Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 71
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22
    Jo cenim i votes se lire

    Nga Alfred MOISIU*

    Zgjedhjet jane dita kur ju jeni vendimmarres, pushteti eshte ne doren tuaj. Ato behen per te zgjedhur drejtuesit lokale per tre vitet e ardhshme. Ky eshte nje rast i mire per t'iu rikthyer vlerave morale te fisnikerise tone si popull, per te deshmuar kulture demokratike, per te respektuar pushtetin e votes si dhe per te perkrahur ose jo me ane te votes ate qe ju deshironi. Kjo eshte rruga qe kane ndjekur kombet e qyteteruara deri ne modernizimin e shtetit te se drejtes dhe te vlerave te lirise, demokracise e zhvillimit.

    Ajo cfare kerkohet eshte mjaft e thjeshte: secili te behet pjese aktive e procesit, te votoje i qete dhe te mos lejoje askend te cenoje zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme. Pjesemarrja ne zgjedhje rrit besimin e tyre, forcon institucionet demokratike dhe ju ben pjese aktive te vendimmarrjes.

    Tranzicioni i gjate dhe i veshtire sigurisht qe shume njerez i ka lodhur, megjithate kjo kurresesi nuk duhet te na beje mosbesues per te ardhmen. Shoqeria shqiptare ka akoma vlera pozitive per te cilat ia vlen per te besuar. Duke mos marre pjese ne zgjedhje, dashje e padashje i cenojne vetvetes te drejten morale per tu kerkuar llogari te zgjedhurve te rinj lokale. E kunderta, pra pjesemarrja ne votime dhe vendimi juaj nepermjet votes e me vullnet te lire per drejtuesit e ardhshem lokale, i shnderron zgjedhjet ne zgjidhje te shume problemeve qe na shqetesojne. Mbi te gjitha nuk duhet te harrojme se me suksesin ose mossuksesin e ketyre zgjedhjeve jane te lidhura imazhi i vendit dhe ecuria e procesit te integrimit euroatlantik.

    12 tetori do te jete nje prove e rendesishme per te gjitha institucionet e shtetit tone. Cdo institucion pergjegjes per zgjedhjet ka rastin te deshmoje vullnetin, pergjegjesine dhe vendosmerine per te respektuar ligjin dhe kushtetuten. Me kete rast ne menyre te vecante ftoj Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Komisionet Vendore ne rrethe dhe komisionet ne qendrat e votimit te jene shembull i drejtesise, barazise dhe paanesise ne numerimin e votave dhe respektimin e vullnetit te lire te qytetareve shqiptare. Kjo eshte nje kerkese kushtetuese dhe nje detyrim ligjor.

    Ne te njejten kohe ftoj efektivat e Policise dhe organet e tjera shteterore ne detyre gjate zgjedhjeve, qe me profesionalizem dhe korrektesi perpara ligjit dhe larg cdo praktike te gabuar te se kaluares, te behen pjese e besimit dhe vullnetit per mbylljen me sukses te procesit zgjedhor. Gjithashtu ftoj administraten qendrore e lokale te jete ne krye te detyrave te saj ne sherbim te qytetareve.

    Te dashur bashkeqytetare! Le te behemi te gjithe pjese te ketij procesi, te bejme secili detyren tone qytetare e ligjore, ne menyre qe me 12 Tetor te fitojne Shqiperia dhe shqiptaret.

    * Mesazh i Presidentit te Republikes per diten e zgjedhjeve
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e ilird
    Anėtarėsuar
    14-10-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    1
    C'fare duhet te beje greku qe shteti jone te reagoje? Dje na e ngriti flamurin e vet ne Himare, neser do te na fusi ne b.... ate tonin. Edhe per sa kohe shteti jone do te jete teper i zene duke i lepire b.... kujdo qe premton ta mabje ne pushtet, e ti ler mbas dore interesat kombetare???
    Ilird, (dv)

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22
    Moisiu: Zgjedhje tė qeta, kontestimet nė gjykatė

    Nevila Pėrndoj

    TIRANE - Presidenti Alfred Moisiu vlerėsoi zgjedhjet e 12 Tetorit si mjaft tė qeta, por shtoi gjithashtu se problemet qė kanė dalė deri mė tani gjatė procesit zgjedhor duhet tė zgjidhen brenda kuadrit ligjor. Njė ditė pas zhvillimit tė zgjedhjeve nė vend, presidenti Moisiu zhvilloi biseda telefonike me kryetarin e Partisė Socialiste, Fatos Nano dhe me kryetarin e Partisė Demokratike, Sali Berisha, tė cilėt i pėrshėndeti pėr fushatėn e qytetėruar, zhvillimin normal tė procesit zgjedhor dhe arritjet e forcave politike, qė ata drejtojnė, “duke treguar pėrpara opinionit tė brendshėm dhe atij ndėrkombėtar se, shqiptarėt dinė tė bėjnė zgjedhje”. Presidenti Alfred Moisiu vlerėsoi gjithashtu kontributin e forcave politike, tė policisė dhe shėrbimit informativ nė mbarėvajtjen e procesit zgjedhor. Gjatė ditės sė djeshme, presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, nė bisedat telefonike me ministrin e Rendit Publik, Luan Rama, drejtorin e pėrgjithshėm tė Policisė, Bajram Ibraj dhe nėndrejtorin e SHISH-it, Ylli Allushi, pėrgėzoi forcat e policisė dhe tė shėrbimit informativ pėr qėndrimin korrekt dhe nė pėrputhje me ligjin, “duke garantuar kėshtu njė proces zgjedhor tė qetė. Deklarata e Moisiut duket se kėrkon qė kontestimet pėr zgjedhjet tė jenė tė kanalizuara nė organet pėrkatėse qė merren me ankimimet e partive politike gjatė proces zgjedhor. Moisiu duket se i ka sugjeruar Berishės qė ai dhe PD pėr tė gjitha pretendimet qė ka nė lidhje me listat t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor nė Gjykatėn e Apelit
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22
    Presidenti qė lindi dhe vdiq nga zgjedhjet

    Nga Mero Baze

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori pėrsipėr dje tė shqyrtojė procesverbalet e zgjedhjeve nė Durrės, pėr t'i dhėnė mandatin e kryetarit tė Bashkisė, Lefter Kokės. E njėjta rrugė duket se pret dhe Bashkinė e Tiranės. Deri nė orėt e vona tė ditės sė djeshme, siē shihet edhe nga njė dosje e plotė qė ne po botojmė sot nė gazetė, nė KZQV-nė e qytetit tė Tiranės, kutitė e mbėrritura janė thuajse nė masėn 90 pėr qind me probleme tė rėnda, tė papranueshme nga asnjė komisioner normal qė nuk ka dėshirė tė shkojė me duart e veta nė burg. Nė kėto kushte shihet qė mandati pėr zotin Rama sėrish do tė mbetet nė dorė tė KQZ-sė, e cila tashmė ka pesė votat e duhura pėr tė shpėrndarė mandate tė paligjshme. Kėto zhvillime nxorėn tė zbuluar arsyen pėrse socialistėt ishin aq tė vendosur nė realizimin e skemės sė tyre pėr tė kontrolluar, nė kundėrshtim me frymėn e Marrėveshjes, Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Mė tej akoma ky komplot kundėr zgjedhjeve ka tė pėrfshirė nė mėnyrė direkte njė nga personazhet qė shpresohej tė kthente besimin e opozitės te zgjedhjet e lira. Ai ėshtė Presidenti Alfred Moisiu. Ky President dhe gjithė procesi i negocimit tė opozitės me faktorin ndėrkombėtar, ishin rruga se si Perėndimi dhe vetė opozita synoi tė rriste besimin te zgjedhjet, pas goditjes fatale qė iu dha kėtij institucioni pėrfundimisht me zgjedhjet e vitit 2001. Pra misioni kryesor i kėtij Presidenti ishte tė siguronte shqiptarėt se do tė udhėhiqte njė proces ndryshimesh dhe barazpeshe politike qė procesi i zgjedhjeve tė mos dominohej nga askush. Nė tė vėrtetė, nė fund tė kėtij procesi, Presidenti toleroi atentatin mė tė rėndė ndaj procesit, duke lejuar prishjen e balancės sė KQZ-sė dhe duke krijuar sot njė institucion qė mezi pret tė shpėrndajė mandate tė paligjshme pėr Durrėsin dhe Tiranėn. Pėrgjegjėsia e Presidentit Alfred Moisiu rritet dhe mė tej, po tė kihet parasysh se ky proces nuk u manipulua as me policė dhe as me sheqer e miell, siē kanė bėrė herėt e tjera, por me njė mekanizėm mafioz qė prek tė drejtėn kushtetuese tė qytetarėve pėr tė votuar. Mijėra qytetarė shqiptarė u endėn tė dielėn rrugėve me shpresė se do tė gjenin kutitė e votimit, por nuk mundėn. Presidenti i Republikės si garant i kushtetutės, ende nuk ka bėrė as njė gjest pro kėtyre qytetarėve. Degradimi i kėtij procesi zgjedhor, zuri fill me prishjen e balancės sė KQZ-sė prej Presidentit dhe duket se do tė mbyllet me vendimin e kėsaj KQZ-je qė bekoi Presidenti. Dhe pas kėsaj besimi tek zgjedhjet do tė jetė pėrfundimisht i pamundur tė ngrihet, me tė njėjtin president, me tė njėjtėn KQZ, pėr mė tepėr kur ky President ka lindur nga vjedhja e zgjedhjeve dhe prodhoi njė palė zgjedhje tė vjedhura.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Cduhet bere kur Fshati digjet...

    Nga ferra e vogel del jo vetem lepuri madh por dhe ujku vete...nga nje here.

    Per Tiranen dhe Durresin ka debate ne lidhje me rregullsite ne Votime.
    Gani Malushin , shefin e policise e vrane dhe banda eshte e lire.
    Genc Sinen e Sallakut e vrane dhe Policia "sdi" ku ta gjeje.
    Ne Himare plasi me keq se athere ne "Kucoven" e Kadri Roshit.
    Minister te jashtem ska.
    I brendeshmi Rama e hengri nga baba i rames.

    Ndersa kto dite nepunesit dembele e hajdute te Qeverise Nano dredhin zinxhirat e celsat e Benxave e politikanet bajn gam gam... jane disa qe nuk rrine kote..
    Keta jane armata e banditeve te cilet nuhasin me mire se kushdo qe shteti funksionon apo esht duke pj--rdh.
    Ata nga casti ne cast mund te fillojne banditizmat...jo kunder shtetit ndoshta por kunder njerzve te pambrojtur.
    Nuk eshte keq qe lideret kryesore..pra Nano Berisha dhe Moisiu te mblidhen dhe te ulin gjakrat e ti lene ca gjera per me vone e te normalizohet shteti.

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha: Presidenti nuk ishte garant i zgjedhjeve

    Kryetari demokrat tha se nuk beson se Presidenti i Republikės ka qenė garant i procesit tė lirė e tė ndershėm zgjedhor, pavarėsisht disa deklaratave tė tij tė mėparshme pėr kėtė problem. "Nė fakt nuk besoj se do ta pėrsėriste mė kėtė deklaratė, nuk besoj se Presidenti pretendon se ishte garant ose mund tė jetė garant," ka deklaruar Berisha. Ai pohoi se pavarėsisht vullnetit qė pati Presidenti, dy kėshilltarėt e tij bashkė me Fatos Nanon varrosėn shtyllėn kryesore tė Kodit Elektoral, hodhėn poshtė konsensusin dhe nė kėtė mėnyrė u bėnė pjesė e krizės elektorale. Pėr sa i pėrket dekretimit tė ministrave tė rinj tė pėrzgjedhur nga Nano pėr tė plotėsuar kabinetin e vet, Berisha sqaroi se Moisiu ėshtė i detyruar tė respektojė Kushtetutėn.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22
    Manipuluan zgjedhjet, tė mos manipulohet dhe Presidenti

    Nga Ing. Avni Hoxha

    I nderuar zoti President!



    Po Ju shkruaj si kandidat i Partisė Demokratike pėr Bashkinė e Durrėsit, qytet i cili mė 12 tetor pėrjetoi njė prej dėnimeve mė tė mėdha kolektive nė historinė e pluralizmit shqiptar, duke iu hequr e drejta pėr tė votuar mijėra qytetarėve, pėr shkak tė identitetit tė tyre politik.

    Po ju shkruaj Ju pėr dy arsye.

    Arsyeja e parė ėshtė t'Ju informoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi, pa asnjė hezitim, tė ballafaqojė provat e paraqitura nga opozita dhe shtabi im elektoral pėr heqjen nga lista e votuesve, tė rreth 15 mijė qytetarėve dhe ndėrrimin e qendrės sė votimit, tė rreth 12 mijė tė tjerėve. Unė paraqita pranė KQZ njė dosje me prova, ku pėrfshihen lista tė krahasuara dhe deklarata noteriale tė qytetarėve, por KQZ refuzoi t'i shqyrtonte, duke marrė vendim me votim pėr kėtė ēėshtje. Po kėshtu, KQZ refuzoi kėrkesėn tonė pėr tė administruar si provė procesverbalet e Qendrave tė Votimit dhe listėn e punės tė Qendrave tė Votimit, e cila, sipas provave verbale qė ne na janė dhėnė nga qindra qytetarė tė Durrėsit, rezulton tė mos pėrputhet me listėn qė ne na ėshtė vėnė nė dispozicion nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe me listėn qė ėshtė afishuar jashtė QV-ve. Nė kėtė mėnyrė, pėrpjekja ime pėr tė respektuar institucionin mė tė lartė tė zgjedhjeve, u poshtėrua dhe KQZ mori kėshtu pėrsipėr, peshėn e fajit dhe pėrgjegjėsisė pėr masakrėn e listave.

    Arsyeja e dytė ėshtė shpresa qė kanė pasur miliona shqiptarė se ky proces zgjedhor nuk do t'u ngjante proceseve tė mėparshme, pėr shkak se nė krye tė vendit u vendos njė President i pranuar nga tė gjitha palėt, i cili u angazhua pėr zgjedhje tė lira. Duke qenė se unė jam viktima e parė e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, tė pabalancuar politikisht, mė duhet t'Ju kujtoj gjithashtu pėrgjegjėsitė e Institucionit tuaj pėr kėtė ēėshtje madhore tė opozitės dhe elektoratit shqiptar.

    Ngritja e besimit tė qytetarėve tek zgjedhjet e lira ka qenė njė proces shumė i vėshtirė qė i hėngri dy vjet kohė opozitės dhe shkatėrrimi i kėtij procesi nga KQZ mund tė fusė nė traumė shoqėrinė shqiptare dhe tė godasė rėndė klimėn e besimit tek zgjedhjet e lira. Nė mos fajtor, Institucioni Juaj duhet tė ndihet pėrgjegjės pėr kėtė situatė, si President dhe ushtrues i detyrės sė Kryetarit tė Kėshillit tė Drejtėsisė, nga ku lindi ky deformim. Duke ēuar ēėshtjen nė Kolegjin Zgjedhor unė dua tė vazhdoj tė shėrbej sė paku si njė testues i institucioneve tė kėqija dhe tė njėanshme tė prodhuara kohėt e fundit, nėn maskėn e procesit tė konsensusit mes pozitės dhe opozitės. Por mė shumė se sa njė kandidat i dėmtuar me atė qė ka ndodhur, ėshtė goditur rėndė besimi se nė Shqipėri ka zgjedhje tė lira dhe vendi do tė futet nė njė spirale krize, nga e cila do tė dalin tė humbur tė gjithė.

    Duke Ju rikujtuar se demonstrimi i Institucionit tė Presidentit si njė Institucion arbitėr mbi palėt, nė kėto momente do tė ishte njė lajm i mirė pėr shqiptarėt, shpresoj tek angazhimi Juaj nė korrigjimin e frymės sė revanshit antiopozitar dhe tėrėsisht partiak qė po demonstrojnė institucionet qė keni prodhuar pėr tė administruar zgjedhjet nė Shqipėri.

    Me respekt

    Ing. Avni Hoxha

    Kandidat i opozitės pėr Bashkinė e Durrėsit
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Avni Shvarcenegeri i shkruan Presidentit Alfred Moisi Myrtes.

    Koment nga ne qe skemi gje ne dore..

    -Ing Avniu i shkruan presidentit..por nuk e di Avniu meqense dhe ish ministrin rrugac te Meks Berishes, Tan Hoxhen e ka nip dhe meqe Tani eshte b-ith e brek me Nano Pashko Rulat e Bllokut e ta pyeste e te mesonte nga ai rrufjan se Moisiu i mjere nuk ka gje ne dore ashtu sikurse skish gje ne dore Selim Myrtja i Drames..??


    -Avniu ne KLAN (dy muaj para votimeve) u deklarua se do te jete nje SHVARCENEGER ne mbrotje te Votes se qytetareve...dhe per mbas Votimeve e la Avni Inxhinieri qe te than ne Llogari per kubika betoni e metr katroresh tullash..se jo 15 000 ose 20 000 votues percaktojne fitues nje deputet ose kryetar Bashkije por dhe 2 vota ...2 vota te qelbura mund te vendosin ne kte sistem votimi pa balotazh..per x-in ose y-in ose z-ten..??

    - Pse nuk u kujtua PD qe perpara votimeve tu behej thirrje der me der tere familjeve e individeve qe njihen si Votues te PD qe te vrapojne ne qendrat ku afishohen Listat e te shohin ne se i kane ose jo Emrat aty..???

    - Nuk e dinte Saliu i cili ka 5 zgjedhje rresht qe humb se Votim do te thote..Numerim Votash e ky Numerim kerkon verifikim e konfirmim zyrtar e ky zyrtarizim nuk mund te ishte Korrekt kur ne Krye te KQZ-se ishte dobici Celibashi e Dobicja Subashi??

    - Kemi 7 vjet qe degjojme pikerisht nga goja Berishes ..Celibashi celibashi..hilanjosi..kopuku..etj.. qe na i jep Fitoret PS-se si dikur arbitrat e Futbollit ja jepnin fitoren DINAMOS nga frika e Sigurimit..
    Athere pse Berisha fillon Mitingjet e tallet me Popullin kur dihej se ne kto Votime perseri ne finale do ishte ky Celibashi me Benz e Armani e me zyre me te Bukur se te Klintonit..qe do firmoste aktin e Zgjedhjeve ???

    - Nuk e dinte Jozefina,kjo mediokrre qe ze kot karriken ne Seli te PD-se e ky Vil Hutaqo-rolli qe nuk lihet per diten e votimit gjetja e emrit ne lista e qindra mijra votuesve demokrate..sepse kjo krijon nervozitet dhe se votuesi Demokrat ndryshe nga ai Socialist, nuk e ka problem qe mbasi te cohet ne 12 nga gjumi..thot po bej nji berdaf nga Votimet e kur nuk e gjen emrin thot...ec mer jahu cja ..i tom..sjam tu votu fare e shkon ne shpi si cop m-uti??

    Njihere ju a hodhi Celibashi me Nanon..prap perseri ju a hodhi Celibashi me Bizhgen..e Rucin..e tani perseri te shkosh qe te ta hedhin Celibash Subashat..eshte e pafalshme..
    Eshte turp tashme te ankohesh ne dyert e Odir-Leshit..e e brukselave te Prod Mafiozit..

    Le ta perkthejme letren e Avni Hoxhes drejtuar Presidentit me gjuhe Futbolli se si do te duket..

    I dashur kryetar i Federaters se Futbollit..!!

    Une tranieri i Patosit dua tju bej me dije se ne ndeshjen qe humben me Peqinin na u bene shume hile...
    Nuk u lejuan te hyjne ne stadium nga policia e Peqinit asnje tifoz i Patosit..
    Ne dhomat e xhveshjes nuk kishte uje e as ngrohje..
    Kur dolem per stervitje..mi rrahen lojtaret e mij gangot e Peqinit dhe policia e qytetit beri sehir..
    Ne klubin e Qytetit pame para ndeshjes te hante e pinte me Vllane e tranierit te PEQINIT Arbitron e ndeshjes Plarent Kotheren..bile ne makinen e tije pame te futeshin ca kapoj deti e nje goxha qengj..
    Kur filloi ndeshja vume re se ekipi Peqinas nuk nxorri 11 lojtare por 13..
    Ne nuku protestam sepse u nisem nga mirby-thimi qe kemi per veshguesin e Jashtem..nga Federata e FIFAS..
    Para ndeshjes policet e Peqinit me rrahen mua dhe ma bene koken me xhunga...ja dhe raporti mjeksor qe po ju bashkangjis ne leter..

    Pres nga ju shoku Kryetar se do i merrni parasysh kto vrejtje tonat..
    Me respekt
    tranieri Patozit..
    Luftar Paja..

    Cfare do i thote Kryetari Federates ktij Tranieri gomar??

    Natyrisht do i thote..po pse o k kandari pranove te hysh ne Takim ne ato Kushte??

    Hajt mos na shurdho tani..

    Keshtu dhe puna e Sali Humbesit..ose Tallesit me votat e atyre qe sduan tja shikojne Bojen rraces Nanoiste Rucoiste..Bizhgaiste e Braceiste..
    Po ska faj Berisha..

    I mbeten atij dhe mbas Humbjeve te nje pasnjeshme BENZI, Bodigardet dhe Zyra me telefon e sherbyes..

    Po tjeret o Berish ku do shkojne..apo ti lepihen perseri si 50 vjet tjera po atyre spiunve e gjaksoreve e dinastise se tyre..ose ti falen Fotoksines..

    Turp..



    qashtu..

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22
    Presidenti: Njė numri zgjedhėsish iu mohua e drejta e votės

    N.Perndoj

    TIRANE- Presidenti Alfred Moisiu deklaroi dje nė mbledhjen e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė se listat e zgjedhėsve ishin njė problem shqetėsues nė zgjedhjet vendore tė 12 Tetorit. Kreu i shtetit Moisiu ka shfrytėzuar mbledhjen e radhės sė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė pėr tė dhėnė qėndrimin e tij tė parė lidhur me listat e shumėpėrfolura tė votuesve. Nė deklaratėn e tij, presidenti Moisiu ka veēuar se problemet me listat janė shfaqur mė sė shumti nė zgjedhjet pėr Bashkinė e Tiranės dhe Durrėsit. “Sikurse ėshtė bėrė e ditur fatkeqėsisht listat e zgjedhėsve dhe disa probleme tė tjera tė natyrės administrative tė procesit zgjedhor, janė bėrė mjaft shqetėsuese nė zgjedhjet vendore tė 12 Tetorit, veēanėrisht nė Tiranė dhe Durrės, duke bėrė qė njė numri qytetarėsh t’u mohohet e drejta e tyre e zgjedhjes, e sanksionuar nė nenin 45 pika 1 dhe 4 tė Kushtetutės sė Shqipėrisė”, -tha dje presidenti Moisiu. Presidenti tha se ka mjaft kontestime tė palėve pjesėmarrėse nė procesin zgjedhor, qė do tė shqyrtohen gjatė ditėve nė vijim nga Kolegji Zgjedhor i Gjykatės sė Apelit Tiranė qė, sipas Kodit Zgjedhor, pėrbėn edhe institucionin vendimmarrės dhe tė paapelueshėm.
    N.P


    Kjo ėshtė deklarata e dytė pėr zgjedhjet e 12 Tetorit dhėnė nga presidenti Moisiu. Pėrgjatė kėsaj kohe kreu i shtetit ka qėndruar nė heshtje pėr tė dėgjuar pretendimet e partive politike nė vend. Qėndrimi i parė qė presidenti Moisiu mbajti pėr zgjedhjet lidhej me njė bisedė telefonike qė ai zhvilloi nė datėn 13 Tetor me kryeministritn Fatos Nano dhe liderin e opozitės Sali Berisha pėrmes sė cilės Moisiu pėrgėzoi qetėsinė politike qė shoqėruan kėto zgjedhje si dhe rekomandoi se ēdo problem i dalė nga zgjedhjet tė zgjidhet nė bazė tė ligjit dhe Kushtetutės. Ndėrsa dy ditė mė parė, presidenti Moisiu zhvilloi njė takim me kandidatin e PD-sė pėr kryetar bashkie, Spartak Ngjela dhe kryetarin e bashkisė aktuale, Edi Rama. Pas takimeve tė zhvilluara, presidenti Moisiu pėrcolli dje njė qėndrim tė drejtpėrdrejtė pėr listat e votuesve nė Tiranė. Presidenti Moisiu ka pėrmendur dje edhe rastin e Durrėsit duke shfrytėzuar kėtu pėrmbajtjen e letrės qė ish-kandidati demokrat pėr Bashkinė e Durrėsit Avni Hoxha i dorėzoi atij pak ditė mė parė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22
    Ngjela: Moisiu tė garantojė Kushtetutėn, ose tė japė dorėheqjen

    Spartak Ngjela ka deklaruar dje se Presidenti i Republikės Moisiu duhet tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsitė e veta pėr ruajtjen dhe garantimin e Kushtetutės pas zhbalancimit tė KQZ-sė qė ndėrmori dje vendimin pėr tė mos hapur kutitė e votimit nė tė paktėn 180 qendra votimi tė Tiranės. Ai sqaroi se Moisiu mund tė shkojė deri nė dorėheqje, sepse ka patur pėrgjegjėsi nė rastin e pėrzgjedhjes sė Dėshira Subashit nė vend tė njė pėrfaqėsuesi tė opozitės nė KQZ, gjė e cila ka shkatėrruar dhe ēuar nė njė tallje totale me procesin e votimit nė Tiranė. Spartak Ngjela menjėherė pas votimit tė djeshėm 5 me 2, kundėr propozimit tė tij qė lidhej me zbatimin e ligjit tė shkruar kushtetues tė verifikimit tė rezultatit zgjedhor, i ka kujtuar Moisiut se ai mund tė shkonte deri nė dorėheqje pėr t'u hapur rrugė zgjedhjeve tė parakohshme qė do tė sillnin opozitėn nė pushtet qė mė pas nga ana e saj tė mund tė ribėheshin insitucione tė tjera si KQZ. Ngjela njėkohėsisht ka paralajmėruar 5 anėtarėt e KQZ-sė qė kanė votuar kundėr ligjshmėrisė dhe Kodit Zgjedhor se do tė pėrballen me pasojat e aktit tė tyre antiligjor qė lidhet drejtpėrdrejt me votėn e qytetarėve tė Tiranės, qė ėshtė edhe kryeqyteti i Shqipėrisė ku gjenden tė gjitha institucionet kushtetuese. Ai ka deklaruar se do tė ēojė dokumentacionin nė Kolegjin Zgjedhor qė nė vetvete ėshtė njė tjetėr institucion kushtetues dhe se nuk ishte fitorja e tij nė Tiranė thelbi i veprimit tė tij, por ligji, i cili do tė vepronte nė ēdo rrethanė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Simboli heraldik i familjes dhe pinjollėve Bua
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 01:17
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •