Kam hequr pėrfundimisht dorė nga ndryshimi i kėsaj
bote tė ndyrė dhe kam hequr dorė prej plot 23 vjetėsh.
Dikush mund tė pyesė se sa vjeēe je, si pėr tė kuptuar
se sa kohė ka qė kam hequr dorė nga ndryshimi i botės,
dhe unė, ndonėse njė femėr nuk duhet tė pyetet dhe as
tė tregojė moshėn e saj, do pėrgjigjem 23. Po, po,
23 , s'ka asgjė pėr t'u habitur, jam 23 vjeēe dhe kam
plot 23 vjet qė kam hequr dorė nga ndryshimi i botės,
jo sepse doja apo dua tė ndryshoj lindjen e diellit,
lojėn lozonjare tė dashurisė sė yjeve me hėnėn, apo
vendosjen dhe harmoninė mes meridianeve dhe
paraleleve, se ato nė fund tė fundit janė nė rregull
dhe nuk prishin asnjė punė dhe as nuk shkaktojnė as
ndonjė tė keqe.
Por, ēfarė doja t'i ndryshoja botės?
Gjithēka mes njerėzve apo gjėrave qė krijuan ato, por
duke lėnė ato qė krijoi zoti ashtu nė mėnyrė perfekte,
tė paktėn pėr kohėn kur u krijuan.
Por pėr tė mos dalė nga tema, qė askush tė mos
mėrzitet dhe tė thotė se kjo nuk ėshtė gjė e mirė apo
e zgjuar, po filloj tė tregoj se pėrse plot 23 vjet mė
parė kam hequr dorė nga ndryshimi i botės, ndonėsė nuk
jam as mė shumė e as mė pak se 23 vjeēe.
Kam hequr dorė nga ndryshimi i botės, kur ndaj meje
ėshtė bėrė padrejtėsia e parė, pikerisht para 23
viteve, dhe kjo jo se unė linda nė njė kasolle dhe
kashta ishte gjėja e parė qė preku trupin tim tė
brishtė dhe tė imėt, sepse nuk ka ndodhur kėshtu;as
sepse linda e varfėr dhe nuk kishte ujė tė ngrohtė
pėr tė larė trupin tim sepse varfėria nuk i kishte
lejuar prindėrit e mi tė blenin njė furnelė apo sobė
(jo elektrike), sepse ky do tė ishte lluks varfėrie,
por as dru, sepse kjo nuk ėshtė e vėrtetė; as se unė
linda dhe nėna ime nuk mė deshi, sepse isha fryt i njė
aventure apo dashurie tė saj qe nga ana tjetėr i ishte
pėrgjigjur njė aventurė dhe mė dėrgoi nė njė jetimore
apo mė braktisi duke mos menduar se kishte sjellė nė
botė mes vuajtjesh, njė fėmijė tė destinuar pėr tė
vuajtur dhe pėr tė jetuar gjithė jetėn me njė nofkė
aspak tė kėndshme:kopile, e thėnė nė gjuhėn popullore
apo e thėnė nė gjuhėn moderne, bastarde, sepse nuk
ėshtė e vėrtetė; as sepse prindėrit e mi nuk mė deshėn
se isha vajzė dhe se ata donin njė trashėgimtar tė
pasurisė sė varfėr dhe jo trashėgimtare tė vuajtjeve,
sepse nuk ėshtė e vėrtetė, sepse donin vajzė.
Padrejtėsia e parė ndaj meje, qė mė detyroi tė heq
dorė nga ndryshimi i botės qė kėtu e 23 vjet mė parė,
sigurisht nuk ka qėnė fakti qė unė linda me sy tė
shtrembėr, sepse nė fakt janė madje edhe shumė tė
bukur, apo se linda raketike apo njeri me bisht,
monstėr a kushedi se ēfarė, sepse nuk ėshtė e vėrtetė.
Por pėr tė mos u zgjatur qė tė mos ju mėrzis dhe pėr
tė mos e lėnė mendjen e shkretė tė ndonjė tė shkreti
njeri, tė shtrydhet pėr tė gjetur padrejtėsinė e parė
tė bėrė ndaj meje para 23 viteve, ose edhe e dikujt
tjetėr, por qė kujtesa e tij apo e saj nuk e ka
fokusuar nė njė nga rrudhat e trurit apo nė lėngun e
plazmės se trurit( kushedi se ku fokusohet memoria),
po filloj tė tregoj dėshminė e parė, ose pėr tu
shprehur mė qartė dhe pėr t'i qėndruar besnike idesė
qė kisha nė fillim dhe natyrisht fillimit tė tregimit
tim, nuk po humb kohė; sepse nė fund tė fundit kjo do
tė thotė tė tė bėj ty qė do ta lexosh njė padrejtėsi,
qė nuk ėshtė e para dhe sigurisht nuk do jetė e
fundit, sepse nuk ka kush ta ndryshojė botėn dhe as ta
zhdukė kėtė fjalė nga fjalori dhe nga kujtesa( kur
bėhet fjalė pėr veti apo vese si dreqin quhen,
asnjėherė nuk humb, majde nė kėtė pikė truri punon
100%), duke tė humbur kohėn e ēmuar apo duke tė lėnė
nė mes njė punė mė tė vlefshme, ndoshta jo aq
argėtuese se sa vėnia nė pah e ēmendurisė time, por tė
paktėn mė frytdhėnėse, sepse mund t'u shėrbejė pėr tė
blerė njė furnelė dhe qė tė mos i bėni njė padrejtėsi
fėmijės tuaj duke e lindur nė tė ftohtė, sepse do tė
mė mallkonit duke mė bėrė njė padrejtėsi tjetėr dhe do
tė mė vinte keq e do detyrohesha tė ju bėja edhe unė
njė padrejtėsi e kėshtu me rrallė, kėshtu qė pėr tė
mos vazhduar rrugėn e padrejtėsive, sepse po denoncoj
para jush njė padrejtėsi, nuk po humb kohė.
Kėshtu, padrejtėsia e parė e bėrė ndaj meje ka ardhur
nga nėna ime, po jo vetėm nga ajo, sepse meqė thashė
se kujtesa nuk punon dhe aq mirė, nuk e mbaj mend,
(pėr kėtė ju betohem), se kush ka qėnė tjetėr afėr
meje nė dhomėn e ftohtė tė maternitetit, pėrveē mamasė
time.
Po si filloi; jo si zakonisht na ishte njėherė, sepse
ajo qė po tregoj nuk ėshtė njė pėrrallė, sepse unė
ekzistova para 23 vitesh dhe ekzistoj edhe nė momentin
qė po shkruaj, pas 23 vitesh.
Mirė pra, qė tė mos dal nga tema, unė nė barkun e
nėnės, (bėhet fjalė kėtu para 23 vitesh dhe 5 muajsh,
sepse katėr muajt e parė nuk merrja dot frymė dhe as
mendoja dot), PRA, UNĖ MENDOJA SE SI TĖ NDRYSHOJA
BOTĖN dhe tė mos i lija tė mbyllur dhe nė errėsirė,
ashtu siē isha lėnė unė prej katėr muajsh; dhe ky
mendim mė bėri tė shpejtoj daljen time nė dritė qė
fatkeqėt mė nė fund tė ngushėlloheshin me faktin se
ata qė do vinin nė botė pas tyre nuk do quheshin mė tė
tillė, qė nė muajin e tetė dhe tė quhem tetanike.
Kėshtu qė unė desha tė lindja pėr tė ndryshuar botėn
dhe ngaqė u habita aq shumė nga ato qė pashė, nga ajo
bardhėsi e egėr e dhomės sė maternitetit qė mė vrau
sytė, nga ato gėrshėrė tė mėdha qė janė pėr tė qethur
delet dhe qė i mbante nė dorė dikush qė do mė priste
kėrthizėn apo kordonin siē quhet nė gjuhėn e
mjekėve,(sa tė ngatėrruar janė edhe kėta me bluza tė
bardha); nga gjaku, qė nė fakt nė atė kohė nuk e
kuptoja dot se ēfarė ishte, por vetėm dija qe sa nuk
mė kishte zėnė frymėn pėr tetė muaj me rrallė dhe do
mė mbyste sikur tė mos kisha njė si lloj tubi apo gypi
qė e kishte lidhur nėna ime nga fyti i saj me fytin
tim, nga ku falė hapjes sė gojės sė saj pėr tė ngrėnė,
folur e bėrtitur,-se gratė shtatėzėna janė shumė
nevrike, sa pėr dy veta, pra pėr vete dhe pėr atė qė
kanė nė bark-,hynte njė ēikė ajėr, duke menduar se as
jashtė nuk po mė linte tė qetė, mbylla sytė.
Por kur i mbylla sytė, dėgjova tė qeshurėn e nėnės
time qė pėr mua do tė thoshte lėndim; sepse edhe tė
porsalindurit lėndohen, mendojnė, llogjikojnė, mos
t'ju duket e habitshme;i hapa dhe nga inati fillova tė
qaj, por prapė dėgjova tė qeshurėn e gruas qė mė
kishtė dhėnė jetė dhe ajėr,( e cila sikur mė thoshte
se po tė trėmbesha me kaq pak gjera tė frikshme, qė
asaj i dukeshin normale, do tė thoshte qė kot mė
kishte lindur, sepse do shihja dhe do provoja nė
kurriz akoma mė keq), e cila nuk e kuptonte se unė
kisha ardhur pėr tė ndryshuar botėn, i mbylla sytė
pėrsėri dhe duke skėrmitur me vete sepse nuk mė
kuptonte nėna ime, si mund tė mė kuptonin tė tjerėt
dhe po tė mos mė kuptonin nuk i ndryshoja dot as ato
dhe pėr pasojė as botėn, vendosa tė shpaguaj
padrejtėsinė e parė, tė mos qaj, tė hap sytė dhe tė
heq dorė nga ndryshimi i botės sepse nuk ia vlente
dhe se njerėzit nuk donin tė ndryshonin.
Dhe qė atėherė edhe pas 23 vitesh, duke kėrkuar
shpagim ndaj padrejtėsisė se parė tė bėrė ndaj meje;-
dhe qė akoma nuk e kam shpaguar tamam, por edhe sikur,
mė janė bėrė edhe shumė padrejtėsi tė tjera pėr tė
cilat sigurisht do shpagohem;- vendosa tė mos bėj
asnjė pėrpjekje pėr tė ndryshuar botėn e cila nuk mė
kupton!
20 prill 2000
Krijoni Kontakt