Close
Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 168
  1. #91
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Nje kampion olimpik ka Shqiperia o zoterinj! Dhe quhet Ymer Pampuri.......Dhe ku e keni lene JU "PATRIOTET" dhe "ATDHEDASHURIT" ...Te ruaje nje uzine.......Po ju akuzoj ju pseudonacionaliste qe gjykoni bashkeatdhetaret tuaj per "tradheti".....Ku e keni Ymerin? E keni braktisur si mos me keq...Sepse nuk ju intereson kombi sic shpreheni, nuk ju intereson Shqiperia, por "egoja" juaj e semure...Ju ato medaljet i doni te krenoheni kafeneve 5 minuta se dikush nga vendi ku keni lindur ( por nuk doni te jetoni ne te sepse eshte shume i varfer per b*then tuaj) eshte i zoti te dale kampion bote....Ju jeni hipokrite, jo patriote.....

    Dhima, Xhelili, Koka, Shabani e Manjani jane nje me mijera emigrante shqiptare qe punojne ndershmerisht per te fituar buken e gojes jo vetem ne Greqi, por ne te gjithe boten...Jane njesoj si mijera shqiptare qe kane shkuar vullnetare ne Forcat e Armatosura te SHBA ( shumica e tyre me green card -pa nenshtetesi) dhe jane gati te derdhin gjakun per nje vend te huaj ( SHBA).... Mos valle dhe keta keni harruar ti cilesoni tradhetare?......
    Jeni ziliqare ..Sic tha Kolombi me siper " U mohoni te tjereve ate gje te cilen nuk keni mundesi tua u ofroni"...
    Pirro Dhima eshte nje atlet i shkelqyer, por si njeri nuk kam respektin me te vogel per te.....Eshte nje cope gomar ( me kuptimin e plote te fjales)....E pikerisht ketij gomari ajo Greqia e poshter i dha nje cope uniforme oficeri, nje rroge per ta kenaqur dhe pak publicitet.ASGJE me TEPER.......Te njejten gje beri dhe me XHelilin, Koken, Manjanin etj etj....Natyrisht keto "privilegje" te medha PATRIOTET qe qeverisin Shqiperine ua kane lene "gomereve" qe jane te pazotet ti sjellin atdheut medalje........Natyrisht ajo Shqiperia e varfer ka me miliona leke tu ofroje psh futbollisteve ( qe peshohen ne flori ne Evrope) por qe gjithmone atdheun e kane lene te fundit ne bote......Por nuk ka disa mijera leke dhe nja 10-15 uniforma oficeresh per atlete e peshengrites......Dhe pastaj ua kane fajin Dhimat e Manjanet me shoke qe ikin........Ikin nga syte kembet se si gjithe te tjeret nuk kane ku punojne, ku jetojne, ku te marrin fryme.....Dhe nuk jane aspak tradhetare......Nuk e mohojne ata atdheun......Atdheun e kane mohuar me kohe ata qe i debuan dhe qe sot nxisin popullin e thjeshte ti urreje......Me nje fjale bertasin hajdutet:"Kapeni Hajdutin!"......

    Do te desha te dija ( se dikush me permendi Taren dhe Kolen).....Pa cojini ata te dy te japin nje ndeshje per kombetaren ke fusha e Ndroqit pa u dhene asnje leke( si dhe asnji premtim per transferte ne klub te huaj), te shofim sa patriote jane..... Atje ne Ndroq, jo ke "Qemal Stafa".......se atletet e peshengritesit kane nje jete te tere qe sterviten neper "ndroqe" , salla mbledhjesh e ahureve.....
    "Who is John Galt?"

  2. #92
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ketu tha dikush se deri perpara se Mirela te shpallej kampione ne e kemi vrare mendjen per te aq sa sa e kemi vrare per rreth 400 000 shqiptare qe jetojne atje. Eshte plotesisht e vertete.

    Mirela ka ikur per aresye ekonomike ashtu sic ka ikur shumica e emigranteve dhe per shkak te talentit te saj ka arritur aq lart. Ne nuk kishim mundesi si shoqeri t'i siguronim nje sukses te tille, sikunderse nuk kemi mundesi t'iu sigurojme buken e gojes atyre qindra mijerave qe jane jashte dhe qe u sigurojne jeten atyre qe jane akoma brenda. Nese Mirela do te ishte duke lare pjata ne ndonje restorant grek askush nuk do te shqetesohej por tani qe doli kampione kujtohemi per te. Nacionalizmi nuk vuan kur ngrihet nje flamur tjeter por kur ulet flamuri yt dhe ai ulet sa here qe gjendja ne Shqiperi i detyron njerezit pa dallim aftesish te marrin udhet e botes.

    Nuk ka asnje paralele mes Mireles dhe Pirro Dhimes. E para nuk ka thene gjysem fjale kunder vendit te saj ndersa i dyti ne 97 bente thirrje per te luftuar per Vorio Epirin.

    Une nuk e di se sa shqiptare eshte apo ndihet sot Mirela. Por dua t'iu kujtoj se ajo nuk iku sepse ndihej greke, iku sepse kerkonte nje jete me te mire sikunder e kerkojne ne menyra te ndershme e te pandershme me mijera te tjere.

    Nese sot e ndjen veten greke atehere me vjen mire qe ka gjetur veten dhe askush nuk duhet te merzitet por sikur te jete ndryshe atehere dua te di ku eshte ndryshimi midis atij qe le pasaporten shqiptare per te marre nje pasaporte angleze, amerikane apo gjermane dhe atij qe ngre nje flamur qofte ai edhe grek .... asnje.

    Prandaj me e mira do te ishte qe edhe nese nuk ju pelqen ta shikoni flamurin grek ne duart e nje shqiptari, te mos hidhni balte mbi te sepse ajo te pakten deri me sot nuk ka hedhur balte mbi ne.

  3. #93
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    Cfare deshe qe te thoje me teper,qe ne vend qe te mbeshtillej me flamurin kuq e zi,mbeshtillet me mushamane greke se i duhet te behet e pasur,kjo eshte llogjika e shume shqipetareve me ide greke.

    Njeriu nuk jeton e punon vetem per leke, por per emer e dinjitet.



    kristali

  4. #94
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127
    Urime Mireles.
    Nuk ka rendesi eshte shqiptare a jo. Ju jeni akoma ne skajet e nje varferie te tejsajshme te inteligjences. Ju jeni deshtake, sepse per nje atlete te rangut te tille nuk flitet per buke goje. Flitet per medalje te arta qe i kane enderr atletet me te mire ne bote. Greqia i siguroi te ardhmen dhe kushtet per tu stervitur ne standarte te shkelqyera qe ajo te nxjerri ne pah ato qe ajo ka fituar me mund. Nuk ja fali shqiperia gjendjen e saj te mire fizike, mendore dhe medaljet, as greqia. I ka fituar ajo vete, dhe ate e ben jo per Shqiperine, as per Greqine, e ben per veten e saj. Dhe per kete meriton nje RESPEKT TE VECANTE, te cilin ajo po e merr nga ata qe vleresojne, dhe jo nga te trashe njerez qe akoma ja bejne harram buken sepse konkuron per Greqine. Ca ka Greqia? Se eshte sjelle pak keq me Shqiptaret? Po shume keq dhe nuk eshte e drejte. Duhet te ndryshoje, dhe kete emer te keq qe shqiptaret me mendime te gabuara kryekeput si disa prej jush, te cilet jane njerez injorante dhe tani per tani ndoshta edhe ne te ardhmen do te jeni te deshtuar, kete emer te keq Mirela-me dashje apo pa dashje-po e ndryshon pak nga pak, dhe ajo nuk eshte e vetme.
    Une e dua shqiperine, por nese do te kishim shqiptare te tjere si Mirela, Piro Dhima etj, dhe jo deshtake dhe mbeturina ne mendim si disa prej jush ne kete forum, vetem atehere ne do do ecim. Prandaj shume po dalin te famshem jashte Shqiperise, sepse ne Shqiperi nuk te vleresojne. Nuk te vleresojne sepse njerezit nuk te duan te famshem, nuk te duan te shohin me mire se ty, dhe kjo vjen sepse kane inat qe pse dikush eshte me mire......sepse punojne prandaj. Nese ju doni ti jepni emer te mire Shqiperise(ta supozojme qe Mirela qenka tradhetare), atehere pse nuk shkoni ose punoni ne Shqiperi por shkoni jashte?
    Nuk e kuptoni o injorante, hahaha, me te vertete jeni te tille dhe me vjen peshtire nga ju, nuk e kuptoni qe tani nuk luhet per emer te popullit(megjithese ajo behet pjese e saj padashur), por njerezit ne mbare boten luajne, fitojne dhe behen dikushi per veten e tyre dhe per veten e tyre ne rradhe te pare dhe pastaj mendojne per Italine, Ameriken, Shqiperine etj.
    Ju nuk e kuptoni kete, sepse po ta kishit kuptuar nuk do te ishit ne kete gjendje te mjeruar qe jeni tani.
    Mirela eshte e madhe, sepse lufton per veten e saj, ajo meriton cdo sekonde lavdie, dhe nuk ka rendesi me cilin shtet ajo luan, rendesi ka qe shteti me te cilin ajo luan i ploteson kushtet e mira qe ajo te dali 1shi. Dhe ajo del 1shi jo sepse eshte shqiptare, por sepse punon dhe derdh djerse e mund per te triumfuar. Dhe ajo lufton per te triumfuar per ti treguar vetes qe ajo eshte e vecante dhe nuk zjen ne te njejtin kazan qe zjejne injorantet e rrugeve, njerezit qe merren me llafe dhe jo pune, qofshin keta shqiptare, greke, gjermane, amerikane apo cfaredo lloji. Ky eshte princip paresor per kafshen njeri, te kete kushtet qe meriton. Greqia ate e do dhe e respekton, Shqiperia as e do as e respekton, atehere pse te mos e doje ajo ate qe e duan? Mos harroni qe shume shqiptare u pasuruan duke punuar emigrante ne Greqi. Shume shqiptare gezojne respektin e Grekeve, por shume injorante, kriminela, dhe fekale te shoqerise sone te pafat i japin emer te keq gjithe shtetit tone. Keta jane njerez pa llogjik dhe inteligjence te forte si ju.
    Nese ju do te ishit mjeku me i mire i shqiperise, por shteti shqiptar do tju jepte nje rroge 20,000 lekeshe ne muaji, do te punonit ne nje spital shteteror qe nuk ka uje te pijshem, me mure me lageshtire, dhe ku klientet dhe shoqeria nuk do tju respektonin. Dhe nje dite te bukur nje spital shembullor grek, me nje teknologji, kulture, ambjent, higjene, dhe godina nga me lluksozet ju ofron pune per tu bere shefi dhe mjeku paresor i spitalit me nje rroge 2000,000(te reja) ne muaji, ne dispozicion nje BMW te re akull, duke i siguruar shtepi ultra dhe shkolle familjes dhe femijeve te tu....ku do te shkoje ti o inteligjence e rralle? Gjthashtu mjeket e tjere ne kete spital grek do te thoshin, bravo ky shqiptari, ne kishim opinion te gabuar per keta, por paska edhe Shqiptare te tille. Dhe ne spitalin rrangall nga ku ti ike, dhe ne qytetin me balte njerezit leshpalare dhe arrogante ty te quajne tradhetare dhe te bejne harram buken sepse ti shkove ne Greqi. Keshtu eshte edhe historia e Mireles, pranojeni ju ose jo, kjo nuk i ben pershtypje as Mireles dhe as njerezve te zgjuar si shume prej nesh qe e kuptojme jeten ashtu sic eshte. Ju hani veten me dhembe dhe flini ne injorancen tuaji te rralle, te pakten edhe ju e keni nje "merite."
    Winners Don't Quit

  5. #95
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ty Kristal, kur neser pasneser ajo Britania e Madhe te te ofroje nje pashaporte , mos ja merr, refuzoja se do te quhesh tradhetar dhe i shitur....Ruaj dinjitetin tend si shqiptar....dhe mos iu BETO "Besnikeri Lartmadherise se Saj-mbretereshes se Anglise"...ok?
    Sa per dinjitet.....shko pyet Pampuret e te tjeret qe kane nderuar Shqiperine se sa emer e dinjitet kane ne Shqiperi.....Dhe nje krimineli si Jaho Salihi me shoke i jepet me teper publicitet dhe vemendje sesa nje kampioni olimpik qe ka nderuar atdheun.....Urdheroni dhe ketu ne forum ku jemi me "patriotet" dhe me Atdhedashurit, hapini syte dhe kerkoni sa tema jane per kampionet shqiptare qe kane nderuar atdheun ne vite dhe sa tema per kriminelet, politikanet e shitur, futbollistet e skuadrave te huaja, kengetaret me ze te shpifur e me shalejashte etj.....Verini nje cike ne balance dhe pastaj flisni per respekte e dinjitete....

    Orku, jam shume dakort me ty ne pergjithesi , pervec ceshtjes se Dhimes...Po nejse nuk eshte tema e tille, mbase flasim ne nje teme te posacme per kete gje...

    Me respekt Toro
    "Who is John Galt?"

  6. #96
    Toro, nenshtetesi me kombesi NUK jane njelloj. Kur te marresh pashaporte angleze, nuk do te thote qe je anglez me kombesi. Te gjithe kane iku nga rrethanat e padelovlshme ekonomiko-socjale nga Shqiperia, kjo s'vehet ne dyshim, kjo as s'mund te quhet tradheti; por kur merr pashaporten angelze(psh) dhe thua qe ke trashigimi krenarine nga stergjysherit e tu anglez dhe mohon te qenurit shqiptar, kjo eshte tradheti. Apo jo?

    -Manjani mohon identitetin shqiptar haptaz neper TV-te greke.
    -Manjani si GREKE paska marr trashigimine e grave te lashta greke
    -Manjani perqafon me dashuri (shifi edhe nje here ato fotot mire) flamurin grek ne shenje krenarie.

    Kije parasysh qe Greqia eshte armik per Shqiperine, e tani me thuaj s'ka tredhatuar kombin kjo? Per mendimin tim po, dhe kurre s'krenohem me tradhetare.

    Kristali e tha mire; "Njeriu nuk jeton e punon vetem per leke, por per emer e dinjitet", e kete te fundit ju si duket e paskeni harruar. Keni fillu te mendoni amerikance "Money rules" ha?

    Me Pampurin krenohesh ti Toro, krenohem une, krenohen te gjithe, krenohen edhe ai vete me tituj qe ka marre. Ka fytyren e paster ai dhe ke qef te krenohesh me te. Ndoshta Shqiperia dhe shqiptari nuk pati mundesi t'a ngrejne Ymer Pampurin financjarisht, por aman emrin s'do t'ja harroje kurre.

    StterollA

  7. #97
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Stterolla
    Konkluzionin ne lidhje me temen e nxorre duke cituar postin e dikujt,qe tha,se Manjani paska folur ne televizionet greke dhe ka treguar per origjinen e saj .Pra vete as pe as degjove,e fjalet o miku im vijne ne veshet e tu si u intereson atyre qe ti thane.
    Sa per gjigantin Ymer Pampuri qe thua se krenohesh me te,po une nuk jam i bindur,a e njifje me pare si sportist,pyete vete Ymerin sa krenohet ai per veten e tij.Te them une qe jo.Se ju dhe ata qe ju mbeshtesni,pashallaret,e qeverise,e kane lene ne harrese,dhe medaljet dhe fotografite e kampionit,neper korniza,i ka zene pluhuri,e presin duart tuja patriotike ti fshijne,por eshte e kote,Ju i keni te zena,se numeroni cdo dite dollaret,kete mekatare,para se ciles bini ne gjunje.
    Eshte me te vertete absurde ,ta quash veten patriot nga kopjuterat e Amerikes ,Kanadase Angelise,Gjermanise.Po harroni se patriotet e vertete,ata qe e deshen me shpirt atdheun,nuk jane sot midis nesh.Po diku,ne qiellin e bekuar te perendise.
    Sa qesharake me duket ajo shprehja se njeriu punon per dijitet,e jo per para.Atehere pse nuk qendruat ne atdhe e te punoni per dinjitet se atdheu yne i dashur dhe hallemadh kish dhe ka nevoje per ne.Kafshiten e bukes hajeni te madhe ,por llafet peshojini parra se ti nxirrni.
    Nuk dua te vazhdoj me gjate se dy te nderuarit TORO dhe OURKU u shprehen aq qarte sa nuk kam vec se te bije plotesisht dakort me ta.
    MALLKUAR te gjithe ata qe na bene jo veten ne por edhe <tradhetaret>si Mirela Manjani,po te ishte gjalle Cajupi,e te na pyeste nepermjet vjershes se tij KU TE DUKETY BALTA ME EMBEL SE MJALTA,ju patriotet qe punoni per dinjitet,do i pergjigjeshit,ne Amerike,Angeli,Gjermani,Itali,Australi,Kanada,Po jo ne shqiperi,se atu e keni ujin me orar dhe skeni drita.
    E per ate te shkret dinjitet u larguat si nata,ne Evrope dhe Amerike,per ti bere drite patriotizmit tuaj larg memedheut,ndoshta kerkoni tu vidhni lavdine rilindasve tane te njhur qe morren rruget e mergimit te ndjekur nga SULLTANET.
    Po ju pyes veten,kush ju ndoqi nga atdheu?
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #98
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    o shqiptare, sot e njemije vjet, kur do te permendet emri i saj, do te thuhet se ish shqiptarja qe garonte nen flamurin e greqise. Ky eshte ne te vertet turp (nese mund ta quajm turp) per greqine, e jo per shqiperin. Shkaqet perse ajo vajze garon per nje skuader te huaj jane te ndryshme, dhe eshte zgjedhje e saje perzonale, per cilin vend te garoje, sepse eshte ne pyetje jeta e saj, ardhmeria e saj. Edhe sporti eshte nje "pune" si cdo pune tjeter. Interesi primar eshte fitimi, sepse prej nderit nuk ngopet barku., Nese shqiperia nuk i permbush kushtet qe i kerkon nje sportist bashkkohore, atehere fajet i ka systemi, e jo individet.

    Me se e qelluar per mirelen te garoj per nje vend qe ja permbush asaj kushtet qe ajo vet i kerkon, pasiqe i nevojiten piksepari per ardhmerine e saj. Pas dhjet viteve, kur asaj do ti kaloj koha e eficiences, askush nuk do te kujdeset per ate, perpos ajo vete.

    Nuk kuptoj njerezit qe e quajn tradhetare, ne nuk jemi komunist, nuk luftojm per EMER e EGO te shtetit, por luftojm pikesepari per kualitetin e jetes tone. Sporti eshte nje nder faktoret kryesore te ekonomise boterore. Per kete edhe sportistet me te shquar paguhen mire. Por, koha aktive e nje sportisti eshte shume e shkurter, ne raste te vecanta vetem disa vjet. Duhet tash talentet shqiptare te presin shtetin pordhavec ame qe tu siguroj atyre kushte?, JO, aspak!!!

    Urime per medaljen, pamare parasysh se nen cfare flamuri, mirela eshte shqiptare, dhe do te mbetet shqiptare, dhe cdo here kur do te permendet medalja e saj, bashke me emrin e saj do te ceket edhe prejadhrja e saj.

    Flm

    PS: shqiptaret kane edhe pjesemares tjere te suksesshem ne lojerat olimpike.

    - Shaban Tërstena nga Shkupi, medalja e arte 1984, vendi i dyte 1988 , Pelivan, stili i lire

    - Shaban Sejdiu, vendi i tret 1980 dhe 1984, poashtu pelivan
    albanish by nature

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Pavareisht nga indinjata, nuk e gjej dot ndryshimin midis Shqiptareve te tjere neper bote dhe Mireles. Nuk ka te drejte te flasi dikush kunder Mireles kur po ben te drejten gje si ajo, po kerkon nje jete me te mire.
    Te gjithe po punojme per te miren e nje shteti i cili nuk eshte i yni, ku qendroka patriotizmi yne? Se nuk vikemi nje flamur pas kraheve? Flamuri yne sic e kane thene dhe parafoles te tjera eshte tek stema e pashaportes (apo dokumentit) te huaj qe mbajme. Me ate e prezantojme veten tone.

    Mund te urresh dike se kerkon te jetoje nje jete me te mire? Mund te ulesh dike sepse kerkon te arrije maksimumin e vet? Mua me duket ironike, kur te gjithe kemi mare rruget e botes per keto dy arsye. Shifuni ne pasqyre para se te postoni kunder dikujt qe duket njesoj si ju.

    Ne fund te fundit Mirela nuk jau paguan qerane e shtepise ju e ju nuk po ja paguani qerane Mireles, lereni robin te jetoje jeten e vet.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75
    Une jam krejtesisht dakord me ato qe permend autori dhe ne asnje moment nuk kam perligjur mosinvestimet ne sport nga qeveria. Qeveria mban mbi vete shume mekate ne lidhje me shume fusha te jetes shqiptare perfshire dhe sportin.

    Por ama si shqiptar me vjen keq qe Mirela me shoke kane mohuar cdo gje shqiptare, madje edhe kur nuk ka qene nevoja per ta bere dicka te tille.

    Ajo nuk ka falenderuar kurre trajneret e saj shqiptar, qe ndoshta pa rroge fare e kane stervitur dhe futur ne rrugen e suksesit vetem nga pasioni qe kane pasur dhe kane per atletiken.

    Mirela e gjeti te ardhmen duke u stervitur fort dhe perfaqsuar Greqine, ku natyrisht te ardhurat jane mjaft te mira per nje sportiste te nivelit te saj. Une i uroj sukses, dhe si themi ne ne Shkoder "Zoti ja shtofte inatin".

    E pse u dashka te degjoj une per te, kur ajo sdo t'ja dije per vendin e vet dhe pjestaret e tij (pervec familjes) apo spse tani i duket vetja se nje medalje olimpike e ben nje person me te larte se nje emigrant i ndershem shqiptar qe punon 14 ore ne dite. Une do te preferoja historine e nje emigranti te tille perpara lavdise se nje personi qe eshte aq arrogant sa kujton se kjo lavdi e ngre mbi bashkombasit e vet, madje kur eshte koshjente qe keta te fundit kane pasur nevoje per pak krenari qe mund tu ish dhene nga njerez si ajo.

    Se fundi nqs eshte per te na ardhur keq duhet te na vije per njerezit e sportit qe i kane dhene atij jeten dhe nuk kane arritur te marrin as edhe nje falenderim nga Dhimat e Manjanet qe prodhuan.


    Pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga armando2001 : 08-09-2003 më 16:07
    Live and let live!

Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •