Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Familja Prelocaj

    LiloLabja
    Anetar i respektuar
    Posts: 70
    (2/5/02 1:05:07 pm)
    Reply Familja Prelocaj
    --------------------------------------------------------------------------------
    Desha te hapja nje teme te re ketu. Lidhet me shqiptaret qe sot jane ne perendim dhe qe kane arritur te bejne dicka. Kete e shkruaj jo vetem thjesht per te pasur pak krenari per ta por edhe per njohuri, te dime se ku jane, cfare bejne etc. Ju lutem edhe ju postoni dicka per shqiptare qe ndodhen ne vendet ku jeni ju.
    Lilo

    PS. Artikulli i meposhtem eshte marre tek "Pasqyra"





    Tė jesh shqiptare: A ėshtė ky njė problem?

    Nga Iliriana BAJO


    Paris, 22 korrik 1990.
    Me cingėrrimėn e parė rrėmbej telefonin. Ėshtė ajo.


    - Catherine, mė fal. E di qė jam vonuar pak pėr tė telefonuar, por doja tė verifikoja tė gjitha rezultatet dhe tė flisja me specialistėt. Ka njė problem… Kontrollet tregojnė se ėshtė njė grupim anarkist celulash. Kam caktuar njė takim pėr ty nė Villejuif.
    Heshtje..
    - Ėshtė kancer?
    - Ėshtė limfomė… Shėrohet mjaft mirė me kimioterapi. Nė Villejuif ekipi ėshtė shumė i mirė.
    - Nuk dua tė shkoj atje, tek kancerozėt. Ti e di mirė, kjo sėmundje morri xhaxhain tim, vetėm dy muaj mė parė, brenda njė kohė kaq tė shkurtėr...
    .....Paniku mė pėrfshin tė tėrėn. Kjo mė bėn tė qaj, por befas fyti mė dhemb tmerrėsisht shumė. Nuk mund tė qaj, nuk dua tė qaj... Kam pėrshtypjen se po ta lėshoj veten pėr njė sekondė, a qoftė dhe pėr tre tė katėrtat e sekondės... ndodh ajo... Do tė vdes! Mendoj pėr Rrokun, vdekja e tim ungji solli pėrballjen tim tė parė tė drejtpėrdrejtė me vdekjen.
    Paris, 11 Maj 1990.
    …Ka vdekur Rroku !
    …Mė vjen shumė keq dhe e marr me mend vuajtjen e tim eti. Rroku ėshtė i vetmi vėlla qė ai ka nė Francė. Pjesėn tjetėr tė familjes nuk e kanė parė prej 40 vjetėsh. Tė tjerėt jetojnė nė Shqipėri, ne jemi shqiptarė; nė tė vėrtetė prindėrit e mi janė shqiptarė. Ne, tė pesė fėmijėt e tyre, jemi tė lindur nė Francė. Ndėrsa tradita tek ne kėrkon qė tė mos dėgjojmė muzikė, sė paku pėr dyzetė ditė, pėr tė nderuar nė heshtje kujtimin e atij qė ka shkuar, unė lėshoj shlirshėm Requiem tė Fauré, muzikėn mė tė butė e mė ėngjėllore qė njoh. Ėshtė pėr Rrokun.

    Kėshtu nis libri i titulluar "E mbara pėr njė portokalle nuk ėshtė tė jetė kajsi" me autore franko-shqiptaren Catherine Prejlocaj.
    Mund tė mos jetosh nė paqe me origjinėn tėnde, ndodh tė jesh kundėr saj, megjithatė nuk mund ta mohosh. Ēdo pėrpjekje e tillė do tė dėshtojė njė ditė.
    Pėr Catherine Prejlocajn origjina shqiptare kish qenė gjithmonė shkak konfliktesh me familjen, e kishte penguar nė jetė. Me kohėn Catherine kishte dashur ta injoronte: Ajo ishte thjesht franceze.
    Nė njė moment tė tillė, "mallkimi" i gjakut rikthehet nė njė tjetėr formė; atė tė kancerit nė stomak. Njėsoj si Rroku, i ungji. Vetėm se Catherine nuk i kish mbushur ende tė 30-at.
    Ky moment ėshtė kthesa nė jetėn e Catherine Prejlocajt. Kėtu nis dhe libri i saj autobiografik. Njė refleksion pėr jetėn, marrėdhėniet me origjinėn, familjen, egzilin, vdekjen.
    MESTIT: Historia e njė ēifti emigrantėsh
    Pjetėr Prejlocaj i arratisur pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore nga Vermoshi, nė veri tė Shqipėrisė, vendoset nė Mal tė Zi sė bashku me vėllanė Rrokun dhe disa anėtarė tė tjerė tė familjes. Aty Pjetri martohet me Lizėn, nga njė familje shqiptare vendase. Pas disa vitesh qėndrimi nė Mal tė Zi, Liza, Pjetri, dhe tė afėrmit e kėtij tė fundit, pas shqetėsimeve nga UDB-ja, vendosin tė largohen nga ish-Jugosllavia. Drejt SHBA-ve. Po mė parė anėtarėt e familjes Prejlocaj detyrohen tė qėndrojnė njė periudhė kohe nė kampin ushatarak nė Gerovo, Kroaci. Kamp qė i ngjante kampeve tė pėrqėndrimit, ku mund tė vdisje dhe prej urie.
    Fati luan sėrisht me ta dhe nė rrugėtimin drejt SHBA-ve Liza, Pjetri dhe Rroku vendosen nė Francė.
    Pjetri e Rroku kanė lėnė nėnėn, vėllezėr e motra nė Shqipėri. Ndėrsa ata vendosen nė Francė, pjesa e familjes nė Shqipėri vuan nė njė nga kampet famkeqe tė internimit nė Lushnjė, qytet nė jugperėndim tė vendit. Vėllai i vogėl vdes nga kushtet e vėshtira.
    Liza ka lėnė nė Mal tė Zi familjen dhe njė varr: Bebja e saj e parė nuk rrojti veē disa ditė. Liza nuk e pa kurrė atė varr. Zakoni nuk e lejonte.
    Me kėto brenga, tė mbėrthyera nė heshtje brenda vetes, familja Prejlocaj tėrheq ditėt e veta nė Francė.
    Franca ishte vetėm njė vendqėndrim i pėrkohshėm nė mendjen e ēiftit Prejlocaj. Ata punonin nė Francė e frymonin si nė Vermosh. Megjithatė, nė atė vend tė huaj lindėn katėr vajzat dhe djali i tyre i vetėm.
    Ky vend i huaj ishte atdheu i tė pesė fėmijėve tė Prejlocajve, Shqipėria qe vetėm origjina e prindėrve. Me ndjesinė e tė pėrkohshmit nė kėtė vend prindėrit nuk mund e nuk donin ta kuptonin kėtė ndryshim. Pėr ta fėmijėt e tyre qenė thjesht shqiptarė, qė gjendeshin nė Francė si pasojė e rrjedhave tė jetės. Madje mė tepėr se kaq. Fėmijėt duhet tė rriteshin dhe tė respektonin traditat e vendit nga vinin, pavarėsisht sa mund tė dukeshin tė ēuditshme a tė papranueshme nė vendin pritės. Kėshtu vajzat duhet tė martoheshin nė moshė tė re dhe prindėrit vendosnin se kush ishte i pėrshtatshėm. Nuk mund tė vazhdonin ēdo lloj shkolle, nuk mund tė kishin shokė, nuk..., nuk..., nuk...
    Njė sėrė kufizimesh qė e kėrkonte origjina e vendit
    Tė gjitha kėto probleme pėrthyhen tek Catherine apo Katrin, siē thuhej emri i saj nė gjuhėn shqipe. Njė dyzim kulturash e traditash brenda njė shpirti tė ndjeshėm e rebel nga njėra anė dhe prindėrve qė nuk mund tė pajtoheshin me faktin se bija e tyre qe qytetare franceze, si gjithė tė tjerat.
    Nuk e lėnė tė studioj pėr gazetari, "profesion kurvash", sipas tė atit.
    Xhina, motra e saj e madhe, e cila vendosi tė studioj orientalistikė dhe shqip nė Paris, zgjedhje qė u pranua nga prindėrit, detyrohet tė ndėrpresė studimet dhe tė martohet nė njė katund tė Malit tė Zi me njė tregtar bostanėsh qė ia gjen familja. Xhina martohet pa e njohur bashkėshortin e ardhshėm. Dy tė afėrm tė burrit tė ardhshėm e marrin dhe e dėrgojnė nė Mal tė Zi.
    Kjo bėn qė njė ditė Catherine tė braktisė familjen dhe tė jetojė jetėn e vet. Natyrisht nuk ėshtė e lehtė. Nga raportet dashurore me njė femėr, nė miq tė mirė, lidhja me njė burrė tė martuar, punė tė ēdollojshme, derisa nė fund vendoset nė njė kompani qė merret me fushata reklamash pėr biznese tė ndryshme. Profesion qė ishte ndėrmjet gazetares dhe artistes, ēfarė i pėlqente franko-shqiptares.
    Marrėdhėniet e saj me prindėrit vazhdonin tė ishin tė ngatėrruara, me pėrplasje tė vazhdueshme. Catherine mendonte se nėna qe e pandjeshme dhe nuk dinte t'i donte fėmijėt, babai kėrkonte tė respektohej vetėm kanuni, tė tjerat nuk kishin rėndėsi pėr tė.
    Prindėrit ishin njerėz tė ftohtė ndaj ndjenjave, tė painteresuar pėr artin e tė bukurėn.mendonte e bija.
    Kėshtu vazhduan raportet prindėr - Catherine derisa vjen sėmundja e saj.
    Nė saj tė takimit me Fatmėn, qė zotėronte aftėsi tė veēanta dhe bioenregji Catherine kupton se shėrimi varet dhe prej saj, madje nė njė masė tė madhe. Nė ato momente, kur vdekja qe aq afėr, vajza rebele kuptoi se kishte nevojė tė vinte paqe me prindėrit dhe tė ndjente se ata e donin. "Nuk mund tė vdes me mllef", shkruan ajo. Kėshtu nisi tė interesohej pėr tė kuptuar jetėn e prindėrve, tė shkuarėn e tyre.
    Dhe aty zbuloi dramėn e egzilit, qė shkaktonte dhimbje si kanceri.
    Ajo mėsoi se ata "pandjeshmit" ndaj artit e tė bukurės ia kishin vėnė emrin Xhinės, se ishin admiruesit e aktores sė madhe italiane Xhina Lolobrixhida.
    Kishin sakrifikuar shumēka pėr tė shėruar distrofinė e saj, kur ishte ende foshnjė.
    Nė gjithė ato vite ata ishin pėrpjekur ta ngrinin kohėn, tė injoronin rrethanat dhe tė rrisnin fėmijė shqiptarė.
    Njohja e dramės sė prindėrve e ndihmoi Catherine Prjelocajn t'i kuptonte dhe tė vendoste paqe me ta, pavarėsisht se mund tė mos ndanin tė njėjtat mendime pėr shumēka.
    MT: Prejlocajt - njė histori ndėrmjet mijrave tė emigrantėve shqiptarė
    Libri ėshtė ditari vetjak i Catherine Prejlocajt; ndodhi dhe refleksione nė vite. T'i ndryshosh emrat ajo dramė ėshtė e ngjashme me shumė tė tjera tė emigrantėve shqiptarė nė botė. Egzili ėshtė mallkim, i rėndė si vdekja. Kjo e bėn shumė tė vėshtirė gjetjen e njė drejtpeshimi nė jetė mes vendlindjes dhe vendit pritės.
    Libri i Catherine duhet lexuar nga prindėrit shqiptarė jashtė, nė mėnyrė qė tė kuptojnė fėmijėt e tyre tė lindur e tė rritur nė njė mjedis tė ndryshėm nga i tyre.
    Libri duhet tė lexohet nga fėmijėt shqiptarė tė lindur e tė rritur jashtė, pėr tė ndier dramėn e prindėrve tė tyre, pėr tė mirkuptuar reagimet e tyre, tė cilat herė-herė tingėllojnė tė ēuditshme pėr ta.
    Libri duhet lexuar nga ata qė jetojnė nė vendlindje.
    Koreografi i njohur franko-shqiptar Angjelin Prejlocaj ėshtė vėllai i Catherine.
    Ndėrsa lexoja librin "E mbara pėr njė portokalle nuk ėshtė tė jetė kajsi" mė kujtohej pritja qė i ėshtė bėrė Angjelin Prejlocajt nė Shqipėri nė mesin e viteve '90. Kudo flitej e shkruhej me krenari pėr shqiptarin e famshėm nė kryeqytin e artit, Paris. Angjelini vizitoi dhe Vermoshin.
    Nga mediat tė krijohej pėrshtypja se Vermoshi kishte qenė mė i rėndėsishėm nė jetėn dhe suksesin e tij se Parisi.
    Dhe nė veprėn e Kadaresė pėr gjeniun "qė ecte ndryshe", Angjelin Prejlocaj, asgjėkundi nuk e gjen dyzimin, pengesat, qė tė sjell tė qenit me identitet tė dyfishtė.
    Krenohemi me shqiptarėt qė jetojnė jashtė kur arrijnė sukses. Harrojmė pėrballjen e tyre tė vėshtirė me identitetin e origjinės, injorojmė tė tjerėt qė bėjnė njė jetė tė rėndomtė, por me njė dramė tė madhe.
    Catherine Prejlocaj nė saj tė dashurisė dhe mirkuptimit vendosi paqe nė jetėn e saj.
    Nė saj tė kurajos dhe talentit ajo boton njė libėr qė lexohet ėndshėm dhe na ndihmon pėr tė kuptuar dramėn e njė njeriu, por dhe tė asaj pjesė tė popullsisė qė pėrbėn diasporėn shqiptare.
    Libri i Catherine Prejlocajt "E mbara pėr njė portokalle nuk ėshtė tė jetė kajsi" futet nė fondin e letėrsisė shqiptare tė mėrgimit, ndonėse e shkruar nė gjuhėn frėnge.
    Sė bashku me Elvira Dones, Prejlocaj rradhitet nė autorėt mė tė veēantė tė letėrsisė bashkėkohore shqiptare tė mėrgimit.


    Dy fjalė pėr autoren

    Catherine Prejlocaj ka lindur dyzetė vite mė parė nė Francė nė njė familje shqiptare.
    "E mbara pėr njė portokalle nuk ėshtė tė jetė kajsi" ėshtė libri i parė vetjak i autores, i cili ėshtė botuar nė gjuhėn frėnge nga shtėpia botuese "Favre" .
    Libri autobiografik tregon pėrvojėn e autores tė rritur nė mesin e dy kulturave tė ndryshme, asaj franceze dhe shqiptare.
    Prejlocaj sot punon si terapaute dhe ėshtė bashkėautore e njė libri tė specializuar nė kėtė fushė.
    Imagjinata eshte me e rendesishme se sa njohuria
    Einstein

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2004
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    5
    Sa per te kontaktuar. Edhe une jam ne perendim po te nje gjysem shteti pra ne perendim te Maqedonise. Ketu shqiptaret kan nje elan te cilin nuk e kane pasur asnjehere. Nuk munde te percaktohem per ndonje profil te caktuar, botohen romane,poezi,libra shkencor,ndertohet dhe se fundi u zyrtarizua UT si keni mar vesh edhe ju vete.
    ju pershendes keni zgjedh teme te mire. Ju deshiroj fat. TUNG

Tema tė Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Familja Boletini
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  5. Shoqėria, dashuria, dhe familja
    Nga Arbushi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 22:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •