Sipas teje, (StterollA) e verteta e krishterimit, qenka ne duart dhe ne sjelljen e pese apo pesedhjete prifterinjve dhe e verteta e muslimanizmit qenka ne duart e pese apo dhjete apo hoxhallareve?
Ku ka thene ndonjehere Bibla qe duhet te genjesh dhe te fshehesh te verteten?
Prifterinjte jane njerez dhe si te tille mundet sigurisht qe sillen si te gjithe njerezit e tjere.
Te krishteret e vertete nuk frikesohen kurre nga e verteta dhe e verteta per ta eshte vetem nje.
Asnjeri, asnjehere nuk ka thene qe te krishteret jane engjejt e zbritur nga parajsa. Ata jane njerez, njesoj si myslimanet, njesoj si budistet, njesoj si besimtaret e feve te tjera.
Ajo qe i dallon te krishteret nga njerezit e tjere, nuk eshte aspak MUNGESA E MEKATEVE, por RRUGA QE ATA KANE ZGJEDHUR per te shkuar tek ZOTI. Prifterinjte apo cdo lloj predikuesi tjeter i fese se krishtere, nuk eshte as me shume dhe as me pak, vec se nje njeri, qe ka zgjedhur qe jeten e tij tia kushtoje predikimit te doktrines. Por eshte njeri ama.
Ti ben tre pyetje ne ate postimin e mesiperm, kurse une do doja te te beja ty vetem nje pyetje:
-Ku eshte qellimi i pergjithesimit te veprimit te nje predikuesi,(apo 5 apo 10...) me vertetesine apo genjeshtren e nje doktrine??? Si mundesh qe i ve nje titull te tille ti temes tende???
Krijoni Kontakt