C'fare ndodhi me te? C'u be Ai?
C'fare ndodhi me te? C'u be Ai?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABIGAIL : 09-09-2003 mė 17:59
Pyetes, nese je aq kureshtar te njohesh Jezu Krishtin, nje seri librash jane shkruajtur per te nga dishepujt e tij, keto libra jane grupuar ne Dhiaten e Re. Merre dhe lexoje dhe per cdo pyetje qe te kesh, sille ketu ne forum.Postuar mė parė nga pyetesi
C'fare ndodhi me te? C'u be Ai?
Nuk mund te pretendosh te flasesh per Zotin Jezu Krisht qe ka qene ne krah te Atit qe nga krijimi i gjithesise ne nje teme te tille ne forum.
Albo
Po i kushtoj kohe leximit te Bibles dhe Kuranit. Po deshet ma spjegoni thjesht Eshte i gjalle apo ka vdekur Jezu Krishti?
Te bibla lexoj se vdiq e u ngjall, te Kurani lexoj nuk vdiq fare.
Jezu Krishti eshte Biri i Perendise, ka qene ne te djathte te Atit qe nga krijimi i gjithesise (Lexo librin e Zanafillave)Postuar mė parė nga pyetesi
Po i kushtoj kohe leximit te Bibles dhe Kuranit. Po deshet ma spjegoni thjesht Eshte i gjalle apo ka vdekur Jezu Krishti?
Te bibla lexoj se vdiq e u ngjall, te Kurani lexoj nuk vdiq fare.
Ardhja e Jezu Krishtit u predikua nga profetet qe Ati dergoi ne toke per ti premtuar popullit te Tij shpetimin nga vuajtja dhe skllaveria. Ne keto predikime ai u cilesua me si Mbret i Popullit te Izraelit. (lexo Dhiaten e Vjeter).
Ashtu sic ishte shkruajtur, Ai lindi nga nje virgjereshe 2033 vjet me pare me emrin Mari e lene me bare nga Shpirti i Shenjte. Maria nuk lindi nje femije, Lindi nje Mbret, Lindi nje Zot. Prandaj Jezu Krishti ne liturgjine e krishtere lavderohet si BIR I VETEMLINDUR kurse Nena e Tij Mari, si HYJELINDESE.
Ne moshen 30 vjecare Jezu Krishti filloi misionin e Tij per te cilin zbriti ne toke, permbushjen e Vullnetit te Atit, Flijimin e Tij per Shpetimin e Njerezimit. Ai predikoi per 3 vjet ne gjithe Token e Shenjte dhe mbajti rreth vetes 12 dishepuj qe ishin te zgjedhurit e Tij. Ai predikoi Fjalen e Perendise, sherroi te verber, sherroi te semure, ringjalli te vdekur, ushqeu te urritur, eci mbi uje e beri plot mbrekulli te pashpjegueshme per mendjen njerezore, por qe te tregonin Forcen e Besimit tek Ati.(lexo ungjijte ne Dhiaten e Re)
Ashtu sic ishte shkruajtur ne shkrimet e shenjta, ai u tradhetua nga njeri prej dishepujve te tij, Jude Iskarioti i cili e tradhetoi tek farisejte qe ishin kleriket e larte hebrej. Keta klerike nuk e pranuan Jezu Krishtin si Mbret te Izraelit, dhe ashtu sic ishte shkruajtur, Jezu Krishti u kryqezua, vdqi dhe u varros, per tu ringjallur te treten dite. Ai iu shfaq dishepujve te Tij pas ringjalljes dhe i bekoi ata qe te shperndanin Lajmin e Mire ne cdo cep te botes, jo vetem brenda popullit te Izraelit.
Jezu Krishti u ringjall ne qiell dhe u bashkua me Atin dhe tani ri ne te djathte te Tij. Biri eshte nje me Atin ne Shpirt dhe Fjala e Perendise vihet ne vend pikerisht nga Shpirti i Shenjte. Kete Shpirt te Shenjte Jezu Krishti e la ne toke ne menyre qe te gjithe njerezit qe kerkojne shpetim ne emer te Tij, te kene forcen e Shpirtit te Shenjte ne zemrat e tyre per te perballur tundimet e djallit.
Jezu Krishti u flijuar per njerezit e kesaj bote duke na hapur ne te gjitheve nje shteg per te shkelur vdekjen dhe per tu ngjitur ne mbreterine e qiellit. Ai na fali edhe Shpirtin e Shenjte, qe eshte si flaka e qirririt qe duhet te na ndricoje rrugen ne erresine qe mbreteron ne mbreterine e djallit.
Jezu Krishti do te rikthehet se dyti ne toke per te mposhtur djallin dhe per ta surgjynosur ate ne thellesine e tokes. Ashtu si ai do te gjykoje te gjithe njerezit e kesaj bote, te gjalle e te vdekur, per veprat qe ata kane kryer mbi toke nen driten e diellit. Dita qe Jezu Krishti do te zbresi ne toke eshte dita kur te gjithe njerezit e kesaj bote kane patur nje shans te degjojne Lajmin e Mire te Perendise.
Jezu Krishti eshte e VERTETA + RRUGA + JETA. Kushdo qe do te njohi Atin, duhet te eci ne hapat e Birit te Tij!
Po Kurani c'fare na meson mbi kete?
You got to be Albanian to get a real tan!
Nese do te mesosh te verteten mbi Krishtin ajo gjendet vetem ne Fjalen e Perendise, dhe kjo eshte vetem Bibla.
Nese do te lexosh thjesht c'thone te tjeret per Krishtin, vec Kuranit ka dhe shume libra te tjere qe flasin per te.
Por vetem ne Bibel do te gjesh te verteten per Krishtin, asgjekundi tjeter.
Kam pershtypjen se me shume do te ngaterrohesh me pyetjet qe ben sesa te qartesohesh.
Shendet
Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!
Krishti nuk ka asnje lloj lidhje me Kuranin. Kjo eshte njelloj si te pyesesh dike tjeter per te verteten e familjes tende.Postuar mė parė nga pyetesi
Po Kurani c'fare na meson mbi kete?
Te verteten e familjes tende ta tregon vetem nena dhe babai yt, askush tjeter. gjithe te tjeret do mendojne se te thone te verteten, por ne fakt do te genjejne, dhe do te te mashtrojne.
Keshtu dhe per Krishtin askush nuk mund te te tregoje te verteten pervec Fjales se Perendise.
Pershendetje
Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!
epo si mendon ti monoloki ta bejme historine sipas qejfit tone .....???? Kjo nuk eshte e llogjikshme por nejse ju jeni te gjithe jashte llogjike prandaj sic thote populli :"Lufta me injorantin nuk fitohet"
sipas Bibles diten e Ringjalljes
Sipas Mateut : Maria Magdalena dhe Maria tjetėr ,nėna e Jakobit , shkuan te varri dhekishte roje tek guri . NJe engjell fluturues del mbi gurin.
Sipas Markut : Maria Magdalena dhe Maria, nėna e Jakobit, dhe Salomeja shkuan te varri dhe nuk kishte roje te guri.Njė djalosh i veshur me te bardha ishte brenda ne varr.
Sipas Lukes : Maria Magdalena dhe Maria, nėna e Jakobit, Joana dhe disa gra te tjera shkuan te varri dhe nuk kishte roje te guri.Dy burra tė veshur me rroba tė ndritshme ishin brenda ne varr.
Sipas Gjonit (2 vizita te varri) : 1) Maria shkon te varri dhe nuk kishte roje te guri. Asnjeri nuk ishte te guri apo te varri.
2)Maria dhe dishepujt shkojne te varri dhe nuk kishte roje te guri.Dy engjej dhe Jezusi ishin brenda varrit.
Kujt pra ti besojme ???Asnje nuk e thote ngjarjen si ka ndodhur ???
Nese lexon mire, do te kuptosh se te gjithe thone te njejten gje. Mos cito vargje te caktuara. Lexo kapitujt ne teresi.
Je cinik dhe prandaj nuk kupton, nuk ta ka fajin Fjala.
Pershendetje
Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!
Krijoni Kontakt