Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Abdurrahim Buza

    Abdurrahim Buza

    “Piktor i Popullit”

    (Shkup 1905 – Tirane 1986)



    Piktori Abdurrahim Buza lindi ne Shkup me 22 dhjetor te vitit 1905 ne nje familje gjakovare. Pervec tij familja pebehej dhe nga nje djale dhe nje vajze, por qe vdesin shpejt nga tubekulozi se bashku me nenen e tij, duke mbetur keshtu jetim qe 8 vjec.
    Ne shkolle hyn 5 vjec, aty ku shkencat zhvilloheshin turqisht dhe lendet e tjera arabisht, mesimi zhvilohej ne xhamine e qytetit.
    Ne vitet e luftes pe Pavaresi (1912) dhe me pas te asaj boterore (1914-1918) Buza i ri perjeton direkt tmerret e luftes, masakrat e kryera nga serbet dhe malazezet ndaj shqitareve ne Gjakove e ne mbare Kosoven, mbresa keto te pashkyeshmme qe do te pqyrohen ne krijimtarine e mevonshme te artistit, duke u bere dhe motivi kryesor ne tablote e tij.
    Patrioti Bajram Curri e ndihmon te vazhdoje shkollen fillore filimisht ne Shkoder (1 vit), me pas ne Tirane (ne Shkollen teknike) dhe me pas ne Normalen e elbasani (1923 – 1928). Abdurrahim Buza me Normaliste te tjere jane anetare te shoqerise “Bashkimi” dhe marrin pjese ne Revolucionin Demokratik te Qeshorit me 1924.
    Nga ana e qeverise shqiptare i del bursa per studime ne Itali. I shoqeruar nga Odise Paskali ai hyn si degjues ne Akademine e Arteve te Bukura ne Torino, ku qendron nje vit dhe pastaj fillon studimet e rreullta per pikture ne Firence, ne ateljene e piktures monumentale te pedagogut Galeleo Kini (i cili ishte laureant i shume cmimeve ne konkurset e Venecias). Me mbarimin e sutdimeve (1933) kthehet ne atdhe. Punimet e shkolles te sjelle nga Italia, midis tyre edhe nje nudo (ne va) i le ne shtepine e nje shoku dhe shkon ne Kukes per te takuar te afermit deri sa t’i dale emerimi, por ku kthehet te gjitha punimet e tij jane djegur nga familjaret e shokut per shkakun e Nudos se realizuar me ngjyra vaji.
    Emeroht ne Shkollen Teknike ne Tirane dhe dy vjet me vone ne gjimnazin e Shtetit.
    Ne vitin 1933 se bashku me Andrea Kushin, Odise Paskalin jane mesuesit e pare te shkolles se Vizatimit ne Tirane ku moren mesimet per pikture artistet e ardhshem B. Sejdini, H. Reci, N. Zajmi, Ll. Nikolla, F. Stamo, K. Kodheli, S. Kaceli, etj.
    Pas clirimit te vendit Abdurrahim Buza emerohet Drejtor i Gjimnazit te nates ne Tirane si dhe n/Drejtor i gjimnazit “Qemal Stafa”. Gjithashtu, ai epte lenden e vizatimit ne shkollen pedagogjike dhe ne gjimnazin e nates.
    Ne vitin 1947 kalon ne Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe nje vit me vone ngarkohet me detyren e shefit te arteve figurative ne Komitetin e Kultures dhe Arteve. Ne vitin 1951 emerohet N/Drejtor i Liceut Artistik “Jordan Misja”, ku qendron deri ne vitin 1966 kur del ne pension.
    Vepra pikturale e “Piktorit te Popullit” Abdurrahim Buza eshte shume e gjere, e larmishme dhe e vleresuar nga studjuesit dhe kritika si nje ze i vecante dhe me nota te theksuara kombetare.
    Krijimtaria e tij ne pikture qe ai krijoi ne vitet e para te kthimit nga Italia i perket disa portreteve dhe pejsazeve qe realizon ne qytetin e Pogradect, ku kalonte pushimet te njerezit e tij. Nder keto tablo jane: “Vajza me kordele te kuqe”, “Nasta”, “Portreti i motres se Nastes”, “Manushaqja”, “Gruaja qe ushqen dhine”, “Portretet e dy kusherinjve te tij”, “Brendi shtepie” etj. Keto vepra u perkasin viteve 1934-1935. Ne vitin 1938 ai ftohet e marre pjese ne konkursin (ekspoziten) Premio Albania, duke realizuar vepren “Nena dhe femijet”, te cilen nuk e ekspozoi dhe qe sot nga e gjithe tabloja ruhet portreti i nje femije me profil (fragment i prere nga tabloja), qe njihet me titullin “Koke femije” dhe ndodhet ne G.K.A. Tirane.
    Me 1934 pati nje oferte nga pallati i mbretit Zog per te realizuar nje afresk, kerkese te cilen ai e refuzoi me pretekstin se ishte mjaft i ri per kete ndermarrje te rendesishme e me pergjegjesi, ne fakt arsyeja e verteteishte se ai nuk deshi t’i sherbente Mbretit kunder te cilit ne vitet 1924 ishte pjesmarres ne levizjen demokratike antizogiste.
    Abdurrahim Buzen e shohim te ekspozoje ne ekspoziten e pare te hapur me 7 prill 1945, krahas 29 artisteve te tjere figurative. Ai paraqitet aty me disa punime si “Dasma kosovare”, “Pogradeci”, “Lagjja ime”, “Koke vajze” etj.
    Gjate viteve ne vazhdim deri me 960 njihen nga piktori disa tablo sic jane “Puna vullnetare ne Kombinat” (1948), “Nusja kosovare” (1950), “Dimer ne Tirane” (1953), “Nje pjate rrush” (1957), “Autoportret” (1960).
    Ne vitin 1959 piktori shkon ne Egjypt per te hapur pavionin e artit shqiptar ne Bienalen e Aleksandrise, ku ai merr pjese me tablone “Nena e deshperuar”.
    Ne vitin 1961 ai udheton ne ish BRSS ne disa qytete si Moske, Leningrad, Armeni per 15 dite, ku takohet me artiste ruse te cilet kishin ekspozuar ne Shqiperi (Serjanin).
    Ne vazhdim te krijimtarise A. Buza trajton gjithmone e me shume tema patriotike kryesisht te zones se Kosoves, heronjve te saj legjendare, monumenteve te rendesishme te historise se popullit shqiptar, trimerise dhe luftes se popullit te Kooves per liri e pavaresi. Keto vepra, megjithese ne dimensione modeste, kane karakter monumental, ndersa elementet qe piktori perdor gjithmone e me shume kthehen ne simbole. Ne menyre graduale Buza krijon stilin e tij te vecane dhe tablote e tij behen gjithmone e me shume dekorative dhe simbolike. Prej vepres se tij sot ruhen 500 tablo te realizuar ne vaj dhe 10000 vizatime.
    Ne vizatimet dhe skicat e tij zene vend figurat e malesoreve te Shqiperise se Veriut, portretet dhe tipat interesante, shtepite fshatare te ketyre zonave, festat popullore, dasmat, skenat nga jeta e fshatit, nuset e fshatit – motiv ky qe do te trajtohet ne shume vizatime te tij gjate viteve.
    Ai eshte pjesmarres ne te gjitha konkurset e ekspozitat Kombetare te organizuara ne Tirane pas clirimit te vendit.
    Abdurrahim Buza, per kontributin e tij ne drejtim e pedagogjise dhe punes se palodhur ne zhvillimin e arsimit dhe edukimit te brezit te ri i eshte dhene titulli “Mesues i popullit”. Ai gjithashtu vleresohet me titulin “Piktor i Merituar” dhe “Piktor i Popullit” per krijimin e veprave me cilesi te larte artistike si dhe per kontribut te shquar ne zhvillimin e arteve figurative ne Shqiperi.
    Ne Fondin e G.K.A. Tirane ruhen 59 punime te piktorit, nga te cilat 20 jane vizatime apo cikel me vizatime.
    Piktori Abdurrahim Buza vleresohet jo vetem per kendveshtrimin e vecante te trajtimit te temave historike e lirike ne tablote e tij, por edhe per koloritin qe dallohet qe ne veprat e para, te cilat kane ndikime te impresionizmit. Me tej ai krijon nje stil te vecante qe dallohet nga te gjithe piktoret shqiptare e qe vleresohet per intonacionet kromatike, vizatimin e figurave gati ne menyre primitive dhe dekorativitetin, qe ka lidhje me frymezimin e piktorit nga tradita e mrekullueshme shqiptare ne fushen e etnografise.



    Burim: “Nostalgji”, botim i Galerise Kombetare te Arteve, 2001

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne biografite e artisteve te shkruara dikur nga studiuesit tone ne vitet e PPSH-se gjithmone gjendeshin "fakte" per te demaskuar KOHEN e ZOGUT.

    Keto modele vazhdojne dhe sot te reflektohen me ose pa dashje sidomos ne vitet NANOIste.

    E verteta eshte se Abdurrahmani i ri vertet perkrahu "qershorin" por Bursen ja dha ZOGU.
    Pra biografet tone duhet te kene burrerine te shkeputen nga modeli enverist i te berit te biografive.

    Pra hapur te shkruhet se ZOGU i fali kundershtaret dhe u dha bursa te studiojne e te behen intelektuale te mire.

    Ne Kohen e Zogut Piktori yne ashtu si dhe artistet e tjere ishin te lire te shprehnin talentin dhe idete ashtu sic ju a priste rradakja e tyre.

    Eshte koha e PPSH-se ajo qe u vuri fre e pranga penelave e pentagrameve e i fosilizoi artistet tane.

    Ish PPSH qe i jepte "porosi" artisteve se cfar dhe qysh te bejne objekt te artit e ne rast mos degjimi e bindjeje PPSH u hapte deren e SPACIT te gjithve.

    Dit !!!


    Thx per kte Shkrim mbi BUZEN.

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    "Lidhja e Prizrenit"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    "Dasma gjakovare"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    Nudot e Buzės, Plakut

    Janė vizatime tė thjeshta, pėr tė cilat smund tė bėsh abstraksione. Ato pėrcjellin ngrohtėsinė e jashtėzakonshme dhe zhdėrvjelltėsinė e linjės sė tij. Nė tė gjallė, ai ishte piktori, sipas specialistwve, qė pikturoi nudon e parė nga natyra nė Shqipėri. Ai na ka lėnė njė fond tė pasur me rreth 500 piktura dhe mijėra vizatime. Punėt e tij janė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė dhe nė Muzeun familjar “Buza”. Edhe nė kėto punė qė po paraqesim tregohet me thjeshtėsinė e tij por edhe me njė ekspresivitet dhe mbi tė gjitha vizatimeve aspak tė sforcuara. Tė kujtojmė se ai jetoi nė njė kohė kur rregjimi ishte shumė i karikuar pėr tė kapur “tė huajėn” nė art. Abdurrahim Buza, apo si do tė thonė shkurtimisht mė vonė Buza Plaku, mbeti i veēantė nė trajtimin e veprės sė tij. Ai “i shpėrfytyroi” personzhet e tij sepse nuk mund tė kuptonte ndryshe reagimin e dhimbshėm tė patriotėve tė tij para pushtuesit sllav. Zgjodhi atė kolorit sepse i tillė ishte ngulitur fort nė kokėn e tij, ngjyrat e fėmijėrisė sė tij. Pėr fatin e tij tė madh, mėnyra e punės e bėn njė nga autorėt qė njihet dhe identifikohet menjėherė. Njerėzit e lidhin krijimtarinė e tij me tre periudha, secila prej tyre e dalluar qartė nga njėra-tjetra qė fillon nga ndikimi i Akademisė dhe mbaron nė periudhėn e pjekjes sw plotw tw individualitetit tė tij tė spikatur. Duhet qė kritika dhe mė shumė akoma njė histori arti e specifikuar dhe akademike tė vendosė pikat mbi “i” pėr vlerat e vėrteta tė artit shqiptar, njė vend qė edhe pa kėtė manual kulturor, ai e ka bėrė me veprimtarinė e tij tė jashtėzakonshme...b.an

    Abdurrahim Buza

    Abdurrahim Buza u lind mė 22 dhjetor 1905 nė Shkup nė njė familje gjakovare dhe vdiq mė 1986. Mbeti fare i mitur jetim dhe ishte Bajram Curri qė do ndihte pėr shkollimin e tij. Fitoi bursė mė1928 dhe kryen pak mė vonė nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Firence studimet pranė artistit Galeleo Kinit. Mė 1933 kthehet nė Tiranė dhe ishte ndėr pedagogėt e parė tė Shkollės sė Vizatimit nė Tiranė. Mė 1947 u punėsua nė Liceun Artistik Jordan Misja si pedagog i vizatimi dhe mė vonė si nėndrejtor. Nga ai janė tė ruajtura 500 tablo tė realizuara nė vaj dhe gati 10000 vizatime. Nė Galerinw Kombwtare tw Arteve nė Tiranė ruhen plot 59 punime tė piktorit. I mbante tė gjitha nderimet kombėtare pėr artistėt, qė nga Mėsues i Popullit, Piktor i Merituar dhe Piktor i Popullit.

    MILOSAO
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 26-12-2011 mė 20:39
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •