Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386

    Padrejtesia e pare (TREGIM)

    Kam hequr pėrfundimisht dorė nga ndryshimi i kėsaj
    bote tė ndyrė dhe kam hequr dorė prej plot 23 vjetėsh.
    Dikush mund tė pyesė se sa vjeēe je, si pėr tė kuptuar
    se sa kohė ka qė kam hequr dorė nga ndryshimi i botės,
    dhe unė, ndonėse njė femėr nuk duhet tė pyetet dhe as
    tė tregojė moshėn e saj, do pėrgjigjem 23. Po, po,
    23 , s'ka asgjė pėr t'u habitur, jam 23 vjeēe dhe kam
    plot 23 vjet qė kam hequr dorė nga ndryshimi i botės,
    jo sepse doja apo dua tė ndryshoj lindjen e diellit,
    lojėn lozonjare tė dashurisė sė yjeve me hėnėn, apo
    vendosjen dhe harmoninė mes meridianeve dhe
    paraleleve, se ato nė fund tė fundit janė nė rregull
    dhe nuk prishin asnjė punė dhe as nuk shkaktojnė as
    ndonjė tė keqe.
    Por, ēfarė doja t'i ndryshoja botės?
    Gjithēka mes njerėzve apo gjėrave qė krijuan ato, por
    duke lėnė ato qė krijoi zoti ashtu nė mėnyrė perfekte,
    tė paktėn pėr kohėn kur u krijuan.
    Por pėr tė mos dalė nga tema, qė askush tė mos
    mėrzitet dhe tė thotė se kjo nuk ėshtė gjė e mirė apo
    e zgjuar, po filloj tė tregoj se pėrse plot 23 vjet mė
    parė kam hequr dorė nga ndryshimi i botės, ndonėsė nuk
    jam as mė shumė e as mė pak se 23 vjeēe.
    Kam hequr dorė nga ndryshimi i botės, kur ndaj meje
    ėshtė bėrė padrejtėsia e parė, pikerisht para 23
    viteve, dhe kjo jo se unė linda nė njė kasolle dhe
    kashta ishte gjėja e parė qė preku trupin tim tė
    brishtė dhe tė imėt, sepse nuk ka ndodhur kėshtu;as
    sepse linda e varfėr dhe nuk kishte ujė tė ngrohtė
    pėr tė larė trupin tim sepse varfėria nuk i kishte
    lejuar prindėrit e mi tė blenin njė furnelė apo sobė
    (jo elektrike), sepse ky do tė ishte lluks varfėrie,
    por as dru, sepse kjo nuk ėshtė e vėrtetė; as se unė
    linda dhe nėna ime nuk mė deshi, sepse isha fryt i njė
    aventure apo dashurie tė saj qe nga ana tjetėr i ishte
    pėrgjigjur njė aventurė dhe mė dėrgoi nė njė jetimore
    apo mė braktisi duke mos menduar se kishte sjellė nė
    botė mes vuajtjesh, njė fėmijė tė destinuar pėr tė
    vuajtur dhe pėr tė jetuar gjithė jetėn me njė nofkė
    aspak tė kėndshme:kopile, e thėnė nė gjuhėn popullore
    apo e thėnė nė gjuhėn moderne, bastarde, sepse nuk
    ėshtė e vėrtetė; as sepse prindėrit e mi nuk mė deshėn
    se isha vajzė dhe se ata donin njė trashėgimtar tė
    pasurisė sė varfėr dhe jo trashėgimtare tė vuajtjeve,
    sepse nuk ėshtė e vėrtetė, sepse donin vajzė.
    Padrejtėsia e parė ndaj meje, qė mė detyroi tė heq
    dorė nga ndryshimi i botės qė kėtu e 23 vjet mė parė,
    sigurisht nuk ka qėnė fakti qė unė linda me sy tė
    shtrembėr, sepse nė fakt janė madje edhe shumė tė
    bukur, apo se linda raketike apo njeri me bisht,
    monstėr a kushedi se ēfarė, sepse nuk ėshtė e vėrtetė.
    Por pėr tė mos u zgjatur qė tė mos ju mėrzis dhe pėr
    tė mos e lėnė mendjen e shkretė tė ndonjė tė shkreti
    njeri, tė shtrydhet pėr tė gjetur padrejtėsinė e parė
    tė bėrė ndaj meje para 23 viteve, ose edhe e dikujt
    tjetėr, por qė kujtesa e tij apo e saj nuk e ka
    fokusuar nė njė nga rrudhat e trurit apo nė lėngun e
    plazmės se trurit( kushedi se ku fokusohet memoria),
    po filloj tė tregoj dėshminė e parė, ose pėr tu
    shprehur mė qartė dhe pėr t'i qėndruar besnike idesė
    qė kisha nė fillim dhe natyrisht fillimit tė tregimit
    tim, nuk po humb kohė; sepse nė fund tė fundit kjo do
    tė thotė tė tė bėj ty qė do ta lexosh njė padrejtėsi,
    qė nuk ėshtė e para dhe sigurisht nuk do jetė e
    fundit, sepse nuk ka kush ta ndryshojė botėn dhe as ta
    zhdukė kėtė fjalė nga fjalori dhe nga kujtesa( kur
    bėhet fjalė pėr veti apo vese si dreqin quhen,
    asnjėherė nuk humb, majde nė kėtė pikė truri punon
    100%), duke tė humbur kohėn e ēmuar apo duke tė lėnė
    nė mes njė punė mė tė vlefshme, ndoshta jo aq
    argėtuese se sa vėnia nė pah e ēmendurisė time, por tė
    paktėn mė frytdhėnėse, sepse mund t'u shėrbejė pėr tė
    blerė njė furnelė dhe qė tė mos i bėni njė padrejtėsi
    fėmijės tuaj duke e lindur nė tė ftohtė, sepse do tė
    mė mallkonit duke mė bėrė njė padrejtėsi tjetėr dhe do
    tė mė vinte keq e do detyrohesha tė ju bėja edhe unė
    njė padrejtėsi e kėshtu me rrallė, kėshtu qė pėr tė
    mos vazhduar rrugėn e padrejtėsive, sepse po denoncoj
    para jush njė padrejtėsi, nuk po humb kohė.
    Kėshtu, padrejtėsia e parė e bėrė ndaj meje ka ardhur
    nga nėna ime, po jo vetėm nga ajo, sepse meqė thashė
    se kujtesa nuk punon dhe aq mirė, nuk e mbaj mend,
    (pėr kėtė ju betohem), se kush ka qėnė tjetėr afėr
    meje nė dhomėn e ftohtė tė maternitetit, pėrveē mamasė
    time.
    Po si filloi; jo si zakonisht na ishte njėherė, sepse
    ajo qė po tregoj nuk ėshtė njė pėrrallė, sepse unė
    ekzistova para 23 vitesh dhe ekzistoj edhe nė momentin
    qė po shkruaj, pas 23 vitesh.
    Mirė pra, qė tė mos dal nga tema, unė nė barkun e
    nėnės, (bėhet fjalė kėtu para 23 vitesh dhe 5 muajsh,
    sepse katėr muajt e parė nuk merrja dot frymė dhe as
    mendoja dot), PRA, UNĖ MENDOJA SE SI TĖ NDRYSHOJA
    BOTĖN dhe tė mos i lija tė mbyllur dhe nė errėsirė,
    ashtu siē isha lėnė unė prej katėr muajsh; dhe ky
    mendim mė bėri tė shpejtoj daljen time nė dritė qė
    fatkeqėt mė nė fund tė ngushėlloheshin me faktin se
    ata qė do vinin nė botė pas tyre nuk do quheshin mė tė
    tillė, qė nė muajin e tetė dhe tė quhem tetanike.
    Kėshtu qė unė desha tė lindja pėr tė ndryshuar botėn
    dhe ngaqė u habita aq shumė nga ato qė pashė, nga ajo
    bardhėsi e egėr e dhomės sė maternitetit qė mė vrau
    sytė, nga ato gėrshėrė tė mėdha qė janė pėr tė qethur
    delet dhe qė i mbante nė dorė dikush qė do mė priste
    kėrthizėn apo kordonin siē quhet nė gjuhėn e
    mjekėve,(sa tė ngatėrruar janė edhe kėta me bluza tė
    bardha); nga gjaku, qė nė fakt nė atė kohė nuk e
    kuptoja dot se ēfarė ishte, por vetėm dija qe sa nuk
    mė kishte zėnė frymėn pėr tetė muaj me rrallė dhe do
    mė mbyste sikur tė mos kisha njė si lloj tubi apo gypi
    qė e kishte lidhur nėna ime nga fyti i saj me fytin
    tim, nga ku falė hapjes sė gojės sė saj pėr tė ngrėnė,
    folur e bėrtitur,-se gratė shtatėzėna janė shumė
    nevrike, sa pėr dy veta, pra pėr vete dhe pėr atė qė
    kanė nė bark-,hynte njė ēikė ajėr, duke menduar se as
    jashtė nuk po mė linte tė qetė, mbylla sytė.
    Por kur i mbylla sytė, dėgjova tė qeshurėn e nėnės
    time qė pėr mua do tė thoshte lėndim; sepse edhe tė
    porsalindurit lėndohen, mendojnė, llogjikojnė, mos
    t'ju duket e habitshme;i hapa dhe nga inati fillova tė
    qaj, por prapė dėgjova tė qeshurėn e gruas qė mė
    kishtė dhėnė jetė dhe ajėr,( e cila sikur mė thoshte
    se po tė trėmbesha me kaq pak gjera tė frikshme, qė
    asaj i dukeshin normale, do tė thoshte qė kot mė
    kishte lindur, sepse do shihja dhe do provoja nė
    kurriz akoma mė keq), e cila nuk e kuptonte se unė
    kisha ardhur pėr tė ndryshuar botėn, i mbylla sytė
    pėrsėri dhe duke skėrmitur me vete sepse nuk mė
    kuptonte nėna ime, si mund tė mė kuptonin tė tjerėt
    dhe po tė mos mė kuptonin nuk i ndryshoja dot as ato
    dhe pėr pasojė as botėn, vendosa tė shpaguaj
    padrejtėsinė e parė, tė mos qaj, tė hap sytė dhe tė
    heq dorė nga ndryshimi i botės sepse nuk ia vlente
    dhe se njerėzit nuk donin tė ndryshonin.
    Dhe qė atėherė edhe pas 23 vitesh, duke kėrkuar
    shpagim ndaj padrejtėsisė se parė tė bėrė ndaj meje;-
    dhe qė akoma nuk e kam shpaguar tamam, por edhe sikur,
    mė janė bėrė edhe shumė padrejtėsi tė tjera pėr tė
    cilat sigurisht do shpagohem;- vendosa tė mos bėj
    asnjė pėrpjekje pėr tė ndryshuar botėn e cila nuk mė
    kupton!

    20 prill 2000

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Urime, Shanon...

    Per pak momente me kujtove Oriana Falaēin, Suzana Tamaron, Isabel Aljenden... Thellesi, ironi filozofike, rrjedhshmeri....shkurt , ti di te rrefesh bukur...Edhe njehere urime, po pres ndonje proze tjeter...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SyKaLtRa
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    30

    urime shanon me pelqeu

    SHume bukur shtrembe ... me pelqeu tashi me pa durim po pres padrejtesin e dyte
    kiss muahhhhhhh ciao
    Sduuuuuuuuuuu....kot...e...ke....sduuuuuuuuuuuuuuu

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    shanon.

    c'te them , eshte mundimi i kthyer ne gjinene femrore brenda teje, dhe ben sikur nuk do ta ndryshosh boten, ose sikur ke hequr dore...ndersa mua me duket se ke filluar ta ndryshosh...ose me e pakta po perpiqesh...(nuk eshte "pak" te perpiqesh) dhe per me teper ke plot 23 vjet qe i ke shtuar ndryshimin tend...-a te kane kuptuar. a e kane ndjere besueshmerisht kete ndryshim ne ardhje, a e kane dashur...?Crendesi kane pyetjet pasi behet veprimi, as denimi i cfaredo nuk ka rendesi, tashme akti eshte berem , ndryshimi... Pra ti je ketu edhe si ndryshim i pamuhohueshem, i pa zhbeshem.
    (cdo levizje ne vetvete eshte ndryshim...une u perqendrova.-ndryshova dmth, jo e tera mbase por ama nje gjendje te re me dha leximi i tregimit tend...me ka bere me te vemendshme ndaj teje...dhe yyyyyyyyyyy ma ka shtuar dashurine sa ketu e aty ku je ti... urime. eshte kaq i bukur sa do flisja deri neser.... deri pasneser, deshate te bej nje email, nuk e pse pse nuk munda, me shkruaj ti te lutem meqe keto dite nisem per itali.... Perqafime eli....(macia_blu...)

  5. #5
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386

    une jam thjesht nje oaz..... qe mundohem te shuaj etjen....duke iu larguar shkretetir

    Dikeafajtore faleminderit motra. e cuditshme eshte se une kur lexoj proze merzitem nese nuk ka dialogje (me ka mbetur qe kur isha e vogel) ndersa thuajse te gjitha tregimet qe kam shkruar jane me shume "meditime". Ky tregim mendoj qe do hape librin me tregime qe dua te publikoj nga shtator-tetor i ketij viti ne Shqiperi dhe e kam shkruar ne forum pikerisht per te kuptuar se cfare mund te mendoje dikush qe e lexon. Jo sepse dua levdata aspak, por thjesht per te kuptuar nese ia vlen ta publikoj te parin, sepse nese lexuesi merr ne dore librin tim dhe sapo lexon tregimin e pare thote"bo cna merziti kjo" do te thote qe sdo te lexoje me asnje tregim tjeter dhe do e perdore librin per te mbeshtjelle sanduiqet ose per te kthyer filxhanin e kafese(( ndersa nese i pelqen i pari do i lexoje dhe te tjeret.



    Macia-blu faleminderit qe me do por dhe une te kam dashur qekur kam lexuar librin tend te pare....


    Un bacione per te dyja

  6. #6
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    eshte hapur gabimisht kjo si teme e re sepse eshte nje pergjigje tek tema Padrejtesia e pare (TREGIM).

    Do iu lutesha moderatorit qe ta dergoje aty ku duhet sepse une nuk po e ndryshoj dot.

    faleminderit shanon

  7. #7
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Te lumte...

    Pershendetje Shanon,

    Shum i bukur ky tregimi..natyrisht i bukur ne kuptimin shum i dhimbshem.
    Me te vertete nje tregim i dy anshem, si i bukur si dhe i trishtueshem.

    Shpresoj dhe uroj qe Shanon ne jeten e perditeshme te mos jete kaq realiste

    Do jete kenaqesi te lexoj shkrime te tjera nga ty Shanon.

    Ciao, Mirulexofshim!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #8
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    : redi sa ma ben qejfin ishalla vazhdon keshtu:P

  9. #9
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Shanon...

    Ē'a ke mi shpirt qe pyet te tjeret ia vlen apo jo tregimi qe ke shkrujt?
    Pse aq s'qeke ne gjendje ti ta kuptosh se ia vlen? Ia vlen mi, dhe shume ....Te jesh e bindur qe sanduicet do ti mbledhin vetem pasi ta kene lexuar librin, te gjithe pra , te gjithe librin...lol

    Pentesilea qe ka qejf te beje nje cike shaka....pa keqkuptime, ok shanono?

  10. #10
    Meqe te bashkova temat por te them dicka.

    Nese do ta vrasesh mendjen per sanduicet lere me mire.

    Krijimet kane gjithmone ankthin ne vetvete, friken se cfare do te ngjase me vone, por po ta shohesh, kane patur gjithmone sukses ata qe kane shperfillur ambientin, menefregistet dhe deri diku snobet, pasi cfaredo lloj krijimi te jete edhe ai me i perkryeri gjithmone do te sulmohet nga dikush.

    Pra mos vrit mendjen se cfare do te mendojne te tjeret. A te pelqen ty? A te duket e bukur? Diku do te gjendet dikush qe do ta vleresoje dhe do ta pelqeje. Dike do ta besh te ndihet mire.
    Nese fama eshte obiektivi yt kryesor atehere kjo eshte gje tjeter, por artistet nuk nisen per te bere fame, por thjesht krijojne sepse ashtu e ka vendosur dikush tjeter per te, Zoti, apo Natyra, varet ku beson vendosin per disa gjera.


    Behu kurajoze vajze.

    Pershendetje

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tregim - Fshati buzė detit
    Nga celyy nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-02-2009, 19:24
  2. Mos qaj poet
    Nga gijon gijon nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 29-01-2009, 06:10
  3. Kole Kepi (Pordha): tregim
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-12-2008, 11:46
  4. Tregim nga Faik Qyqja
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-09-2004, 16:59
  5. Nje tregim me telefon
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 15:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •