur me gjysėm zėri nga socialistėt, Presidenti Moisiu ishte nė fillimet e tij, njė emėr qė ngjalli shpresa pėr rikthimin e institucionit tė Presidentit. Nė muajt e tij tė parė, stafi i tij i ngushtė filloi tė formėsohej kryesisht prej rekomandimeve qė i shkonin nga qeveria, por dhe emra nga shoqėria civile. Kėshtu ndėr kėshilltarėt e parė tė tij, ai i shtypit, Arjan Konomi, dhe ai juridik, Arben Ristani, vinin nga shoqėria civile, njėri ish kryeredaktori i revistės 'Spektėr' dhe bashkėpunėtor i revistės italiane 'Limes', tjetri, avokat i njohur.

    Zef Preēi u gjend aty papritur nė detyrėn e kėshilltarit ekonomik, por brenda njė kohe tė shkurtėr mori gjithė kompetencat qė kishin tė bėnin me jetėn politike tė Moisiut. Dy kėshilltarėt e tjerė, ai i jashtmi dhe ai i mbrojtjes, ishin Besnik Selami, vėllai i Eduard Selamit, dhe Muhamet Kapllani, ish ministri i fundit i jashtėm i regjimit komunist. Afrim Krasniqi nė atė kohė u emėrua fjalimshkrues i Presidentit, ndėrsa stafi teknik u plotėsua pak nga pak.

    Goditja e parė qė iu dha stafit kishte tė bėnte pikėrisht me vėnien nėn kontroll tė Presidentit. Konomi dhe Ristani u larguan pas akuzave krejt qesharake dhe tė paverifikuara pėr disa ēėshtje gjyqėsore tė fituara prej tyre. Nė Presidencė ngelėn ndėrkohė emra me akuza tė hapura pėr korrupsion dhe tė paverifikuara. Kėshtu Zef Preēi ėshtė akuzuar publikisht nga ish kryeministri Ilir Meta pėr korrupsion dhe ėshtė shkarkuar me kėtė motiv.

    Pas shkarkimit tė Ristanit dhe Konomit, dy djem tė rinj, qė ishin tė pėrkushtuar vetėm nė detyrėn e tyre dhe nuk kishin ambicie politike, njeriu mė i pushtetshėm nė Presidencė u bė Zef Preēi. Ndėrkohė Sekretari i Pėrgjithshėm i Presidencės Filip Rrumbullaku, njė mik i vjetėr i Presidentit Moisiu, u detyrua tė pranojė pushtetin e Zef Preēit, pasi ky i fundit, me disa dokumenta tė servirura nga zyra e Kryeministrit dhe redaksia e 'ZP'-sė, e kėrcėnoi atė se do ta shkarkonte si ish Drejtor i Kompanisė "VEFA" pėr Kulturėn. Preēi shpėrndau nė disa redaksi, materiale sipas tė cilave Rrumbullaku kishte qenė njė person kyē te kompania "VEFA" dhe kishte pėrfshirė nė skandalet e asaj firme piramidale, edhe shoqatėn e Atlantikut Verior qė drejtonte Moisiu. Akuzat nuk u verifikuan, por as nuk u botuan. Ato shėrbyen vetėm si presion qė Zef Preēi tė bėhej njeri i pushtetshėm. Po kėshtu Preēi inicoi disa shpenzime kolosale nė Presidencė, ēka e ka bėrė bilancin e harxhimeve tė Moisiut, brenda vitit sa pesė vite tė Presidentit Meidani. Ai ėshtė rekomanduesi i blerjes sė "Benz"-it luksoz pėr tė cilin ende nuk ka pėrfunduar zhurma, ndėrkohė qė ka denoncuar po vetė nė shtyp kėtė blerje tė dyshimtė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mahatma Gandi ishte kryetar shpirteror i 500 milion indianeve dhe duke menduar se ishte dhe Modeli i tyre ai vete cfaqi nje stil jete te thjeshte per te treguar se nje kryetar i 500 milion te mjereve nuk duhet ti lejoj luks vehtes por te jetoje thjesht si shumica..

    Moisiu eshte president vertet i koc kokm-utave e Cac Angjel-djallusheve miliardere por dhe i mijra e mijra njerzve qe vuajne materialisht per Buk e ngrohje e psiqikisht jane pragun e Fotoksin-Pirjes.
    Megjithate ky plak Matuf pranon ti blejne Benz luksoz zagaret qe ka rreth vehtes..

    Ja pse Mahatma Gandi eshte i madh e ja pse Nano Moisirat tone jane pisa te neveritshem.. Te dy kan blere Benza luksoz qe me euro dollaret e tyre do ishin ushqyer nja 5000 familje fotoksin-pirese ose do ishin paisur me carcafa e aparatura nja 10 spitale te Shqiperise..

    Jo vetem kaq por MOISIu po dekoron Mafiozin Spartak Poci per miliarda te vjedhura e per faktin se Poci leh ne ate Parti ku Kanibalet e Kafke thyersit jane ne presidium..sikurse Luiz e Kastriot islam Hoxha..

    E jo vetem kaq por Moisiu po dekoron dhe Fehmi Abdiun e gjykates ..e nuk e di perse por ndoshta sepse ne prag te renies se murit te Berlinit ky Fe-mi- Fem-uti gjeti te arsyeshme te denoje me VARJE NE LITAR nje POET..

    bravo Moisi..kavajsi..

  10. #60
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384

    Post Zoti president mos i mashtro shqipetaret.

    Sic jeni ne dijeni te gjithe ju bashkeatdhetare, presidenti i republikes tashme se fundi eshte prekur seriozisht nga sulmet qe nje pjese e medias i ben institucionit te tij por edhe vete atij personalisht.
    Gjate qeverisjes se tij si president, zoti Moisiu, eshte treguar shume i vaket per te mos thene se ai ka qene vete i pari qe ka shkelur ligjet e kushtetutes se Shqiperise.
    Per tu permendur jane dy ministrat e qeverise Nano qe dhane doreheqjen, muaj me pare ose vitin qe kaloi dhe gjithashtu rasti me flagrant dhe sikur thote lideri i PD-se, ishte rasti i zgjedhjeve te 12 tetorit ku presidenti ne ate rast u shqua si politizuar por per te kamufluar sadopak subjektivitetin dhe egoizmin qe dominonte ate si njeri dhe si president, perdori shprehje te ndryshme si pershembull, "nuk kishte dijeni per listat zgjedhore" e keshtu me rradhe.
    Po te vini re edhe pjesetaret e familjes se tij ose femijet e tij te cilet jane per tu lakmuar per nga arsimi qe kane perfituar me rregjimin komunist, do te arrini te kuptoni se ky president i perket nomeklatures komuniste dhe sado kudo ky president te perpiqet te shpalle "virgjerine" e tij, ne fund te fundit, ai shpall dhe shpalos me ate zerin e ngjirur(imitimin e udheqesve te diktatures), brumosjen tipike despotike, egoiste orientiale.
    Gjithashtu per tu permendur eshte injoranca e tij tipike teorike boshlevike, kur shkoi ne Shkoder per te pajtuar gjaqe ndermjet dy familjeve.
    Nje president udhehiqet nga parimet dhe principet kushtetuese institucionale dhe jo nga principet dogmatike+ atyre alergjike boshlevike.
    Megjithate ne vazhdim te ketij pluralizmi politik, ky president ngelet shembull i allishverisheve te politikaneve shqipetare te majte nepermjet te cileve populli shqipetar ka njohur krizen me te madhe qe nga viti 1912.

    Zoti president, mos u mundoni ti hidhni hirin syve te shqipetareve.
    Historia shkruan dhe do te gjykoje
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Simboli heraldik i familjes dhe pinjollėve Bua
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 01:17
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •