KENGA E MARCELANES
Vdiqi Marcelaneja,
qe ish kapetaneja!
Marcelan' me tri fustane,
ishte zere kapetane.
Dhermi, Himare, Vlore, 1962
Edhe kjo ka qene me e gjate, por vetem kaq dijme. Degjoheshe shpesh ne Himare mbremjeve kur grate ktheheshin nga drute. Legjenda me te cilen eshte lidhur kenga, tregon se: Gjika, nje djale trim e shume i mire, pa zerat, sikunder i shohin djem te tille. I pa tek hidhnin valle dhe njeres i rrembeu shamine; kjo ishte Marcelaneja, kapetaneja e zerave, e cila e donte Gjiken. "Me merr," i tha, "por gjate 3 vjeteve, 3 muajve, dhe 3 diteve, nuk duhet te tregosh se je i martuar." Dhe u martuan. Marcelaneja pastronte shtepine, gatuante, punonte ne are e ne vreshte, bente tere punet, po s'e shihte njeri. Bota cuditej se kush ia bente punet Gjikes, po ky nuk tregonte. Zera lindi nje djale, i cili ishte i dukshem. Fshati donin te dinin se ku e gjeti femijen Gjika. Ky, pas 3 vjetesh e 3 muajsh, ne diten e 3-te, tregoi. Marcelaneja vdiq dhe grate e fshatit degjuan vajtimin qe kendonin zerat per kapetanen tyre. Eshte nje perralle e njohur ne folklorin Shqiptar.
Krijoni Kontakt