Close
Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 168
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    O cuna sa nhall keni ra, mirela i ka bo llogarit e veta dhe si rr.... shume per ne tjeret a venin ton, ju i bini daulles. Lejeni ket muhabet e boni nai lek e thoni atyre te shpis ti fusin ne bangat shqiptare e te mos i majn posht dyshekut po deshet me qen patriot pa cja q.... n... manjanatisit e shbanaqisit eku ta di une.
    Shnet
    kroksi

  2. #142
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Postuar më parë nga une jam Z...
    Glaukus ti i ke rene pikes mor vlla por SHQIPTARIZMI po vdes dalengadale dhe s'ke nevoje ti hedhesh syte shume larg, shiko gjysmen e postuesve ne kete teme.
    Ai Kolombi na ben nje pyetje retorike se sa veta do e shisnin lekuren e vete per te njejten "cope buke" qe Greku i dha Mireles?! O Shqiptar po pse ne kto 13 vjet kemi bere zhurme vetem per nje cop Pirro Dhime dhe Mirella Manianin (kshu e kishte emrin tek bluza ne fotografi)? Ndoshta sepse s'ka te tjere qe e kane shit lekuren e vet?
    Hidhi pak syte nga Atdheu dhe lexo cik per Ilir Sulin e Ilir Karafanin e nja dy peshengrites te rinj qe kane dale kampione ne Evrope per nen-17. Sipas teje ata duhet te ikin me vrap te Greku te deklarojne helenizmin e tyre mijeravjecar qe u rrjedh nder deje.
    Kolombi mos i barazpesho te gjithe me veten se pavaresisht se ne ikem per nje jete me te mire kjo s'do te thote qe hodhem gjithcka poshte qe eshte Shqiptare ndaj dhe vijme e zihemi e grihemi ne Albasoul e jo ne AmeriSoul apo Anglosoul.

    Une jam Z
    Respektoj mendimin tend,dhe me te vertet eshte hera e fundit qe shkruaj se nga tema,konkluzionet e secilit,kane dale,
    Respektoj menyren tende te te shprehurit pa ofenduar njeri dhe kjo ne syte e mi te respekton.
    Sa per temen nuk do vazhdoj te kryqezoj mendimet as me aty as me ata qe kane mendim tjeter nga i imi..tek e fundit nuk kemi per te ndare Ameriken.

    Kristal nuk e di pse e mora mundimin dhe citova postin .S ia vlente.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #143
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22
    O Toro ti vazhdon e nje muhabet ke ca ka bere shteti per Pampurin, Evron, Karabollin etj po ceshtja nuk qendron aty, qendron tek fakti qe a mund ta MOHOJE nje Shqiptar kombin e vet per cfaredolloj arsye?
    E para e punes, kombi shqiptar eshte nje vizion, nje aspirate, nje deshire, por jo nje realitet. Ne te tilla kushte nuk mund te behet fjale per kombesi, por per identitet si popull shqiptar.

    Nuk mund te mohosh ate qe nuk egziston. Prandaj une thashe, "nese e nderton, ata do te vine...".

    Shqiptaret nuk ndahen ne tradhetare dhe ne patriote por ndahen ne ata qe jane gati te sakrifikojne per ndertimin e nje kombi dhe ata qe zgjedhin te jene indiferente. Ne ata qe besojne ne nje komb te bashkuar dhe ata qe besojne vetem tek vetvetja. Ne ata qe kane fjale shume e pune pak, dhe ne ata qe kane fjale pak e pune shume.

    Manjani e shume te tjere kane zgjedhur te tregohen indiferente per momentin per ceshtjen tone kombetare, por kjo nuk e ben ate tradhetare, e ben indiferente. Jo te gjithe shqiptaret i shohin gjerat njesoj dhe te dalesh me shpate ne dore ti ndash ne shqiptare e tradhetare eshte si puna e Don Kishotit qe luftonte me mullinjte e eres.

    Tregimi me gisht i Manjanit apo denigrimi i saj nuk e ben ate te meditoje mbi veprimet e saj. Pergezimet nga bashkeatdhetaret e harruar shqiptare, edhe pse sot mund te jete me flamure grek ne dore, jane rruga e vetme e arsyes.

    Sic po diskutoni ju sot per "shqiptarine" e Manjanit, po diskutojne edhe greket per "helenizmin" e saj. Ne e akuzojme se nuk eshte shqiptare e vertete, ata e akuzojne se nuk eshte greke e vertete, po te ishte, e ndryshonte emrin si gjithe atletet e tjere shqiptare.

    Sot Mirela Manjani eshte kampione olimpike, qe do te thote ajo arriti majen e karrieres se saj dhe qe nga ky moment e tutje ajo do te kete me shume ze dhe prestligj ne Greqi, nuk do ti duhet me te beje nje sy qorr e nje vesh shurdh kur shikon e degjon gjera qe nuk i pelqejne "per hir te karrieres se saj".

    Mirela Manjani deri me sot eshte bere shenjester e mediave dhe dy popujve. Te gjithe flasin per te, por ajo ende nuk e ka thene fjalen e saj. Ketu qendron edhe paradoksi.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Nje grua qe me ben me te vertete te ndihem krenar per kombin tim:
    Mare nga koha jone

    “KAM REABILITUAR 1500 VAJZA TE TRAFIKUARA”

    Flet Vera Lasko, kryetarja e qendres Vatra e Gruas Vlonjate

    Si ndjehet Vera Lesko, pas ketij vleresimi per marrjen e cmimit te vitit antiskllaveri?

    E ngarkuar emocionalisht. Kur mora njoftimin se fitova cmimin e vitit, provova disa ndjenja njeheresh, gezimin, shqetesimin per punen dhe pergjegjesi me te madhe per te ardhmen. Natyrisht, jam e prekur qe me vleresohet puna e disa vjeteve, ku sebashku me stafin tim, kemi dhene kontributin, per reabilitimin e vajzave te trafikuara. Per gjate 4 vjeteve, kane kaluar neper duart e mia mbi 1500 vajza te trafikuara, prej te cilave 115 jane te huaja. Pjesa tjeter vijne nga shume rrethe te vendit, por edhe nga Vlora.

    Ku konsiston puna juaj, per ti rikthyer vajzat e trafikuara ne familjet e tyre,zonja Lesko?

    Sipas statistikave, kemi 300 vajza, qe pas nje aktiviteti te gjate ne disa shtete, kemi mundur t’i bashkojme me familjet, duke sfiduar opinionin dhe mentalitetin. Pjesa me e madhe e tyre jane nga Gramshi, Librazhdi, Fieri, Lushnja, Berati, Vlora etj. Nga ky kontigjent kemi punesuar 20 vajza dhe nje numer i konsiderueshem vazhdojne te ndjekin kurse profesionale ne strehez per rrobaqepese, floktore, kuzhiniere etj, duke ju plotesuar edhe bazen materiale te nevojshme. Gjithashtu kemi marre ne mbrojtje te plote edhe ate numer jo te vogel vajzash, qe kane denoncuar tutoret e tyre, per nje periudhe te gjate, deri sa kane perfunduar procedurat nga organet gjyqesore. Kuptohet se cfare pergjegjesie eshte kjo dhe cfare stresi kalojme duke u perballur me trafikantet tutore, qe jane te lire, qe kercenojne ne te gjitha menyrat. Per te larguar pasojat, e verteta eshte se, na eshte gjendur prane policia e shtetit, me te cilen kemi nje bashkepunim perfekt. Ne kemi arritr edhe te martojme dy vajza, duke marre pjese edhe ne dasmat e tyre. Ajo qe dua te theksoj eshte se per kete vit, ka rene ndjeshem trafiku i qenieve njerezore dhe per kete ka merite shteti. Nga deti nuk kemi asnje rast, ndersa vleresohet trafiku nga rruget tokesore. Mund te jap edhe shifra. Per kete vit ne strehez kane kaluar 155 vajza te trafikuara, ndersa nje vit me pare, ishte dyfishi i ketij numuri.

    Ju jeni prezente ne shume vende te botes ku diskutohet per trafikun e qenieve njerezore, cfare pervoje keni marre dhe cfare keni dhene? Eshte e vertete, qe jam vleresuar nga organizatat nderkombetare dhe kam shkuar ne dhjetra shtete. Kam folur ne te gjitha konferencat, dhe sigurisht qe kam marre, por edhe kam dhene pervojen qe tashme, eshte konsoliduar ne strehezen tone ne Vlore. Sapo jam kthyer nga Amerika, sebashku me nje grup prokuroresh e gjyqtaresh. Kete mundesi na e dha Ambasada Amerikane ,qe vazhdimisht eshte prane nesh dhe ka dhene nje ndihme te cmuar per te zgjidhur problemet tona, deri edhe ne sistemimin e disa vajzave qe kane denoncuar dhe u rrezikohej jeta. Vizituam shume qytete e shtete, qe ishin vatra te nxehta te trafikut, por atje, gjithcka ishte ndryshe. Gjate 20 dite qendrimi atje, mesuam qe keto shoqata, financohen nga buxheti i shtetit dhe nuk vuanin, sikurse ne, qe themi, o bo bo, qe mbaroi 3 mujori, 6 mujori, ku do te gjejme fonde per te vazhduar projektin, apo do te mbetet puna ne mes te rruges. Ato financoheshin dhe stimuloheshin nga shteti, dhe kjo eshte nje faktor i rendesishem per te luftuar kete fenomen kriminal, qe lulezoi ne keto vite trazicioni edhe ne Shqiperi.

    Respekt per zonjen e mesiperme.
    kroksi

  5. #145
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Arrow

    Bukur krokodil por perpjekja per ti dhene fund kesaj teme ''te merzitshme'' nuk duhet te na lere me pikepyetje. (Materiali qe solle mbi znj. e nderuar Lasko mund te nxirret me vete si nje teme e re mbi ata qe vertet po bejne dicka per shqiptaret ...)

    Le ti kthehemi ceshtjes duke nxjerre ca perfundime...

    Nuk duhet te presin shqiptaret ti kthehen atdheut kur ai te ndertohet por duhet ta kene ne vetedijen e tyre se i perkasin popullit/kombit shqiptar. Ti leme keto llastime e deshira feminore qe i bejne njerezit tekanjoze dhe te mohojne atdheun sepse ai nuk i ngjan Italise a Greqise. Ja pra se kur u ndame ( ne shtete) keto na rane ...

    Sikur te ish vetem ''indiferentizem'' qendrimi i kampiones do kish lehtesuar disa shqiptare por marrja e gradave simbolike greke, marrosja pas flamurit grek, permendja e tifozeve te shtepise ne Athine (GREKET) na vret dhe na bind se jo vetem qe po tregohet indiferente ndaj kombit fillestar por biles po perqafon cdo gje nga kombi i ri i GJETUR !!!
    Nuk e besoj se pas sjelljeve e komenteve te saj do kete vend per ripranim me deshire te identitetit SHQIPTAR dikur ne te ardhmen, po te presim dhe ca e te shohim nese do e lidhe me teper jeten me Greqine ...

    Rasti i saj mund te krahasohet me nje sportiste nga PAKISTANI (psh) qe shkon e behet kampione per Indine. Me siguri do marre kercenime per jeten atje ...
    Mardheniet Shqip - Greqi jane permiresuar disi. Nqs me pare emigrantet vriteshin e rriheshin ne kufi, tani ata mund te meren zvarre nga policia por edhe po pajisen me karta ashtu sic edhe do behen nenshtetas grek ... ( pak me ironi)
    Do vije nje dite qe inati, zemerimi a urrejtja per Greqine zyrtare e greket do pushoje pergjithesisht por deri atehere ne kemi nevoje te na respektojne si komb ne teresi jo te na barazojne me kriminelet e hajdutet qe na e kane nxire fytyren.
    Po kush do na ndihmoje ne ne kete ''lufte'' per nam e respekt ?!?
    Sigurisht se pari eshte nje ekonomi e politike me e mire ne vend por edhe ndermjetesit me peshe kane vleren e tyre. Kampione si Mirela kane mundesi te medha te ndihmojne ne sheshimin e racizmit ndaj shqiptareve. Por veshtire se perkedhelite me flamurin grek e komentet e shkurtra do e bejne kete.
    Me shume se flamurin ndoshta kemi nevoje te na valevisin historine, Rilindjen, atdhedashurine, PERKRAHJEN e OPTIMIZMIN ... sepse jemi akmona ne tranzicion dhe kemi nevoje edhe per nje fjale te mire.
    Nqs me pare fqinjet europiane mateshin per fuqi ushtarake, tani po shihet me shume ekonomia. Por nuk ka dyshim se krenaria kombetare shtohet edhe nga medaljet qe sportistet e tu fitojne ne emer te shtetit tend. Dihet ajo qe Perandoria Europiane po punon per nje Europe te bashkuar dhe kufijte a shtetet do zbehen disi duke synuar ti bejne si shtetet e Amerikes. Por sado larg te shkohet perseri dallimet etnike dhe krenarite e te kaluares nuk do shuhen plotesisht ...

    Te nervozojne disa ketu qe qendrojne fort ne pozicionet e tyre te pandryshuara qe perkrahin veprimet e Mireles ne vend qe ti shohin gjerat me sy me kritik e objektiv. Kampionet si Karabolli, Pampuri, Evro u rriten e lulezuan ne KOMUNIZEM dhe do i sherbenin atij atdheu, ashtu sic e bene se nuk kishin ku shkonin tjeter. Por mos e lidhni kete ''lidhje kembesh'' te tyre si te diktuar nga halli pasi atdhedashuria e tyre nuk ka ndryshuar kah as sot. Dihet ajo qe shteti i sotem duhet te tregoje kujdes me pensione e tituj te vecante por jane me qindra vrimat/problemet e tjera qe duhen zene/financuar gjithashtu ... Nje e treta e Shqiperise jeton nen nivelin e varferise. Nje ne 10 femije eshte i paushqyer ... Do you get it ?
    Pastaj Toro thote se nuk krahasohemi ne me kosovaret per nacionalizem. Po pse mer mik duhet te na PUSHTOJE serbi a greku edhe ne qe te fillojme te ndihemi me te lidhur me vendin ?!? ( megjithese greku po na pushton ekonomikisht dhe ''etnikisht'' ) Per inat te Qeverise nuk mund te pergezohen njerezit dhe tu thuhet indirekt: mire beni qe ikni se ne fund te fundit nga vetja po ikim ... Sa per kombe nuk ka te tilla te pastra se po perzihen me teper dita dites ashtu si edhe ne kemi te shkrire mes nesh gjakun grek, vlleh, serb, turk etj etj ...

    Sigurisht qe disa gazetare flasin per tradhti te shtetit ndaj sportit dhe nuk bejne keq se u dhimbsen yjet qe po ikinpasi nuk kane nje pistee kujdes me te mire. Nje takim/diskutim qe do behet ne te ardhmen mbi atletiken shqiptare do caktoje prioritete dhe me teper fonde e kushte per talentet e vecanta. Por te pakten shteti shqiptar i dha me teper se nje trajner personal vajzes, e ndihmoi te niset me studime ne Atlanta ( usa) ... Te shkoje ndonje nga keta gazetaret e ti marre ndonje INTERVISTE shqiptares kampione e te shohim se c'ka per tu thene apo nese ka per te pranuar te shprehet per ta ...
    Por mos i merrni fjale per fjale edhe komentet gazetarske qe permendin tradhetine. Revolten qe ndieni ndaj nje shteti te korruptuar e te varfer apo ndaj personave qe perfitojne per vete ne vend qe te bejne dicka per sportin MOS e shfrytezoni per tu bashkuar fizikisht e shpirterisht me nje komb tjeter !
    Duhet te kete mbetur dicka KOMBETARE ne zemren a gjakun tuaj apo mos valle GLOBALIZMI e internacionalizmi po behen te modes ?!? Jetoni pak edhe me situaten apo aspiratat e popullit ( cameve, emigranteve) pasi dihet se edhe gjermanet me francezet ishin armiq te betuar por u miqesuan ashtu sic do bejme edhe ne me greket e serbet dikur, ndoshta.

    Nuk duhet t'ua kerkojne te tjeret patriotizmin e as tu ngucim se si te reagoni kur shikoni se si tjetersohen disa shqiptare qe mbulohen e humbasin koke e kembe nen flamurin grek.
    Po te kesh pak njohuri historie, dashuri familjare e lajme emigrantesh nuk ke nevoje te te tregojne se si te sillesh e flasesh PA PROVOKUAR e LENDUAR !!!

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  6. #146
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Postuar më parë nga Albo
    E para e punes, kombi shqiptar eshte nje vizion, nje aspirate, nje deshire, por jo nje realitet. Ne te tilla kushte nuk mund te behet fjale per kombesi, por per identitet si popull shqiptar.


    Sic po diskutoni ju sot per "shqiptarine" e Manjanit, po diskutojne edhe greket per "helenizmin" e saj. Ne e akuzojme se nuk eshte shqiptare e vertete, ata e akuzojne se nuk eshte greke e vertete, po te ishte, e ndryshonte emrin si gjithe atletet e tjere shqiptare.

    Albo
    Dy pergjigje te shpejta Albo se u zgjat shume ky bisedim dhe asgje s'po na del ne drite.
    Pikesepari te mohosh ekzistencen e kombit Shqiptar eshte te biesh pre e politikes shekullore te fqinjeve tane. Nuk e kuptoj se c'ndryshim ka "kombesia Shqiptare" me "identitet si popull Shqiptar"?! Per mua jane te dyja te njejta. Eshte shteti ai qe ndryshon nga kombi pasi shteti Shqiptar ka disa kombesi nen sundimin e tij kurse kombi Shqiptar eshte nen sundimin e pese shteteve.

    Pikesedyti Greket po diskutojne "helenizimin" e Manjanit pasi nuk jane aq budallenj ata jo. Ata i kuptojne arsyet e verteta te Manjanit dhe ndoshta habiten pakez me "dashurine" me te cilen ajo ledhaton flamurin e tyre. Ai qe nuk do veten e vet nuk duhet te prese ta duan te tjeret. Greket e kuptojne se nje njeri si Manjani neser deje fare mire mund ta hedhe poshte "helenizmin" e saj nqs i jepet cmimi i duhur nga dikush tjeter. Njerez qe e shesin dhe e blejne identitetin e vet nuk i duhen Shqiperise dhe ne kte rast as Greqise me duket, prandaj pyetjet po ngrihen nga te dyja kahet.
    timeo Danaos et dona ferentes

  7. #147
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22
    Identeti kombetar ndertohet vetem nga nje popull sovran sovraniteti i te cilit mbrohet dhe garantohet nga nje shtet ligjor. Shqiptaret nuk e kane nje shtet ligjor dhe ca me pak nje shtet te perbashket qe shkrin interesat e shqiptareve ne te dy anet e kufirit e me tej.

    Identiteti popullor vjen nga trashegimia gjuhesore/historike/fetare/gjenetike/kulturore/artistike/... e nje populli i cili edhe pse mund te mos jete sovran, prape e ruan identitetin e tij si popull. Ky eshte dallimi midis te dyjave, pavaresisht se diskutimi nuk ben fjale per diskutim konceptesh.

    Ndryshe nga ty, mua me gezon suksesi individual i shqiptareve, pavaresisht se cfare flamur ata mbajne ne dore tani. Per mua jane shqiptare dhe une nuk i hedh poshte ashtu sic e kane hedhur ata Shqiperine e shqiptaret, pasi po ta beja kete, nuk do te isha shume ndryshe nga ta apo nga ata greke qe ua kane vene ate flamur ne dore. Emancipimi individual i paraprin atij kolektiv.

    Nena qe zgjedh ta nxjerre femijen e saj per adoptim e shtyre nga varferia e skamja, asnjehere nuk e harron apo hedh poshte femijen e saj, pavaresisht nga qendrimi i femijes ndaj nenes.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #148
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Dmth, pak a shume, ideja jote Albo eshte qe ne te gjithe nuk qenkemi shqiptare, por kemi identitet shqiptar, meqe te kesh kombesi shqiptare qenka vizion, aspirate, deshire etj. Dmth nje person qe eshte i lindur dhe rritur ne Shqiperi qenka njesoj me arbereshet ne Itali apo arvanitasit ne Greqi. Dhe kombi shqiptar eshte njesoj si kurdet, qe nuk kane shtet?

    Mendoj se e ke koncept te gabuar. Shqiptaret e kane nje shtet qe eshte Shqiperia dhe kane nje qeveri qe i drejton. E mire e keqe ajo qeveri, e dine ata qe e kane zgjedhur.
    .

  9. #149
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Nocioni i shtetit modern sovran eshte krijese e shek te XX kur perandorite shekullore po copezoheshin. Eshte nje eksperiment qe pak a shume po deshton per arsye te pamundesise se pjellave qe te emulojne ish-perandorite ne adminstrinimin shteteror.
    Nocioni i kombesise eshte i lashte sa vete koha dhe i ka rezistuar te gjitha krijesave administrative artificiale njerezore. Sot kemi shume kombe qe nuk jane sovrane ne vetvete si pasoje e politikes. Kurdet, nje komb prej 20 milionesh, nuk kane sovranitetin e tyre por kjo nuk mohon ekzistencen e tyre si komb. Kurse Maqedonia, nje shtet prej 2 milionesh, eshte nje mishmash politik qe pavaresisht sovranitetit te vet, nuk mund te claim (per mungese te fjale tjeter) kombesi para 20 milion Kurdeve.
    Sa per elementet e identitetit popullor qe parashtruat me lart une Shqiperine do e ndaja keshtu:
    gjuhesore- gege e tosk
    historike- veri, jug
    fetare-Mysliman(Bekatshi), Ortodoks e Katolike
    gjenetike- Nordik ose Sllav (veri) e mesdhetare (jug)
    kulturore- veri, jug
    Sipas ketyre elementeve ne nuk mund te kemi nje identitiet popullor Shqiptar.
    Ndryshe nga ty mua me qan zemra kur shikoj Shqiptare purro (jo Pirro Dhimsa) qe e perqafojne flamurin e nje shteti (qe e perdhos Shqiptarin ne nje menyre qe as mesjetes nuk i ka hije) si nena foshnjen e saj.

    "Emancipimi individual i paraprin atij kolektiv". Kjo nuk eshte fare ceshtje emancipimi po ceshtje ndjesore. Une nuk kam se si te ndihem vecse keq kur shof Manjanin qe e "mberthen" flamurin bardheblu gjithe "dashuri". Une fare mire mund te perdor arsyen por ne ceshtje te ketilla ndjenja ngadhenjon mbi arsyen. Mosarsyes Greke une i pergjigjem me mosarsyen time Shqiptare, nuk mund te jete ndryshe.

    "Nena qe zgjedh ta nxjerre femijen e saj per adoptim e shtyre nga varferia e skamja, asnjehere nuk e harron apo hedh poshte femijen e saj, pavaresisht nga qendrimi i femijes ndaj nenes"
    Nena nuk zgjodhi, femija po.
    Nena e rriti dhe i dha 21 vite jete asaj foshnje.
    Albo ti nuk je nena ne kte rast po "Vellai".
    Si vella nuk mund te flasesh ne emer te Nenes ashtu sic nuk mundem as une (si vella).
    Nena e di se ku i dhemb, dhe une ate dhimbje po perpiqem te percjell sadopak, pavaresisht se dhimbja e asaj Nene nuk mund thuhet me fjale.
    timeo Danaos et dona ferentes

  10. #150
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Mirela Manjani eshte aq greke sa edhe Gerald Asamoah eshte gjerman...
    E megjithate, njera i dha medalje ari Greqise dhe tjetri hyri ne histori si futbollisti i pare me ngjyre ne kombetaren gjermane te futbollit.
    Nga ana ligjore qe te dy jane krejtesisht ne rregull. Njeri vjen nga GANA e Afrikes ne Evrope, tjetra shkon nga Shqiperia ne Greqi...
    Profesionalisht, te dy arrijne sukses; ndofta ganezin e kane edhe idhull ne vendlindje!
    Nuk mund te thuhet e njejta gje per atleten ish-shqiptare!
    Te dy rastet kane nje pike te perbashket; ndryshimin e identitetit per efekt karriere...
    Megjithate ndryshojne kaq shume me njeri-tjetrin, sa edhe e bardha me te zezen!!!

Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •