Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,251
    Postimet në Bllog
    22

    The Economist: PS, disfatë të thellë në zgjedhjet e tetorit

    Revista e mirënjohur britanike paralajmëron një katastrofë zgjedhore për të majtët në pushtet në Shqipëri, për shkak të korrupsionit të lartë në administratë si dhe mungesës së perspektivave për zhvillim, ndërkohë që për Nanon njofton ditë të vështira edhe në kongresin e 12 dhjetorit

    Afrimi i zgjedhjeve vendore ka shtuar interesin e mediave kryesore në Perëndim rreth rrugës që do të ndjekë Shqipëria pas 12 tetorit. Duke e perifrazuar verdiktin e kësaj date si një zgjedhje mes stanjacionit dhe klimës së korrupsionit apo ecjes me energji në rrugën e reformave, revista e mirënjohur britanike "The Economist", e përjavshmja më e madhe e vendit me 3 milionë kopje, paralajmëron një disfatë të thellë të socialistëve në këto zgjedhje. Duke analizuar edhe luftën e brendshme për pushtet që ka shpërthyer mes Fatos Nanos dhe Ilir Metës, në një shkrim editorial, revista thekson se socialistët parashikohet të pësojnë një humbje të thellë në këto zgjedhje. Arsyet ajo i sheh thellë në kolapsin ekonomik që i është shkaktuar vendit nga qeverisja e papërgjegjshme e Nanos dhe e të tjerëve gjatë këtyre viteve. "Në provinca ku dominojnë papunësia, ndërprerjet e energjisë elektrike si dhe rrugët e prishura e me gropa është dëmtuar çdo perspektivë e kandidatëve socialistë, vlerëson gazeta. Përpjekjet e qeverisë së Nanos për të shitur ndërmarrjet e mëdha shtetërore, për të ndërtuar rrugë më të mira, për të mbledhur më shumë taksa dhe për të tejkaluar krizën e ndërprerjeve të energjisë elektrike, citohet artikulli i "The Economist", disa nga problemet kryesore që kanë bërë të dështojnë përpjekjet për të tërhequr investitorët e huaj, kanë njohur të gjitha një ngadalësim të theksuar nën qeverisjen e zotit Nano. Parashikimet ogurzeza në rast të vijimit të qeverisjes së Nanos shkojnë edhe më larg, duke parë një izolim të vendit në arenën ndërkombëtare. "Negociatat me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që shihen si guri i themelit i rrugës së gjatë të bashkimit të Shqipërisë me klubin e vendeve evropiane po ecin gjithashtu shumë ngadalë, thotë editori i "The Economist". Kontrabandistët e drogës dhe cigareve akoma vazhdojnë ta përdorin Shqipërinë si magazinë dhe rrugë tranzit për trafiqet e tyre. Pas parashikimit të disfatës së thellë të Nanos në zgjedhje, gazeta parashikon një tjetër stacion të vështirë për të, atë të kongresit të dhjetorit, ku mbështetësit e Ilir Metës do të kërkojnë revansh me kandidimin për të marrë kreun e Partisë Socialiste.

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Re: The Economist: PS, disfatë të thellë në zgjedhjet e tetorit

    Postuar më parë nga Albo
    Revista e mirënjohur britanike paralajmëron një katastrofë zgjedhore për të majtët në pushtet në Shqipëri, për shkak të korrupsionit të lartë në administratë si dhe mungesës së perspektivave për zhvillim.
    ...po a e di "The Economist" se ka ca si shume shqiptare qe thone: as uje, as drita, as rruge nuk duam, vetem Nanon te kemi ne krye te qeverise...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    human
    Anëtarësuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Albo. the economist vertet eshte prestigjioze, por tre milione kopje ne jave per Britanine nuk jane kurrgje. te kujtoj se the sun shet perdite rreth 10 milione kopje.
    Nga ana tjeter, ne numrin e fundit qe kam lexuar tek the economist, ne lidhje me luften brenda partise socialiste, kam vene re simpatine per Ilir Meten, te cilen ne fakt e kam verejtur edhe tek disa media te tjera perendimore. S'besoj se te gjithe keta shprehin mendimet e publikut shqiptar kur shprehen per "te moderuarin Meta", ne nje kohe qe te gjithe shqiptaret e njohin kete te fundit per doren e forte e deri dhunen e hapur qe perdorrte ndaj manifestuesve te opozites, e per me teper per nepotizmin skandaloz qe e beri qeverine e tij te quhej shpesh qeveria e skraparit.

    Pasionet prej opozitari mund edhe te shuhen me shkrime te tilla ngushelluese, por s'mund te luhet me emrin e shtypit prestigjioz, i cili nga ana tjeter nuk ushqen as simpatine me te vogel per opoziten e drejtuar prej Berishes apo per monarkine ushtarake qe ofron opozitari tjeter i sapo kthyer prej ekzilit.
    jetoj jeten time, vetem sot

  4. #4
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    reporter

    The Sun eshte gazete skupesh ndersa The economist konsiderohet si revista me prestigjioze e gjithe Europes ... nese nuk je dakort me sill nje emer me te degjuar !

    Qe Nano nuk ka pasur kurre mbeshtetje ne perendim kete nuk ke nevoje ta lexosh tek ekonomisti pasi axhenda e varfer e Nanos pardje, dje dhe sot flet me shume se gjithcka. Shqiperia ka nje kryeminister qe viziton zyrtarisht vetem shtetet kufitare me Shqiperine.

    Humbja e PS ne kete zgjedhja eshte normalitet dhe ne fakt anormalitet do te ishte e kunderta pasi me 60% te popullsise pa pune dhe mbi 50% qe jetojne nen minimumin jetik fitorja e PS do te ishte cudi edhe sikur zgjedhjet te zhvilloheshin brenda selise se PS.

  5. #5
    human
    Anëtarësuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Kapedan, nese mendon se me afer 70 milione kopje te shitura ne jave nje gazete mund te jete edhe karagjoze por jo prestigjioze, ky eshte thjesht halli yt qe na duhet te ta qajme (per njerzillek te pakten). Gazeta qe ne po permendim, nuk eshte vetem “faqja 3”, nuk permban vetem lajme mbi celulitin e Xhenifer Lopezit apo permasat e gjoksit te Viktoria Bekamit, ashtu sikurse lexuesi i saj nuk eshte ai djaloshi rrugac i Tiranes qe blen “Kunjin” vetem per te permbushur kerkesat e natyres se vet mashkullore.

    Brenda saj gjen edhe analiza po aq brilante sa edhe te revistave politike, vecse me te fokusuara ne politikat britanike, te brendshme a te jashtme.

    Ishte Albo qe kishte dashur t’i jepte vlere shkrimit eksitues te The Economist duke permendur me mburrje tirazhin europian te saj prej 3 milione kopjesh ne jave.


    Me vjen keq te pohoj (qofsha edhe gabim) se jeni pikerisht ju qe beheni qesharake dhe viheni ne rolin e atij cunakut, duke i thjeshtezuar analizat apo qofte edhe essete politike vetem ne perdorimin e formes se tyre, duke e konsideruar vella e mik autorin e saj sa here qe ai kenaq instiktet tuaja.

    Po ashtu edhe mesazhet diplomatike qe percjellin takimet apo mostakimet, vizitat apo mosvizitat e liderit tuaj politik a te rivaleve te tij.

    - Ka raste kur kjo nuk eshte e rrezikshme
    (ah sa mire, Nanon s’e priti asnje),
    - ka raste ca me te rrezikshme
    ( vafte ne djall Berluskoni, Bleri e te gjithe ata qe takohen me Nanon, iu thefshin kembet Pauell-it),
    - ashtu sic edhe ka raste te ekstremit me te cilin sot bota eshte ne lufte
    ( do t’ia thyej kembet te gjithe atyre investitoreve qe vijne ne Shqiperi pa ardhur ne ne pushtet).

    Si njeri i thjeshte i gjirit te popullit, qe rrota e fatit per ndonje arsye e ka flakur ne radhet e partizaneve te Berishes, ju Orku me siguri qe e gjeni veten ne te pakten nje prej ketyre orientimeve “politike”, ne mos tek te gjitha.
    Vecse ne kete rast ky nuk eshte thjesht halli juaj, por nje gangrene kombetare.

    Tani besoj se shpreson qe ne numrin e ardhshem revista qe ti me kete rast i vure titullin shume relativ “me prestigjiozja e Europes” te botoje edhe parashikimin kulminant se Berisha do te shpallet triumfator i zgjedhjeve. Dakort. Vetem te lutem mos ia hiq prape graden e larte nese asnje ne ate redaksi nuk e mban mend se kush eshte Berisha, ose nese (larg qofte) shumica e votuesve shqiptare e ka harruar ate.
    jetoj jeten time, vetem sot

  6. #6
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    reporter

    Nuk te thashe se The Sun eshte vetem faqja e trete por qe eshte gazete skupesh eshte dicka e ditur. Nese ti mendon se skupi ka lidhje vetem me xheniferi lopez atehere me vjen keq qe nuk ta shoqerova fjalen se bashku me shqiperimin perkates por sic e kupton dhe vete nuk na bie rasti te diskutojme perdite me njerez qe kane nevoja te tilla.

    Fakti qe gazeta qe permend ti shet 70 milione kopje nuk eshte domosdoshmerisht e lidhur me cilesine e saj pasi dihet psh qe botimi me serioz ne Europe eshte Financial Times, por kjo gazete sigurisht qe nuk mund te plotesoje apo kenaqe pretendimet e lexuesve te Sun-it sepse eshte e nje profili krejtesisht tjeter.

    Eshte njelloj si ne letersi del Harry Potter dhe shet me shume kopje sesa kryeveprat e letersise boterore sepse konsumi reflekton nivelin dhe deshirat e audiences ...... pjese e se ciles je edhe ti.

    The Economist eshte pa asnje diskutim revista me prestigjioze e Europes prandaj sa lodh gishtat me teorite e relativitetit me sill nje emer reviste qe kalon reputacionin e saj ! Nuk kam perse te pres nr e ardhshem sepse revista ne fjale e kishte nenkuptuar fitoren e se djathtes qe ne nr e kaluar qe me siguri nuk ke patur durim ta lexosh.

    Se fundi se ne cfare kategori futem une dhe cfare mendoj nuk ka asnje rendesi perballe faktit qe ne kemi nje kryeminister qe nuk ftohet askund per vizita zyrtare me perjashtim te vendeve kufitare me Shqiperine. Ky eshte FAKT .... tirre si te kesh deshire ngelet FAKT.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Orku : 11-09-2003 më 08:14

  7. #7
    human
    Anëtarësuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Ohu, o Ork,
    "Dihet qe ...", " dihet qe ..", "dihet qe.."

    Nje nga parimet baze te gazetarise profesionale eshte qe te shmangen sa me shume folje joaktive si kjo.
    Kjo, Ork, nuk DIHET nga te gjithe, sic thua ti, por MUND TE MESOHET nga te gjithe duke lexuar cilindo manual te gazetarise.

    Persa i perket menyres tende te vleresimit te reputacionit te dickaje, une nuk ndikohem nga ato "te diturat" e tua. Vleresimi po te perseris se eshte shume relativ. Ja per shembull, kandidati juaj na e quan "prestigjioz" tregun cam: ...
    "Kandidati i PD per kryetar Bashkie i Tiranes Spartak Ngjela ka vizituar sot tregtarët e vegjël, tek tregu i njohur në Tiranë me emrin "tregu i çameve". Ai e ka cilësuar këtë treg si një treg "prestigjoz" që plotëson mjaft nevoja të konsumatorëve. ..." (sot tek BalkanWeb)

    ... duke i bere keshtu naften te gjithe atyre votuesve qe shprehin bindjen e padiskutueshme se me prestigjiozi i tregjeve te Tiranes eshte gabi tek stacioni i Trenit, tregu kinez, apo pazari i ri.
    Me te njejten linje gjykimi ti merr guximin te perjashtosh diskutimin e konkurenteve te shtypit periodik europian. Ne Europe, profesor, ka kryesisht revista te profilizuara qe nuk tentojne te gjithe audiencen. Ashtu sic edhe ka revista angleze po aq te suksesshme ne Europen anglofone sa edhe frenge ne France, italiane apo gjermane. Qe do te thote pra se s'mund t'i thuash lexuesit francez se "ne menyre te padiskutueshme" The Economist eshte me prestigjioze sesa, bie fjala, Paris Match, apo Le Monde Diplomatique. te gjithe do te te kerkojne, se pari, t'u pohosh se ku referohesh ti, dhe se dyti ne nje diskutim relativiteti.

    Nga ana tjeter, po te ftoj edhe nje here ta braktisesh frengjine nga e cila e ke lexuar shkrimin "Albania, the power stuggle" te revistes "padiskutim me prestigjioze e Europes". Aty pervec analizes se debateve brenda PS, realisht me dashamirese ndaj Metes, nuk permendej kurrkund ndonje "fitore e se djathtes". Te pakten ne versionin e saj origjinal, ndersa Albo si person RELATIVISHT maxhoren, le t'u dale vete per atyre qe "perkthen"

    Per axhendat e Nanos ka kohe qe nuk interesohem, por nga pergjigja jote marr vesh se Nano na paska qene ne vendet kufitare, dy prej te cilave jane anetare te Bashkimit Europian, madje njera ka edhe kryesine e radhes.
    jetoj jeten time, vetem sot

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,251
    Postimet në Bllog
    22
    Ca lidhje ka ajo qe ju po diskutoni mbi temen?

    The Economist une di qe eshte revista me prestigjoze politike ne Europe persa i perket te majtes europiane. Mund te jem edhe i gabuar, por ky eshte "imazhi" qe ne matane atlantikut na eshte shitur. Eshte e njejta gazete qe para 2 vjetesh i thurri nje tribut shtangistit te politikes shqiptare.

    Perfundimet secili i nxjerr vete pasi te lexoje artikullin. Fatkeqesisht The Economist nuk i ben publike artikujt ne fjale ne faqen e vet, duhet te paguash per to.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #9
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Albo mos kerko ti japesh vlera nje shkrimi te tille te marra nga "revista prestigjioze ne Europe".
    Perse te duhet nje vote nga ky shkrim i gazetave dhe revistave te huaja?
    Keshtu me te vertete do behemi kreativ duke publikuar shkrime propagandistike, kur ne e dime dhe jemi realiste se ne cfare gjendje ekonomike gjendet Shqiperia?
    Nuk arrij te konceptoj me te vertete nese ju luani ndonje rol dramatik, ne diskutimet qe behen ne forumin shqiptar.
    Me vjen shume keq per ty Albo por per mua ti ngelesh nje person i kontestuar.
    Jane disa shkrime tuaja qe me kane ngjallur pakenaqesi te madhe ndaj jush.
    Gjithesesi nuk me vjen mire edhe kur te huajt shkruajne dhe ngrijne ne qiell Shqiperine.
    Paaftesia per te qene shqiptar, te ben te hedhesh syte ne polin e veriut dhe ate oriental.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  10. #10
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Fatkeqsia sot ne Shqiperia eshte se pervec alternatives Berisha , nuk ekziston asnje alternative tjeter e majte ose e djathte nuk mund te sfidoje Nanon . Kjo eshte arsyeja kryesore qe do t ju jape socilisteve fitoren , te pakten ne Tirane dhe rethet e tjera kryesore .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  3. Veton Surroi zgjedh te konkurroje ne zgjedhjet e tetorit
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 10:13
  4. Qeveria shqiptare mban peng zgjedhjet e tetorit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-10-2003, 00:01
  5. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •