Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    KENGA E MARCELANES

    Vdiqi Marcelaneja,
    qe ish kapetaneja!
    Marcelan' me tri fustane,
    ishte zere kapetane.

    Dhermi, Himare, Vlore, 1962

    Edhe kjo ka qene me e gjate, por vetem kaq dijme. Degjoheshe shpesh ne Himare mbremjeve kur grate ktheheshin nga drute. Legjenda me te cilen eshte lidhur kenga, tregon se: Gjika, nje djale trim e shume i mire, pa zerat, sikunder i shohin djem te tille. I pa tek hidhnin valle dhe njeres i rrembeu shamine; kjo ishte Marcelaneja, kapetaneja e zerave, e cila e donte Gjiken. "Me merr," i tha, "por gjate 3 vjeteve, 3 muajve, dhe 3 diteve, nuk duhet te tregosh se je i martuar." Dhe u martuan. Marcelaneja pastronte shtepine, gatuante, punonte ne are e ne vreshte, bente tere punet, po s'e shihte njeri. Bota cuditej se kush ia bente punet Gjikes, po ky nuk tregonte. Zera lindi nje djale, i cili ishte i dukshem. Fshati donin te dinin se ku e gjeti femijen Gjika. Ky, pas 3 vjetesh e 3 muajsh, ne diten e 3-te, tregoi. Marcelaneja vdiq dhe grate e fshatit degjuan vajtimin qe kendonin zerat per kapetanen tyre. Eshte nje perralle e njohur ne folklorin Shqiptar.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #12
    E mir' e purtekė e artė
    Si zonjatė e kasabasė
    Moj e bukura prej nurit
    Si thėllėza majėe gurit
    O e ēpejtė si shėgjeta
    Ku do tė tė shkojė jeta
    Thėllėza ndė shkėmb tė kuq
    Pajėlėna ndė sėnduq
    Ku do tė shkosh beharė
    Nga i zoti ndarė?
    O e mirė e fjalė le
    Jeshe nuse me perde
    Moj e hequra si bari
    E kulluara si ari
    Gėzimzezė qė s'gėzove
    Jetėnė s'e trashėgove

    Rrėzė - Pėrmet, 1955
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-02-2005
    Postime
    103

    Eni te lumt vellaqko

    shume me ka prek ajo kenge vajtimi. une jam nga ky regjion dhe mu ngjesh mishnet kur e lexova mu duek se e nigova te zen nane tue kjajt per t'bijen.
    shume te falmnedrit eni per thesarin qe ofrove.
    kengen e kopjova me dukesh shume i afert dhe i mire eni
    shume te falmn. rrofq e paq shnet sa malet

  4. #14
    Jugė (1955)

    “Shokė, bimėni jongarė
    Do t’i bije me tė qarė
    Pėr atė miken e parė
    Derėziut mė qani hallė
    Do vete t’i zbulonj varrė
    Ta shoh seē nur i ka rarė
    Nur i kuq a nur i bardhė
    Ku ke qėnė, o trėndelinė
    Pse s’kujton mua tė zinė
    Se pėr ty prisha shtėpinė
    Shita sharkun e kusinė
    Lashė treqind dhėn nė brinjė
    U ngreē e arēė tek tinė”
    “Tė kujtonj e qanj me lot
    Po jam thellė e s’thėrres dot”


    Gjurė – Lurė (1955)

    Xhetan Hoti fort i ri
    Kishte kājk e ēeteli
    Kishte fell e’ lahuri
    Fort i ri e dajreli
    Ka lanė nji nuse nė shpi
    Pa cucė e pa djalė nė shpi
    Ka lanė tokėn pa kufi
    I jane prishė kufijt e tokės
    I ā fikė zarmi i votrės
    I pamotėr, i pavlla
    Nuk ka kush me e qa
    Ju vesh nusja nė t’zeza
    Ka veshun ni tomar
    Āsht gjeshun me litar
    Hiseshkretun
    Nusembetun
    Zana t’zanoj
    Si t’dau t’veēoj
    Ori zana helmatore
    Cove na trazove
    E nė zemėr na lgove

    *tomar - xhoke e trashė qė vishet sipėr (me lėkurė ose shajak)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #15
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Kuc, Kurvelesh (Vlore) 1959

    kumbulles i pikon loti
    qan per vjesht' e per behar
    se i ka dekur i zoti
    shtrungemadh e vederploti
    me kerrab' e me hanxhar
    nreu, o Abas boboti
    se male kush e kulloti
    e to qeshene me ta
    e to te lozene topthi
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #16
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ma gjeni te plote "Qan Motra Per Vellane?" (Vlonjate)

    qan mo-
    qan mo-
    ku, ku, ku-ku jane (imiton thirrjen e qyqes "ku-ku-ku," lajmetarja e fatkeqesive)
    qane motra per vellane
    ne nje dite te bukur prilli
    dy vellezerit ... me gershere
    nuk u muare veshe c'thane...

    me gershere preu vellane, moter-zeza ndolli vellane, etj. etj.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #17
    Leila eshte vertet nje kenge e bukur polifonike vaji. Kengen mund ta degjoni ketu: http://muzika.albasoul.com/album.php?&id=202

    Qan motra pėr vėllanė

    Ē’pan-ooo ē’pan-ooo
    Ku, Ku, Ku, ku janė
    Qanė motra pėr vėllanė
    Nė njė ditė tė bukur prilli
    Dy vėllezėr rrinė nė stanė
    Dhentė tek qethnin me gėrshėrė
    Nuk u muarėn vesh ē’patnė
    Ē’pan-ooo
    Ku, Ku, Ku, ku janė
    Qanė motra pėr vėllanė
    Mbi njė gur mos pastė *pjesi (?)
    I dymbėdhjeti shejtanė
    U trazoi muhabetin
    Me gėrshėrė u therr, u vranė
    Ē’pan-ooo
    Ku, Ku, Ku, ku janė
    Qanė motra pėr vėllanė
    Gjaku e skuqi varrin-ė
    Motėr zeza doli mal-ė
    Ku i kam vėllezėrit unė
    Ku, ku, ku, ku mori dynjanė
    Ē’pan-ooo
    Ku, Ku, Ku, ku janė
    Qanė motra pėr vėllanė

    Une e degjoj si "ē'panė = ē'patėn", jo "ē'thanė
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #18
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Pa, sa kot ia kisha futur
    Flm Shigjete. Po shtoj dhe dy kenge vaji qe me pelqejne. E para eshte nga Shen Vasili (Sarande) e recituar nga Eftihia Plaka dhe eshte vajtim per nusen qe i vrane burrin kur ajo kishte qene tek prinderit. Eshte e ndare posacerisht ne rrokje (vargjet 3-4, 5-6 dhe 8, 10, e 12) qe percillen me ngasherim. "Zoti im, a rrenjedale" eshte refreni qe perseritet pas c'do vargu.

    VOME (dmth, "vajtim")
    1961

    Me dergove ne te pare
    zoti im, a rrenjedale,
    se c'me dhe leje nje jave.
    Pa mbushur te zezen jave,
    me dergove hyzmeqare.
    Dolla pyeta hyzmeqare,
    me ktheu koken menjane.
    Mora bab' e hyzmeqare,
    dolla ne breg, pashe fshane:
    ne bashoda po te qajne!
    Me te ngjiture ne shkalle,
    gjithe populli te qajne.
    Me le djalin e nje vajze!

    Kjo e dyta eshte koleksionuar nga nje fshatar i Osnatit te Mokres qe e kishte degjuar nga i ungji prej krahines se Gores. Me pelqen me shume se ajo e sipermja.

    DERDIMEN ME HALLE SHUME
    Osnat, Pogradec 1969

    Derdimen me halle shume,
    kush te deshi ty sa une?
    Me dergove ne te pare,
    shpejt dergove per te marre:
    me dergove hyzmeqare,
    hypa kalin si e marre.
    Kur dola dhe pashe fshane,
    xhemeati benin varre!

    Derdimen me halle shume,
    kush te deshi ty sa une?
    Pse s'vdiqe nje vit me pare,
    sa qeme te dy pa marre,
    sa qesh' cup' e ti qe djale?
    Pse s'rrojte, te nxirrje malle?
    Mos u tret me kasavete,
    se un' gjetke nuke vete.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #19
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    JUG

    shoke me bini longare
    e do ti bie ne te qare
    e do ti bie ne te qare
    per ate miken e pare
    e do ti bie ne te qare
    per ate miken e pare

    do vete ti zbuloj varre
    qe ta shoh se c'nur ka marre
    e qe ta shoh se c'nur ka marre
    nur te zi apo te bardhe
    e qe ta shoh se c'nur ka marre
    nur te zi apo te bardhe

    e ku ke rene moj trendeline
    e pse s'm'kujton mua te zine
    e te kujtoj e qaj me lot
    o jam thelle e nuk dal dot
    e te kujtoj e qaj me lot
    o jam thelle e nuk dal dot

    te kujtoj e qaj me lot
    o jam thelle e nuk dal dot
    e me kane rene floket mbi faqe
    si dy tufa manushaqe
    e me kane rene floket mbi faqe
    si dy tufa manushaqe
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #20

    Kėngė vaji

    Mė erdhe tek dera
    tė prisja me nuse
    ē'pate djal i vetėm
    zemrėn ma kėpute

    Ē'pate bir-o, ē'pate
    ē'pate djal i nėnės
    tė rrita e mjera
    mu si drit’ e hėnės

    Tė rrita e mjera
    m'u si pik’ e pikės
    tė vranė tek dera
    m'u nė mes tė ditės

    Si s'u kthye plumbi
    tė mė merrte mua
    ē'kėrkon nėna jetėn
    pa fjalėt e tua

    Cop e ēik zemra
    njė jetė tė tėrė
    sa tė vij pran’ nėna djal-o
    buzėn tė tė vėrė

    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •