Close
Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 168
  1. #51
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Albo une nuk e vura ne dyshim punen tuaj dhe keni pergezimet e mia me te mire per kete gjest patriotik dhe kombetar.
    Une Manjanin nuk e kam permendur fare per ta diskretituar dhe shkrimet e mia atya qendrojne por problemi yne si shqiptare qendron me thelle dhe nuk eshte kaq siperfaqesor sa ne duam ta trajtojme.
    Ti po e shikon realitetin shqiptar, shoqerine ne kulmin e shkaterrimit te saj, shtresa inteligjente po merr rruget e mergimit ne rastin me te pare qe i jepet mundesia ekonomike dhe ne Shqiperi sundon dhe do te sundoje kaosi.
    Kush me mire se ne e di kete, kush me mire se ne mund ti ndryshoje mentalitetin, botekuptimin e shoqerise shqiptare te delendisur ne mizerje, varferi e deri ne vepra te rendomta te pakuptimta?
    Po ne cfare bejme rrugeve te botes shtrohet pyetja?
    Mos valle te marrim njehere shkelqim te tejdkushem qe nuk fshihet lehte e me pas te marrim rrugen per ne shtepi.
    Mos valle te bejme edhe ne si Kadareja, Konica, njeri apo tjetri derisa te na mbushet mendja se me te vertete atdheu ka nevoje per ne e nga te ikur larg vendlindjes, na duhet te kthehemi?
    A nuk duket se keto lloj veprimesh rituale ne cdo shekull, po i bejme pa kuptuar se keshtu po humbasin cdo here te drejten per te qene shqiptare, te drejten per te qene krenare qe jemi shqiptare, e si rrjedhim kur humbasim ne duke "shetitur boten", ato qe kemi ndertuar me mundin tone dhe djersen tone, ti leme te gllaberohen?
    Iken te gjithe intelektualet shqiptare ose Shqiperia pati nje hemorragji te largimit te trurit shqiptar dhe a nuk eshte e cuditshme qe Manjani, Xhelili dhe shume sportiste te tjere te na braktisin?
    Une nuk i vura faj Manjanit, por i vura faj atyr aktoreve politike dhe intelektuale qe ti ke permendur me siper sepse ata jane truri i nje kombi.
    Sa per fjalite e fundit te Gjergj Kastriotit e te tjere qe iken dhe u rikthyen, koha kur ata u larguan, ndryshoi, nuk punoi per ta, ashtu sikurse nuk punoi kur ata u rikthyen ne vendlindje sepse ne te kundert do te shihej dicka e hajrit mund te them.
    Une kam shume besim, kam pak fjale e shume vepra, por nuk shoh ndonje shkendije ne horizont, qe te na mbaje me shpresa.
    Nje brez i vjeter i brumosur me nje mentalitet te shekujve te kaluar, per mendimin tim eshte i paafte te rigjeneroje energji per te miren e kombit shqiptar.
    Cfare mund te presesh nga nje brez i ri i sotshem qe vetem veset negative te shoqerise di?
    Si perfundim, Manjani ti gezohet mundit dhe djerses se saj, ti gezohet fitores si kampione bote, e pergezojme edhe ne dhe nuk eshte se nuk na behet qejfi per evenimente te tilla, por se fundi do ngelemi te ligeshtuar sepse u gezuam pakez se ajo eshte shqiptare, por humbem shume se ajo konkuron per fqinjet tane.
    Neser mbasneser ne do themi ose mbas disa shekujve do themi, kemi pasur shume sportiste te mira ne shqiptaret qe kane qene perfaqesuese te shtetit grek dhe ne do ndihemi krenare si shqiptare sepse gjate gjithe historise sone, ngelem duke i dhene botes krenarine tone.
    Klemendi, Dokleani, Gjergj Kastrioti, veziret dhe pashallaret shqiptare, te tjere te mencur e te zgjuar i dhame Greqise qe nga dite e pavaresise e deri me sot dhe kujt nuk i dhame dhe te them pa ironi Albo se jemi te lumtur.
    Nje shoku im u gezua kaq shume kur i tregova historite per te mirat qe ne shqiptaret i kemi bere botes, saqe shoku im u cudit fare dhe u gezua.
    Ndoshta atij shokut time i shkon ne mendje te vije ne Shqiperi e te gjeje argate me cmim te lire qe e bejne punen sa per 10 bashkekombas te tij.
    Kam besim dhe kurre deri sa te vdes te pakten shpresa nuk do me shuhet.
    Kot nuk thone "shpresa vdes e fundit"
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    ALBANIA
    Postime
    3
    PSE E BENI PROBLEM, PER HERE TE PARE E KEMI ?
    SIKUR KA THENE SE CEKJA GJITHE FAJET I KA PARAJA...!
    KAM LINDUR PA PYTUR NJERI -
    DO VDES PA ME PYTUR NJERI PRANDAJ ME LINI TE JETOJ SI DUA VETE

  3. #53
    mu i gjo m'habit ,si su vje turp ktyne grekve ,vete kryeministri menjihere doli tu fol ne televizor,kur tu e dit shum mire se eshte shqiptare ,thote kjo esht nje arritje e madhe per gjith grekt,hahaha, ciao
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    ketu une mendoj se nuk behet fjale per pune tradhtie, behet fjale per pune lekesh vellezer dhe motra...
    nuk eshte e para Manjani, ka edhe te tjere kampione qe perfaqesojne ngjyra greke, po une vleresoj me shume se te gjithe keta kampione Ilir Sulin i cili u kthye dhe e ngriti shtangen fuqishem per kuq e zinjte... Bravo i qofte atij...
    MtrX ubicumque felix

  5. #55
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Ky diskutim tregon qarte se ne Shqiptaret i kemi prioritetet ne vendet e gabuara. Para se te therrasim Manjanin tradhetare duhet ti hedhim pak syte nga klasa politike Shqiptare qe po e shet Shqiperine per nje cope buke.
    Nqs e quajme Mirelen tradhetare atehere ca emertimi duhet ti veme Nanos, Berishes e Co.

    Z...

    P.S Me ate turi ajo Mirela duket tamam si Greke e lashte nga Ndroqi.
    timeo Danaos et dona ferentes

  6. #56
    Akuza e pare dhe direkte per kete fenomen duhet ti behet qeverise dhe shoqerise shqiptare dhe pastaj te kalohet tek individet.

    Po ti referohem nje profesori te ekonomise se Universitetit te Harvardit, shkrimin e te cilit mu desh ta lexoja para disa kohesh, ai e ka shprehur fare qarte nje fenomen te tille.

    Numri i medaljeve te arta ne Olimpiada eshte i lidhur ngushte me nivelin ekonomik te nje vendi dhe nuk ka te beje me numrin e popullsise.
    Pra Psh, Hollanda do te kete nr me te madh te Medaljeve te Arta sesa India, megjithese ka nr shume me te vogel te popullsise.

    Keshtu derisa Shqiperia do te kete ate nivel ekonomik qe ka deri tani mos prisni ndonje gje te mire.

    Ish-Rekordmeni Olimpik dhe Kampioni Boteror Ymer Pampuri sot punon roje uzine. Dje, gjate regjimit komunist shume talente u persekutuan ndersa sot nuk kane as kushtet me minimale per te realizuar endrrat dhe ambiciet e tyre.
    Me kujtohet nje shkrim i Gazetes Sporti para disa vitesh ku shkruhej se dieta e Kampionit Ballkanik Sazan Fisheku konsistonte ne nje cope panine me qofte te blera tek karroca perpara stadiumit dhe nje thele shalqi.

    Ne kete menyre, ne djegim talentet tona, krenarine tone kombetare dhe gjithashtu djegim endrrat dhe ambicjet e ketyre individeve te cilet kane vullnetin, deshiren dhe talentin per tu bere me te medhenjte e planetit.


    Vetem pasi ti kerkohet llogari pergjegjesve te vertete per kete gjendje te mjerueshme, atehere mund ta kthjeve veshtrimin diku tjeter.

    Manjani, Xhelili etj jane viktima te shoqerise dhe shtetit te tyre i cili eshte i paafte te shfrytezoje talentet qe ka. Ne nuk mund te kerkojme qe ata te sakrifikojne veten per hir te tekave te politikaneve apo popullit qe i mban apo ka mbajtur keta politikane ne pushtet, tani apo dikur.

    Nuk mund te pretendojme qe ti themi Manjanit etj sportisteve qe te konkurroje per Shqiperine dhe te mos fitoje asgje, qe neser te perfundojne roje uzinash.

    Per Manjanin etj mund te them qe ata pavaresisht nga zgjedhja e tyre qe mua nuk me pelqen aspak, mund te bejne dicka per te mos tradhetuar kombin e tyre. Nuk eshte e nevojshme qe te behet si Pirro Dhima qe deklaroi qe do te hiqte dhe piken e fundit te gjakut shqiptar qe kishte. Greqia deri tani eshte shtet teper hostil ndaj Shqiperise dhe ndjek nje politike te qelbur ndaj nesh. Pra sado qe te arrish nga ana personale, kjo nuk do te thote qe te harrosh apo te mohosh qenien tende, Kombin, prejardhjen tende etj.

    Keta atlete me talentin e tyre mund te pretendonin dhe mund te arrinin shume me teper sesa te ngrinin lart flamurin e Greqise qe tek e fundit nuk eshte asgje me teper sesa katundi i fundit i Europes.

  7. #57
    Postuar më parë nga KACAKU
    Mirela Manjani del hapur neper kanalet televizive greke dhe mohon plotesisht qe eshte shqiptare.
    Madje mua njehere me beri pershtypje kur ajo fliste edhe per forcen e saj duke e krahasuar me forcen e grekeve te lashte.
    Tha se ajo si greke qe eshte ka marre trashegim nga grate e lashta greke forcen.
    Pra ajo nuk quan vetem veten greke,por edhe te paret e saj mgjs greqishten e flet gjithe gabime.
    Gjithe te mirat!
    Te mohosh origjinen dhe identitein tend dmth tradheti. Megjithate meqe s'kemi me ke tjeter te krenohemi na ngelet t'i permendim emrin kesaj "shqiptares hallexhije".

  8. #58
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    O popull shqipetare qe jetoni ne epoken e gurit,ose te qepes sic them une.
    POOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOoo
    U gezova qe MIRELA MANJANI eshte kampione e botes.O lumezinj,o besepak me flisni per tradhetira,sikur e nderuara Mirela eshte e nje kategorije ,e mekatareve te tipit Mojsi Golemi,apo Hamza Kastrioti.
    Gjithe gjullurdija juaj behet,vetem e vetem se ajo konkuroi per ngjyrat e Greqise,se po te ishte ,per Gjermanine,apo U S A,asgje nuk do prishte pune.Sporti i bashkon nuk i ndan kombet,o kalores mesjetare me urrejtje.Tek e fundit Mirela nuk nderroi emrin si gjusma e atyre qe shkruajne lketu,dhe jetojne ne Greqi,kurse ju pjesa tjeter keni ngritur flamujt kruengrites te CE Guevares.
    Si nuk arrini te kuptoni se sporti,ky mesazh paqeje dhe dashurije qe ne kohet e lashta,nuk kerkon korniza te zeza politike,urrejtjeje.,primitive.
    Perse nuk i krijuat kushte edhe ju sic beri Rusia kohet e fundit,ku gjysma e sportisteve,sterviteshin ne vendet perendimore.
    Po si *** te keni guximin dhe quani nje kampione tradhetare,se keshtu lista e trdhetareve sportiste ,e atyre qe konkurojne per shtete te tjera nga aty ku kane lindur sdo ishte e gjate.
    Gjithe ajo Gjermani teper nacionaliste i dha fanellen e kombetares nje futbollisti me ngjyre.
    Do te doja te dija nese Keniatet,do quanin tradhetar atletin e famshem Wilson Kipketer qe konkurote per Danimarken.
    Nuk do vazhdoj me teper se shembujt jane te shumte,vec do ju pyesja qe aktorin James Belushi,e adhuroni si shqipetar,ku i shkreti nuk di te thote ne shqip as mirdita,por e adhroni famen e tij,kurse famen dhe lavdine e Mireles,nuk e pranoni,se vjen era Greqi,kurse ajo e Belushit era amerike.
    Te luah rolin e patriotit pas nje kopjuteri eshte e lehte.E di.E kam pare dhe buzeqeshjen tuaj patriotike,sa merrni ne dore pashaportat Amerikane,Kanadeze,Australiane,Gjermane.
    Ne fund te fundit Mirela i dha atdheut te saj disa medalje para se te largohej ne Greqi.Po ju cfarte i keni dhene atdheut?
    Jua them une.Dhembje ne shpirt se braktiset,per dollaret e Amerikes,Per markat e Gjermanise.

    Edhe nje here suksese atletes Mirela Manjani
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    Nje pyetje kisha une.

    A ishte pjesemarrse Shqiperia ne kete Kampionat?

    Me sa di une, ne nuk kemi ekip atletik.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    sa per info

    mirela eshte ndare me xhelilin ketu e 2 vjet madje xhelili u martua me nje greke e cila ishte sekretare ne federaten e sportit ne Athine dhe kane bere dhe femije .
    Hajde dhe me greko-shqiptarin e dyte !!
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •