Zarathustra, me falni por jeni kryekeput larg emrit qe ju mbani. Dhe ja pse :Postuar mė parė nga zarathustra
- PO HITLERI ESHTE SUPER I NDIKUAR NGA NIETZSCHE
Jo, aspak kėshtu. Te jesh i ndikuar nga dikush do te thote te lesh per te rrjedhur ne mendjen tende diēka qe vjen nga nje mendje tjeter. Ne rastin Nietzsche-Hitler kjo nuk qendron aspak. Hitler ishte lexuesi me i keq i Nietzsche-s, dhe eshte turp qe Nietzsche-n e shkrete ta mbajme si udherrefyes te ēmenduarive te Hitler-it.
- SEPSE TE MOS HARROJME QE HITLER KA QENE NJE GJENI
Sepse te mos harrojme qe Hitler ishte gjeni i se Keqes, dhe ketu ka shume dallim.
- SEPSE GJITHE PERPARIMI I BOTES VJEN NGA NJEREZIT QE I PERSHTASIN BOTEN VETES DHE JO ATO QE I BINDEN...
Qe t'i pershtasin boten vetes se tyre apo fateve te njerezimit ? Kesi lloj justifikimesh per Hitlerin, Stalinin, Mao Ce Dunin, Pol Potin, Enver Hoxhen, Millosheviēin, etj, nuk kisha degjuar por u deshet ju qe te marr vesh qe atehere kur mendon se rreziku ka kaluar, atehere jeni me ne rrezik.
- KUPTOHET NUK JAM SIMPATIZANTE E FURRAVE TE GAZIT...POR TEORIA E NAZIZMIT ESHTE ME E PELQYERA NGA TE GJITHE -IZMAT E TJERE...........
Eh po kisha degjuar per nazistė shqiptarė, por per naziste shqiptare, kete e mora vesh sot. Pastaj, a mundesh te mi dallosh keto te dyja : furrat e gazit dhe nazizmin ? Ju pelqeni nazizmin por jo furrat e gazit, oh ē'na kenaqe...
- MUND TE KUPTOHET SHUME MIRE NQSE LEXON"WILL TO POWER"
Jo, jane shume larg. Nazizmi eshte reklama me e keqe qe i eshte bere ndonjehere Nietzsche-s. Dhe sa keq per mizat pa tru qe bien ne rrjetat e merimangave...
- LE QE NE JEMI DHE RRACA ARIANE OSE SUPERIORE
Neve raca superiore ? Ēfare dekreti e thote kete ? Po race ariane ē'do te thote ? Cili eshte grupi juaj i gjakut, zj. Zarathustra ? Mos ndoshta nje shkronje e veēante, qe nuk e ka askush ne boten e racave inferiore ?
- NAZIZMI ESHTE UTOPIK KJO DIHET ASHTU SI DHE KOMUNIZMI...
JANE TE PAREALIZUESHEM NDAJ DESHTOJNE
Jo, ato nuk deshtojne ngaqe jane utopike, por sepse ato shkojne kunder natyres se njeriut, sepse ato ngrihen mbi kulturen e urrejtjes dhe vdekjes, dhe jo mbi dashurine dhe jeten. Mos jeni gje nostalgjike per mosrealizimin e ketyre dy mortajave te shekullit te kaluar ? Sepse, nese eshte ashtu, ju kerceni nga njeri ekstrem ne tjetrin dhe pra keni nje amplitude te madhe per shpatullat tuaja te brishta. Nese doni te gjeni rehat, mos rrini ne qoshe te shtratit sepse ka rrezik gjithmone qe te zgjoheni nga nje enderr e keqe dhe te bini ne toke, ose te pesoni nje ftohje graduale per mungese jorgani.
- MUA PER VETE ME PELQEN TE MENDOJ PER NAZIZMIN
PER LUFTE VULLNET PUSHTET
Eh po, kur u beme edhe ne shqiptaret te perqafojme nazizmin qe kemi vuajtur aq shume nga nazizmi serb (oh sa keq, ju ofendova me duket termin nazizem duke e shoqeruar me termin serb, por s'kam ē'bej, ashtu eshte), atehere une nuk merrkam vesh gje. Eshte tjeter gje te perqafosh sot nje ish-ushtar gjerman qe kryente sherbimin e tij ne nje zone te humbur te Shqiperise, dhe tjeter gje te perqafosh nje ideologji e cila ka mbjellur ngado dhe gjithmone vetem vdekje, dhe vdekje, e dashur Zarathustra, do te thote mohim jete...
Te pakten ne kete pike, jam shume dakord!Ke plotesisht te drejte, Highlander. Niēe e ka kritikuar Wagner-in per idete e tij anti-semitiste. Dihet konflikti i famshem Wagner-Nietzsche. Kuptohet qe kjo s'ishte arsyeja e vetme e konfliktit por, ne kete ēeshtje, Niēe ka qene kunder. Gjithashtu, ne shume letra, ai shpreh pakenaqesi per sa i perket lidhjes/marteses se motres se tij me nje prej udheheqesve anti-semite. Keto jane fakte prej jetes se tij, te cilat shume mire vertetojne se Niēe s'ka qene pro Nazizmit. Nuk dua te zgjatem me teper, kaq mjafton besoj.Postuar mė parė nga Highlander
nuk na ofendon ne perkundrazi na nderon,Postuar mė parė nga Highlander
ofendon vetem serbet, po ta dish ckane hequr nga L.II.B
madje sot duke bere disa kerkime per harta rashe te ky sit:
shikoje vete http://www.srpska-mreza.com/library/...-contents.html
....
Xeni, ju falemnderit dhe faktet qe ju sollet jane plotesisht te verteta. Nietzsche ishte prishur me motren e tij Elisabeth per shkak te antisemitizmit te saj te theksuar. Bile vepra e Nietzsche-s eshte shtremberuar shume kur dihet qe shume vepra te tij jane botuar pas vdekjes (ose gjate periudhes se vegjetimit) te mbledhura andej-kendej nga e motra. Elisabeth arriti deri aty sa t'i dhuronte Hitlerit shkopin e Nietzsche-s, me duket me 1933, me ardhjen ne pushtet te tij.
Kurse per Fotjonin, serbet te mos na preken aq shume sepse ajo qe ka ndodhur gjate dekades '90 ne ish-Jugosllavi ishte as me shume as me pak nazizem i paster. Dhe ngado qe kaperceni lini ca linke qe me ē'duket jane ose propagande ose zedhenese te ideve te tua. Ashtu qofte, por per respekt per bashkebiseduesit mund te na e kursenit ate klikimin mbi linket e vendosura, per shembull duke shkruar diēka vete.
Postuar mė parė nga Highlander
BRAVO ME MIRE SE KAQ PRISHET
Sa per te pasur nje njohuri keta neonazistet e rinj
Ē'do te thote Nazizem: Nazi ose Nazizem eshte permbledhje e shkurter (shkurtim) i fjales gjermane Nationalsozialismus , qe do te thote Nacionalsocializem.
Si lindi Nazizmi:
Nazizmi lindi si pasoje e kompleksit gjerman per respektin e rrezuar nga Lufta e Pare Boteroe. Ushtria Gjermane nuk ishte e zonja te pranonte kapitullimin por ndodhi e kunderta, fillaun te ngaterrojne versionin e nje ushtrie ushtarakisht te mundur si viktime te nje tradhetie.Ne kete menyre lindi legjenda e "Dolchstoss" qe do te thote " thike mbas shpine". Nazizmi ashtu si dhe fashizmi moren shume forma te njejta, si psh qendrimi kunder liberalizmit , pacifizmit, komunizmit, demokracise, intelektualeve , te drejtes mes te tjerave,
Pa dyshim nazizmi u fokusua ne racizmin kunder ēifuteve dhe jo ne faktorin fetar siē shume vazhdojne te besojne
Ne fillimet e tij nazizmi doli si idologjia zyrtare e Partise KOmbetare Socialiste e Punetorve Gjerman e njohur si Partia Nazi.
Por thelbi i saj nuk ishte ai i ideve te fillimit , por idete fashiste sipas se cilave Shteti , per te ruajtur ekzistencen dhe unitetin duhet te ishte totalitar.
Per nazizmin , ky argument u shoqerua me racizmin maksimal me superioritetin e races ariane mbi reston tjeter.
Admirimi per forcen e keqe dhe kultin e nje shefi te vetem ishin disa nga mbartjet e tjera te nazizmit.
Situata sociale dhe ekonomike e Gjermanise pas Luftes se Pare Boterore dhe oportunizmi i Hitlerit bene reston e gjerave.
Hitleri dhe Partia Nazi harriten nje mbeshtetje popullore duke e bere euforik popullin me teorine qe Gjermania te sundonte Evropen si hakmarrje per tradhetine qe gjoja i ishte bere Gjermanise ne Luften e Pare Boterore dhe kjo ēoi ne Luften e Dyte Boteroe
Neonazizmi
Eshte levizje qe filloi ne renje te emigracionit dhe veshtiresive per ti asimiluar ato nga pjese te punetorve te rajoneve te ndryshme ne ekonomine europiane;injrimi dhe papunesia : degradimi i nivelit te jetes;dominimi i renies se te ardhurave ; paragjykimet etnike dhe raciste favorizuan duke filluar nga vitet 80 rikthimin e levizjeve autoriatare dhe konservatore te quajtura "neonazizmi"
(Informacion i marre nga nje analize e Nazizmit , Fashizmit dhe Neonazizmit nga Organizata Boterore per Shkaqet e Luftes II Boterore.)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 04-06-2005 mė 14:51
Firma ime eshte : SHQIPTARE
Mund tė pėrcaktosh – dhe tashmė e kanė pėrcaktuar – gjenezėn intelektuale tė
dy prej ideolo-gjemave qė kanė pėrshkuar nė kėtė shekull pjesėn mė tė madhe tė
njerėzimit. Megjithatė, ende na kanoset rreziku, a thua se nė to,
prapėseprapė, paskan gjalluar ato ide tė thella e tė mėdha, prej tė cilave edhe sot, tė
ketė mbetur ndonjė grimcė e vlefshme. Ėshtė fjala pėr komunizmin dhe nazizmin.
Ata nuk meritojnė asnjė nderim e asnjė rehablitim pėr t’i fisnikėruar, pasi
secili nė llojin e vet, ka fallsifikuar dhe manipuluar me idenė e sė Mirės.
Marksizėm-Leninizmi e shiste veten si trashėgimtar i traditės me zanafillė
Heraklitin dhe Demokritin. Ai e nxjerr prejardhjen e vet nga Lukreci, epoka e
Iluminizmit, Hegeli dhe gjithė zhvillimi i shkencės sė pozitivizmit. Ndryshe me
nazizmin, qė, sidoqoftė, nuk e ka dhe aq “vulgare” gjenezėn.
Nazizmi e konstrukton gjenezėn e vet me zanafillė tragjedinė greke, Herderin, Novalisin, Hegelin e interpretuar ndryshe, Niēen dhe, ta pret mendja, e bazonte tė drejtėn e tij me zhvillimet e shkencave qė nga koha e Darvinit. Ky ėshtė njė iluzion qė sjell njė rrezik shtesė: kompromentimin e tė gjithė emrave qė ata pėrmendin. Do
rrezikonim nėse do tė fajėsonim Hegelin dhe ēdo filozof apo shkencėtar tjetėr nga sa pėrmendėm, pėr faktin se na kanė lėnė tė tillė pasardhės. Megjithatė, janė
pikėrisht kėto manipulime dhe fallsifikime, mė saktė, monopolizime mbi idenė e
sė Mirės, - shkaku tragjik qė ka pėrcaktuar fatin e veprės sė shumė
shkrimtarėve e mendimtarėve, tė cilėve u ra tė krijojnė brenda kėtyre dy sistemeve politike.
Ne kemi pėrvojėn tonė shqiptare, e cila duhet pėrcaktuar si “e turpshme dhe
tragjike”, produkti pesėdhjetėvjeēar i sė cilės, kur e sheh tė shpėrndarė nga
bukinistėt, tė trishton jo mė pak se muranat e ngritura ndanė rrugėve
automobilistike, nė pėrkujtim tė tė aksidentuarit. Nė tė dy rastet, asocacioni tė shpie nė atmosferėn mortore. Nė sisteme tė tilla vlerash, nuk kish si tė ishte
ndryshe.
Gjendja shpirtėrore e aktivistit tė Partisė dallon pėr nga besnikėria
fanatike ndaj sistemit. Direktiva “nga lart” rindėrton tė gjitha polet e mendjes dhe
perceptimit, gjer nė periferi. Si rezultat, gjuha shndėrrohet, metamorfozon:
ajo nuk i shėrben mė komunikimit apo pėrshkrimit, sqarimit, por asaj se si
mund tė krijohet lidhje ndėrmjet sistemit dhe realitetit. Kėsaj gjuhe i pėrket
njė rol magjik: t’ia nėnshtrojė realitetin botėkuptimit. Kjo “gjuhė liturgjike”
, ēdo formulim i sė cilės shenjon pėrkatėsinė e folėsit ndaj sistemit kėrkon
dhe nga bashkėbiseduesi, qė edhe ai tė pėrfshihet nė tė. Fjalėt e tij mė me
rėndėsi – janė kanosja dhe simbolet e pushtetit.
Nėn pushtetin e ideologjisė ėshtė e pamundur tė mbetesh i menēur apo
mendje-kthjelltė. Nazizmi ka tunduar disa mendimtarė tė mėdhenj: Hajdegeri, pėr
tė cilin kam adhurim tė pakufi, Karl Shmiti etj., janė, megjithatė, raste
specifike. Ata, ėshtė mė saktė tė thuash se projektuan tek nazizmi idetė e tyre
dhe se pėr nazizmin vetė, kėto ide ishin tė huaja: antimodernizmi i thellė,
antidemokratizmi i thellė, nacionalizmi, kthimi nė metafizikė, - tė gjitha kėto
nazizmi sikur i pėrvetėsoi, por i pėrvetėsoi me atė rezervė, pėr ēka ato
pėrbėnin vlerė idesh nė jetėn intelektuale tė filozofėve: me rezervėn e mendimit,
thellėsisė, metafizikės. Kėta filozofė iu dhanė gjithashtu iluzionit tė
gjenezės.
E meqė jemi te precipitatet, nė kulturėn tonė tė tė gjitha sferave ka mundur
tė ngjitet deri te brezi i “Pepsi-Cola-s”, nė mė tė shumtėn, vetėm kjo
tipologji kulture. E di se do tė mė kundėrshtojnė. Po edhe kundėrshtimi qė mund tė
ma bėjnė, do t’i ketė rrėnjėt po nga ajo vetėdije precipitatesh. Sepse nuk
ėshtė ēėshtje erudicioni, formimi, refleksioni a ku di unė. Ėshtė ēėshtje
vetėdijeje tjetėr, ndjeshmėrie tė re. Pamundėsia ka tė bėjė me faktin qė vetėdija nuk
ndryshohet si “njeriu i ri”. Ajo nuk ėshtė mė fėmijė qė tė mund tė adoptohet.
nga:Agron TUFA
Sistemet totalitare
Nė kėtė tipologjizim, totalitarizmi pėrbėn polin e kundėrt tė sistemeve demokratike. Sistemet klasike totalitare - nazizmi dhe sistemi sovjetik i Stalinit - karakterizohen nga tiparet qė vijojnė:
[Kongresi partiak i NSDAP-sė nė Nürnberg; Gjermania nacionalsocialiste
paraqet shembullin klasik tė sistemit totalitar]
Ekzistenca e njė partie tё vetme, e cila legjitimitetin e saj nuk e pėrcakton nga zgjedhjet dhe nuk e pranon vullnetin e popullit si barrierė tė pushtetit tė saj. Nga ana tjetёr, ajo kupton si detyrė tė saj ndikimin e vullnetit tė popullit duke u bazuar nė pikėpamjet e saj vetjake.
Bazė kėtu ėshtė botėkuptimi i ngjashėm me atė fetar. Ky botėkuptim merr tė drejtėn ta quajė veten "tė vėrtetė" dhe qė jo vetėm qė e njeh stadin ideal pėrfundimtar tė shoqėrisė, por qė edhe do ta sjellė pas kalimit tė njė kohė tė caktuar. Thelb i ideologjisė naziste dhe asaj komuniste ishte sundimi i botės nga "raca ariane", mė saktė arritja e njė shoqėrie "pa klasa".
Pranimi i pikėpamjeve tё pushtetarёve, pёr qytetarёt nė sistemet totalitare ёshtё i detyrueshėm. Atyre nuk iu lejohet tė qėndrojnė mėnjanė dhe tė tėrhiqen nė sferėn e tyre tė lirė private. Ata janė tė detyruar tė pėrkrahin nė mėmyrė aktive pikėpamjet sunduese. Aty ku pėrkrahja aktive nuk bėhet vullnetarisht, ajo detyrohet nga sunduesit me njė sistem tė pėrsosur tė mjeteve tė ndryshme shtypėse. Meqenėse masmediat nė kohėn e nazizmit dhe nё stalinizёm ndodheshin nėn kontrollin e elitės pushtetare, ato nuk e kanė kryer nė asnjėrin prej kėtyre dy sistemeve funksionin e pritur prej tyre dhe nuk patėn mundėsi ta detyrojnė identitetin nė mes qeveritarėve dhe tė qeverisurve, u bė i nevojshėm pėrdorimi i instrumenteve terroriste shtypėse. Absolutimi brutal dhe jodinjitoz i botėkuptimeve personale arriti kulmin e tij simbolik nė kampet e pėrqendrimit, nė shuarjen e jetėve dhe nė genocidin ndaj mbi 6 milionė hebrenjve, si dhe nė spastrimet staliniste, viktima tė tė cilave u bėnė me miliona njerėz (...).
Sistemet autoritare
Sistemet autoritare janė - e kjo ėshtė njėherazi edhe pika e tyre e pėrbashkėt me sistemet totalitare - sisteme jodemokratike tė qeverisjes. Koncepti "sisteme autoritare" nuk mund tė pėrkufizohet lehtė, por ai pėrfshin njė sėrė qeverish tė ndryshme. Nė sistemet autoritare bėjnė pjesė p.sh. diktaturat majtiste apo djathtiste ushtarake, karakteristike pėr shumė vende nė zhvillim, si dhe pėr ish-diktaturėn spanjolle tė Frankos, Kilin nėn Pinoēetin etj.
Nė kėto sisteme, zgjedhjet janė tė manipuluara. Nė dallim nga sistemet totalitare, pėr to jo botėkuptimet, por ruajtja e pushtetit luan rol vendimtar. Nė kushte normale lejohet pluralizmi i kufizuar, me kusht qė ai tė mos sjellė rrezik pėr sistemin. Mobilizimi i popullit nė tė mirė tė njė botėkuptimi tė caktuar, i cili zėvendėson rolin e besimit fetar nuk ėshtė tipike pėr kėto sisteme. Pėr mė shumė, elita nё pushtet ėshtė nė gjendje ta tolerojė sferėn private, e madje edhe pikėpamjet e kundėrta politike tė banorėve, me kusht qė tė mos ushtrohet kritikė publike ndaj qeverisė. Meqenėse nuk ekziston njė botėkuptim i pėrgjithshėm dhe i vetėm i vėrtetė, as partia shtetėrore nuk luan rol vendimtar dhe shpesh reduktohet nė individė tė caktuar, ku rol vendimtar luajnė raportet personale tė udhėheqėsve. Qytetari, derisa nuk bėhet kundėrshtar aktiv i qeverisė, nė sistemet autoritare i nėnshtrohet shumė mė pak masave represive dhe terroriste se sa nė sistemet totalitare. Kjo pėr arsye se nė sistemet autoritare, ai ėshtė i detyruar vetėm ta durojė, e jo ta pėrkrahė qeverinė.
Ideologjitė dhe lėvizjet totalitare nuk janė tė rralla. Ato konsiderohen - sigurisht me tė drejtė - si karakteristike pėr shek. XX. Zhvillimet e kohėve tė fundit kanė treguar forcėn tėrheqėse tė sistemeve demokratike dhe na bėjnė tė shpresojmė se demokracia parlamentare, nё tё ardhmen do tё shėnojė fitore tė reja.
[Emil Hübner; nxjerrė nga: Bundeszentrale für politische Bildung: Parlamentarische Demokratie 1, Informationen zur politischen Bildung Nr. 227, 1993]
san-antonio, megjithese teksti eshte i tjeterkujt, mendova te nderhyja vetem tek kjo pike, ne lidhje me Heidegger-in i cili gjoja e paska leshuar veten ne iluzionin e gjenezes.Postuar mė parė nga san-antonio
Duke qene se jam interesuar shume mbi vepren e Heidegger (te cilin e pelqeka shume autori i shkrimit), nuk mund te jem dakort me pohimin e cituar. Heidegger gjate gjithe jetes se tij nuk eshte perzier ndonjehere me punen e races. Vepra e tij eshte larg ketyre puneve racore. Ai e shihte njeriun si nje te tere, si nje qenie e cila eshte autoktone ne toke (dhe jo ne kuptimin e autoktonise qe perdorim sot), dhe qe atdheu i ketij njeriu eshte planeti Toke. Nqs autori i shkrimit do te kishte hulumtuar pak veprat e Heidegger do te kishte rene ne konferencen "Te ndertosh, te banosh, te mendosh", ku Heidegger flet per Katerpjeseshin : toka, qielli, hyjnoret dhe te vdekshmit, te cilet nenkuptojne njeri-tjetrin duke formuar nje lloj katrori te perfshire ne nje rreth ku luhet loja e pasqyres. Secili sheh tek tjetri tre te tjeret. Ky eshte kuptimi heideggerian i qenies se njeriut mbi kete toke, nen qiell, perballe hyjnoreve.
"Marrezia e madhe" (sipas fjaleve te vete Heidegger) qe ai pati kryer gjate viteve te nazizmit (duke qene per dhjete muaj rektor i Universitetit te Friburg, dhe anetar i Partise Naziste deri me 1945), ka qene nje hutim ose endje e verber ne kerkim te nje lloj ringjallje te frymes universitare dhe jo sepse ai mendonte qe kombi gjerman duhej te ishte mbi kombet e tjera.
Gjithashtu referencat e shumta ndaj gjuhes se vjeter sanskritishte (mema e gjuheve indo-europiane) vijne thjesht ngaqe Heidegger mendon qe nqs ne duam te zbulojme thelbin e njeriut, ne duhet te shkojme tek gjuha, tek zanafillat e saj.
Ju uroj gjithe te mirat.
Kompleksiteti gjerman?!.. nejse ok, mjafton edhe kjo si arsye.. Tani pyete njecike kete analizen qe ke cituar, cfare armpushimi u nenshkruar ne nentor 1918 dhe cfare gjeten ne tavoline gjermanet me vone, ne traktatin e Versajes?Postuar mė parė nga Era1
lemsh!Por thelbi i saj nuk ishte ai i ideve te fillimit , por idete fashiste sipas se cilave Shteti , per te ruajtur ekzistencen dhe unitetin duhet te ishte totalitar.
a) nacional-socializem: Kombi mbi gjithcka!
b) fashizem: shteti mbi gjithcka!
Admirimi per forcen e keqe dhe kultin e nje shefi te vetem ishin disa nga mbartjet e tjera te nazizmit.
Forca e keqe, si identifikohet ne kete rast ose me mire, cfare e ben te marre emertimin E KEQE?
Hitleri dhe Partia Nazi harriten nje mbeshtetje popullore duke e bere euforik popullin me teorine qe Gjermania te sundonte Evropen si hakmarrje per tradhetine qe gjoja i ishte bere Gjermanise ne Luften e Pare Boterore dhe kjo ēoi ne Luften e Dyte Boterore
lemsh!
Nuk di nga ta kapesh.. Lufta e dyte boterore u be sepse ashtu e pergatiten ne Versaje fitimtaret, dhe per kete jane paralajmeruar dhe nga ministra te qeverive te tyre.. Asnjeri nuk e vriste mendjen! Rendesi kishte qe Gjermania te shkallmohej e te shqyhej, se c'behej ne Rusi nuk i interesonte askujt.. (tendence qe vazhdon sote e kesaj dite)
Persa i perket euforise popullore, do te bente mire te mesoje dicka me shume rreth viteve 1933-1939 (kur nuk kishte lufte!).
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 04-06-2005 mė 18:44
Prektora
Krijoni Kontakt