Close
Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 168
  1. #151
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-09-2003
    Postime
    8
    Ja fut kot ti Dordi me duket. pse po te duket njesoj Greqi e Gjermani. E para e punes ne po e ngreme grekun ne shkallat me te larta te atletikes dhe askush nuk e di qe Mirela eshte shqiptare. E dyta Mirela po e perseris i pati te gjitha kushtet te stervitej ne USA po deshte te behej Greke. Greqia nuk ja dha medaljen Mireles po ajo e meritoj, dhe pse e meritoj? Sepse Mirela u stervit 10 vjet ne Shqiperi nga nje tranjer shume i talentuar qe une e njoh personalisht. Mirela mund te jete kampione bote e cfare te doje po per mua ajo eshte askushu e doshta per te gjithe shqiptaret e tjere. Krenohet Greqia me mallin e tjetrit

  2. #152
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Postuar më parë nga Morava
    Ja fut kot ti Dordi me duket. pse po te duket njesoj Greqi e Gjermani. E para e punes ne po e ngreme grekun ne shkallat me te larta te atletikes dhe askush nuk e di qe Mirela eshte shqiptare. E dyta Mirela po e perseris i pati te gjitha kushtet te stervitej ne USA po deshte te behej Greke. Greqia nuk ja dha medaljen Mireles po ajo e meritoj, dhe pse e meritoj? Sepse Mirela u stervit 10 vjet ne Shqiperi nga nje tranjer shume i talentuar qe une e njoh personalisht. Mirela mund te jete kampione bote e cfare te doje po per mua ajo eshte askushu e doshta per te gjithe shqiptaret e tjere. Krenohet Greqia me mallin e tjetrit
    Kot ja fut ti dhe jo DORDI.Nuk qenka njesoj Gjermania me Greqine.
    Eshte me flagrante dhenia e faneles se kombetares gjermane nje lojtari me ngyre,sesa paraqitja e Manjanit me Greqine.
    Flasim per nje komb,nga me nacionalistet ne bote, GJERMANINE,dhe nje lojtar me ngyre,ejjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj,nuk i thone shaka,ta kapercejne gjermanet nje gje te tille.
    Jepini fund kesaj teme se u be merzitshme.
    Da per ziline tende se Manjani eshte kampione dhe ti jo,eshte e thjeshte jo se ajo iku ne greqi po se eshte me TALENTUAR se ty .
    Dhe boll me keto brockulla <krenohet greqia me mallin e tjetrit>
    Se eshte sport dhe vetem sport.Edhe spanja dhe R MADRIDIT,u krenuan me argjentinasin DI STEFANO,qe <tradhetoi argjentinen per spanjen.>
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #153
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Mos ti ngaterrojme gjerat: Ti flet per Gjermani e Spanje qe perqafojne ata qe u vijne e u lartesojne skuadrat = me Greqine qe mirepret nje te huaj, shqiptare, e cila i larteson emrin ne nje sport INDIVIDUAL !!!
    Edhe ne shqiptaret do ishim krenare po te kishim te huaj qe do na lartesonin emrin e flamurin e nuk do kishim shume probleme per ti ''pranuar'' si tanet.

    Pastaj Gjermania ja hodhi historise - u BASHKUA,
    ne akoma s'dime cdo behet me Kosovan, Himaren e camet apo emigrantet qe do na behen greke neser ! Plus qe Gjermania '' e paster'' ka mbi 4 milion turq e kurd + muslimane e afrikane me shumice ...

    Po Mirela mos eshte gje ortodokse ne besim se kjo do sqaronte ca gjera ? - ( nqs e dini te sakte ju lutem na e thoni fene e saj )

    Ka shume e shume menyra per te ''nderuar'' shtetin ku shkon per t'i falur fitoret e zemren nqs do. Por mos na e plas zemren me marrosje pas nje flamuri qe sberi gje tjeter vecse te mbuloi me dashurine qe te ''mungoi'' ne token meme ...

    Se sme ktheu njeri pergjigje ( albo, toro a kolombi) se cdo i thonit vertet nqs do ishte motra juaj ! Por pa doreza nqs mundni !

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  4. #154
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22
    Se sme ktheu njeri pergjigje ( albo, toro a kolombi) se cdo i thonit vertet nqs do ishte motra juaj ! Por pa doreza nqs mundni !
    Glaukus problemin ti e ke ne mentalitet pasi mundohesh ta shikosh boten ashtu sic te pelqen ty te jete, dhe jo ashtu sic eshte. Nese Manjani do te ishte motra ime, une do ta pergezoja ate per suksesin e do te festoja me te, pavaresisht se qendrimi i saj mund te mos ishte qendrim qe une do te mbaja ne vend te saj. Kete do ta beja per hir te saj pasi e di se cdo te thote te jesh kampione bote dhe sa pune duhet per te arritur atje.

    Ne mijevjecarin e trete, bota eshte cliruar nga mentaliteti i turmes pasi ka perqafuar lirine e individit. Njerezit jane te lire te bejne perzgjedhjen e tyre dhe pak rendesi ka se cfare mendoj une e ti.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #155
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Postuar më parë nga Albo
    Ne mijevjecarin e trete, bota eshte cliruar nga mentaliteti i turmes pasi ka perqafuar lirine e individit. Njerezit jane te lire te bejne perzgjedhjen e tyre dhe pak rendesi ka se cfare mendoj une e ti.
    Jashte teme, po ky perqafim qe po i ben bota "individit" po sjell edhe shume te keqija (qe ne nuk i njihnim), misherimin e te cilave e shohim ne shoqerite neper te cilat kemi emigruar, kryesisht ato Perendimore, duke sjelle degjenerimin i familjes qe si pasoje ka sjelle dhe degjenerimin e individit. Fenomene te tilla si perdorimi i gjere i droges, promiscuity ne marredheniet seksuale, divorci, sida, e plot te tjera.
    Liria ndaj individit eshte e gabuar pasi jane te pakte ata individe qe e meritojne ate liri. Kur sheh sa veta lene shkollen e mesme vetem ketu ne Amerike si mund tu japesh te drejta atyre individeve kur nuk kane "veglat" e duhura per te ushtruar lirine e tyre. Tu japesh liri atyre individeve eshte abuzim i vete konceptit "liri". Kur koncepti i lirise u hodh ne fillim u mendua te aplikohej vetem prej meshkujve te bardhe dhe te pasur. Dalengadale koncepti u gjeresua per te perfshire pothuajse te gjithe me kuc e me mac (dhe e kam me te vertete kur them me kuc e me mac, pasi ketu edhe kafsheve u kane dhene te drejta).
    Liria e kane perdhosur.
    timeo Danaos et dona ferentes

  6. #156
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Njehere e nje kohe kush u largonte nga Shqiperia u quante tradhetar, armik i popullit shqiptar. Shikoj qe ajo fryme nuk ka ikur akoma madje tani ka marre tipare te nacionalizmit ekstrem.
    Po flasim per nje sere lojtaresh shqiptare sidomos ne sportet individuale, te cilet per nje arsyeje apo tjetren kane fituar nenshtetesine e nje shteti tjeter dhe luajne per flamurin e atij shteti. Askush nga ne nuk i di kushtet dhe rrethanat ne te cilen kariera e tyre ka kaluar. Ne nje pamje te pare cdo gje te ben te mendosh qe jane treguar te dobet, ose ndoshta kane qene nen presione te ndryshme. Ne flasim nga kendveshtrimi jone, dhe bazuar ne principet tona. Por ne te vertete cdo person ka principet e veta, keshtu dhe keto sportiste.
    Ne duhet te pranojme cdokend me pikepamjet dhe principet e tyre, te pelqejne apo nuk te pelqejne ato. Keto sportiste nuk jane me shqiptare, ose me sakte me nenshtetesi Shqiptare( ndoshta jane akoma, pasi nenshtetesia nuk te hiqet nese nuk e kerkon nje gje te tille- per kete nuk jam shume i sigurte), pra nuk jane me problem shqiptar.
    Cfare me te vertete me ben te ndihem I tradhetuar eshte shtypi shqiptar me heshtjen dhe menefregizmin e tij ndaj nje fenomeni te tille, si ai i mohimit te nenshtetesise. Per kete shtypi shqiptar kudo do te ishte mire te tregonte me fakte, nenshtetesine e ketyre sportisteve, e sidomos te atyre te tipit DHIMA( qe ka qene nje ko-qe gomari e boshatisur qe kur ka qene ne shqiperi…dhe nga idiote nuk mund te presesh ndonje gje te hajrit)qe bejne deklarata te tilla si te qenit “Vorio-Epiriot grek”, e faktin e te qenit grek e te kthimit me force ne Shqiptar.
    Pak me intereson nese ne shqiperi ka fusha stervitje apo nuk ka fusha stervitje. Mjaft tu permend qe edhe ne Xhamajka nuk ka rene kurre bore, por di qe ka derguar nje skuader ne garat e Olimpiades Dimerore. Di gjithashtu qe teniste Ruse mjaft te njohura jane stervitur ne Amerike dhe prape ne luajne me ngjyrat e flamurit te vendit te tyre. Cdo gje mund te jete e mundur kur eksiston deshira, dhe talenti.
    Por nga nje ane tjeter flasim si njerez normale, shume veta nuk do te deshironin te luanin per flamurin shqiptar, pasi ndoshta nuk jane perfillur , dhe jane percmuar ne ate shtet dhe kjo eshte nje arsyeje mjafte e forte. Me kujtohet ne nje interviste te babait te Manjanit , dhe peripecite e tij per te gjetur nje sponsor ne shqiperi. Pra ai vend ku bisnesmene mafioze qe paguajne nga 10 milion dollare takse nuk paskan mundesi te sponsorizojne nje talent te stervitet qofte dhe ne amerike me trainer privat ?????????
    E pra kjo mos-kokecarje nga tere opinioni shqiptar dhe mbi te gjitha i atyre qe kane parane ne duart e tyre ben qe sportiste dhe kushdo tjeter te largohet nga shqiperia per te mos u kthyer me, duke kaluar ne ekstrem ne mohimin te atij shteti.
    Ndoshta do te vije nje kohe kur edhe ata do ta kuptojne qe kane bere gabim, apo ndoshta do te duken si PEME PA RRENJE ne ate shtet dhe do ti thirrin mendjes apo ndoshta do ti kerkojne falje gjysherve qe besoj se dergjen ne ate shtet te cilin ata e mohojne…

  7. #157
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-09-2002
    Postime
    19
    NUK ESHT FJALA VETEM PER MIRELEN, APO PER ATO TJERET SI PIRRO DHIMA, QE E SHIKOJN TASHME VETEN SI GREKE.
    NE PASKEMI QEN KOMBI ME PAK KRENAR NE BOT,
    ESHT PER TU SHQETESUAR FAKTI SE KY PO BEHET FENOMEN MASIV. MIJERA VAJZA TE TJERA, PO IKIN NGA KY VEND NJIHER E PERGJITHMON. KUR PO VIJSHA ME AVION NGA GREQIA NJIHER, GJYSMA ISHTE MBUSH ME KOLLOVAR GREK.
    KA SHUM FEMRA SHQIPTARE MADJE DHE TE EDUKUARA, DO BEJN CDO GJE VETEM TE IKIN NGA SHQIPERIA, PER NJE COP PASHAPORT S'PO PYESIN ME FARE, VETEM I HUAJ TE JET, S'KA RENDESI FARE NESE ESHT DHE DY HER ME I MADH NE MOSH.

    VETEM NE USA PO IKIN ME MIJERA FAMILJE NE VIT, GOXHA NDER QE PO NA BEJN. IKIN DHE S'KTHEHEN ME KURR.
    DHE KUSH DO TA BEJ SHQIPERIN.

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-09-2003
    Postime
    8
    O Kolomb - Une kam qene kampione e Shqiperise ne 400m - 800m dhe 2000m kros per te reja e te rritura per 7 vjet me rradhe

    Kam qene Kampione e Ballkanit ne 800m qe eshte nje nga garat me te veshtira dhe qe ka konkurencen me te madhe
    Kam qene nen kampione e ballkanit po ne 800m.
    Mos me fol per talent ti mua kur nuk me nje. Kam qene nje der 5 sportistet me te paguar te shqiperise, po flas nga te gjitha sportet, sebashku me Mirelen. Dy nga bursat me te mira ne bote nga Komiteti Olimpik Boteror na jane dhene ne te dyjave, ***
    Rhust- Jam me ty. Shqiperia po mbaron dhe cdo vit me shume familje po largohen nga Shqiperia per tu mos kthyer me. Ndoshta kthehen moshat e vjetra por nuk jane ata qe do ta regullojne shqiperine.

    [size=0.7]Postim i edituar -- StterollA[/size]

  9. #159
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Arrow

    Bravo moter dhe te uroj per sukseset e tua se ndoshta nuk te kane uruar shume shqiptare apo nuk te kemi ardhur pas ne stadiumet e botes po dije se na e ke bere zemren mal sa here qe ke fituar ne emer te Shqiperise. E dija se pas posteve te pakta ''fshihej'' nje talent qe per modesti apo arsye personale nuk do te tregoje emrin, por te kuptoj ...

    Do kisha shume deshire (enderr) sikur vete Mirela te shkruante ketu e te na tregonte veten e te ''mbrohej nga akuzat'' se tani nuk ka mbetur kush pa internet !

    Disa ketu perseri na ngaterrojne me konceptin e turmes, se ashtu turme vertet ikem ne Itali e Greqi por jo nga malli por nga HALLI e deshira per jete me te mire. Ata qe perpiqen te na barazojne me kopete nuk duhet ta na japin mend ketu por ti hedhin syte edhe nga edukata/tradita SHQIPTARE e familjes dhe dashurise per kombin se ''kope iken edhe arbereshet ne Itali por ama nuk e harruan Ar(l)berine, kostumet zakonet apo gjuhen SHQYPE !

    Duhet ta keni ne zemer ate te shkrete ndjenje kombetare se nuk keni linduar ne Amerike dhe komshijte tane kane mbetur po ballkanike ashtu si dhe ne per kunderpergjigje.

    Ja pra qe duhet rritur edhe dashuria per sportin dhe shpenzimet/sponzorizimet per te po kush do e beje kete ne Shqiperi kur nje pjese vetem grumbullojne leke per te ikur apo thjesht per rehati e personale/familjare. Prandaj na duhet edhe nje SHTET me i forte e me financa...

  10. #160
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-09-2003
    Postime
    8
    Nuk do te thote gje qe te shkosh ne nje shtet tjeter e te stervitesh, po kur te shkosh te konkurosh ne bote duhet shqiperia. Sado e varfer apo emer te keq qe kemi eshte vendi qe na ka bere sportiste te forte. Une jam nga Korca dhe Korca ka nxjere atletet me te mire ne Shqiperi. Pse mos i kane pasur kushte me te mira se tani? Jo edhe me keq. Me atlete plastike kemi vrapuar qe kur binte debore na behej trupi i zi nga te renet. Nuk jane kushtet qe te bejne atlet po eshte talenti dhe puna jote qe te nxjer ne krye te te gjitheve.

Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •