-
Enver Gjerqeku
Xixelloja
Ti flutorake e pangushllueme nerresi
Dhe pjese e diellit te plasun
Ti yll i kallun e ne shkamb i rrasun
Qe lind mbas muzgut e bredh ne stuhi
Xixelloje, eshke mitare e mendjes sime
Gurre e ndezun e livadheve te mija;
Xixelloje, komet qe te pret gjithsija
Fryme e vringllueme, xixe per premtime
Ti je flake e fjales poezi e shkrueme-
Dale nga afshi yne voter e pikllimit
Ti je shpuze pa plang e mall i prendimit
Ti i ndricon netet - kanget e harrueme
E frymzimin e mban ne flatrimin tand
Qe nqerpikt e mij tashi digjet gand
Besa
Nje dore e paftuar ma dhuroi shkendine
Dhe ma beri zemren xixe te strallit nvere
Tash mben drite si diell, me cel si pranvere
Nje fjale ngjak e lindur, qe kaplon gjithsine
Ruaju mos e thuaj, se tben ujem prore
Kur te dridhet kemba, sa here te leshon zemra;
Ktheje gjithnje ballin, mos u shndet me themra
Fjala thyen dhe eshtra ne lak tasaj dore
Ajo fjale dy here slind nga buzet tona
Nuk ia njofim shpinen, mohin ndite te veshtira
(As kur tprek e keqja , as kur tleshon e mira)
Mburrjen e ka tvogel, trupin nder kumbona
Thuj kur ndoj tvonuar nvater ta sjell shteku:
Me fat atij miku, qe pragun ma preku!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt