-
Ragip Vajushi
ASGJE NUK NDODHI!
Ne fund te fundit asgje nuk u prish
Asgje nuk u zhduk apo u tjetersua
Por vec dicka kam deshire ta dish
se ti asnjehere s'me ke kuptuar.
Gjithmone jam perpjekur te ruaj vlerat
Qe duhet te kete njeriu ne jete
Por kjo perpjekje si gjithe te tjerat
Me duket se me doli shterpe.
Keshtu me ndodhi edhe me ty
Qe nuk e beson sado te shprehem
Me shqeteson fakti se nuk e di
Sec ndien nje dhimbje qe nuk perkthehet!
Ne fund te fundit asgje nuk u prish
Asgje nuk u zhduk apo u tjetersua
Por vec dicka kam deshire ta dish
se ti asnjehere s'me ke kuptuar!
-
-
Ragip vajushi
M'U KUJTOVE TI!
Mbi fytyren tende shi i imet ra
dhe rruga tere balte u mbush ate dite
Ti mbete ne krahet e mi duke pare
Peisazhin e bukur kaltersi dhe drite.
Dhe shiu papritur u kthye ne debore
ne floket e tu mbeti mardhesia
T'i mora ngadale t'i lemova me dore
Ti kishe deshire,qeshje si femija.
Ikem te dy bashke mes shiut e tufanit
ne rrugen e mbushur me uje e me balte
Sa hije te kishin pikat e fustanit
Shndriste fytyra jote porsi yll i zjarrte.
Disa fjale shkembyem,por tani s'me kujtohen
Se era po frynte ashtu si e marre
Po buzeqeshjet tona nuk mund te harrohen
se s'harrohet kurre,dashuria e pare.
-
-
Pėr: Ragip vajushi
Marrė nga libri me poezi "Asgjė nuk ndodhi"
VAJZĖS QĖ MĖ SHTOI DASHURINĖ PĖR VALĖT E DETIT!
O vajzė qė nė emrin tėnd ka hyrė deti
shiko zemrėn time mbushur me tallaz
Mbi kuvertė tė anijes sodis e buzėqeshi
Valėt qė godasin bregun me maraz
Si bregu jam unė qė pres veē goditje
Ndėrsa ti e pashpirtė je si vala e gjatė
Vjen e gėzuar dhe e madhėrishme
Veē sa mė shikon e ikėn me vrap.
O vajzė qė nė emrin tėnd ka hyrė deti
shiko mos pendohesh njė ditė nga kjo ikje
Se edhe pa ty i vetėm-s'ėshtė bregu
Se vijnė dhe e takojnė valėt e dobishme.
Prandaj mos ik kėshtu e rrėmbyer
Se po ike ti mua mė mbyt shkuma
Nė qoftėse ti pret erėn pėr t'u kthyer
Atėherė po pres edhe unė,u pa puna.
Mos ik valė e detit nga ky breg i lashtė
Se rėndė mė ke lodhur me ato goditje
Nė rast se ikėn tė lutem kthehu prapė
Se edhe unė si bregu ndiej pėr ty zhuritje.
-
-
Ragip Vajushi
KUR TĖ VDES
Kur tė vdes u lė njė porosi
mė vendosni mbi malin mė tė lartė
Tė bjerė mbi mua borė dhe shi
Sepse s'kam dėshirė tė mbytem nė baltė.
Kur tė vdes mos m'i mbyllni sytė
Dua tė shikoj si pėrpiqet njeriu
Tė shikoj si hanė e flenė bagėtitė
Tė shikoj si fryn me tėrbim veriu.
Tė shoh e tė mė shohin tė rrėnuar
Pa gjak e pa shpirt nė trup
Ndoshta nga kjo skenė kanė pėr t'u gėzuar
E dikush prej tyre do tė mė shtyjė me sup.
Por dikush patjetėr do tė ketė mėshirė
Do tė pėrpiqet ndoshta tė mė mbrojė
Kush e di mund tė bėrtasė e tė ulėrijė
E ndoshta me dhe do tė mė mbulojė.
Kur tė vdes mė lini derėn hapur
Tė shikoj fėmijėt duke vrapuar
Tė ndiej zhurmėn e kėmbėve tė zbathur
T'i shikoj gjithė njerėzit tė gėzuar.
Kur tė vdes s'do tė bėhet hataja
Prandaj nė paēi forcė kėndoni
Kur tė vdes le tė qeshė dynjaja
Se jeta vazhdon prapė, mė besoni.
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brisil pėr postimin:
-
Ragip Vajushi
PRITJA!
Kaluan shumė stinė
Vijnė shumė tė tjera
Ne presim pėrditė
Ne presim ngahera!
Ne presim njė fjalė
Dhe ne zjarr hidhemi
Ne presim njė gllėnjkė
Qė krejtėsisht tė pihemi
Ne presim me ditė
Ne presim me vite
Pritja na ka plakur
Nga pritja u rrite
Dhe kėshtu gjithmonė
Presim,presim,presim
Ndoshta kemi lindur
Vetem qė tė vdesim.
-
-
Ragip Vajushi
Marrė nga libri me poezi "Asgjė nuk ndodhi"
NĖNA
Kur qesh ajo,zemra mė ēel lule
Dhe balli mbledh yjet e qiellit.
Kur flet ajo,filizat e njomė rriten
Dhe damarėt e gjakut thithin fjalėt e saj.
Kur bėrtet ajo,zambakėt ulin kokėn
Dhe unė si fajtor rri i heshtur!
Kur qan ajo, lėndinat mbushen me vesė
Dhe e qara e saj rrjedh si gurrat e bjeshkėve!
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brisil pėr postimin:
-
Ragip Vajushi
ĒIKLAMINI IM!
Ē'bėhet kėshtu Ēiklamini im?
Ē'bėhet kėshtu?
Detin e mbuluan dallgė tė mėdha
shiko pulėbardhat si zhyten nė valė
Ato nuk kanė frikė pėr asgjė.
Ē'bėhet kėshtu me ne Ēiklamini im?
Kush na i trazoi ndjenjat tona?
Ē'u bė me rrahjet e zemrės?
Shiko nė rrugė tė qeshurat e njerėzve ziliqarė.
Ē'po bėhet me ne tė dy Ēiklamini im?
As tė bashkuar , as tė ndarė
Qėndrojmė si dy statuja.
I dėgjon thashethemet e ngritura?
hiē mos e kij mendjen tek ato
Ēiklamini im.
Ti ke tė drejtė tė jetosh e lirė!
Larg tė gjitha kotėsive
Edhe larg meje. Ēiklamini im!
-
-
Ragip Vajushi
ATDHEU
Toka yte ėshtė djepi im
Bari i livadhit- qerpiku i syrit
Lumenjtė e tu-damarė gjaku
Vesa e mėngjesit-pika djerse
Dwbora e bjeshkės ėshtė lėkura ime
Flladi yt ėshtė frymė pėr mua
Gurėt e malit ėshtė rrashta ime
Qielli i kaltėr-ēatia ku unė jetoj.
-
-
Ragip Vajushi
TĖ DASHUROSH
Tė dashurosh do tė thotė:
Tė shikosh nė njė pikė
Tė dashurosh do tė thotė:
Tė kalosh lumin me njė hap.
Tė dashurosh do tė thotė:
T'i biesh detit mes pėr mes pa frikė.
Tė dashurosh do tė thotė:
Tė flesh me sy endrre.
Tė dashurosh do tė thotė:
Tė zgjohesh me kengė zemre!
-
-
Ragip Vajushi
I PAFJALI
I miri, i bukuri, i urti,
I pafjali
I dashuri,i shtrenjti, engjėlli,
I pafjali
I rregullti,i ndershmi,i kudo ndodhuri,
I pafjali
Duke heshtur gjithė jetėn
U kthye nė njė njeri tė humbur,
I pafjali
Tė gjitha poezitė janė marrė nga vėllimi poetik "Asgjė nuk ndodhi" i poetit Ragip Vajushi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt