Jo darwin, une solla keto fraza te Nietzsche-s per arsyen qe te merret vesh se ē'mendonte ai per Ēifutet, dhe se arsyeja e prishjes se tij me Wagner apo motren e tij me 1884 ishte ky antisemitizem i theksuar i ketyre dy te fundit. Nuk hyj te diskutoj pse ka thene keshtu e pse jo ashtu, por vetem qe te mos ia keputet kot me kot duke thene qe Hitleri ishte lexues i rregullt i Nietzsche-s. Hitleri ishte nje njeri qe nuk arrinte deri tek mendimi i Nietzsche-s. Teper e rende per te. Barre e madhe.
Pastaj, nuk e di pse thua qe gjithēka beri nazizmi u dashka bojkotuar, WW e kompani. Askush nuk po thote kete. Por thjesht qe si ideologji nazizmi eshte nje ideologji e deshtuar, siē jane fashizmi dhe komunizmi dhe internacionalizmi proletar.
E sa per Voltaire, e di shume mire, e kam edhe ketu afer bile, ne ate kohe ka qene shume e lehte t'i shash Ēifutet sesa t'i marresh nen mbrojtje. Mos harro qe romancieri francez Céline (vepra e tij e madhe Udhetim ne fund te nates) ishte nje gjeni, por kjo nuk e shpetoi nga nje antisemitizem i shfrenuar (i burgosur ne Danimarke 1945-1951). Keshtu qe Voltaire mbetet nje antisemit si shume e shume te tjere koka te ndritura.
Keto jane thjesht per debat dhe aspak per te krijuar pershtypje te gabuara mbi kete apo ate (as qe e njoh fare kete Leshatorin).
Krijoni Kontakt