Close
Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 168
  1. #71
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    eshte nje djalosh nga Gjakova e Kosoves, eshte futbollist i njohur, luan me ekipin e njohur Anderlecht te Belgjikes. Per nje shqiptar, ky eshte sukses edhepse ndonje mdealje nuk ka.

    Ai ka mjaft kohe ne Belgjike, dhe ndoshta dhe nenshtetesine belge e ka. Megjithate, kur mposhtem ruset dhe barazuam me Irlanden, kishim kete mikun me fanellen tone, duke dhene djerse e mund. As atij Gjakova e Kosova nuk i dhane as kushte e as fusha e topa sikur Anderlecht e Belgjika, por miku preferoi te mbronte shqiptarine.

    Ai cun, quhet Besnik Hasi dhe hallall i qofte t'ambli i nanes.

  2. #72
    Duke shperndare TRAKTE Maska e DEBATIKU
    Anëtarësuar
    12-08-2002
    Vendndodhja
    po ju ku jetoni?
    Postime
    221
    Duke pare kete teme mu kujtua nje emisjon ne kanali grek NET qe eshte dhene par dy vjetesh.Emisjoni fliste per Mirela manjanin.
    E cuditshmja ishte se si reportazhi fliste per Mirelen si greke(per shkak te pashaportes greke qe ajo zoteronte) dhe se si e kishin ritur prinerit shqiptare.Te thuash ti prinerit e gjeten ne kufi Mirelen e riten dhe e shpune ne greqi.
    Mendimi tim eshte se per leka njeriu ndryshon sepse nje merdalje ARI te shpiesh ne greqi mer 200.000 euro ose 240.00o$.
    Pastaj ajo e ka pune kete edhe iu dha nje mundesi me e mire prandaj e shfrytezoi.

    ju po qe se do tju ofrohej nje pune me 200.000 euro ose 240.000$ a nuk do te ngrinit dhe flamurin kinez (do ishte ne kontrate)
    You can waste a whole lifetime
    trying to be
    what you thing is expected of you
    but you'll never be free.

  3. #73
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Stterolla
    Nga i more informacionet e sakta per Mirela Manjanin(jo Manjola,se po i ndryshon emrin te cilin nuk e ndryshoi ajo vete)
    Vertet Shqiperia e beri zonje ,dhe sportiste Mirelen,po ca harbute te ulur ne karrige zyrash i treguan poerten e daljes.
    Edhe ty Stterolla,Shqiperia te beri burre te dha jete,po u largove se te shijojne Dollaret e Alaskes.Prandaj behu realist .

    A S D eshte krejt tjeter histori puna e futbollistit kosovar Besnik Hasi.Nuk ka asnje lidhje me historine e Mireles.Ashtu si Besniku,luajne me klubet e shumta evropiane,gjysma e Amerikes Latine dhe Vendeve te lindjes.
    Nese Besnik Hasi do te luante per kombetaren Belge,cfare do te benit do ta quanit TRADHETAR.Shpresoj qe jo.
    Sbesoj se do me thoni qe ai eshte djale patriot dhe nuk luan me ekip tjeter pervec Shqiperise,ndoshta ai e di.se nuk ka talentin e bollshem te luaje per kombetaren Belge,nje talent qe fatmiresisht e ka Mirela Manjani.
    E ky talet fluturon shtizen dhe lavdine qe shume prej nesh te mbyllur ne kafaze mendimesh qe si perkasin nje populli bujar e te mencur si shqiptaret,duan ta injorojne.

    Respekte shoqerore kolombi
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #74
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Ish-atletja shqiptare e konvertuar ne atlete greke, shume gjera mund te arrije ne Greqi; fame,para, sukses profesional...
    Nje gje kurre nuk mund ta ndryshoje; femijerine dhe rinine e jetuar ne atdhe...
    Nuk di se sa i lumtur mund te behet nje njeri ne jete, kur pjesen me te bukur te saj, ta quaje si te pa qene!!!
    Ngjyrat e flamurit mund t'i ndryshoje si ngjyrat e flokeve, por naten para se te bjere ne shtrat, ka per te pasur vec te njejten ndergjegje prane...
    Nuk e di se cfare i thote ndergjegja e saj, vajzes nga Durresi?

    Sido qe te jete, eshte nje bote e lire, dhe kushdo ben zgjidhjen e tij...

  5. #75
    Hu
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    O njerezi, a e merr vesh se ku e ka turma apo jo.Ne kemi ngritur flamure te ndryshem te shteteve te botes por kur behet fjale per Greqine, shumices se njerezve s'i vjen mire.Greqia ne kete rast ben perjashtim se s'i ka lene vend vehtes per komente paqedashese.
    Une kam pare Igli Taren ke Italioni dhe ke nje stacion anglez.Nuk ka patur rendesi se me fanellen e ciles skuadre luante; komentatoret jane shprehur respektivisht:"L'albanese Tare" dhe "Albania's Tare".Prejardhja eshte shprehur pa problem edhe per sportiste te tjere shqiptare te pashaportizuar ne vendet te cilet perfaqesojne, nga komentatore te ndryshem.
    E ka bere Greqia ndonjehere kete?Edhe per Strakoshen e dyshoj.

    Dhe ju prisni qe une ti them Mireles "te lumte".Personalisht mendoj se Mirela i ka perkedhelur sedren grekeve (dhe besoj e merrni me mend cdo te thote kjo) mire e mire pa i eshte ofruar gjithe ai impenjim, vemendje e dashuri nga traineret e nga sponsoret e keshtu me rradhe.Po mos te kishte bere kete, greku do i kishte vene shkelmin e direkte ne Kakavije me te tjeret.Dhe ketu me duket paksa si pa vend krahasimi midis shqiptareve te thjeshte qe nderrojne emer ne kufi per te mbajtur familjen me buke, dhe Mireles.Shqiptaret mbase turfullojne dhe kane brerje ndergjegjeje per kete veprim(dhe ndofta jane ne kushte te tjera ), por nga ana tjeter kjo nuk vlen per Mirelen me shoke.Ata kane plane me te perpikta e te sakta.Kjo shoqja jone me te cilen ne u dashkemi te krenohemi, na ka ulur ne toke neve qe i themi (kush me pak e kush me shume) vehtes shqiptare.

    Pse duhet te krenohem une me te?Se ka lindur ne Durres dhe u rrit si talent ne Shqiperi?Persa i perket botes dhe fushes se sportit ne pergjithesi ky fakt nuk figuron asgjekundi, nuk ka ndodhur ndonjehere, pervec se ne ca shkrime te paze te disa gazetareve sportive.E them edhe njehere une nuk i mohoj talentin Mireles (rezultate te fuqishme ndaj konkurenteve te tjere).Une e kam me menyren si u ngjit deri ne maje.Palacolleqe kaq te uleta nuk me pelqejne.

    Dhe se fundi po ju them se nese Mirela Manjani del ndonjehere publikisht dhe tregon sinqerisht historine e saj ne mediat greke ose diku tjeter, une do i kerkoj falje te gjitheve atyre me te cilet kam patur perleshje mendimesh per kete argument.

  6. #76
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Injoranca dhe naiviteti shqiptar i konservuar dhe i kultivuar ne 50 vitet e kaluara eshte nje testim sakte i ketyre anetareve te ketij forumi.
    Pragmatizmi disave ketu u ka mbyllur syte, duke me bere te aludoj se keta disa-te jane emigrante ne Greqi.
    Se pari keta thone "sa mire Manjani dhe bravo i qofte" "keshtu na do partia" dhe te rroje sa malet Manjani dhe te gjithe sportistat tane shqiptare qe djersisin per tu pasuruar per veten e tyre por nuk lene menjane edhe djersitjen per krenarine greke e cila nuk e la kete Shqiperi kurre te beje hajer ose ne te shumten e rasteve pergjate historise eshte kjo Greqi e cila ka marre fame te madhe neper bote nepermjet shqiptareve pragmatiste orthodokse.
    Se dyti, doktrina orthodokse greke eshte nje doktrine e imponuar me dhune ne jug te Shqiperise para shume shekujsh, duke na kujtuar se keta shqiptare e shohin veten te ndryshem nga shqiptaret e Shkumbinit te Siperm dhe nuk do perbente ndonje cudi per ta, dhenia e krenarise shqiptare, asaj greke.
    Prandaj menyra e te folurit, te shprehurit te mendimit, kuptimi "Krenari" ketu merr nje forme absurde, nga disa bashkeforumas.
    Si mund te pretendojme te jemi shqiptare kur nga njera ane na dhunojne e ne anen tjeter na thithin gjakun si shushunjat e ne anen tjeter me format e tyra korruptuese, bejne qe Manjanet, Dhimat, Xhelilet e llomi shqiptar e ketij soji, ti jape krenari fqinjit tone qe diten na ndihmon e naten na rrjep persegjalli?
    Bledar Kola tregoi veten se eshte nje shqiptar dhe theu tabute greke dhe pavaresisht largimit nga skuadra e Panathinajkosit(i kish ardhur koha per tu larguar se Panathinajkosi donte te blinte lojtare te tjere te huaj)per shkak te nje deklarate qe beri ai ne lidhje me fitoren e kombetares sone kunder kombetares greke, perseri ai ngelet krenar se eshte shqiptar dhe qe e do Shqiperine dhe kurre nuk do ta harroje vendlindjen e tij.
    Por Bledar Kola ishte nje dhe te tille njerez te sinqerte, veshtire se gjen ne kete Shqiperi te delendisur nga hipokritet, absurdet, injorantet, naivet e te cmendurit dhe te shiturit per para.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  7. #77
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Kolombi
    ****, per nje vajze shqiptare nga Durresi e cila konkuroi per shtetin grek.
    Nuk eshte vetem nje vajze qe i dha krenari shtetit grek dhe ja humbi krenarine kombit shqiptar, por sot Shqiperia nuk ka fare sporte te tilla dhe te gjithe sportistet shqiptare, konkurojne ne Greqi per te vazhduar karrieren e tyre, nderkohe per tu majmur dhe nderkohe pa kuptuar, ata sportistet tane, i japin krenarine e munguar shqiptareve, heleneve te cilet ndoshta i ka ndihur fati pre shqiptareve.
    Ne nuk kemi njerez te shquar ne shume fusha te ndryshme qe te na japin krenari neve si shqiptare e te na bejne te njohur neper bote.
    Sporte te tilla, prej te cilave Greqia perfiton vazhdimisht prej nesh, jane sporte qe na mbajne te gjalle aktualisht, te pakten per te mos u shkombetarizuar komplet.
    Peshengritesit shqiptare a nuk te mjaftojne kur ata dalin ne televizor nen hymnin dhe flamurin grek, duke ngritur pesha dhe duke thyer rrekorde per shtetin helen?
    Mos valle ne merzitemi se i dhame Greqise nje sportiste si Manjani?
    Te ishte per nje te tille, i kishim thene asaj, rruge e mbare bija jone dhe mos e kthe koken mbrapa se kemi ne kemi te tjere qe nuk na humbin krenarine kombetare.
    Me mire te mirrnit pjese ne ndonje forum grek e te na linit ne paqen tone e te mos na ngaterroni me shume se sa jemi te ngaterruar vete ne mes njeri tjetrit.


    [size=0.5]Postim iu editua ofendimi.

    Verjetje: kujdes, mos ofendo anetare po diskuto temen
    --StterollA[/size]
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e addam
    Anëtarësuar
    28-06-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    118
    vorioepiriot sko dhe lepihu me greket sepse ti nuk i perket shqiperise......
    cohuni shqiptare prej gjumi cohuni edhe te gjithe me nje bese shterngohuni, e mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.........

  9. #79
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    E di si vajti ky muhabet. Eshte si puna e dy te dashuruarve, njeri grek e tjetri shqiptar. Ata nuk duhet te dashurohen e ndertojne nje jete se bashku pasi politika e dy vendeve nuk e lejon nje gje te tille. Pra POLITIKA qendron me lart se cdo gje apo jo dhe kjo politike duhet tu imponoje njerezve fatet e tyre ne jete?!

    Dashuria e Mireles nuk eshte ndaj popullit grek, po te kish nje dashuri te tille ajo ndronte emrin sic e kane bere plot filo-greke te tjere. Dashuria e saj eshte me athletiken dhe familjen e saj qe i ka qendruar prane ne cdo vendimq e ajo ka marre.

    Lerini keto budalleqe dhe mos i impononi askujt vendimet e tyre ne jete se nuk jemi akoma komunizem ku cthote partia ben populli, e c'do populli ben partia. Nese greket jane ksenofobe, une nuk kam perse te sillem si ta, sic beni ju me lart.

    Shqiponjat fluturojne pak me lart se sorrat greke.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #80
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Greqia i nderon sportistet e saj me te mire duke iu dhene grada ne ushtri...
    Mirela Manjani me duket se eshte graduar ne floten greke.
    Duke qene de-jure ne gjendjen lufte me shtetin grek, a perben ajo nje rrezik potencial ndaj nesh si ushtarake e nje vendi teorikisht armik?!

Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •