Albo une nuk e vura ne dyshim punen tuaj dhe keni pergezimet e mia me te mire per kete gjest patriotik dhe kombetar.
Une Manjanin nuk e kam permendur fare per ta diskretituar dhe shkrimet e mia atya qendrojne por problemi yne si shqiptare qendron me thelle dhe nuk eshte kaq siperfaqesor sa ne duam ta trajtojme.
Ti po e shikon realitetin shqiptar, shoqerine ne kulmin e shkaterrimit te saj, shtresa inteligjente po merr rruget e mergimit ne rastin me te pare qe i jepet mundesia ekonomike dhe ne Shqiperi sundon dhe do te sundoje kaosi.
Kush me mire se ne e di kete, kush me mire se ne mund ti ndryshoje mentalitetin, botekuptimin e shoqerise shqiptare te delendisur ne mizerje, varferi e deri ne vepra te rendomta te pakuptimta?
Po ne cfare bejme rrugeve te botes shtrohet pyetja?
Mos valle te marrim njehere shkelqim te tejdkushem qe nuk fshihet lehte e me pas te marrim rrugen per ne shtepi.
Mos valle te bejme edhe ne si Kadareja, Konica, njeri apo tjetri derisa te na mbushet mendja se me te vertete atdheu ka nevoje per ne e nga te ikur larg vendlindjes, na duhet te kthehemi?
A nuk duket se keto lloj veprimesh rituale ne cdo shekull, po i bejme pa kuptuar se keshtu po humbasin cdo here te drejten per te qene shqiptare, te drejten per te qene krenare qe jemi shqiptare, e si rrjedhim kur humbasim ne duke "shetitur boten", ato qe kemi ndertuar me mundin tone dhe djersen tone, ti leme te gllaberohen?
Iken te gjithe intelektualet shqiptare ose Shqiperia pati nje hemorragji te largimit te trurit shqiptar dhe a nuk eshte e cuditshme qe Manjani, Xhelili dhe shume sportiste te tjere te na braktisin?
Une nuk i vura faj Manjanit, por i vura faj atyr aktoreve politike dhe intelektuale qe ti ke permendur me siper sepse ata jane truri i nje kombi.
Sa per fjalite e fundit te Gjergj Kastriotit e te tjere qe iken dhe u rikthyen, koha kur ata u larguan, ndryshoi, nuk punoi per ta, ashtu sikurse nuk punoi kur ata u rikthyen ne vendlindje sepse ne te kundert do te shihej dicka e hajrit mund te them.
Une kam shume besim, kam pak fjale e shume vepra, por nuk shoh ndonje shkendije ne horizont, qe te na mbaje me shpresa.
Nje brez i vjeter i brumosur me nje mentalitet te shekujve te kaluar, per mendimin tim eshte i paafte te rigjeneroje energji per te miren e kombit shqiptar.
Cfare mund te presesh nga nje brez i ri i sotshem qe vetem veset negative te shoqerise di?
Si perfundim, Manjani ti gezohet mundit dhe djerses se saj, ti gezohet fitores si kampione bote, e pergezojme edhe ne dhe nuk eshte se nuk na behet qejfi per evenimente te tilla, por se fundi do ngelemi te ligeshtuar sepse u gezuam pakez se ajo eshte shqiptare, por humbem shume se ajo konkuron per fqinjet tane.
Neser mbasneser ne do themi ose mbas disa shekujve do themi, kemi pasur shume sportiste te mira ne shqiptaret qe kane qene perfaqesuese te shtetit grek dhe ne do ndihemi krenare si shqiptare sepse gjate gjithe historise sone, ngelem duke i dhene botes krenarine tone.
Klemendi, Dokleani, Gjergj Kastrioti, veziret dhe pashallaret shqiptare, te tjere te mencur e te zgjuar i dhame Greqise qe nga dite e pavaresise e deri me sot dhe kujt nuk i dhame dhe te them pa ironi Albo se jemi te lumtur.
Nje shoku im u gezua kaq shume kur i tregova historite per te mirat qe ne shqiptaret i kemi bere botes, saqe shoku im u cudit fare dhe u gezua.
Ndoshta atij shokut time i shkon ne mendje te vije ne Shqiperi e te gjeje argate me cmim te lire qe e bejne punen sa per 10 bashkekombas te tij.
Kam besim dhe kurre deri sa te vdes te pakten shpresa nuk do me shuhet.
Kot nuk thone "shpresa vdes e fundit"
Krijoni Kontakt